×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Sondazhet tronditin SPD-në e Olaf Scholz, rriten CDU/CSU, por edhe ekstremi i djathtë. Kush do të jetë Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

Gjermania po përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme për të zgjedhur Bundestagun, dhomën e parlamentit të saj, më 23 shkurt 2025. Zgjedhjet gjermane erdhën pasi koalicioni tre ngjyrësh i quajtur “semaforik”, socialdemokratët, liberalët dhe të gjelbrit mori fund. Sistemi zgjedhor gjerman është proporcional, kështu që sondazhet janë një panoramë të mirë se çfarë forme qeverisje mund të jetë e mundur pas zgjedhjeve.

Kancelari aktual, Olaf Scholz kandidon sërish për të qenë numri 1 i qeverisë gjermane, përballë Friedrich Merz, kryetarit të CDU/CSU që pritet të befasojë jo pak në këto zgjedhje.

Dhe pikërisht sondazhi i fundit, i datës 6 janar 2025, i publikuar nga The Guardian e paralajmëron një gjë të tillë. Socialdemokratët e Kancelarit në largim Olaf Scholz renditen të tretët me vetëm 15.6% të votave. Kjo forcë politike në koalicion me Të Gjelbrit dhe Liberalët qeveris Gjermaninë prej vitit 2021. Sondazhet i kryeson ish-forca politike e Angela Merkel, CDU/CSU me 32.3%, ndërsa të dytët vijnë ekstremistët e AfD me 18.9%.

Të Gjelbrit renditen të katërtit, pas SPD me 13.4%.

Sondazhi I Fundit Gjerman

Profilet e partive politike dhe kandidatët për Kancelar

SPD – Social Demokratët me kryetar Olaf Scholz

Scholz

SPD është forca tradicionale e qendrës së majtë dhe partia më e vjetër politike e Gjermanisë. Pas vitesh rënie elektorale, ajo rikuperoi disi në vitin 2021, duke i mundësuar Olaf Scholz-it të bëhej Kancelar në krye të një koalicioni “semaforik”, pjesë e të cilit ishin Socialdemokratët, Liberalët dhe të Gjelbrit.

CDU/CSU – Kristian Demokratët, kryetar Friedrich Merz

Friedrich Merz1

CDU e qendrës së djathtë dhe partia e saj simotër në Bavari, CSU, pëlqejnë ta promovojnë veten – jo pa arsye – si partitë e natyrshme të qeverive gjermane. Këto dy forca politike si koalicion kanë udhëhequr Gjermaninë më shumë se çdo spektër tjetër, pas luftës. Ato “luftuan” për të rifituar pozitat elektorale pas tërheqjes së Angela Merkel nga politika, por janë ringjallur në sondazhe vitet e fundit. Në zgjedhjet e 23 shkurtit, CDU/CSU pritet të fitojnë shumicën në Bundestag.

Të gjelbrit, drejtohen nga Robert Habeck

Robert Habeck

Të Gjelbrit e Gjermanisë janë një forcë politike mjaft e fortë në krahasim me partitë e ngjashme në vende të tjera. Ata kanë qenë pjesë e koalicionit të Scholz-it në këtë parlament, ku Habeck ka shërbyer si ministër i ekonomisë dhe një tjetër personazh i njohur nga radhët e të Gjelbërve, Annalena Baerbock, si ministre e Jashtme.

AfD – Nacionalistët e ekstremit të djathtë, kryetare Alice Weidel

Alice Weidel

AfD – Alternativa për Gjermaninë (Alternativa për Gjermaninë) është një parti e ekstremit të djathtë e cila është kundër imigrimit dhe integrimit europian. Ajo u themelua në vitin 2013 dhe në përgjithësi ka lëvizur si pjesë e të djathtës që atëherë. Ajo hyri për herë të parë në parlament në vitin 2017.

Forca të tjera politike pjesëmarrëse në zgjedhjet gjermane të 23 shkurtit:

Aleanca Sahra Wagenknecht, një ish politikane e të Majtës e cila u largua për të themeluar partinë e saj e cila për momentin ka eklipsuar atë të ish-kolegëve të saj dhe ka formuar një grup të shkëputur nga ata, në Bundestag.

Po ashtu, Liberalët e Christian Lindner, FDP, një forcë politike e vogël liberale pro-biznesit, më pak konservatore kulturalisht se CDU dhe me parime më të lira ekonomike se sa SPD. Kreu i saj, Christian Lindner ishte ministër i Financave gjatë qeverisë Scholz, derisa shkarkimi i tij, duke humbur mocionin në Bundestag, përshpejtoi rënien e koalicionit.

E Majta e drejtuar nga Jan Van Aken dhe Heidi Reichinnek, është formuar nga të mbeturit e komunistëve të vjetër gjermano-lindorë dhe socialdemokratëve disidentë të pakënaqur me centrizmin në rritje të SPD-së. E Majta është tani një parti populiste e majtë me mbështetje të përqendruar në lindje në Gjermanisë.

Por cilat do të jenë koalicionet e mundshme?

Është thuajse e pamundur që ndonjë parti të ketë shumicën e vetme në Bundestag. Gjermania ka njohur koalicione të mëdha si ajo mes CDU/CSU dhe SPD. Kualicioni i madh mund të përsëritet edhe pas 23 shkurtit.

Një koalicion i mundshëm është edhe ai mes CDU/CSU dhe Të Gjelbërve. Po ashtu, një opsion tjetër është që pjesë e këtij koalicioni të bëhen edhe Liberalët.

Sikurse, sipas studiuesve të sondazheve dhe të prirjes së votuesve, mund të përsëritet edhe “Semafori”, koalicioni trengjyrësh që qeverisi së fundi Gjermaninë, SPD, Të Gjelbrit dhe Liberalët – FDP.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Përmbyset rezultati, PS shkon në 83 mandate, PD zbret në 50, Mundësia merr mandatin e dytë

Përmbyset rezultati, PS shkon në 83 mandate, PD zbret në 50, Mundësia merr mandatin e dytë

Publikuar më 13.05.2025
Kur kanë mbetur edhe 64 kuti për tu numëruar, rezultati në r...

Kur kanë mbetur edhe 64 kuti për tu numëruar, rezultati në rang kombëtar ka ndryshuar. Partia Socialiste ka shkuar në 83 mandate, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka zbritur në 50. Po ashtu edhe Partia Mundësia ka marrë mandatin e dytë. Partia Socialdemokrate ka marrë tre mandate, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Publikuar më 12.05.2025
Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritm...

Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritme të qëndrueshme, ndërsa deri tani janë numëruar 3,081 nga gjithsej 5,225 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë. Sipas të dhënave më të fundit: Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ruan avantazhin bindës me 420,558 vota, që përbëjnë 52.67% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca […]

Lexo më shumë

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku ë...

Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku është votuar në mënyrë elektronike, duke siguruar 5034 vota, ndërsa koalicionin PD-ASHM ka siguruar 3498 vota. Forcë e tretë ka dalë Partia Mundësia, duke siguruar 694 vota, e ndjekur nga Lëvizja Bashkë me 397 vota dhe Nisma Shqipëria Bëhet me 319. PSD ka marrë 222 […]

Lexo më shumë

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhj...

Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit. PS kryeson me 244,439 vota ose 52.5%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 160,405 vota për momentin, ose 34.4%. Forcë e tretë e ndjek PSD e […]

Lexo më shumë

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura...

Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura nga diaspora në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Rezultatet paraprake tregojnë një garë të ngushtë mes dy forcave kryesore politike, me Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) që kryeson me një epërsi të lehtë ndaj Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS). Rezultatet […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Publikuar më 12.05.2025
Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlame...

Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlamentare duke shprehur vullnetin e tyre. Pasi nisi procesi i numërimit të votave filloi të marrë formë edhe parlamenti i ri. Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 83 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 51 mandate […]

Lexo më shumë

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarq...

Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarqe ku rezultati është “dramatik” për opozitën, duke shkuar mbi 60% të votave për PS. Këto qarqe janë Elbasani, Fieri dhe Gjirokastra.  Konkretisht:  ELBASAN (NUMËRUAR 168 QV NGA 508 NË TOTAL) Partia Socialiste e Shqipërisë – 26654 ose 61.41 % Aleanca për Shqipërinë Madhështore -12524 ose 28.85 % FIER (NUMËRUAR 157 […]

Lexo më shumë

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

Publikuar më 10.05.2025
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksion...

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka nisur një hetim penal lidhur me dyshime për abuzim me detyrën dhe ndërtim të paligjshëm në qytetin e Belshit, të kryer në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 11 majit 2025. Procedimi penal nr. 446 i vitit 2025 përfshin veprat […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda