×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Debati për bullizmin online, qeveria nxjerr nga sirtari ‘ëndrrën e vjetër’ për censurimin e medias

Vetëvrasja e një 41-vjeçareje në fillim të janarit në fshatin Vadardhë të Sukthit në Bashkinë e Durrësit ngriti fillimisht dyshime se u nxit nga një histori bullizimi në platformën TikTok, të cilën viktima e kishte denoncuar pa gjetur zgjidhje në polici.

Por hetimi mori një rrjedhë tjetër katër ditë më vonë, kur policia e Durrësit arrestoi bashkëshortin e nënës së katër fëmijëve me akuzën e dhunës së vazhdueshme psikologjike dhe kërcënimet ndaj saj.

Dhuna fizike dhe psikologjike ndaj vajzave dhe grave është një plagë e hershme dhe e patrajtuar e shoqërisë shqiptare, e cila gjatë viteve të fundit është ndërthurur edhe me forma të reja të ngacmimeve, denigrimit apo bullizmit përmes rrjeteve sociale.

Megjithatë, zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste në pushtet e devijuan debatin publik pas vetëvrasjes së 41-vjeçares nga bullizmi në platformat e rrjeteve sociale tek një armik i vjetër i tyre – mediat online.

Në një reagim në Facebook pas ngjarjes, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla paralajmëroi ashpërsimin e legjislacionit për mediat online.

Kuvendi do të rishqyrtojë menjëherë, me përparësi ashpërsimin e legjislacionit për mediat online dhe Kodin Penal, sidomos dispozitat që lidhen me krimin kibernetik, sulmet, fyerjet dhe agresivitetin në rrjetet sociale,” shkroi Nikolla.

Zyrtarë të tjerë si ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja përsëritën gjithashtu të njëjtin mesazh, duke paralajmëruar  rishikimin e legjislacionit për mediat online.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama tentoi të rregullonte mediat online përmes një fushate ligjore të njohur si paketa “antishpifje” në fund të vitit 2019, por u detyrua që ta tërheqë nismën nga parlamenti për shkak të kundërshtimit të organizatave ndërkombëtare dhe një opinioni fshikullues të Komisionit të Venecias.

Paketa “antishpifje” e Ramës u kundërshtua si nismë drakoniane edhe nga organizatat lokale dhe ndërkombëtare të lirisë së shprehjes, të cilat e konsideruan atë një përpjekje për të vënë në kontroll mediat online.

Riaktivizimi i debatit, ende pa u hetuar mirë shkaqet që çuan në vetëflijimin e 41-vjeçares në Durrës, tregon sipas ekspertëve të medias një interes politik, që nuk synon të zgjidhë problemet e dhunës dhe bullizmit, por të zgjerojë kontrollin te mediat online.

“Komentet e disa politikanëve tregojnë padije të thellë për temën mbi të cilën po komentojnë dhe nevojën për ta reduktuar çdo problem të shoqërisë apo të politikës tek censura e mediave online, pa përmendur ngutin për të folur përpara rezultatit të hetimeve,” tha Koloreto Cukali, kryetar i Këshillit të Medias.

Edhe Elvin Luku, pedagog dhe drejtues i qendrës MediaLook, thotë se projektligji për mediat online është “një ëndërr e vjetër” e politikës, që vazhdon të mbahet në sirtar.

“Politika nëpërmjet tij synon të kapë apo të ushtrojë presion edhe tek ajo hapësirë e medias online e cila është kritike, hulumton apo investigon,” tha Luku për BIRN.

Ligjet nuk zbatohen  

Përvoja e hidhur e 41-vjeçares nga Durrësi me keqpërdorimin e identitetit të saj në platformën TikTok, ku ajo u fye dhe u denigrua, nuk ishte një histori e panjohur për institucionet ligjzbatuese.

Sipas një njoftimi të Policisë së Durrësit, gruaja i ishte drejtuar policisë me kallëzim në dhjetor të vitit 2022 për hapjen e një profili të rremë në emrin e saj në TikTok, ku persona ende të panjohur shpërndanin sharje dhe fyerje në emër të saj.

Pas vdekjes së 41-vjeçares, policia e Durrësit deklaroi se ngjarja ishte ende në hetim.

“Për kallëzimin e bërë në dhjetor 2022, Policia ka kryer të gjitha veprimet dhe i ka referuar materialet në Prokurori. Nuk ka patur asnjë kallëzim apo shqetësim nga shtetësja B.L pas këtij kallëzimi,” deklaroi policia.

Juristja Megi Reçi, njëherazi kërkuese pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, thotë se debati publik pas ngjarjes u instrumentalizua politikisht. Reçi theksoi gjithashtu se para se të flitet për ndryshime ligjore, do të duhet të analizohet se pse nuk kanë funksionuar mekanizmat në fuqi.

“Përgjigja ndaj ngjarjeve serioze si kjo, që ekspozojnë probleme sistemike, duhet të jetë llogaridhënia institucionale, informimi, analiza dhe debati teknik mbi zgjidhjet,” tha Reçi.

“U përmendën ndryshime në legjislacion për median online dhe jo për platformat e mëdha sociale, që në fakt lidhen me rastin,” shtoi ajo.

Legjislacioni shqiptar parashikon aktualisht penalitete civile dhe penale për shpifjen si dhe për krimet që ndodhin në hapësirën digjitale, të cilat sipas Reçit do të duhej të ishin vënë në lëvizje pas denoncimit të rastit nga 41-vjeçarja.

“U tha në mënyrë impulsive që duhej ashpërsuar legjislacioni penal, pa thënë pse nuk zbatohet ai që është aty,” shtoi ajo.

Edhe ekspertja e medias, Valbona Sulçe mendon se arsyet e vërteta duhet të kërkohen te moszbatimi i ligjit aktual.

“Në vend të ashpërsimit të legjislacionit, mendoj se do ishtë mirë të shihej zbatimi i ligjit aktual, apo pse nuk funksionoi hetimi i policisë për profilin e rremë, ku ka çaluar mekanizmi, si edhe të nxirren përgjegjësitë,” tha Sulçe.

“Bullizmi online rezulton se ishte vetëm një aspekt i shqetësimit të viktimës, dhe sipas psikologëve nuk mund të cilësohet si përgjegjësi i vetëm për vendimin e vetëvrasjes,” shtoi ajo, duke i cilësuar të nxituara reagimet pas ngjarjes.

Mungesa e kapaciteteve

Përtej devijimit politik të debatit që pasoi vdekjen e 41-vjeçares në Durrës, bullizmi online është sipas ekspertëve një problem shqetësues që duhet adresuar. Ata besojnë gjithashtu se ky fenomen mund të kufizohet përmes forcimit të kapaciteteve të institucioneve ligjzbatuese në luftën ndaj krimit kibernetik.

Koloreto Cukali nga Këshilli i Medias thotë se ndërsa bullizmi në mediat sociale nuk është një fenomen i ri, ai vëren një mungesë të interesit real të politikës për t’u marrë me të.

“Bullizmi online është transferimi digjital i bullizmit në jetën e përditshme, ku politika jep shembullin personal shumë të keq,” tha Cukali.

Ai thekson gjithashtu se Shqipërisë i mungon një strukturë serioze që lufton krimin kibernetik, ndërsa vlerëson se qeveria shqiptare duhet t’u kërkojë plaformave si Facebook, Instagram apo TikTok që të moderojnë “dhunën në hapësirën digjitale shqiptare”.

“Bullizmi në sferën digjitale nuk luftohet me ligje, por me struktura. Ne nuk kemi asnjë strukturë serioze kundër krimit kibernetik, as trajnime të policisë, as dije dhe as vullnet për ta zgjidhur,” theksoi Cukali.

Edhe gazetari Luku thekson se vendit i nevojiten tashmë struktura të forta ligjzbatuese në gjurmimin e agresorëve në platformat online, që sipas tij jo vetëm do të minimizonin dhunën, por edhe do të parandalonin krime që ekspozohen nga bota reale.

“Nëse autoritet do të investohen dhe specializohen për të gjurmuar vetëekspozimin e autorëve në rrjetin TikTok, do të kishim asgjësimin e disa linjave të emigracionit illegal veçanërisht drejt Britanisë, një luftë më të ashpër ndaj ‘shtëpive të prostitucionit’ apo qarkullimin e drograve te fëmijët e gjimnazistët,” thotë Luku.

Juristja Reçi sugjeron që Shqipëria duhet të ndjekë rrugën e Bashkimit Europian – ku ka tashmë diskutime dhe rregullore që synojnë rritjen e përgjegjësisë së platformave të rrjeteve sociale.

“Asnjë akt ligjor nuk mundet të marrë përsipër të zgjidhë çdo problematikë online, megjithatë këto akte vendosën detyrime për platformat e mëdha dhe rritën përgjegjësinë e tyre,”, thotë Reçi.

Në të njëjtën linjë ështe edhe Sulçe, e cila bën thirrje që përveç forcimit të kapaciteteve hetimore, Shqipërisë i nevojitet gjithashtu edukimi mediatik i popullatës, çka sipas saj do të sillte ndryshime reale në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve në hapësirën digjitale.

“Këto janë çështje globale tashmë, por pa një mirëkoordinim të të gjithë faktorëve të shoqërisë – qytetarëve, shtetit, shkollave, gazetarëve dhe prindërve, beteja nuk mund të fitohet,”, përfundoi Sulçe.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Hetimet për Ilir Metën, prokurori i SPAK Sotir Kllapi paraqet 31 faqe material, avokati: Presidenti i PL-së nuk ka asnjë pasuri

Hetimet për Ilir Metën, prokurori i SPAK Sotir Kllapi paraqet 31 faqe material, avokati: Presidenti i PL-së nuk ka asnjë pasuri

Publikuar më 20.06.2025
Gjykata e Posaçme detyroi prokurorin Sotir Kllapi t’i raport...

Gjykata e Posaçme detyroi prokurorin Sotir Kllapi t’i raportonte lidhur me veprimet hetimore që ka kryer për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta i cili është marrë i pandehur për akuzat e korrupsonit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Përgjatë seancës që u iniciua nga avokati i Metës, që kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë […]

Lexo më shumë

Partia Socialiste letër KAS: Të mos shpallen të pavlefshme fletët ku shenja dalluese s’është vendosur brenda kutisë. Po ndikon në numrin e votave të kandidatëve tanë

Partia Socialiste letër KAS: Të mos shpallen të pavlefshme fletët ku shenja dalluese s’është vendosur brenda kutisë. Po ndikon në numrin e votave të kandidatëve tanë

Publikuar më 20.06.2025
Partia Socialiste, në një letër drejtuar Komsionit të Ankime...

Partia Socialiste, në një letër drejtuar Komsionit të Ankimeve dhe Sanksioneve  disa ditë pas rinisjes së procesit të numërimit të votave në Qarkun Tiranë, ka kërkuar që të llogariten të vlefshme edhe fletët ku shenja dalluese është jashtë kuadratit. PS ka shprehur shqetësimin pas shpalljes së pavlefshme nga ana e KAS e fletëve të votimit ku shenja […]

Lexo më shumë

Analiza e “The Economist” për tensionet në rritje në Lindjen e Mesme: Çfarë përmban dosja sekrete bërthamore që e shtyu Izraelin të sulmonte Iranin

Analiza e “The Economist” për tensionet në rritje në Lindjen e Mesme: Çfarë përmban dosja sekrete bërthamore që e shtyu Izraelin të sulmonte Iranin

Publikuar më 19.06.2025
Më 13 qershor, Izraeli ndërmori një sulm ndaj Iranit, duke u...

Më 13 qershor, Izraeli ndërmori një sulm ndaj Iranit, duke u mbështetur në një argument thelbësor, se programi bërthamor iranian ka arritur në një “pikë pa kthim”. Kjo deklaratë u mbështet në të dhëna të klasifikuara, të cilat u prezantuan edhe aleatëve perëndimorë. Informacioni në fjalë duket se ka alarmuar jo vetëm qeverinë izraelite, por […]

Lexo më shumë

Mungoi disa ditë në konferencë për mediat, Berisha: Kalova gjendje gripale. Jam transparent, jo si Rama që shkarkon komandantin e Gardës

Mungoi disa ditë në konferencë për mediat, Berisha: Kalova gjendje gripale. Jam transparent, jo si Rama që shkarkon komandantin e Gardës

Publikuar më 19.06.2025
Pas disa ditësh mungesë në konferencat për media, kryetari i...

Pas disa ditësh mungesë në konferencat për media, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sot para gazetarëve duke sqaruar arsyet. Ai deklaroi se ishte prekur nga një gjendje virale e lehtë dhe e kalueshme, ndërsa theksoi se vepron me transparencë ndaj publikut, në kundërshtim – sipas tij – me qeverinë, që “fsheh të vërtetën” […]

Lexo më shumë

Si e theu Irani mbrojtjen ajrore të shtrenjtë izraelite, pse dështoi “Kupola e hekurt”?

Si e theu Irani mbrojtjen ajrore të shtrenjtë izraelite, pse dështoi “Kupola e hekurt”?

Publikuar më 19.06.2025
Tre ditët e fundit kanë parë një përshkallëzim dramatik në L...

Tre ditët e fundit kanë parë një përshkallëzim dramatik në Lindjen e Mesme, ndërsa Irani nisi një sulm masiv me raketa ndaj Izraelit në hakmarrje për sulmet izraelite në tokën iraniane. Teherani nisi një breshëri raketash (rreth 200 sipas Izraelit) në valë të njëpasnjëshme. Forcat Mbrojtëse të Izraelit aktivizuan sistemet e tyre të mbrojtjes dhe […]

Lexo më shumë

Rinumërimi i votave në Tiranë, në 10 për qind të kutive, PS-së i hiqen 38 vota, PD humb 11. Zbulohen partitë që u janë tjetërsuar votat

Rinumërimi i votave në Tiranë, në 10 për qind të kutive, PS-së i hiqen 38 vota, PD humb 11. Zbulohen partitë që u janë tjetërsuar votat

Publikuar më 19.06.2025
Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Le...

Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Ledio Braho, bëri sot një prononcim për mediat nga pallati i sportit ‘Farie Hoti’ në Tiranë ku po zhvillohet procesi i rinumërimit të votave.Braho tha se deri më tani janë numëruar më pak se 10% të kutive dhe se nga këto kuti PS dhe PD kanë humbur […]

Lexo më shumë

Trump: S’e përjashtoj një sulm ndaj Iranit. Nuk duhet të kenë armë bërthamore. Teherani: Nuk i përulemi Shtëpisë së Bardhë

Trump: S’e përjashtoj një sulm ndaj Iranit. Nuk duhet të kenë armë bërthamore. Teherani: Nuk i përulemi Shtëpisë së Bardhë

Publikuar më 18.06.2025
Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se nuk mund të dijë për ...

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se nuk mund të dijë për momentin nëse SHBA-të do ta sulmojë Iranin, duke vënë në dukje se Teherani po përballej me “shumë probleme” dhe kishte kishte patur komunikim. “Ata donin të negocionin – duhej të kishin negociuar. Por u thashë se është tepër vonë”, tha ai. Trump theksoi […]

Lexo më shumë

Gjenerali amerikan David Petraeus: Iranit i kanë mbetur më pak se 1 mijë raketa, ato izraelite dhe amerikane do të zgjasin shumë më gjatë

Gjenerali amerikan David Petraeus: Iranit i kanë mbetur më pak se 1 mijë raketa, ato izraelite dhe amerikane do të zgjasin shumë më gjatë

Publikuar më 18.06.2025
David Petraeus ishte kreu i Centcom, Komandës Qendrore të Sh...

David Petraeus ishte kreu i Centcom, Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, midis viteve 2008 dhe 2010, kur Shtetet e Bashkuara hartuan planin për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit, në një intervistë për Corriere della Sera thotë se “Dihet që ne e testuam atë plan brenda territorit kontinental të Shteteve […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda