×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Berisha del kundër emërimit të Blendi Gonxhes, akuzon nga dritarja: Një nga hajdutët më të papërmbajtur, Rama e bëri ‘super-ministër’ me 3 portofole

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar emërimin e Blendi Gonxhes si ministër të ministrisë për Kulturën, Ekonominë dhe Inovacionin nga ana e kreut të qeverisë Edi Rama.

Berisha iu drejtua mbështetësve të tij nga dritarja sërish ashtu si ka vepruar që nga vendosja e tij në arrest në shtëpi.

Berisha e cilësoi Gonxhen si “një nga hajdutët më të papërmbajtur”, ndërsa u shpreh se Rama e bëri “superministër” me 3 portofole.

“Edi Rama ka nisur karrierën e tij politike mbi krimin. Ka vazhduar karrierën e tij politike i bazuar në krimin. Sepse Edi Rama fitoren zgjedhore ua detyron bandave dhe krimit. Sepse Edi Rama parajsën e tij e ka ndërtuar mbi paratë e drogës dhe krimit.
Aleanca e pushtetit me krimin njohur këto dy ditë një moment tjetër kulmor.
Një bajloz i vjedhjes, një nga hajdutët më të papërmbajtur të Shqipërisë, Blendi Gonxhe shpallet super ministër me tre portofole.
Cilido që njeh bashkinë e Tiranës, cilido që u kujtohet çift i 20% Rama-Gonxhe, nuk ka harruar vjedhjet e mëdha të Gonxhes së bashkisë që përmbyti Tiranën.
Gjatë këtyre viteve Blendi Gonxhe u dallua mbi të gjitha për vjedhje më të papërmbajtura. Pas Ramës dhe Veliajt ai është hajduti i tretë më i madh i kombit shqiptar.
Dhe tani, Ekonomia, Kultura, Inovacioni i dorëzon në duar një personi që di para së gjithash dhe mbi të gjitha të vjedhë dhe vetëm të vjedhë.
Sot në Tiranë, në Shqipëri, jashtë saj janë me qindra, mijëra shqiptarë të shkolluar në shkollat më të mira të Europës dhe botës, në ekonomi, financë, inovacion.
Po si ka mundësi, si mundet që ekonomia ti dorëzohet një njeriu që ka profesion të vetëm, vjedhjen.
Si mundet që kultura e kombit që për çdo vend përbën një shtyllë esenciale të ekzistencës kombëtare, ti dorëzohet një njeriu që ka për profesion vetëm hajninë.
Si mundet që inovacioni ti dorëzohet një njeriu që meritë të vetme ka vjedhjen e tmerrshme me tenderat me drejtoreshën e AKSH-it.
Janë rastësi këto? Jo nuk janë. Është kodi i Edi Ramës.
Edi Ramës i duhet Gonxhe sepse duhet të firmosë, vjedhjen, përvetësimin e pasurive kombëtare të shqiptarëve.
Edi Ramës i duhet Gonxhe sepse duhet të vejë në kontroll të plotë të gjithë sistemin digjital ta përdorë për qëllime të tij dhe familjes së tij.
U ndala sonte në këto momente të cilat në pamje të parë, janë thjeshtë emërime ministrash.
Në të vërtetë jo, janë kulme të zeza të aleancës së pushtetit me krimin që ka vendosur sot mbi shqiptarët dhe Shqipërinë, diktaturën e krimit, diktaturën më të keqe siç thonë studiuesit mes disa llojeve të diktaturave”, u shpreh Berisha, mes të tjerash.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Gjykata e Vlorës i jep Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë Himarë

Gjykata e Vlorës i jep Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë Himarë

Publikuar më 19.09.2024
Gjykata e Vlorës i ka dhënë Vangjel Tavos mandatin si kryeta...

Gjykata e Vlorës i ka dhënë Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë së Himarës. Vendimi është marrë një ditë më parë, 18 shtator, nga gjyqtari Artan Çirraga. Pasi është njohur me dokumentacionin përkatës, Gjykata e Vlorës e ka vlerësuar të ligjshëm dhe më pas i ka dhënë mandatin për drejtimin e bashkisë së Himarës. […]

Lexo më shumë

Skandali me diplomat e Universitetit Wisdom, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për falsifikim! Denoncime nga pronari italian dhe rektori shqiptar, sekuestrohen dokumente

Skandali me diplomat e Universitetit Wisdom, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për falsifikim! Denoncime nga pronari italian dhe rektori shqiptar, sekuestrohen dokumente

Publikuar më 19.09.2024
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me skandalin...

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me skandalin për dhënien e diplomave false që kolegji universitar “Wisdom” jepte në vendin tonë, në këmbim të pagesave që shkonin deri në 9 mijë euro. Hetimet kanë nisur prej muajit Korrik të këtij viti, ku sipas Prokurorisë ky denoncim është bërë nga nga administratori italian Savino […]

Lexo më shumë

Mbahen homazhet për Gerti Bogdanin që u nda nga jeta dje në moshën 44-vjeçare, familjarë, miq dhe kolegë bëjnë nderimet e fundit

Mbahen homazhet për Gerti Bogdanin që u nda nga jeta dje në moshën 44-vjeçare, familjarë, miq dhe kolegë bëjnë nderimet e fundit

Publikuar më 19.09.2024
Që prej orës 10.00 të paradites së sotme në sallën e Kuvendi...

Që prej orës 10.00 të paradites së sotme në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, po mbahen homazhet për ish-deputetin e ndjerë demokrat Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 44-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak. Të parët që mbajtën homazhe pranë arkëmortit të pajetë ishin përfaqësuesit e […]

Lexo më shumë

Pensionet indeksohen 4.1%, përfitojnë mbi 791 mijë qytetarë! Në tetor, ‘aksioni’ për goditjen e nëndeklarimit të pagave

Pensionet indeksohen 4.1%, përfitojnë mbi 791 mijë qytetarë! Në tetor, ‘aksioni’ për goditjen e nëndeklarimit të pagave

Publikuar më 19.09.2024
Më shumë se 791 mijë pensionistë do të përfitojnë nga indeks...

Më shumë se 791 mijë pensionistë do të përfitojnë nga indeksimi i pensioneve prej 4.1%. Vendimi u miratua nga Këshilli i Ministrave, dhe do të hyjë në fuqi nga 1 tetori 2024. “Nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë vendim do të përfitojnë rreth 791,257 përfitues që marrin pensione të plota, pensione të pjesshme, […]

Lexo më shumë

Beleri akuzon Shqipërinë në fjalimin e parë si eurodeputet grek në PE: Jam lindur në një vend që po largohet nga parimet e BE-së, reformat mund të kthehen në “bomba totalitare”

Beleri akuzon Shqipërinë në fjalimin e parë si eurodeputet grek në PE: Jam lindur në një vend që po largohet nga parimet e BE-së, reformat mund të kthehen në “bomba totalitare”

Publikuar më 17.09.2024
Fredi Beleri, ka mbajtur fjalimin e parë si eurodeputet, në ...

Fredi Beleri, ka mbajtur fjalimin e parë si eurodeputet, në Parlamentin Europian, në Strasburg. Ai tha se në PE është si eurodeputet grek i pakicës, i ardhur nga një vend anëtar i BE-së, por i lindur në një shtet që aspiron familjen europiane, por vazhdimisht po u largohet parimeve të saj. “Me emocion të madh […]

Lexo më shumë

Më parë kandidoi për Berishën dhe Metën, Shemsi Prençi bëhet kandidati i parë për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Më parë kandidoi për Berishën dhe Metën, Shemsi Prençi bëhet kandidati i parë për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Publikuar më 16.09.2024
Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistr...

Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistrimin e kandidatëve për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është zbuluar edhe emri i parë për kandidat. Mësohet se Prençi ka qenë aplikuesi i parë për këtë post. Prençi ka një karrierë të gjatë në rradhët e uniformave blu. Ai ka përfunduar studimet master […]

Lexo më shumë

Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, reagon sërish ish-presidenti, Biden dhe Harris në krah të rivalit të tyre. Si u pikas atentatori mes shkurreve

Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, reagon sërish ish-presidenti, Biden dhe Harris në krah të rivalit të tyre. Si u pikas atentatori mes shkurreve

Publikuar më 16.09.2024
Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar sërish pas atentati të ndodhur në afërsi të fushës së tij të golfit në Floridën e Jugut. Ish-presidenti i cili sërish shpëtoi për mrekulli ka falenderuar Shërbimin Sekret dhe policinë lokale për punën e jashtëzakonshme që ata bënë me neutralizimin e menjëhershëm […]

Lexo më shumë

Qeveria njoftoi indeksimin e pensioneve në tetor, pensionistëve do t’u shtohen vetëm 716 lekë në muaj

Qeveria njoftoi indeksimin e pensioneve në tetor, pensionistëve do t’u shtohen vetëm 716 lekë në muaj

Publikuar më 16.09.2024
Është paralajmëruar prej kohësh rritja e pensioneve në filli...

Është paralajmëruar prej kohësh rritja e pensioneve në fillim të muajit tetor. Fundjavën që lamë pas u zbardh dhe VKM për mënyrën se si do të indeksohen pensionet. Sipas vendimit të Këshillit Administrativ të ISSH, në mbledhjen e tij të datës 12.09.2024, i cili miratoi dërgimin për shqyrtim në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda