×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta legjenda Franc Bekenbauer

Ditët e para të vitit 2024 kanë sjellë lajmin e trishtueshëm për futbollin botëror: Legjenda e futbollit, Franc Bekenbauer, është ndarë nga jeta sot në moshën 78-vjeçare!

asdsdasdasdadsasdadsadsa

Ish-futbollisti, trajneri e drejtuesi i njohur sportiv gjerman, i cili mbajti për shumë vite nofkën “Kaizeri”, është ndarë nga jeta të dielën, por lajmi u bë zyrtar vetëm sot nga familja e tij me një njoftim që iu shpërnda mediave.

“Është me trishtim të madh që lajmërojmë se burri dhe babai, Franc Bekenbauer, u nda nga jeta paqësisht në gjumë gjatë ditës së djeshme, të dielën, i rrethuar nga familja e tij. Ne ju kërkojmë që të na lejoni ta vajtojmë në qetësi dhe të përmbaheni nga drejtimi i pyetjeve”, shkruhej në njoftimin që u shpërnda për mediat nga familja e ikonës së futbollit botëror.

Bekenbauer cilësohet nga shumëkush si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohëve, Ai ishte kapiteni legjendar i Gjermanisë që u shpall Kampione Bote në vitin 1974, teksa më pas e fitoi atë trofe edhe si një trajner në vitin 1990.

Beckenbauer iu bashkua skuadrës së Bayern Munichut në 1958 dhe bëri debutimin e tij në ekipin e parë në 1963. Si kapiten nga viti 1971, ai ndihmoi Bayernin të fitonte tre Kupa të Kampionëve  (1973–74, 1974–75, dhe 1975–76) dhe katër tituj me kombëtaren.

Në vitin 1971, u emërua kapiten i ekipit kombëtar të Gjermanisë Perëndimore, duke e udhëhequr atë në Kampionatin Evropian 1972 dhe Kampionatin Botëror 1974.  Franz u emërua Futbollisti Evropian i Vitit në 1972 dhe 1976.

Emri i legjendës së njohur do të jetë i gdhendur përgjithmonë në librin e historisë, pasi ka fituar edhe dy Topa të Artë.  Kampion bote si lojtar më 1974 dhe si trajner në 1990, “Kaiser” u shndërrua shpejt në një lojtar të pazëvendësueshëm.

beke

Bekenbauer kishte vite që ishte tërhequr nga jeta publike. Kjo, për shkak të vdekjes së djalit të tij Stefan në vitin 2015 e sidomos pas akuzave për ryshfete që kishte marrë në periudhën kur ai ishte drejtues i Komitetit Organizator të Botërorit 2006.

Gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm në vitet e fundit. Ai kishte pasur probleme me syrin, më pas një operacion në zemër të shoqëruar nga Parkinsoni dhe demenca e pjesshme. Ai kishte vuajtur shumë vitet e fundit për shkak të këtyre situatave shëndetësore dhe nuk kishte marrë pjesë në asnjë aktivitet publik, për të shmangur prishjen e imazhit që kishte krijuar gjatë një karriere shumë të suksesshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Revista e njohur “Vanity Fair” përzgjedh më të mirët e Eurovision: Çmimi i shkëlqyeshëm i mbrëmjes padyshim i shkon këngëtares shqiptare, Besa

Revista e njohur “Vanity Fair” përzgjedh më të mirët e Eurovision: Çmimi i shkëlqyeshëm i mbrëmjes padyshim i shkon këngëtares shqiptare, Besa

Publikuar më 10.05.2024
Revista e famshme e modës “Vanity Fair“, botimi ...

Revista e famshme e modës “Vanity Fair“, botimi italian, i kushtoi një artikull të detajuar mbrëmjes së kaluar të Festivalit të Eurovizionit. Dhe me shumë superlativa për këngëtaren e njohur shqiptare, Besa e cila ngriti peshë mbrëmë me performancën e saj spektatorët në Mamloe të Suedisë, pavarësisht se nuk u kualifikua në finale. “Pluhur yjor. […]

Lexo më shumë

Fitoi çështjen në Strasburg, KPA kthen në detyrë ish-prokuroren Antoneta Sevdari që kërkoi pafajësinë deri në fund

Fitoi çështjen në Strasburg, KPA kthen në detyrë ish-prokuroren Antoneta Sevdari që kërkoi pafajësinë deri në fund

Publikuar më 10.05.2024
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shpallur vendimin sa i përke...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shpallur vendimin sa i përket kërkesën për rishqyrtim të vendimit në lidhje me shkarkimin e ish-prokurores Antoneta Sevdari. KPA ka kthyer në detyrë ish prokuroren. Kërkesa e Sevdarit për rishikim në Kolegj erdhi pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës […]

Lexo më shumë

Vrasja e rivalit të Ervis Martinajt në Greqi, dalin pamjet e para pak pas ekzekutimit mafioz (VIDEO)

Vrasja e rivalit të Ervis Martinajt në Greqi, dalin pamjet e para pak pas ekzekutimit mafioz (VIDEO)

Publikuar më 10.05.2024
Skenat e terrorit dhe panikut që mbizotëruan pak minuta pas ...

Skenat e terrorit dhe panikut që mbizotëruan pak minuta pas vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi në Bajron janë regjistruar nga kamerat. Në videon e postuar nga mediat dëgjohen sirenat e policisë, ndërsa në vendngjarje afrohet një turmë njerëzish. Videoja është marrë nga një pallat në zonën ngjitur me parkun ku ndodhej fëmija i viktimës. […]

Lexo më shumë

”Titan” ngjitet në skenën e Eurovisionit, Besa rrëmben zemrat e publikut (VIDEO)

”Titan” ngjitet në skenën e Eurovisionit, Besa rrëmben zemrat e publikut (VIDEO)

Publikuar më 09.05.2024
Sonte nisi nata e dytë e ”Eurovision Song Contest 2024”. Bes...

Sonte nisi nata e dytë e ”Eurovision Song Contest 2024”. Besa Kokëdhima, këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë u ngjit në skenë me këngën ”Titan” dhe si një bishë në vokal dhe me një perfomancë skene unike, rrëmbeu zemrat e publikut në Malmo. Skena u ndriçua nga prania e saj, ndërsa ajo interpretoi me pasion dhe thellësi […]

Lexo më shumë

Shqiptarët me sytë nga Eurovizioni, ngjitet sonte në skenë Besa: Voto 02, voto Shqipërinë!

Shqiptarët me sytë nga Eurovizioni, ngjitet sonte në skenë Besa: Voto 02, voto Shqipërinë!

Publikuar më 09.05.2024
Mbrëmjen e sotme Besa Kokëdhima do të elektrizojë me zërin e...

Mbrëmjen e sotme Besa Kokëdhima do të elektrizojë me zërin e saj skenën magjike të Eurovizionit, ku do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën, ‘Titan’. Ajo u është drejtuar me një mesazh shqiptarëve kudo në botë, teksa u ka kërkuar mbështetje në këtë garë të rëndësishme për të.  “A jeni gati? Sonte jemi të gjithë bashkë […]

Lexo më shumë

U mbyt me tre fëmijët, Rudina Magjistari: Alma Arrazi është nënë vrasëse!

U mbyt me tre fëmijët, Rudina Magjistari: Alma Arrazi është nënë vrasëse!

Publikuar më 09.05.2024
Në emisionin e “Rudina” në Tv Klan u diskutua lidhur me ngja...

Në emisionin e “Rudina” në Tv Klan u diskutua lidhur me ngjarjen tragjike të Shkodrës, ku Alma Arrazi u hodh në lumin Buna bashkë me 3 fëmijët e saj të vegjël. Një rast aq sa i rallë edhe tronditës! Sociologu Gëzim Tushe nënvizoi faktin se nëna e re ka kryer një krim duke iu marrë […]

Lexo më shumë

Apartament, dyqan, garazh dhe 1 mijë euro në muaj, zbardhet divorci mes Elia Zaharisë e Leka Zogut

Apartament, dyqan, garazh dhe 1 mijë euro në muaj, zbardhet divorci mes Elia Zaharisë e Leka Zogut

Publikuar më 09.05.2024
Marrëdhënia mes Leka Zogu II dhe Elia Zaharias tashmë ka mar...

Marrëdhënia mes Leka Zogu II dhe Elia Zaharias tashmë ka marrë fund edhe zyrtarisht pasi gjykata ka vendosur zgjidhjen e martesës së tyre të lidhur në vitin 2016 ne një ceremoni madhështore. Sipas gjykatës zgjidhja e martesës është e dakordësuar nga të dy, por gjithsesi do të duhen 15 ditë që ky vendim të marrë […]

Lexo më shumë

“Votoni 02!”, Kristian Asllani u bën thirrje shqiptarëve që të mbështesin Besën dhe Shqipërinë në Eurovizion

“Votoni 02!”, Kristian Asllani u bën thirrje shqiptarëve që të mbështesin Besën dhe Shqipërinë në Eurovizion

Publikuar më 06.05.2024
Lojtari shqiptar i ekipit italian të Interit, që sapo u shpa...

Lojtari shqiptar i ekipit italian të Interit, që sapo u shpall kampion në Serie A, Kristian Asllani, u është bashkuar figurave të shquara në mbështetje të këngëtares Besa Kokëdhima, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë pas 3 ditësh në festivalin Evropian të këngës, Eurovizion, që mbahet në Malmoe të Suedisë.    “Në 9 maj Shqipëria […]

Lexo më shumë