×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Bëje 20 që të mbyllim ca gjëra. Ikën Iliri e duhet të firmosë ca letra…”, dalin përgjimet e sekserëve të Beqajt

Pas raportimit ekskluziv një ditë më parë për aferën e re ku dyshohet si i përfshirë Ilir Beqaj, Lapsi.al mëson detaje të tjera nga dosja e re hetimore ndaj ish-ministrit dhe e njerëzve të tij të afërt te SASPAC, të cilët dyshohen për shpërdorim detyre e korrupsion. SPAK ka zbuluar se personi nën hetim, Ermal Kurtulaj, i punësuar si koordinotator i projektit “Eusair Facility Point” gjatë ushtrimit të detyrës ka kryer veprime të kundraligjshme duke u përfshirë në veprime korruptive për qëllime përfitimi.

Në një komunikim telefonik me shtetasin Genci Shurdho, Kurtulaj i ka kërkuar atij të faturojë një pagesë prej 35,200 euro për një shërbim që dyshohet se nuk është kryer.

“Po më duhet një përgjigje tashi shpejt që ta di se duhet, ikën Iliri (Beqaj) dhe duhet të firmos ca letra prandaj po them”, i thotë Ermal Kurtulaj personit Genci Shurdho në një bisedë të përgjuar.

Prej kësaj bisede thotë SPAK të krijohet dyshimi se fatura do të jetë thjesht fiktive për të justifikuar shpenzimin e shumës 35,200 euro. Por shtetasi Genci Shurdho nuk ka mundur t’ja lëshojë këtë faturë, të cilën Ermal Kurtulaj e ka siguruar në kompaninë “Nine Services Int” Sh.p.k me administrator dhe ortak të vetëm shtetasin Elton Marini.

Sic rezulton më pas në biseda të tjera të përgjuara gjatë periudhës gusht-shtator 2023, Ermal Kurtulaj i thotë se i duhen edhe fatura të tjera. Në 20 nëntor 2023 është lëshuar një tjetër faturë me vlerë 16,600 euro nga kompania e shtetasit Elton Marini.

Pjesë e skemës sipas dosjes së SPAK që ka parë Lapsi.al është edhe personi fizik Bledar Leka, i cili ka lëshuar një faturë me vlerë 20,000 euro për llogari të “Eusair Facility Point” dhe është kapur në përgjime me vartësin e sekserin e Ilir Beqes, Ermal Kurtulaj.

“Bëje içik atë faturën sot. Do ta çoj niptin me foto dhe te kontrata dhe ca përshkrimesh, si do e shkruajmë etj”, thuhet në një bisedë të përgjuar mes tyre. Po kështu në një tjetër bisedë të përgjuar nga SPAK, Ermal Kurtulaj pyet shtetasin Bledar Leka: “Atë tënden nga 15 po ta bëjmë 20, e bën dot ti apo jo? … e pastaj hë se duam ta bëjmë 20 që të kena mundësinë për me mbyll ca gjona të tjera me atë meqënëse ti je pa TVSH apo jo?”

Në vijim të bisedave për fatura të tjera fiktive për punime/shërbime të pakryera thotë SPAK, Ermal Kurtulaj i kërkon në nëntor një tjetër faturë shtetasit Bledar Leka. “Ke hapësirë për të bo i gjo nja 900 euro shërbim konsulence pagesë kesh”, pyet Kurtulaj në një tjetër bisedë të përgjuar.

Sekseri Ermal Kurtulaj i cili dyshohet se vepron për llogari të Ilir Beqajt sipas dosjes së SPAK, rezulton edhe si drejtues e i punësuar i një shoqate me emrin “Good Health”, përmes së cilës kryen lëvizje parash për shërbime të pakryera. Punonjësja e SASPAC, Mira Topçiu, në këtë rast si person fizik, i faturon kolegut të saj në po këtë agjenci, fatura për shërbime konsulence me vlerë disa mijë euro.

Siç rezulton nga veprimet e kryera ndërmjet subjekteve, por edhe në komunikimet që kryhen ndërmjet Mira Topçiut, Bjona Ziaj, Dhurata Thanasi dhe Ermal Kurtulaj, ata kërkojnë sigurimin e faturave me qëllim përfitimin e shumave nga këto subjekte thuhet në dosjen e SPAK. Bëhet fjalë për një event të datës 1 nëntor 2023, ku Mira Topçiu komunikon me Bjona Ziun të cilës i kërkon të lëshojë një faturë.

“Nga personi jot fizik më duhet komplet për cështje pune se spo dime se si do e rregullojmë ngaqë do paguajmë këtë eventin e vizibilitetit nga programi ynë i Kosovës. Hëme duhet një person që të më lëshojë nji faturë. Domethënë nji person që do na bëjë qeranë neve, na ka ca lekë borxh”, thotë Mira Topçiu në bisedën e përgjuar nga SPAK.

Dosja voluminoze vijon me përgjime të tjera për një seri faturash të tjera që dyshohen si fiktive për qëllime përfitimi. Personi kyç në këtë aferë të re për llogari të Ilir Beqajt është vartësi i tij Ermal Kurtulaj. Sic ka provuar SPAK, Kurtulaj është njohje e vjetër e Ilir Beqajt dhe njeri i besuar i tij, aq sa edhe makina me të cilën Beqaj udhëton figuron në emer të vartësit të tij. Po kështu sipas përgjimeve rezulton se Ermal Kurtulaj sillet e vepron si administrator i kompanisë që zotëron restorant “Gzona”, ku Beqaj ishte para disa vitesh aksioner bashkë me bashkëshorten e tij e ku vijon të çojë para për dreka e darka përmes agjencisë që drejtonte.

Nëse akuzat e SPAK do të provohen dhe personat nën hetim do të merren të pandehur ky është një rast unikal, ku Ilir Beqaj ndonëse ishte nën hetim për aferën e sterilizimit, vijonte të shpërdoronte detyrën e të vidhte para në agjencinë SASPAC. Nuk thonë kot që vesi del me shpirtin. 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Gjykata e Vlorës i jep Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë Himarë

Gjykata e Vlorës i jep Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë Himarë

Publikuar më 19.09.2024
Gjykata e Vlorës i ka dhënë Vangjel Tavos mandatin si kryeta...

Gjykata e Vlorës i ka dhënë Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë së Himarës. Vendimi është marrë një ditë më parë, 18 shtator, nga gjyqtari Artan Çirraga. Pasi është njohur me dokumentacionin përkatës, Gjykata e Vlorës e ka vlerësuar të ligjshëm dhe më pas i ka dhënë mandatin për drejtimin e bashkisë së Himarës. […]

Lexo më shumë

Skandali me diplomat e Universitetit Wisdom, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për falsifikim! Denoncime nga pronari italian dhe rektori shqiptar, sekuestrohen dokumente

Skandali me diplomat e Universitetit Wisdom, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për falsifikim! Denoncime nga pronari italian dhe rektori shqiptar, sekuestrohen dokumente

Publikuar më 19.09.2024
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me skandalin...

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me skandalin për dhënien e diplomave false që kolegji universitar “Wisdom” jepte në vendin tonë, në këmbim të pagesave që shkonin deri në 9 mijë euro. Hetimet kanë nisur prej muajit Korrik të këtij viti, ku sipas Prokurorisë ky denoncim është bërë nga nga administratori italian Savino […]

Lexo më shumë

Mbahen homazhet për Gerti Bogdanin që u nda nga jeta dje në moshën 44-vjeçare, familjarë, miq dhe kolegë bëjnë nderimet e fundit

Mbahen homazhet për Gerti Bogdanin që u nda nga jeta dje në moshën 44-vjeçare, familjarë, miq dhe kolegë bëjnë nderimet e fundit

Publikuar më 19.09.2024
Që prej orës 10.00 të paradites së sotme në sallën e Kuvendi...

Që prej orës 10.00 të paradites së sotme në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, po mbahen homazhet për ish-deputetin e ndjerë demokrat Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 44-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak. Të parët që mbajtën homazhe pranë arkëmortit të pajetë ishin përfaqësuesit e […]

Lexo më shumë

Pensionet indeksohen 4.1%, përfitojnë mbi 791 mijë qytetarë! Në tetor, ‘aksioni’ për goditjen e nëndeklarimit të pagave

Pensionet indeksohen 4.1%, përfitojnë mbi 791 mijë qytetarë! Në tetor, ‘aksioni’ për goditjen e nëndeklarimit të pagave

Publikuar më 19.09.2024
Më shumë se 791 mijë pensionistë do të përfitojnë nga indeks...

Më shumë se 791 mijë pensionistë do të përfitojnë nga indeksimi i pensioneve prej 4.1%. Vendimi u miratua nga Këshilli i Ministrave, dhe do të hyjë në fuqi nga 1 tetori 2024. “Nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë vendim do të përfitojnë rreth 791,257 përfitues që marrin pensione të plota, pensione të pjesshme, […]

Lexo më shumë

Beleri akuzon Shqipërinë në fjalimin e parë si eurodeputet grek në PE: Jam lindur në një vend që po largohet nga parimet e BE-së, reformat mund të kthehen në “bomba totalitare”

Beleri akuzon Shqipërinë në fjalimin e parë si eurodeputet grek në PE: Jam lindur në një vend që po largohet nga parimet e BE-së, reformat mund të kthehen në “bomba totalitare”

Publikuar më 17.09.2024
Fredi Beleri, ka mbajtur fjalimin e parë si eurodeputet, në ...

Fredi Beleri, ka mbajtur fjalimin e parë si eurodeputet, në Parlamentin Europian, në Strasburg. Ai tha se në PE është si eurodeputet grek i pakicës, i ardhur nga një vend anëtar i BE-së, por i lindur në një shtet që aspiron familjen europiane, por vazhdimisht po u largohet parimeve të saj. “Me emocion të madh […]

Lexo më shumë

Më parë kandidoi për Berishën dhe Metën, Shemsi Prençi bëhet kandidati i parë për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Më parë kandidoi për Berishën dhe Metën, Shemsi Prençi bëhet kandidati i parë për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Publikuar më 16.09.2024
Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistr...

Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistrimin e kandidatëve për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është zbuluar edhe emri i parë për kandidat. Mësohet se Prençi ka qenë aplikuesi i parë për këtë post. Prençi ka një karrierë të gjatë në rradhët e uniformave blu. Ai ka përfunduar studimet master […]

Lexo më shumë

Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, reagon sërish ish-presidenti, Biden dhe Harris në krah të rivalit të tyre. Si u pikas atentatori mes shkurreve

Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, reagon sërish ish-presidenti, Biden dhe Harris në krah të rivalit të tyre. Si u pikas atentatori mes shkurreve

Publikuar më 16.09.2024
Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar sërish pas atentati të ndodhur në afërsi të fushës së tij të golfit në Floridën e Jugut. Ish-presidenti i cili sërish shpëtoi për mrekulli ka falenderuar Shërbimin Sekret dhe policinë lokale për punën e jashtëzakonshme që ata bënë me neutralizimin e menjëhershëm […]

Lexo më shumë

Qeveria njoftoi indeksimin e pensioneve në tetor, pensionistëve do t’u shtohen vetëm 716 lekë në muaj

Qeveria njoftoi indeksimin e pensioneve në tetor, pensionistëve do t’u shtohen vetëm 716 lekë në muaj

Publikuar më 16.09.2024
Është paralajmëruar prej kohësh rritja e pensioneve në filli...

Është paralajmëruar prej kohësh rritja e pensioneve në fillim të muajit tetor. Fundjavën që lamë pas u zbardh dhe VKM për mënyrën se si do të indeksohen pensionet. Sipas vendimit të Këshillit Administrativ të ISSH, në mbledhjen e tij të datës 12.09.2024, i cili miratoi dërgimin për shqyrtim në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda