×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Analiza e BIRN: Viti 2023, më i keqi për median, gazetarët u dhunuan dhe u kërcënuan

Më 26 janar të këtij viti, gazetari Elvis Hila dhe bashkëshortja e tij u sulmuan nga dy persona. “Krimi” që Hila kishte bërë për të shkaktuar agresionin ishte se ai kishte raportuar. Hila kishte raportuar mbi një vendim gjyqësor. Dy agresorët u dënuan më vonë nga Gjykata e Lezhës me 5 dhe 4 muaj burg secili për dhunën e ushtruar ndaj Hilës. Rasti i ndëshkimit ligjor të agresorëve është i vetmi i tillë i shënuar këtë vit ndërsa agresioni ndaj lajmësit, jo. Në shkurt, gazetarët e emisionit Fix Fare në Top Channel u sulmuan për shkak se ishin duke xhiruar shfrytëzimin e lumit Zezë në Fushë-Krujë për inerte. Ndërsa në mars, Pal Kola, 60 vjeç, roje sigurie, humbi jetën pas një atentati ende të pazbardhur kundër Top Channel, një prej televizioneve më të rëndësishme të vendit. Ngjarja, e cila përbën agresionin më të rëndë kundër medias në dekada, vijon të mbetet e pazbardhur. Një makinë që u gjet më vonë e djegur është prova nga e cila autoritetet nuk kanë arritur të shkojnë te të dyshuarit.

Në korrik, gazetarja e Syri.tv Marsi Korreshi u përball me presion në Rrogozhinë. “Krimi” i saj ishte prania në një takim elektoral të kryebashkiakut Edison Memolla. Agresorët janë ende nën hetim.

Në tetor, gazetarja Afrovita Hysaj mori një kërcënim me jetë. “Krimi” i saj ishte raportimi mbi një rast përdhunimi. Autori i kërcënimit nuk u arrestua nga policia dhe nuk u ndalua, por policia deklaroi se e ka marrë kallëzimin e Hysajt.

Të gjitha rastet e agresionit ndaj gazetarëve, të cilat duket se janë shtuar vitin që po lëmë pas, lidhen me vetëm një gjë: e vërteta është një produkt i padëshirueshëm nga disa persona, të cilët, në rrethana të caktuara, marrin guximin të sulmojnë lajmësin. Në një vend ku qeveria dhe forcat e tjera politike në shumicën e rasteve prodhojnë vetë “lajmet” e veta, të cilat, më pas transmetohen nga media të paetiketuara si produkte jogazetareske, rastet kur gazetarët punojnë për të ofruar informacion të pavarur për publikun i bën ata automatikisht armiq.

Sulmet fizike ndaj gazetarëve janë vetëm njëra anë e problemit që i lë shqiptarët të painformuar dhe në errësirë dhe që, rrjedhimisht, minon aftësinë e tyre për të votuar në zgjedhje kandidatët më të mirë.

Organizatat shqiptare dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut kanë pasur një vit të mbingarkuar me raportime për dhunime dhe tentativa për shkelje apo kufizime të aftësisë së gazetarëve për të raportuar në mënyrë të pavarur.

Në nëntor, punonjësit e Gardës së Republikës në mënyrë të dhunshme dhe krejtësisht të papranueshme ndaluan gazetarët që raportojnë nga Kuvendi i Shqipërisë të kryejnë punën e tyre bazë, të intervistonin deputetët. Kuvendi bëhet në këtë mënyrë institucioni që në mënyrë të përsëritur synon të ndalojë efektivisht raportimin e pavarur. Në vitin 2021, kuvendi pati miratuar një rregullore, në bazë të së cilës, gazetarët duhej të shoqëroheshin nëpër korridoret e kuvendit nga zyrtarë, siç duket, me qëllim që të ndaloheshin efektivisht të bisedonin pa mbikëqyrje me deputetët apo me punonjës të tjerë.

Kur gazetarët nuk ndalohen dot fizikisht, pushteti përdor mjete të tjera, duke i shënjestruar përmes medias proqeveritare, apo siç duket, duke i sulmuar përmes portaleve anonime ose jo aq anonime, jo për çfarë thonë, por për çfarë janë.

Gazetarja Ola Xama u sulmua nga kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj, fillimisht në komunikime personale, duke u cilësuar si “vrasëse me pagesë”, ndërsa një numër mediash vijuan për javë të tëra shënjestrimin e saj, jo për çfarë kishte raportuar, por pse kishte raportuar. “Krimi” i Xamës ishte raportimi mbi aferën shumëmilionëshe të incineratorit të Tiranës dhe konkretisht, raportimi mbi kërkesën që Prokuroria e Posaçme kishte dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisën për heqjen e imunitetit ndaj arrestit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Sipas kronologjisë së ngjarjeve të hartuar nga SPAK, ishte një kërkesë e Bashkisë Tiranë ajo që solli koncesionin famëkeq, i cili i ka kushtuar shqiptarëve deri më sot, 100 milionë euro. Veliaj kundërshton këtë kronologji, por në vend që të japë shpjegime, sulmon lajmësin si “vrasëse me pagesë”.

Kryetari i bashkisë, i cili shfaqet pothuajse çdo ditë në disa televizione njëherësh me kronika të parapërgatitura nga zyra e tij e propagandës, është bërë shqetësim konstant i organizatave të medias. Në mars, shumë organizata vendëse dhe ndërkombëtare u shprehën të lemerisura nga sulmi i tij kundër një gruaje që, sipas tij, është personi pas një faqeje popullore në Facebook të quajtur Lolita. Në të njëjtin sulm, Veliaj shënjoi edhe një drejtues të faqes tjetër popullore Jeta Osh Qef.

Veliaj publikoi të dhëna personale të personit dhe të fëmijëve të saj, për të cilin supozon se është autorja e Lolita ndërsa organizatat vunë re se përbën rrezik për jetën e tyre. Sipas Veliajt, “krimi” i këtyre faqeve janë ankesat ndaj cilësisë së shërbimit të tranportit publik në Tiranë.

Shqetësimet mbi lirinë e medias erdhën jo vetëm nga institucionet politike dhe partiake si qeveria, pushteti vendor, apo parlamenti, por edhe nga institucionet e pavarura. Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) dhe Gjykata e Posaçme shkaktuan shqetësime serioze në dhjetor, kur morën në pyetje për shumë orë gazetarin Elton Qyno. Ndërsa Qyno ishte thirrur si person që ka dijeni për një vepër penale të dyshuar, gjykata lëshoi brenda pak orësh leje për SPAK për të kontrolluar gazetarin, automjetin, zyrën dhe shtëpinë e tij, në kërkim të një burimi.

Ndërsa hetimi i nxjerrjes së sekretit hetimor është një detyrë dhe e drejtë e prokurorisë, kontrolli dhe sekuestrimi i mjeteve të punës të gazetarit në kërkim të burimit sipas ekspertëve të lirisë së shprehjes, mund të lejohet vetëm në raste shumë ekstreme dhe vetëm pasi të gjitha masat e tjera hetimore janë ezauruar pa rezultat. SPAK dyshon se nga zyrat e saj ka rrjedhje informacioni sekret ndërsa masat hetimore të ndërmarra prej saj para se të shkohet te gazetari nuk bëhen të ditura. Aksesimi i mjeteve të punës të gazetarit nga autoritetet publike konsiderohet shumë shqetësues sepse një gazetar komunikon me një numër burimesh, ku që të gjithë ekspozohen nga sekuestrimi i pajisjes përpos çështjes konkrete. Për këtë arsye, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka përcaktuar se masa të tilla mund të ndërmerren vetëm në raste ekstreme, pasi shkaktojnë efekt frikësues për të gjithë njerëzit, zyrtarë apo jo, që flasin dhe furnizojnë me informacion gazetarët.

Në dhjetor, BIRN Albania dhe Regjistri Global i Medias, publikuan rezultatet e Monitorit të Pronësisë së Medias, një analizë e shumëanshme e panoramës mediatike, lidhjeve politike, larmishmërisë ose mungesës së larmishmërisë të informacionit që u ofrohet qytetarëve apo problemë të tjera.

Raporti gjeti se tregu mediatik është jashtëzakonisht shumë i përqendruar sa i përket ndarjes së të ardhurave mes operatorëve ndërsa larmishmëria e informacionit të ofruar duket se zvogëlohet edhe më shumë nga praktika e shumicës së institucioneve publike apo partive politike për të prodhuar vetë “lajmet” që më pas transmetohen si raportime të pavarura nga televizionet.

Raporti zbuloi se pronarët e mediave kryesore kanë interesa biznesi shumë më fitimprurës se sa media në sektorë në të cilët, vullneti i qeverisë për të miratuar një vendim, fjala vjen, koncesion apo status investitori strategjik, përbën thelbin e suksesit ekonomik. Raporti vërejti gjithashtu se media online apo ajo e rrjeteve sociale, ndonëse duket më e larmishme se sa media konvencionale si televizionet apo gazetat, në fakt duket se është e përmbytur nga informacione të karakterit dëfryes të prodhuara nga media konvencionale.

Shqiptarët kanë mundësi të ndjekin një mes një dyzine kanalesh televizive, por duket se pavarësisht se cilin kanal zgjedhin të shohin, informacioni që marrin është pak a shumë i njëjtë, kryesisht i prodhuar nga zyrat e propagandës dhe pa input gazetaresk.

Raporti vërejti gjithashtu një praktikë të kulaçit dhe kërbaçit të ndjekur nga qeveria përkundrejt mediave kryesore në vend. Një media proqeveritare mori tokë publike falas dhe një ndërtesë përmes një vendimi qeverie që nuk përfshiu proces konkurrues. Një televizion tjetër, që ka rënë në konflikt me qeverinë, mori urdhër për të dalë nga një ndërtesë tjetër nën pronësi shtetërore.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Gjykata e Vlorës i jep Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë Himarë

Gjykata e Vlorës i jep Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë Himarë

Publikuar më 19.09.2024
Gjykata e Vlorës i ka dhënë Vangjel Tavos mandatin si kryeta...

Gjykata e Vlorës i ka dhënë Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë së Himarës. Vendimi është marrë një ditë më parë, 18 shtator, nga gjyqtari Artan Çirraga. Pasi është njohur me dokumentacionin përkatës, Gjykata e Vlorës e ka vlerësuar të ligjshëm dhe më pas i ka dhënë mandatin për drejtimin e bashkisë së Himarës. […]

Lexo më shumë

Skandali me diplomat e Universitetit Wisdom, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për falsifikim! Denoncime nga pronari italian dhe rektori shqiptar, sekuestrohen dokumente

Skandali me diplomat e Universitetit Wisdom, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për falsifikim! Denoncime nga pronari italian dhe rektori shqiptar, sekuestrohen dokumente

Publikuar më 19.09.2024
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me skandalin...

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me skandalin për dhënien e diplomave false që kolegji universitar “Wisdom” jepte në vendin tonë, në këmbim të pagesave që shkonin deri në 9 mijë euro. Hetimet kanë nisur prej muajit Korrik të këtij viti, ku sipas Prokurorisë ky denoncim është bërë nga nga administratori italian Savino […]

Lexo më shumë

Mbahen homazhet për Gerti Bogdanin që u nda nga jeta dje në moshën 44-vjeçare, familjarë, miq dhe kolegë bëjnë nderimet e fundit

Mbahen homazhet për Gerti Bogdanin që u nda nga jeta dje në moshën 44-vjeçare, familjarë, miq dhe kolegë bëjnë nderimet e fundit

Publikuar më 19.09.2024
Që prej orës 10.00 të paradites së sotme në sallën e Kuvendi...

Që prej orës 10.00 të paradites së sotme në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, po mbahen homazhet për ish-deputetin e ndjerë demokrat Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 44-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak. Të parët që mbajtën homazhe pranë arkëmortit të pajetë ishin përfaqësuesit e […]

Lexo më shumë

Pensionet indeksohen 4.1%, përfitojnë mbi 791 mijë qytetarë! Në tetor, ‘aksioni’ për goditjen e nëndeklarimit të pagave

Pensionet indeksohen 4.1%, përfitojnë mbi 791 mijë qytetarë! Në tetor, ‘aksioni’ për goditjen e nëndeklarimit të pagave

Publikuar më 19.09.2024
Më shumë se 791 mijë pensionistë do të përfitojnë nga indeks...

Më shumë se 791 mijë pensionistë do të përfitojnë nga indeksimi i pensioneve prej 4.1%. Vendimi u miratua nga Këshilli i Ministrave, dhe do të hyjë në fuqi nga 1 tetori 2024. “Nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë vendim do të përfitojnë rreth 791,257 përfitues që marrin pensione të plota, pensione të pjesshme, […]

Lexo më shumë

Beleri akuzon Shqipërinë në fjalimin e parë si eurodeputet grek në PE: Jam lindur në një vend që po largohet nga parimet e BE-së, reformat mund të kthehen në “bomba totalitare”

Beleri akuzon Shqipërinë në fjalimin e parë si eurodeputet grek në PE: Jam lindur në një vend që po largohet nga parimet e BE-së, reformat mund të kthehen në “bomba totalitare”

Publikuar më 17.09.2024
Fredi Beleri, ka mbajtur fjalimin e parë si eurodeputet, në ...

Fredi Beleri, ka mbajtur fjalimin e parë si eurodeputet, në Parlamentin Europian, në Strasburg. Ai tha se në PE është si eurodeputet grek i pakicës, i ardhur nga një vend anëtar i BE-së, por i lindur në një shtet që aspiron familjen europiane, por vazhdimisht po u largohet parimeve të saj. “Me emocion të madh […]

Lexo më shumë

Më parë kandidoi për Berishën dhe Metën, Shemsi Prençi bëhet kandidati i parë për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Më parë kandidoi për Berishën dhe Metën, Shemsi Prençi bëhet kandidati i parë për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Publikuar më 16.09.2024
Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistr...

Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistrimin e kandidatëve për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është zbuluar edhe emri i parë për kandidat. Mësohet se Prençi ka qenë aplikuesi i parë për këtë post. Prençi ka një karrierë të gjatë në rradhët e uniformave blu. Ai ka përfunduar studimet master […]

Lexo më shumë

Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, reagon sërish ish-presidenti, Biden dhe Harris në krah të rivalit të tyre. Si u pikas atentatori mes shkurreve

Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, reagon sërish ish-presidenti, Biden dhe Harris në krah të rivalit të tyre. Si u pikas atentatori mes shkurreve

Publikuar më 16.09.2024
Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar sërish pas atentati të ndodhur në afërsi të fushës së tij të golfit në Floridën e Jugut. Ish-presidenti i cili sërish shpëtoi për mrekulli ka falenderuar Shërbimin Sekret dhe policinë lokale për punën e jashtëzakonshme që ata bënë me neutralizimin e menjëhershëm […]

Lexo më shumë

Qeveria njoftoi indeksimin e pensioneve në tetor, pensionistëve do t’u shtohen vetëm 716 lekë në muaj

Qeveria njoftoi indeksimin e pensioneve në tetor, pensionistëve do t’u shtohen vetëm 716 lekë në muaj

Publikuar më 16.09.2024
Është paralajmëruar prej kohësh rritja e pensioneve në filli...

Është paralajmëruar prej kohësh rritja e pensioneve në fillim të muajit tetor. Fundjavën që lamë pas u zbardh dhe VKM për mënyrën se si do të indeksohen pensionet. Sipas vendimit të Këshillit Administrativ të ISSH, në mbledhjen e tij të datës 12.09.2024, i cili miratoi dërgimin për shqyrtim në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda