×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shuhet pas më shumë se 10 orësh zjarri në qendrën tregtare ‘Metropol’. Zjarrfikësja nuk kishte autoshkallë. 42 persona përfundojnë në spital, mes tyre 3 fëmijë e 8 zjarrfikës

Dhjetë orë betejë me flakët të cilat përfshinë qendrën tregtare ‘Metropol’ në Lushnje rreth orës 14:40 minuta të së hënës së Krishtlindjeve. Qendra e cila është ndërtuar në qendër të qytetit, ndodhet mes dy godinave 12 katëshe, katet e sipërme të të cilave funksiononin si apartamente banimi.

Flakët u riaktivizuan në orët e vona të natës në katin e katërt ku ndodhej dhe një lokal veror me strukturë druri si dhe disa zyra të administratës. Mungesa e një autoshkalle e bënte të vështirë shuarjen e zjarrit ndërsa zjarrfikësit hodhën ujë  nga kati i parë për në katin e katërt të qendrës që ishte duke u shkrumbuar. Flakët përpinë dhe katin e tretë të ndërtesës. 

Ne ndihmë shkuan dhe një numër i madh zjarrfikësish të ardhur nga Qarku Fier, Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan e Berat. Zjarri që u aktivizua rreth orës 14:40 rrezikoi jetën e shumë personave të cilët kishin shkuar për të bërë pazar apo festuar ditën e Krishtlindjeve, por dhe të banorëve që jetonin në katet e sipërme të pallatit.

Rreth orës 18:00 policia deklaroi se kishte arritur të kryente evakuimin e plotë të banorëve në apartamentet e kateve të mësipërme. Eshtë dashur ndërhyrja e forcave RENEA e cila ka arritur të hyjë në çdo apartament për të bërë evakuimin e plotë të tyre. Gjithesj janë 36 të evakuuar nga banesat, ndërsa 80 zjarrfikës morën pjesë në shuarjen e zjarrit. 

Qendra tregtare pas zjarrit

Mes të shpëtuarve nga RENEA ishin dhe tre fëmijë,  një 7 vjeç dhe 2 nga 14 vjeç. Rreth 42 persona u shtruan në spital pasi kishin probleme me frymëmarrjen mes tyre dhe 8 persona personel zjarrfikës.

Nga 3 fëmijët dy kanë lënë spitalin njëri në observim. Nuk ka djegie por asifksi’ tha Kreu i Urgjencës Kombëtare Brataj.

 Në operacionin e evakuimit morën pjesë dhe forcat Shqiponja, forcat speciale dhe forcat zjarrfikëse. Edhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe ministrja e  Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ishin në vendngjarje për të ndjekur nga afër situatën.

Do të jenë hetimet që do të zbulojnë shkaqet e këtij zjarri.

Qendra tregtare u ndërtua në qendër të qytetit të Lushnjes rreth vitit 2015.  Tre katet e para ishin shfrytëzuar si qendër tregtare për shitjen e materialeve industriale. Kati i katërt ishte lokal veror dhe zyra, ndërsa kati i pestë dhe lart ishin apartamente ku banonin qytetarë. Zjarri mendohet se ka rënë në katin e tretë ose të katërt. Janë gati 100 firma që operonin në këtë qendër.

42 banorë të asfiksuar nga tymi përfunduan në spital pasi për orë të tëra mbetën të izoluar në katet e sipërme të apartamenteve që ndodheshin mbi qendrën tregtare “Metropol” e cila u përfshi nga zjarri masiv.

Një prej banorëve të pallatit 12-katësh që u përfshi në flakë tregon se si u evakua.

“Isha në kat të gjashtë. Nga poshtë lart erdhi zjarri. Pronari i pallatit erdhi dhe na ndihmoi. Tymi na e bëri të vështirë për të dalë.  Isha unë nusja ime… 4 veta”, tha një banor i pallatit.

Ndërsa një e moshuar rrëfen se në momentin që gjithçka ishte e mbuluar nga tymi mbylli dyer e dritare derisa u shpëtua nga një zjarrfikës.

“Tymi nuk mbaronte nga jashtë mbyllëm dyer e dritare. Këto na merrnin që telefon dhe qanin kurse unë u thashë s’kam gjë, jam mirë. Pastaj erdhi një polic, një vullnetar dhe na shpëtuan jetën, rrofshin. Unë isha në banesë me një komshie sepse jetoj vetëm”, shtoi e moshuara.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka dhënë një prononcim për mediat pas zjarrit që përfshiu qendrën tregtare “Metropol” në pallatin 12 katësh. Duke folur për situatën, Balla tha se rreziku nuk ka kaluar ende pasi ende ka vatra të vogla zjarri në godinë.

Ai shtoi se problem mbetet temperatura e godinës ku po punohet për shkak të zjarrit që përfshiu katin e tretë.

“Falë ndërhyrjes dhe koordinimit të mirë mes forcave zjarrfikëse, Shqiponja dhe RENEA të cilat për shkak të profesionalizmit arritën të ndërhyjnë në kohë në banesa për të cilat u informuam që nuk ka banorë por pas hyrjes me forcë djemtë e RENEA-s gjetën njerëz në këto banesa.

Ato tani janë jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohen në spitalin e Lushnjës. Rreziku nuk ka përfunduar sepse në momentin që flasim ka ende disa vatra më të vogla të ndërtesës.  Problem mbetet temperatura e godinës ku po punohet është shumë e lartë për shkak të zjarrit që ka qene në katin  e tretë”- tha Balla ndër të tjera.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka vizituar mbrëmjen e sotme qytetarët të cilët u dërguan për të marrë ndihmën e parë mjekësore në spital pasi u asfiksuan nga zjarri i rënë në një qendër tregtare në Lushnje.

Ministrja deklaroi se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe sipas stafit mjekësor, deri tani nuk ka asnjë rast të rëndë si pasojë e zjarrit të rënë në këtë godinë. “Sapo kemi vizituar të gjithë qytetarët që iu drejtuan spitalit në Lushnje. Janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën, falë një pune të ekipit të mjekëve. Çdo gjë është nën kontroll, gjendja paraqitet e qetë, qytetarët kanë marrë mjekimet e nevojshme dhe për momentin nuk kanë asnjë shqetësim”, u shpreh ministrja Koçiu.

Ministrja Koçiu bëri me dije se “përpara se të vija në spital kam qenë edhe pranë qendrës tregtare”.

“Situata është nën kontroll. Janë evakuuar të gjithë banorët dhe janë forcat e RENEA-s që po kontrollojnë kat më kat. Nga informacionet që kam, të gjithë janë të evakuuar dhe policia e zjarrfikëset janë aty për të vënë situatën nën kontroll”, u shpreh ministrja.

Ministrja e Shëndetësisë, Koçiu falenderoi dhe shprehu mirënjohje për përpjekjet dhe punën e jashtëzakonshme të efektivëve të Policisë së Shtetit, RENEA-s e zjarrfikësve në përballje me flakët si dhe gatishmërinë e mjekëve dhe infermierëve për të ofruar ndihmë e shpejtë për qytetarët.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Gjykata e Vlorës i jep Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë Himarë

Gjykata e Vlorës i jep Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë Himarë

Publikuar më 19.09.2024
Gjykata e Vlorës i ka dhënë Vangjel Tavos mandatin si kryeta...

Gjykata e Vlorës i ka dhënë Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë së Himarës. Vendimi është marrë një ditë më parë, 18 shtator, nga gjyqtari Artan Çirraga. Pasi është njohur me dokumentacionin përkatës, Gjykata e Vlorës e ka vlerësuar të ligjshëm dhe më pas i ka dhënë mandatin për drejtimin e bashkisë së Himarës. […]

Lexo më shumë

Skandali me diplomat e Universitetit Wisdom, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për falsifikim! Denoncime nga pronari italian dhe rektori shqiptar, sekuestrohen dokumente

Skandali me diplomat e Universitetit Wisdom, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për falsifikim! Denoncime nga pronari italian dhe rektori shqiptar, sekuestrohen dokumente

Publikuar më 19.09.2024
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me skandalin...

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me skandalin për dhënien e diplomave false që kolegji universitar “Wisdom” jepte në vendin tonë, në këmbim të pagesave që shkonin deri në 9 mijë euro. Hetimet kanë nisur prej muajit Korrik të këtij viti, ku sipas Prokurorisë ky denoncim është bërë nga nga administratori italian Savino […]

Lexo më shumë

Mbahen homazhet për Gerti Bogdanin që u nda nga jeta dje në moshën 44-vjeçare, familjarë, miq dhe kolegë bëjnë nderimet e fundit

Mbahen homazhet për Gerti Bogdanin që u nda nga jeta dje në moshën 44-vjeçare, familjarë, miq dhe kolegë bëjnë nderimet e fundit

Publikuar më 19.09.2024
Që prej orës 10.00 të paradites së sotme në sallën e Kuvendi...

Që prej orës 10.00 të paradites së sotme në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, po mbahen homazhet për ish-deputetin e ndjerë demokrat Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 44-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak. Të parët që mbajtën homazhe pranë arkëmortit të pajetë ishin përfaqësuesit e […]

Lexo më shumë

Pensionet indeksohen 4.1%, përfitojnë mbi 791 mijë qytetarë! Në tetor, ‘aksioni’ për goditjen e nëndeklarimit të pagave

Pensionet indeksohen 4.1%, përfitojnë mbi 791 mijë qytetarë! Në tetor, ‘aksioni’ për goditjen e nëndeklarimit të pagave

Publikuar më 19.09.2024
Më shumë se 791 mijë pensionistë do të përfitojnë nga indeks...

Më shumë se 791 mijë pensionistë do të përfitojnë nga indeksimi i pensioneve prej 4.1%. Vendimi u miratua nga Këshilli i Ministrave, dhe do të hyjë në fuqi nga 1 tetori 2024. “Nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë vendim do të përfitojnë rreth 791,257 përfitues që marrin pensione të plota, pensione të pjesshme, […]

Lexo më shumë

Beleri akuzon Shqipërinë në fjalimin e parë si eurodeputet grek në PE: Jam lindur në një vend që po largohet nga parimet e BE-së, reformat mund të kthehen në “bomba totalitare”

Beleri akuzon Shqipërinë në fjalimin e parë si eurodeputet grek në PE: Jam lindur në një vend që po largohet nga parimet e BE-së, reformat mund të kthehen në “bomba totalitare”

Publikuar më 17.09.2024
Fredi Beleri, ka mbajtur fjalimin e parë si eurodeputet, në ...

Fredi Beleri, ka mbajtur fjalimin e parë si eurodeputet, në Parlamentin Europian, në Strasburg. Ai tha se në PE është si eurodeputet grek i pakicës, i ardhur nga një vend anëtar i BE-së, por i lindur në një shtet që aspiron familjen europiane, por vazhdimisht po u largohet parimeve të saj. “Me emocion të madh […]

Lexo më shumë

Më parë kandidoi për Berishën dhe Metën, Shemsi Prençi bëhet kandidati i parë për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Më parë kandidoi për Berishën dhe Metën, Shemsi Prençi bëhet kandidati i parë për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Publikuar më 16.09.2024
Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistr...

Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistrimin e kandidatëve për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është zbuluar edhe emri i parë për kandidat. Mësohet se Prençi ka qenë aplikuesi i parë për këtë post. Prençi ka një karrierë të gjatë në rradhët e uniformave blu. Ai ka përfunduar studimet master […]

Lexo më shumë

Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, reagon sërish ish-presidenti, Biden dhe Harris në krah të rivalit të tyre. Si u pikas atentatori mes shkurreve

Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, reagon sërish ish-presidenti, Biden dhe Harris në krah të rivalit të tyre. Si u pikas atentatori mes shkurreve

Publikuar më 16.09.2024
Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar sërish pas atentati të ndodhur në afërsi të fushës së tij të golfit në Floridën e Jugut. Ish-presidenti i cili sërish shpëtoi për mrekulli ka falenderuar Shërbimin Sekret dhe policinë lokale për punën e jashtëzakonshme që ata bënë me neutralizimin e menjëhershëm […]

Lexo më shumë

Qeveria njoftoi indeksimin e pensioneve në tetor, pensionistëve do t’u shtohen vetëm 716 lekë në muaj

Qeveria njoftoi indeksimin e pensioneve në tetor, pensionistëve do t’u shtohen vetëm 716 lekë në muaj

Publikuar më 16.09.2024
Është paralajmëruar prej kohësh rritja e pensioneve në filli...

Është paralajmëruar prej kohësh rritja e pensioneve në fillim të muajit tetor. Fundjavën që lamë pas u zbardh dhe VKM për mënyrën se si do të indeksohen pensionet. Sipas vendimit të Këshillit Administrativ të ISSH, në mbledhjen e tij të datës 12.09.2024, i cili miratoi dërgimin për shqyrtim në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda