×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

SPAK lëshon 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës, pranga drejtorëve të bashkisë së drejtuar nga Erion Veliaj

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar 15 urdhër-arreste për aferën e inceneratorit të Tiranës. Për disa prej tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” dhe për disa të tjerë “arrest me burg”.

Burime bëjnë me dije se nuk ka urdhër-arresti për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, por mes urdhër-arresteve është dhe Taulant Tusha, Drejtori i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës.

Gjithashtu, urdhër-arreste ka edhe për biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të cilët janë në kërkim ndërkombëtar edhe për aferat në dy inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit. Sërish rëndojnë akuza dhe ndaj Alqi Bllakos, ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, të dënuar për korrupsionin në inceneratorin e Fierit. Po ashtu urdhër-arresti ka edhe për Lefter Kokën, i dënuar për aferat e inceneratorit të Elbasanit dhe Fierit.

Burime bëjnë me dije se 4 persona janë vënë në pranga dhe të tjerë janë ende në kërkim. Mësohet se GJKKO vendimin për urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK e ka marrë dy ditë më parë.

Më herët SPAK ka vendosur sekuestro ndaj inceneratorit të Tiranës, pasi nga hetimi paraprak zbuloi se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët e vërtetë të projektit dhe se kompania ka lëshuar miliona euro fatura të falsifikuara, të paguara nga taksapaguesit e Tiranës, Durrësit e bashkive fqinje me të.

Kush është Taulant Tusha?

Taulant Tushe ka qenë “syri dhe veshi” i kryebashiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në Komisionin e Koncesionit për landfillin e Sharrës në Tiranë. Ai ka qenë ngjitur me Veliaj, që në ditët e para të pushtetit të Rilindjes. Në vitin 2013, Taulant Tusha mbante postin e Drejtorit të Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë për Çështje Sociale dhe Rinisë, të drejtuar nga Veliaj.

Ai emërohet Drejtor i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, sapo Veliaj u zgjodh kryebashkiak, dhe vijon ta mbajë ende këtë detyrë. Ndërkohë, Taulant Tusha ka drejtuar edhe Bordin Drejtues të Ujësjellësit të Tiranës. Pas këtyre benefiteve profesionale, Tusha emërohet si “mëkëmbës” i Erion Veliajt në komisionin e koncesionit për landfillin e Sharrës, një procedurë tejet e dyshimtë.

“Boldnews.al” ka raportuar më herët për “firmën inkriminuese” të Veliajt, i cili u shpreh “parimisht dakord” për koncesionin e Sharrës, megjithëse ky qëndrim ishte në tagrin e Këshillit Bashkiak dhe kërkohej miratimi i të gjithë bashkive të Qarkut Tiranë.

Në “dakordësinë në parim” të Veliajt, me shumë mundësi ka një rol të dorës së parë edhe Taulant Tusha.

Historia e aferës së Sharrës

Në datën 23 Qershor 2016, tre kompani, përkatësisht “Energy Recuperator S.P.A.”, “Paul Wurth Italia S.P.A.” dhe “Integrated Technology Services” (në pronësi të Klodian Zotos), i drejtuan Ministrisë së Mjedisit, një shkresë me lëndë “Letër interesi për projektpropozimin”, ku ato shpreheshin të interesuara për rehabilitimin e landfillit ekzistues të Sharrës, ndërtimin e landfilleve të reja dhe inceneratorit për prodhimin e energjisë elektrike.

Pas 5 ditësh, ministri i Mjedisit, Lefter Koka e konsideron të pranueshme kërkesën dhe fton kompaninë që të paraqes projektin e detajuar.

Njëkohësisht, Lefter Koka vë në dijeni për propozimin edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, fakt që dëshmon se kryebashkiaku ishte në dijeni që në fillim të procedurës.

Në foto: Lefter Koka njofton në Shkurt 2017 Arben Ahmetaj se Erion Veliaj kishte marrë përsipër pagesat për depozitimin e mbetjeve (pa miratim të Këshillit Bashkiak)

Në shtator 2016, shoqëritë transferohen në Hollandë dhe nga aty sjellin propozimin e tyre bashkë me një studim, pra shoqëria koncesionare “Integrated Energy B.V.” vë në dispozicion të Ministrisë së Mjedisit dokumentacionin shtesë për propozimin e pakërkuar, duke informuar gjithashtu se kjo shoqëri ishte formuar nga kompanitë nismëtare të projektit dhe kishte për qëllim një implementim të rregullt të projektit për Zonën e Trajtimit të Mbetjeve Tiranë.

Paralelisht, me kërkesë të Ministrit të Mjedisit, ngrihet komisioni për procedurat koncensionare, i përbërë nga 2 anëtarë nga bashkia Tiranë, 2 nga ATRAKO dhe një nga MIE, Komisioni përbëhet nga kryetare znj. Valbona Ballgjini dhe anëtarë Pëllumb AbeshiEtleva KondiErjon MuratajSidita TemaliNamik Simixhiu dhe Taulant Tusha.

Në një nga mbledhjet, komisioni ngre shqetësim (përkatësisht anëtarët e bashkisë Tiranë) se Bashkia Tiranë nuk ka mundësi financimi për të përballuar kostot e implementimit të projektit.

Kjo do të thotë që komisioni nuk ka ndjekur rrjedhën ligjore të punës, duke vendosur të mos vlerësojë nga ana financiare më pas duhet t’ia dërgonin Ministrisë dhe pas aprovimit të saj duhet të riniste diskutimi për pjesët e tjera.

Ministri Lefter Koka nis komunikimin me institucionet e tjera, lidhur me procedurën dhe financimin e projektit koncensionar për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve në Tiranë.

Ministrja e Shtetit, Ermonela Felaj, tregohet fillimisht tejet dyshuese për integritetin dhe kapacitetet financiare të kompanisë që kishte paraqitur “ofertën e pakërkuar”.

Por, vetëm një javë pas këtyre dyshimeve, Felaj, shpreh dakordësinë e saj nëpërmjet stafit të saj, në një komunikim via e-mail me ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe disa zyrtarë të tjerë, përfshirë Drejtorin Juridik të Këshillit të Ministrave, Artur Metani.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i sugjeron ministrit Lefter Koka që të ndjekë një procedurë jo-tradicionale, atë të financimit nga Buxheti i Shtetit, për shkak të tejkalimit të limiteve buxhetore dhe duke e orientuar që të organizojë procedurën duke përdorur fondet e alokuara për Bashkinë e Tiranës.

Megjithë pikëpyetjet e shumta, kompania “Integrated Energy bv” fiton bonusin prej 8 pikësh nga 10 përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave.

Firma “inkriminuese” e Veliajt

Ministria e Mjedisit, nëpërmjet një shkrese të nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i asaj kohe, Alqi Bllako, i drejtohet kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke i kërkuar dakordësinë për projektin, për të cilin ky i fundit ishte informuar që në Qershor 2016 – Të mos harrojmë që Veliaj ishte në dijeni të projektit që në qershorin 2016.

Kryebashkiaku Veliaj, pa thërritur Këshillin Bashkiak (sikundër ia kërkon Ligji për Pushtetin Vendor) dhe pa e miratuar këtë projekt në të, jep dakordësinë e tij shoqëruar me një tabelë ku paraqiteshin detyrimet e bashkisë Tiranë për këtë projekt.

Kjo firmë e Veliaj, në kundërshtim me ligjin, i dha mundësi projektit të impiantit të mbetjeve në Tiranë që të financohej jo nga Buxheti i Shtetit në mënyrë të drejtëpërdrejtë, por në mënyrë indirekte, nga Buxheti i Shtetit përmes Transfertave të Pakushtëzuara drejtuara Bashkisë Tiranë.

Në foto: Studimi i fizibilitetit për inceneratorin e Sharrës ngarkonte me kosto financiare Bashkinë Tiranë. Për këtë duhej miratim nga Këshilli Bashkiak i Tiranës

Ndërkohë që po organizoheshin procedurat, Ministri Arben Ahmetaj ka marrë një shkresë përgjigje nga Ministria e Mjedisit që i bashkangjit shkresën aprovuese të bashkisë Tiranë.

Fatura e fryrë për shërbim të pjesshëm

Prej të paktën 5 vitesh, Bashkia e Tiranës paguan tarifën 29 euro për ton mbeturina të depozituar në landfillin privat të “Integrated Energy bv” në Sharrë.

Kjo tarifë përfshin procesin e depozitimit, ndarjes dhe incenerimit të mbetjeve urbane. Më së paku njëri prej këtyre shërbimeve-ai i incenerimit- nuk kryhet. Kjo, për faktin e thjeshtë se në landfillin e Sharrës nuk është ndërtuar impianti i përpunimit të mbetjeve urbane. Megjithatë, Bashkia e Tiranës vijon të paguajë tarifën e plotë prej 29 euro/ton mbeturina.

Në foto: “Integrated Energy bv” ka marrë 5.6 mln lekë të reja në periudhën 2019-2023 (burimi: spendingdata.al)

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një auditim të kryer në vitin 2022, me titull ‘Inceneratori i Tiranës”, kërkoi nga autoritetet qeveritare dhe Bashkia e Tiranës që të negocionin me kompaninë koncesionare për të zbritur nga tarifa vlerën e procesit të incenerimit, përsa kohë ai nuk kryhej.

Rekomandimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit është injoruar dhe Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj vijon të paguajë faturën e plotë për një shërbim gjysmak.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Reportazhi në Shëngjin, si po degradojnë burgjet fantazëm të Melonit

Reportazhi në Shëngjin, si po degradojnë burgjet fantazëm të Melonit

Publikuar më 02.01.2025
Kur kryeministrja italiane Giorgia Meloni zbuloi për herë të...

Kur kryeministrja italiane Giorgia Meloni zbuloi për herë të parë planin e saj prioritar për të gjetur, ndaluar dhe trajtuar azilkërkuesit në territor shqiptar, ky u prezantua si një kundërpërgjigje madhështore ndaj krizës së migracionit në Evropë. Por tani që ka kaluar vit dhe 67.5 milionë euro, skema ka ngecur në labirintet e proceseve gjyqësore […]

Lexo më shumë

Kreu i PD-së deklaroi se është arratisur në SHBA, Veliaj i përgjigjet Berishës: O Sali, o kërmë! Po shkoj në SHBA për takime s’jam Non Grata, as legen si ti

Kreu i PD-së deklaroi se është arratisur në SHBA, Veliaj i përgjigjet Berishës: O Sali, o kërmë! Po shkoj në SHBA për takime s’jam Non Grata, as legen si ti

Publikuar më 28.12.2024
Kryetari i bashkisë së Tiranës ka reaguar ndaj kryetarit të ...

Kryetari i bashkisë së Tiranës ka reaguar ndaj kryetarit të PD-së i cili pak minuta më parë doli në një deklaratë për median duke deklaruar se Erion Veliaj ishte arratisur në drejtim të paditur nga Shqipëria dhe i kërkonte autoriteteve rikthimin e tij në mënyrë urgjente në Tiranë. “O Sali, o fundërrinë e historisë, sa më shumë […]

Lexo më shumë

Deri një vit më parë betoheshin se nuk do të ishin deputetë të tij, Bardhi, Gjekmarkaj, Tabaku, Mziu & CO kërcejnë me këngën për Berishën (VIDEO)

Deri një vit më parë betoheshin se nuk do të ishin deputetë të tij, Bardhi, Gjekmarkaj, Tabaku, Mziu & CO kërcejnë me këngën për Berishën (VIDEO)

Publikuar më 28.12.2024
Një video e publikuar në rrjet duken deputetët e PD-së të mb...

Një video e publikuar në rrjet duken deputetët e PD-së të mbledhur në festën e fundvitit që kërcejnë me një këngë kushtuar kryetarit të tyre, Sali Berisha. Siç shihet nga pamjet deputetë si Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj  kërcejnë nën tingujt e këngës së Fatmira Breçanit, kushtuar Sali Berishës. “Sot knojn zemratPër demokraciPër doktor […]

Lexo më shumë

Hetimet e SPAK-ut, Rama flet për Erion Veliajn dhe zyrtarët e tjerë të PS: Jam i qetë dhe i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Hetimet e SPAK-ut, Rama flet për Erion Veliajn dhe zyrtarët e tjerë të PS: Jam i qetë dhe i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Publikuar më 28.12.2024
Në Shqipëri, pavarësisht se hetimet e Prokurorisë së Posaçme...

Në Shqipëri, pavarësisht se hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë përfshirë zyrtarë të niveleve të larta dhe përfaqësuesë po ashtu të lartë të Partisë Socialiste në pushtet, kryeministri Edi Rama thotë se është i qetë e i vendosur që beteja ndaj pandëshueshmërisë të vijojë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc […]

Lexo më shumë

Erion Veliaj sqaron pse u paraqit në SPAK: Ka qenë kurth, jam denoncuar nga një person anonim. Ata që s’na mundin dot në zgjedhje i janë kthyer zanatit të vjetër

Erion Veliaj sqaron pse u paraqit në SPAK: Ka qenë kurth, jam denoncuar nga një person anonim. Ata që s’na mundin dot në zgjedhje i janë kthyer zanatit të vjetër

Publikuar më 26.12.2024
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, qëndroi në SPAK për r...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, qëndroi në SPAK për rreth 5 orë, ndërsa në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ka bërë një sqarim lidhur me atë që ka ndodhur. Veliaj e konsideroi një kurth të sajuar vajtjen e tij në SPAK, ndërsa tha se ishte denoncuar në mënyrë anonime nga qytetari Nesti Angoni, i cili nuk […]

Lexo më shumë

SPAK mbyll hetimet për ish-drejtorët e “5D” të bashkisë së Tiranës dhe i çon për gjykim, sekuestron kompaninë dhe pasuritë e ish-bashkëpunëtorëve të Veliajt

SPAK mbyll hetimet për ish-drejtorët e “5D” të bashkisë së Tiranës dhe i çon për gjykim, sekuestron kompaninë dhe pasuritë e ish-bashkëpunëtorëve të Veliajt

Publikuar më 26.12.2024
SPAK mbyll hetimet për dosjen “5D”, duke cuar ...

SPAK mbyll hetimet për dosjen “5D”, duke cuar për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato te Redi Molla dhe Taulant Tusha.  Mariglen Qato, Taulant Tusha dhe Redi Molla  Në një njoftim për mediat, SPAK sqaron se nga veprimet hetimore janë mbledhur provat dhe është provuar fakti se; i pandehuri Redi Molla në cilësinë e ish Drejtorit të Përgjithshëm të […]

Lexo më shumë

Kryebashkiaku Erion Veliaj del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh dëshmi në SPAK, nuk u përgjigjet mediave

Kryebashkiaku Erion Veliaj del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh dëshmi në SPAK, nuk u përgjigjet mediave

Publikuar më 26.12.2024
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dalë nga Prokuroria e Posaçme ...

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh dëshmi në SPAK. Pas daljes nga SPAK, kryetari i Bashkisë Tiranë deklaroi shkurtimisht se do të jepte informacione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. “Do t’ju shpjegoj nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj për gazetarët. Erion Veliaj mbërriti në Prokurorinë e […]

Lexo më shumë

Dyshimet për korrupsion, kryebashkiaku Erion Veliaj paraqitet sërish në SPAK

Dyshimet për korrupsion, kryebashkiaku Erion Veliaj paraqitet sërish në SPAK

Publikuar më 26.12.2024
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit mëngjesin e...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit mëngjesin e së enjtes në Prokurorinë e Posaçme, ku do të merret në pyetje lidhur me dyshimet për korrupsion. Veliaj, i cili ka shërbyer si kryebashkiak i Tiranës që prej vitit 2015, dhe më herët deputet dhe ministër, u thirr në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të hetimeve […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda