×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit, shqetësim për konflikt masiv në Lindjen e Mesme

Kabineti i sigurisë i Izraelit deklaroi zyrtarisht gjendjen e luftës ndërsa ushtarët izraelitë vazhduan betejën me luftëtarët e Hamasit në rrugët e pjesës jugore të vendit dhe bombardimet ndaj Gazës, si kundërpërgjigje ndaj sulmit të pashembullt të grupit militant palestinez brenda territorit izraelit. Zyrtarët izraelitë thonë se numri i të vrarëve në Izrael ka arritur në të paktën 600 persona. Goditjet ajrore izraelite goditën blloqe godinash banimi, tunele, një xhami dhe shtëpitë e zyrtarëve të Hamasit në Gaza, duke shkaktuar vdekjen e mbi 370 vetëve.

Ushtarët izraelitë vazhduan luftimet kundër militantëve të Hamasit në rrugët e Izraelit jugor të dielën dhe ndërmorën sulme kundërpërgjigjëse që rrafshuan ndërtesa në Gaza. Në Izraelin verior një shkëmbim i shkurtër sulmesh me militantët e Hezbollahut të Libanit përshkallëzoi frikën për zgjerimin e konfliktit.

Luftimet po vazhdojnë më shumë se 24 orë pas një sulmi të pashembullt nga palestinezët, në të cilin militantët e Hamasit, të mbështetur nga mijëra raketa, depërtuan përmes barrierës së sigurisë së Izraelit. Ata morën robër të cilët i dërguan në Gaza, duke përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar, të cilët do të përpiqen t’i shkëmbejnë me mijëra të burgosur palestinezë që mbahen në Izrael.

Numri i lartë i vdekjeve, të burgosurit e shumtë dhe një reagim i ngadaltë ndaj sulmit treguan për një dështim të madh të inteligjencës dhe lëkundën përshtypjen e mbajtur prej kohësh se Izraeli ka sy dhe veshë kudo në Gaza, territorin e vogël dhe me popullsi të dendur që e ka kontrolluar për dekada.

Pyetja kryesore tani është nëse Izraeli do të nisë një sulm tokësor në Gaza, një lëvizje që në të kaluarën ka sjellë viktima të shumta. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u zotua se Hamasi “do të paguajë një çmim të paprecedentë”. Por ai paralajmëroi se “kjo luftë do të marrë kohë. Do të jetë e vështirë”.

Televizionet izraelite transmetuan një mori lutjesh për ndihmë nga të afërmit e izraelitëve të marrë peng ose të zhdukur. Në Gaza, banorët u larguan nga shtëpitë pranë kufirit për t’i shpëtuar sulmeve izraelite, duke ikur më thellë brenda territorit pas paralajmërimeve në arabisht nga ushtria izraelite.

Në Egjiptin fqinj, një polic qëlloi për vdekje dy turistë izraelitë dhe një egjiptian në një vend turistik në Aleksandri, tha Ministria e Brendshme. Egjipti arriti një marrëveshje paqeje me Izraelin dekada më parë, por ndjenjat anti-izraelite janë të larta në vend, veçanërisht gjatë periudhave të dhunës izraelito-palestineze.

Sulmet në kufirin verior të Izraelit me Libanin kërcënojnë gjithashtu të tërheqin në betejë Hezbollahun, një armik të ashpër të Izraelit, i cili mbështetet nga Irani dhe vlerësohet të ketë dhjetëra mijëra raketa në dispozicion. Hezbollahu lëshoi dhjetëra raketa dhe predha të dielën në tre pozicione izraelite në një zonë përgjatë kufirit dhe ushtria izraelite u kundërpërgjigj duke përdorur dronë të armatosur. Dy fëmijë u plagosën lehtë nga xhami i thyer në anën libaneze, sipas një spitali të zonës.

Admirali Daniel Hagari, një zyrtar ushtarak izraelit, u tha gazetarëve se situata në kufirin verior ishte e qetë pas shkëmbimit të zjarrit me Hezbollahun. Por ai tha se luftimet po vazhdonin në jug dhe ku ka ende situata pengjesh.

Ai tha se trupat kishin shkuar tek çdo lagje pranë kufirit të Gazës, ku ata planifikonin të evakuonin të gjithë civilët dhe të pastronin zonën nga militantët.

“Ne do të shkojmë në çdo komunitet derisa të vrasim çdo terrorist që është në territorin izraelit”, tha ai. Në Gaza, “çdo terrorist që gjendet nëpër shtëpi, të gjithë komandantët, do të goditen nga zjarri izraelit. Kjo do të vazhdojë të përshkallëzohet në orët në vijim”.

Hamasi tha se gjatë natës kishte vazhduar të dërgonte forca dhe pajisje në “disa vendndodhje brenda territoreve tona të okupuara”, duke iu referuar Izraelit. Mediat e lidhura me Hamasin raportuan se djali i Nizar Awadallahut, një zyrtar i lartë politik, u vra. Grupi militant islamik nuk ka raportuar për ndonjë anëtar të lartë të kapur, vrarë apo plagosur.

Sulmi i befasishëm i së shtunës ishte më vdekjeprurësi në Izrael në dekada. Gjatë sulmit që kapi Izraelin në befasi, persona të armatosur të Hamasit përdorën eksplozivë për të thyer gardhin kufitar që rrethonte Gazën, më pas kaluan në Izrael me motoçikleta, kamionçina, parashuta dhe varka të shpejta në bregdet.

Ata u futën deri në 22 zona mëngjesin e të shtunës, në qytete dhe komunitete të ndryshme deri në 24 kilometra nga kufiri i Gazës, ndërsa Hamasi lëshoi mijëra raketa në qytetet izraelite.

Luftëtarët e Hamasit morën një numër të panjohur civilësh dhe ushtarësh robër në Gaza. Një mori izraelitësh, të afërm me të zhdukurit, shkuan nëpër rajone policie në Izraelin qendror për të furnizuar hetuesit me mostra të ADN-së dhe mjete të tjera që do mund të ndihmonin në identifikimin e anëtarëve të familjes së tyre.

Izraeli goditi 426 objektiva në Gaza, sipas ushtrisë izraelite.

UNRWA, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Palestinezët, tha se më shumë se 20,000 palestinezë u larguan nga rajoni kufitar i Gazës për të shkuar më tej brenda territorit dhe për t’u strehuar në shkollat e OKB-së.

Në një fjalim televiziv të shtunën mbrëma, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ushtria do të përdorë të gjitha forcat e saj për të shkatërruar aftësitë e Hamasit.

Në Gaza, pjesa më e madhe e popullsisë u la në errësirë të shtunën në mbrëmje pasi Izraeli ndërpreu energjinë elektrike dhe tha se nuk do të furnizonte më me energji, karburant ose mallra të tjera këtë territor.

Hamasi tha se kishte planifikuar për një luftë të gjatë. “Ne jemi të përgatitur për të gjitha mundësitë, përfshirë luftën në të gjitha frontet”, tha zëvendëskryetari i byrosë politike të Hamasit, Saleh al-Arouri për televizionin “Al-Jazeera”.

Një zyrtar egjiptian tha se Izraeli ka kërkuar ndihmë nga Kajro për të garantuar sigurinë e pengjeve dhe se shefi i inteligjencës egjiptiane kishte kontaktuar Hamasin dhe grupin më të vogël por më radikal të Xhihadit Islamik, i cili gjithashtu mori pjesë në sulmin e të shtunës, për të kërkuar informacion. Egjipti ka ndërmjetësuar shpesh mes dy palëve në të kaluarën.

Zyrtari tha se udhëheqësit palestinezë pretenduan se nuk kanë ende një “version të plotë” sa u përket pengjeve, por tha se ata që u sollën në Gaza u dërguan në “vendndodhje të sigurta” në të gjithë territorin.

“Është e qartë se ata kanë një numër të madh – disa dhjetëra”, tha zyrtari, i cili kërkoi të mos identifikohej sepse nuk ishte i autorizuar të informonte mediat.

Egjipti foli gjithashtu me të dyja palët për një armëpushim të mundshëm, por zyrtari tha se Izraeli nuk ishte i hapur për një armëpushim “në këtë fazë”.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Joe Biden përsëriti mbështetjen e fortë dhe të palëkundur të Uashingtonit për Izraelin.

“Në bisedën me Kryeministrin Netanyahu, i thashë se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me popullin e Izraelit përballë këtyre sulmeve terroriste. Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten dhe popullin e tij. Nuk ka kurrë justifikim për sulmet terroriste”, tha Presidenti Biden.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i dënoi ashpër sulmet e Hamasit dhe tha se ishte “tmerruar” nga sulmet kundër popullsisë civile dhe rrëmbimi i tyre. Ai kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre, ndërsa bëri thirrje për përpjekje diplomatike për të shmangur një konflikt më të gjerë.

Këshilli i Sigurimit i të Kombeve të Bashkaura do të mblidhet të dielën pasdite në një seancë urgjente me dyer të mbyllura për t’u informuar mbi situatën./ VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Gjykata e Vlorës i jep Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë Himarë

Gjykata e Vlorës i jep Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë Himarë

Publikuar më 19.09.2024
Gjykata e Vlorës i ka dhënë Vangjel Tavos mandatin si kryeta...

Gjykata e Vlorës i ka dhënë Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë së Himarës. Vendimi është marrë një ditë më parë, 18 shtator, nga gjyqtari Artan Çirraga. Pasi është njohur me dokumentacionin përkatës, Gjykata e Vlorës e ka vlerësuar të ligjshëm dhe më pas i ka dhënë mandatin për drejtimin e bashkisë së Himarës. […]

Lexo më shumë

Skandali me diplomat e Universitetit Wisdom, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për falsifikim! Denoncime nga pronari italian dhe rektori shqiptar, sekuestrohen dokumente

Skandali me diplomat e Universitetit Wisdom, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për falsifikim! Denoncime nga pronari italian dhe rektori shqiptar, sekuestrohen dokumente

Publikuar më 19.09.2024
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me skandalin...

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me skandalin për dhënien e diplomave false që kolegji universitar “Wisdom” jepte në vendin tonë, në këmbim të pagesave që shkonin deri në 9 mijë euro. Hetimet kanë nisur prej muajit Korrik të këtij viti, ku sipas Prokurorisë ky denoncim është bërë nga nga administratori italian Savino […]

Lexo më shumë

Mbahen homazhet për Gerti Bogdanin që u nda nga jeta dje në moshën 44-vjeçare, familjarë, miq dhe kolegë bëjnë nderimet e fundit

Mbahen homazhet për Gerti Bogdanin që u nda nga jeta dje në moshën 44-vjeçare, familjarë, miq dhe kolegë bëjnë nderimet e fundit

Publikuar më 19.09.2024
Që prej orës 10.00 të paradites së sotme në sallën e Kuvendi...

Që prej orës 10.00 të paradites së sotme në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, po mbahen homazhet për ish-deputetin e ndjerë demokrat Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 44-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak. Të parët që mbajtën homazhe pranë arkëmortit të pajetë ishin përfaqësuesit e […]

Lexo më shumë

Pensionet indeksohen 4.1%, përfitojnë mbi 791 mijë qytetarë! Në tetor, ‘aksioni’ për goditjen e nëndeklarimit të pagave

Pensionet indeksohen 4.1%, përfitojnë mbi 791 mijë qytetarë! Në tetor, ‘aksioni’ për goditjen e nëndeklarimit të pagave

Publikuar më 19.09.2024
Më shumë se 791 mijë pensionistë do të përfitojnë nga indeks...

Më shumë se 791 mijë pensionistë do të përfitojnë nga indeksimi i pensioneve prej 4.1%. Vendimi u miratua nga Këshilli i Ministrave, dhe do të hyjë në fuqi nga 1 tetori 2024. “Nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë vendim do të përfitojnë rreth 791,257 përfitues që marrin pensione të plota, pensione të pjesshme, […]

Lexo më shumë

Beleri akuzon Shqipërinë në fjalimin e parë si eurodeputet grek në PE: Jam lindur në një vend që po largohet nga parimet e BE-së, reformat mund të kthehen në “bomba totalitare”

Beleri akuzon Shqipërinë në fjalimin e parë si eurodeputet grek në PE: Jam lindur në një vend që po largohet nga parimet e BE-së, reformat mund të kthehen në “bomba totalitare”

Publikuar më 17.09.2024
Fredi Beleri, ka mbajtur fjalimin e parë si eurodeputet, në ...

Fredi Beleri, ka mbajtur fjalimin e parë si eurodeputet, në Parlamentin Europian, në Strasburg. Ai tha se në PE është si eurodeputet grek i pakicës, i ardhur nga një vend anëtar i BE-së, por i lindur në një shtet që aspiron familjen europiane, por vazhdimisht po u largohet parimeve të saj. “Me emocion të madh […]

Lexo më shumë

Më parë kandidoi për Berishën dhe Metën, Shemsi Prençi bëhet kandidati i parë për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Më parë kandidoi për Berishën dhe Metën, Shemsi Prençi bëhet kandidati i parë për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Publikuar më 16.09.2024
Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistr...

Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistrimin e kandidatëve për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është zbuluar edhe emri i parë për kandidat. Mësohet se Prençi ka qenë aplikuesi i parë për këtë post. Prençi ka një karrierë të gjatë në rradhët e uniformave blu. Ai ka përfunduar studimet master […]

Lexo më shumë

Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, reagon sërish ish-presidenti, Biden dhe Harris në krah të rivalit të tyre. Si u pikas atentatori mes shkurreve

Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, reagon sërish ish-presidenti, Biden dhe Harris në krah të rivalit të tyre. Si u pikas atentatori mes shkurreve

Publikuar më 16.09.2024
Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar sërish pas atentati të ndodhur në afërsi të fushës së tij të golfit në Floridën e Jugut. Ish-presidenti i cili sërish shpëtoi për mrekulli ka falenderuar Shërbimin Sekret dhe policinë lokale për punën e jashtëzakonshme që ata bënë me neutralizimin e menjëhershëm […]

Lexo më shumë

Qeveria njoftoi indeksimin e pensioneve në tetor, pensionistëve do t’u shtohen vetëm 716 lekë në muaj

Qeveria njoftoi indeksimin e pensioneve në tetor, pensionistëve do t’u shtohen vetëm 716 lekë në muaj

Publikuar më 16.09.2024
Është paralajmëruar prej kohësh rritja e pensioneve në filli...

Është paralajmëruar prej kohësh rritja e pensioneve në fillim të muajit tetor. Fundjavën që lamë pas u zbardh dhe VKM për mënyrën se si do të indeksohen pensionet. Sipas vendimit të Këshillit Administrativ të ISSH, në mbledhjen e tij të datës 12.09.2024, i cili miratoi dërgimin për shqyrtim në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda