×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Inceneratori i Elbasanit, gjykata rrëzon akuzën e shpërdorimit të detyrës për Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi të enjten akuzat e shpërdorimit të detyrës për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-sekretarin e Përgjithshëm, Alqi Bllako lidhur me aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Koka u shpall fajtor për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar u dënua me 5 vjet e tetë muaj burgim, ndërsa Bllako u shpall i pafajshëm. Prokuroria e akuzonte Bllakon për shpërdorim detyre dhe kërkoi më parë dënimin e tij me 2 vjet e tetë muaj burg.

Gjykata dënoi gjithashtu me nga 6 vjet e 8 muaj burg të akuzuarit si organizatorë të skemës korruptive, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Ndërsa pronarja e kompanisë koncesionare, Albtek Energy, Stela Gugallja u dënua me 4 vjet e tetë muaj burgim.

Vendimi për inceneratorin e Elbasanit u shpall nga trupa gjykuese e kryesuar nga Elsa Ulliri dhe me anëtare Irena Gjokën dhe Flora Hajredinajn. Ndonëse ishte paralajmëruar se do të shpallej në orën 13:00, gjyqtarët hynë në sallën e gjyqit tre orë më vonë, duke u justifikuar se kishin qenë në dhomën e këshillimit.

Gjykata gjeti gjithashtu fajtorë edhe katër zyrtarët Pëllumb AbeshiBardhyl Çabiri, Serfin Papa e Jonida Zeqo. Abeshi dhe Zeqo u dënuan me nga 2 vjet e 8 muaj burg secili.

Çabiri u dënua me 2 vjet burg, ndërsa Serafin Papa me 1 vit e 4 muaj burg, por u vendos lirimi i tyre për shkak se e ka kryer dënimin.

Për korrupsion dhe pastrim parash u deklaruan fajtore edhe dy shoqëritë “Albtek Energy” sh.p.k. dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k., të cilat u dënuan me “mbarimin e personit juridik”. Po ashtu, u vendos që të konfiskohen të gjitha pasuritë e këtyre dy shoqërive.

Gjykata pranoi një pjesë të kërkimeve të SPAK lidhur me konfiskimin e pasurive dhe aksioneve që zotërohen nga i pandehuri Lefter Koka. Sipas gjyqtares Ulliri, u vendos të konfiskohen aksionet e Kokës në shoqërinë tregtare “Kantina e Pijeve Gjergji Kastrioti Skënderbeu” në vlerën e korrupsionit të kryer; shoqëritë tregtare “Pivot 04”sh.p.k. dhe shoqëria “Sili” sh.p.k..

Ndërkohë, u vendos të hiqet sekuestroja preventive ndaj pasurive të tjera të Kokës.

Skandali i inceneratorëve nisi në vitin 2014 me një vendim të qeverisë për të shpallur një emergjencë mjedisore, si justifikim për të dhënë koncesionin e inceneratorit të Elbasanit. I njëjti grup kompanish mori më pas koncesion për inceneratorin e Fierit dhe atë të Tiranës.

Më datën 18 maj, SPAK kërkoi 39 vjet burg për gjithë të pandehurit për aferën e inceneratorit të Elbasanit, ndërsa të akuzuarit kërkuan pafajësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Gjykata e Vlorës i jep Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë Himarë

Gjykata e Vlorës i jep Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë Himarë

Publikuar më 19.09.2024
Gjykata e Vlorës i ka dhënë Vangjel Tavos mandatin si kryeta...

Gjykata e Vlorës i ka dhënë Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë së Himarës. Vendimi është marrë një ditë më parë, 18 shtator, nga gjyqtari Artan Çirraga. Pasi është njohur me dokumentacionin përkatës, Gjykata e Vlorës e ka vlerësuar të ligjshëm dhe më pas i ka dhënë mandatin për drejtimin e bashkisë së Himarës. […]

Lexo më shumë

Skandali me diplomat e Universitetit Wisdom, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për falsifikim! Denoncime nga pronari italian dhe rektori shqiptar, sekuestrohen dokumente

Skandali me diplomat e Universitetit Wisdom, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për falsifikim! Denoncime nga pronari italian dhe rektori shqiptar, sekuestrohen dokumente

Publikuar më 19.09.2024
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me skandalin...

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me skandalin për dhënien e diplomave false që kolegji universitar “Wisdom” jepte në vendin tonë, në këmbim të pagesave që shkonin deri në 9 mijë euro. Hetimet kanë nisur prej muajit Korrik të këtij viti, ku sipas Prokurorisë ky denoncim është bërë nga nga administratori italian Savino […]

Lexo më shumë

Mbahen homazhet për Gerti Bogdanin që u nda nga jeta dje në moshën 44-vjeçare, familjarë, miq dhe kolegë bëjnë nderimet e fundit

Mbahen homazhet për Gerti Bogdanin që u nda nga jeta dje në moshën 44-vjeçare, familjarë, miq dhe kolegë bëjnë nderimet e fundit

Publikuar më 19.09.2024
Që prej orës 10.00 të paradites së sotme në sallën e Kuvendi...

Që prej orës 10.00 të paradites së sotme në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, po mbahen homazhet për ish-deputetin e ndjerë demokrat Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 44-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak. Të parët që mbajtën homazhe pranë arkëmortit të pajetë ishin përfaqësuesit e […]

Lexo më shumë

Pensionet indeksohen 4.1%, përfitojnë mbi 791 mijë qytetarë! Në tetor, ‘aksioni’ për goditjen e nëndeklarimit të pagave

Pensionet indeksohen 4.1%, përfitojnë mbi 791 mijë qytetarë! Në tetor, ‘aksioni’ për goditjen e nëndeklarimit të pagave

Publikuar më 19.09.2024
Më shumë se 791 mijë pensionistë do të përfitojnë nga indeks...

Më shumë se 791 mijë pensionistë do të përfitojnë nga indeksimi i pensioneve prej 4.1%. Vendimi u miratua nga Këshilli i Ministrave, dhe do të hyjë në fuqi nga 1 tetori 2024. “Nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë vendim do të përfitojnë rreth 791,257 përfitues që marrin pensione të plota, pensione të pjesshme, […]

Lexo më shumë

Beleri akuzon Shqipërinë në fjalimin e parë si eurodeputet grek në PE: Jam lindur në një vend që po largohet nga parimet e BE-së, reformat mund të kthehen në “bomba totalitare”

Beleri akuzon Shqipërinë në fjalimin e parë si eurodeputet grek në PE: Jam lindur në një vend që po largohet nga parimet e BE-së, reformat mund të kthehen në “bomba totalitare”

Publikuar më 17.09.2024
Fredi Beleri, ka mbajtur fjalimin e parë si eurodeputet, në ...

Fredi Beleri, ka mbajtur fjalimin e parë si eurodeputet, në Parlamentin Europian, në Strasburg. Ai tha se në PE është si eurodeputet grek i pakicës, i ardhur nga një vend anëtar i BE-së, por i lindur në një shtet që aspiron familjen europiane, por vazhdimisht po u largohet parimeve të saj. “Me emocion të madh […]

Lexo më shumë

Më parë kandidoi për Berishën dhe Metën, Shemsi Prençi bëhet kandidati i parë për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Më parë kandidoi për Berishën dhe Metën, Shemsi Prençi bëhet kandidati i parë për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Publikuar më 16.09.2024
Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistr...

Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistrimin e kandidatëve për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është zbuluar edhe emri i parë për kandidat. Mësohet se Prençi ka qenë aplikuesi i parë për këtë post. Prençi ka një karrierë të gjatë në rradhët e uniformave blu. Ai ka përfunduar studimet master […]

Lexo më shumë

Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, reagon sërish ish-presidenti, Biden dhe Harris në krah të rivalit të tyre. Si u pikas atentatori mes shkurreve

Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, reagon sërish ish-presidenti, Biden dhe Harris në krah të rivalit të tyre. Si u pikas atentatori mes shkurreve

Publikuar më 16.09.2024
Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar sërish pas atentati të ndodhur në afërsi të fushës së tij të golfit në Floridën e Jugut. Ish-presidenti i cili sërish shpëtoi për mrekulli ka falenderuar Shërbimin Sekret dhe policinë lokale për punën e jashtëzakonshme që ata bënë me neutralizimin e menjëhershëm […]

Lexo më shumë

Qeveria njoftoi indeksimin e pensioneve në tetor, pensionistëve do t’u shtohen vetëm 716 lekë në muaj

Qeveria njoftoi indeksimin e pensioneve në tetor, pensionistëve do t’u shtohen vetëm 716 lekë në muaj

Publikuar më 16.09.2024
Është paralajmëruar prej kohësh rritja e pensioneve në filli...

Është paralajmëruar prej kohësh rritja e pensioneve në fillim të muajit tetor. Fundjavën që lamë pas u zbardh dhe VKM për mënyrën se si do të indeksohen pensionet. Sipas vendimit të Këshillit Administrativ të ISSH, në mbledhjen e tij të datës 12.09.2024, i cili miratoi dërgimin për shqyrtim në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda