×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Dyshohet për mbidozë narkoze, 3-vjeçari humb jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale dentare, i mjekuan 14 dhëmbë njëherësh

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 3-vjeçar ka ndërruar jetë pas vizitës te një dentisti. Ngjarja thuhet se ka ndodhur 3 ditë më parë.

Kanë qenë prindërit e vogëlushit që kanë denoncuar rastin në polici. Ata akuzojnë një klinikë private në rrugën e Kavajës, ku e kishin dërguar djalin për disa ndërhyrje te dhëmbët. Sipas dëshmisë së prindërve, djalit i është bërë anestezi totale dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave, kanë marrë fëmijën dhe janë larguar drejt banesës. Por pas disa orësh, 3-vjeçari është ndjerë keq.

Prindërit, të gjendur në këto kushte, kanë telefonuar klinikën, ku nuk i është përgjigjur askush në telefon dhe më pas e kanë transportuar me urgjencë në Pediatrinë e QSUT-së. Pasi gjendja e fëmijët është përkeqësuar, ai ka qëndruar dy ditë në reanimacion, ku edhe për pasojë ka ndërruar jetë. Ndërkohë, policia ka proceduar mjekun.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin R. Xh., 70 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi B. S. se shtetasi R. Xh. ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në klinikën e tij private, djalin 3-vjeçar të shtetasit B. S., i cili pas mjekimit në këtë klinikë ka shfaqur komplikacione dhe pas 3 ditësh, ka humbur jetën, në spital.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 Në një dëshmi të dhënë për “JOQ”, daja i vogëlushit, Brian, ka rrëfyer se 3-vjeçari u dërgua te klinika dentare “Ina Xhaxho” pasi ankohej se disa dhëmbë i shkaktonin dhimbje.

Ai ka rrëfyer se vogëlushi qëndroi në sallë për 4 orë dhe më pas iu doëzua prindërve në gjendje kome, mirëpo ky fakt u mohua nga Roland dhe Ina Xhaxhi, të cilët i thanë se vogëlushi është ende nën efektin e narkozës.

“Djali kishte probleme me dhëmbët, kisha 3 a 4 dhëmbë të prishur. Pyetëm shumë veta me anestezi, mjek zemre vajtëm te Roland Xhaxho 2-3 herë, e çuam çunin ti rregullonin dhëmbët dhe bashkë me gocën  e vet i ka bërë 14 dhëmbë çunit ja ka trajtuar dhe e ka mbajtur gati 4 orë në sallë dhe na i ka dhënë çunin në gjendje kome dhe na gënjeu. Çuni është mirë mos u bëni merak kjo është gjendja e narkozës, ndërkohë çuni ishte në gjendje kome të rënduar. Kur e çuam çunin lart në Pediatria e futën direkt në reaminacion pa oksigjen pa puls”, tregoi daja i vogëlushit.

Ndërkohë, gjyshi i të miturit ka kërkuar drejtësi, në të kundërtën do e vendosin vetë atë.

“Djalin nuk na i ktheni dot, ne duam vetëm drejtësi. Ose si njerëz dimë ta vendosim vetë drejtësinë”, tha ai për mediat.

Roland Xhaxho dhe “klinika dentare Ina Xhaxho”, vendosur në rrugën e Kavajës apo zonën tek 21 dhjetori, janë vënë nën lupën e policisë dhe të prokurorisë pas humbjes së jetës së vogëlushit 3 vjeçar që u mjekua te klinika private për dhëmbët e tij të prishur, dhe më pas humbi jetën.

Gjithçka deri tani është në fazën e hetimeve pas denoncimit të prindërve të vogelushit për mjekim të pakujdesshëm të tij, çka rezultoi më pas me humbje jete.

Për shkak të shumë dhëmbëve të prishur, fëmijës i është bërë narkozë dhe pas përfundimit të procedurës, fëmija ka shkuar në spitalin pediatrik, por që sipas raportimeve paraprake, nuk ka pasur puls. Më pas gjithë kjo ndërhyrje ka rezultuar fatale.

Policia me një njoftim të mëparshëm thotë se materialet për këtë çështje i kanë kaluar prokurorisë por nuk dihet se çfarë ka ndodhur me subjektin privat, që shërbimet i jep si në kardiologji, ashtu edhe në klinikë dentare.

Gjithë reklamimi i spitalit privat dhe klinikës private është se fëmijët mund të mjekohen në këtë qendër shëndeti, sepse për çdo komplikacion mund të trajtohet në spital, por siç duket, nuk ka qenë rasti i fëmijës 3 vjeçar.

Roland Xhaxho mban titullin Profesor Asisten Doktor dhe është një ndër mjekët më të rëndësishëm në Shqipëri. Asnjëherë më parë nuk është raportuar për ngjarje në këtë spital privat apo në klinikën e dhëmbëve, por nga ajo që shihet në rrjetet sociale, është se Klinika është e specializuar në kurimin e dhëmbëve të fëmijëve me anestezi të përgjithshme, edhe për specifikat e vështira të këtyre ndërhyrjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Gjykata e Vlorës i jep Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë Himarë

Gjykata e Vlorës i jep Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë Himarë

Publikuar më 19.09.2024
Gjykata e Vlorës i ka dhënë Vangjel Tavos mandatin si kryeta...

Gjykata e Vlorës i ka dhënë Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë së Himarës. Vendimi është marrë një ditë më parë, 18 shtator, nga gjyqtari Artan Çirraga. Pasi është njohur me dokumentacionin përkatës, Gjykata e Vlorës e ka vlerësuar të ligjshëm dhe më pas i ka dhënë mandatin për drejtimin e bashkisë së Himarës. […]

Lexo më shumë

Skandali me diplomat e Universitetit Wisdom, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për falsifikim! Denoncime nga pronari italian dhe rektori shqiptar, sekuestrohen dokumente

Skandali me diplomat e Universitetit Wisdom, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për falsifikim! Denoncime nga pronari italian dhe rektori shqiptar, sekuestrohen dokumente

Publikuar më 19.09.2024
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me skandalin...

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me skandalin për dhënien e diplomave false që kolegji universitar “Wisdom” jepte në vendin tonë, në këmbim të pagesave që shkonin deri në 9 mijë euro. Hetimet kanë nisur prej muajit Korrik të këtij viti, ku sipas Prokurorisë ky denoncim është bërë nga nga administratori italian Savino […]

Lexo më shumë

Mbahen homazhet për Gerti Bogdanin që u nda nga jeta dje në moshën 44-vjeçare, familjarë, miq dhe kolegë bëjnë nderimet e fundit

Mbahen homazhet për Gerti Bogdanin që u nda nga jeta dje në moshën 44-vjeçare, familjarë, miq dhe kolegë bëjnë nderimet e fundit

Publikuar më 19.09.2024
Që prej orës 10.00 të paradites së sotme në sallën e Kuvendi...

Që prej orës 10.00 të paradites së sotme në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, po mbahen homazhet për ish-deputetin e ndjerë demokrat Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 44-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak. Të parët që mbajtën homazhe pranë arkëmortit të pajetë ishin përfaqësuesit e […]

Lexo më shumë

Pensionet indeksohen 4.1%, përfitojnë mbi 791 mijë qytetarë! Në tetor, ‘aksioni’ për goditjen e nëndeklarimit të pagave

Pensionet indeksohen 4.1%, përfitojnë mbi 791 mijë qytetarë! Në tetor, ‘aksioni’ për goditjen e nëndeklarimit të pagave

Publikuar më 19.09.2024
Më shumë se 791 mijë pensionistë do të përfitojnë nga indeks...

Më shumë se 791 mijë pensionistë do të përfitojnë nga indeksimi i pensioneve prej 4.1%. Vendimi u miratua nga Këshilli i Ministrave, dhe do të hyjë në fuqi nga 1 tetori 2024. “Nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë vendim do të përfitojnë rreth 791,257 përfitues që marrin pensione të plota, pensione të pjesshme, […]

Lexo më shumë

Beleri akuzon Shqipërinë në fjalimin e parë si eurodeputet grek në PE: Jam lindur në një vend që po largohet nga parimet e BE-së, reformat mund të kthehen në “bomba totalitare”

Beleri akuzon Shqipërinë në fjalimin e parë si eurodeputet grek në PE: Jam lindur në një vend që po largohet nga parimet e BE-së, reformat mund të kthehen në “bomba totalitare”

Publikuar më 17.09.2024
Fredi Beleri, ka mbajtur fjalimin e parë si eurodeputet, në ...

Fredi Beleri, ka mbajtur fjalimin e parë si eurodeputet, në Parlamentin Europian, në Strasburg. Ai tha se në PE është si eurodeputet grek i pakicës, i ardhur nga një vend anëtar i BE-së, por i lindur në një shtet që aspiron familjen europiane, por vazhdimisht po u largohet parimeve të saj. “Me emocion të madh […]

Lexo më shumë

Më parë kandidoi për Berishën dhe Metën, Shemsi Prençi bëhet kandidati i parë për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Më parë kandidoi për Berishën dhe Metën, Shemsi Prençi bëhet kandidati i parë për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Publikuar më 16.09.2024
Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistr...

Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistrimin e kandidatëve për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është zbuluar edhe emri i parë për kandidat. Mësohet se Prençi ka qenë aplikuesi i parë për këtë post. Prençi ka një karrierë të gjatë në rradhët e uniformave blu. Ai ka përfunduar studimet master […]

Lexo më shumë

Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, reagon sërish ish-presidenti, Biden dhe Harris në krah të rivalit të tyre. Si u pikas atentatori mes shkurreve

Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, reagon sërish ish-presidenti, Biden dhe Harris në krah të rivalit të tyre. Si u pikas atentatori mes shkurreve

Publikuar më 16.09.2024
Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar sërish pas atentati të ndodhur në afërsi të fushës së tij të golfit në Floridën e Jugut. Ish-presidenti i cili sërish shpëtoi për mrekulli ka falenderuar Shërbimin Sekret dhe policinë lokale për punën e jashtëzakonshme që ata bënë me neutralizimin e menjëhershëm […]

Lexo më shumë

Qeveria njoftoi indeksimin e pensioneve në tetor, pensionistëve do t’u shtohen vetëm 716 lekë në muaj

Qeveria njoftoi indeksimin e pensioneve në tetor, pensionistëve do t’u shtohen vetëm 716 lekë në muaj

Publikuar më 16.09.2024
Është paralajmëruar prej kohësh rritja e pensioneve në filli...

Është paralajmëruar prej kohësh rritja e pensioneve në fillim të muajit tetor. Fundjavën që lamë pas u zbardh dhe VKM për mënyrën se si do të indeksohen pensionet. Sipas vendimit të Këshillit Administrativ të ISSH, në mbledhjen e tij të datës 12.09.2024, i cili miratoi dërgimin për shqyrtim në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda