×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Samba” kuqezi, Shqipëria dhuron show në Ishujt Faroe, ndizet ëndrra “Euro2024”

Një Shqipëri e bukur, një ekipin me lëvizje “Samba”, një ekip sulmues si rrallë herë dhuroi një paraqitje fantastike përballë Ishuj Faroe. Sigurisht emri i rivalit ul pak euforinë, fundja bëhet fjalë për një ekip modest, por e tillë ishte dhe Moldavia, por këta të fundit thyen Poloninë me përmbysje. Shqipëria rikthehet të bëj dy fitore radhazi, nga mungonte nga 2021, arrijmë të dalim me 6 pikë nga dy ndeshjet e qershorit duke bërë saktë detyrat, çdo përfundim tjetër nuk do të kishte këtë impakt në grup, pasi për të shkuar në “Euro2024”, këto janë sfida që nuk duhen diskutuar.

355311123 647138367448674 8848305466229159335 N

Sylvinho guxoi sërish, nuk ndryshoi skemë, por ndryshoi disa lojtarë, e nisi me Asllanin dhe Seferin nga minuta e parë në vend të Bare dhe Uzunit, pjesa tjetër ishte fike. Arritëm të gjenim golin e avantazhit që në minutën e parë, me një kundërsulm të shpejtë të finalizuar nga Cikalleshi, por gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Kuqezinjtë kishin kontrollin total të lojës, por për fat të keq ishin shumë të paqartë në pasin final, shpërdoruam pafund duke e bërë situatën shqetësuese deri në minutën e 20-të ku Jasir Asani shërbeu një asist perfekt për Nedim Bajramin, me ketë të fundit që me shumë klas dërgoi topin në rrjetë duke kaluar Shqipërinë në avantazh, ky ishte goli i tij i dytë me fanellën kuqezi. Sfida po shkonte aty ku Sylvinho kërkonte, teksa në minutën e 32-të, Cikalleshi fitoi një 11-meterësh. Po vet nga pika e bardhë e penalltisë, Cikalleshi gjuajti keq duke shpërdoruar një shans të artë për të mbyllur llogaritë me ishullorët. Nëse nuk shënon e pëson, kjo aksiomë e vjetër e futbollit u zbatua në fundin e pjesës së parë, ku gjatë zhvillimeve të një goditje dënimi, Ishujt Faroe barazuan shifrat në 1-1.

Ashtu si në pjesën e parë, Shqipëria e nisi fraksionin e dytë me “marshin e pestë”, ku Asllani me një perlë nga distanca, me një ekzekutim faktastik gjeti trekëndëshin duke rikthyer Shqipërinë në avantazh. Sylvinho nisi të freskonte ekipin, por në disa momente sporadike rrezikuam jo pak ta pësonim. Të hedhur në fushë si zëvendësues, Uzuni dhe Muçi, dy yjet kuqezi, gatuan golin e sigurisë, një kundërsulm perfekt, me sulmuesin e Legias që finalizoi plot klas duke sigluar shifrat në 3-1. Shqipëria del me pikë të plota nga një ndeshje ku kishin 52% kontrollin e topit, krijuan 19 raste për gol dhe goditën 6 herë kuadratin, shifra që flasin qartë për dominim kuqezi. Me të drejtë, tifozët kanë nisur të ëndërrojnë me këtë grup lojtarësh, “Euro2024” nuk është më një fiksim, por një objektiv konkret.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Zbardhen bisedat e përgjuara, agjentja e infiltruar “fundosi” klinikat me botoks kontrabandë në Tiranë

Zbardhen bisedat e përgjuara, agjentja e infiltruar “fundosi” klinikat me botoks kontrabandë në Tiranë

Publikuar më 17.10.2024
Nga një hetim i nisur rreth tetë muaj më parë ka zbuluar rre...

Nga një hetim i nisur rreth tetë muaj më parë ka zbuluar rreth 30 klinika estetike në Tiranë, të cilat përdornin te klientët botoks të kontrabanduar. Në dosjen e prokurorisë të publikuar nga top channel, thuhet se hetimet nisën pas informacioneve të qytetarëve se në klinika të ndryshme mjekësore si dhe në qendra estetike, kryhet […]

Lexo më shumë

Mitsotakis del kundër: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët nuk mund të përsëritet për të gjithë bllokun. Kush do të na mbledhë ullinjtë?

Mitsotakis del kundër: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët nuk mund të përsëritet për të gjithë bllokun. Kush do të na mbledhë ullinjtë?

Publikuar më 17.10.2024
“Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, nuk mund të përs...

“Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, nuk mund të përsëritet për të gjithë bllokun”, ka qenë kjo deklarata e kryemininstrit grek Kyriakos Mitsotakis. Ky i fundit ka shprehur skepticizmin e tij ndaj thirrjeve për përhapjen e modelit Itali-Shqipëri në të gjithë bllokun. Kujtojmë se dy ditë më parë, Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen, në një […]

Lexo më shumë

Fatma Naçi komenton jetën luksoze të Hatit të TikTokut: Nuk është modeli më i mirë

Fatma Naçi komenton jetën luksoze të Hatit të TikTokut: Nuk është modeli më i mirë

Publikuar më 16.10.2024
Bashkëshortja e Elvis Naçit, Fatma, u pyet në “Top Cha...

Bashkëshortja e Elvis Naçit, Fatma, u pyet në “Top Channel” për vajzat besimtare me shami, të cilat reklamojnë jetën e luksit në rrjetet sociale, siç është rasti i Hatit, 19-vjeçares që tashmë e njohin të gjithë në Tiktok për prezantimin e jetës luksoze. Fatma tha se në fenë Islame nuk është e ndaluar të shijosh […]

Lexo më shumë

Dhunuan Klea Prengën, vetëdorëzohen në polici motrat Antonela dhe Marinela Berisha

Dhunuan Klea Prengën, vetëdorëzohen në polici motrat Antonela dhe Marinela Berisha

Publikuar më 16.10.2024
Tre muaj pas ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku motrat Antonela...

Tre muaj pas ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku motrat Antonela dhe Mariela Berisha dhunuan me shishe qelqi Kle Prengën, duke i shkaktuar dëme të rënda në fytyrë, sot janë dorëzuar në polici dy autoret. Ndërkohë policia në një njoftim zyrtar sqaroi se pas dorëzimit të motrave, autore të dhunës u bë edhe ekzekutimi i […]

Lexo më shumë

Aksioni i policisë në qendrat estetike, shpallet në kërkim doktori i “VIP”-ave, Skerdi Faria

Aksioni i policisë në qendrat estetike, shpallet në kërkim doktori i “VIP”-ave, Skerdi Faria

Publikuar më 16.10.2024
Skerdi Faria, doktori i famshëm estetist, është mes personav...

Skerdi Faria, doktori i famshëm estetist, është mes personave të shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit në kuadër të operacionit kundër kontrabandës së botoksit në qendrat estetike. Deri tani nga ky aksion janë bastisur 30 qendra estetike dhe parukeri, si dhe janë sekuestruar sasi të mëdha të botoksit të kontrabanduar që më pas shpërndahej […]

Lexo më shumë

Për të parën herë në histori, deputetët e opozitës paralajmërojnë protestë përpara Parlamentit Europian më 23 tetor

Për të parën herë në histori, deputetët e opozitës paralajmërojnë protestë përpara Parlamentit Europian më 23 tetor

Publikuar më 16.10.2024
Deputetët e opozitës kanë paralajmëruar protestë në dyert e ...

Deputetët e opozitës kanë paralajmëruar protestë në dyert e Europës, një protestë e paprecedentë nga ligjvënësit shqiptarë. Deputetët e PD do të protestojnë përpara Parlamentit Europian në datën 23 tetor në Strasburg. Deputetët do të shkojnë të protestojnë përpara Parlamentit Europian teksa aty do të zhvillohet seanca plenare e Parlamentit Evropian.Bëhet fjalë përrreth 30 deputetë […]

Lexo më shumë

I vëllai gardist dyshohet se vrau veten me armën e shërbimit, këngëtarja Sheila Haxhiraj i bën dedikimin prekës: Zemrën time e more me vete

I vëllai gardist dyshohet se vrau veten me armën e shërbimit, këngëtarja Sheila Haxhiraj i bën dedikimin prekës: Zemrën time e more me vete

Publikuar më 16.10.2024
Henri Haxhiraj është identifikuar si gardisti, i cili qëlloi...

Henri Haxhiraj është identifikuar si gardisti, i cili qëlloi veten me armën e shërbimit dje dhe ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Haxhiraj ishte 37-vjeç dhe raportohet se ai ka qëlluar veten në kokë me armën e shërbimit brenda banesës së tij në zonën e njohur si Qyteti Studenti. Shkaqet që e kanë shtyrë […]

Lexo më shumë

Mbërrijnë 16 refugjatët e parë nga Italia, anija “Libra” ankorohet pranë portit të Shëngjinit

Mbërrijnë 16 refugjatët e parë nga Italia, anija “Libra” ankorohet pranë portit të Shëngjinit

Publikuar më 16.10.2024
Kanë mbërritur në Shqipëri refugjatët e parë të kapur në bre...

Kanë mbërritur në Shqipëri refugjatët e parë të kapur në bregdetin italian, sipas marrëveshjes të nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes Giorgia Meloni. Në pamje, shihet anija ushtarake Libra, e cila ka mbërritur pranë portit të Shëngjinit, ku edhe është ngritur qendra e parë për pritjen e refugjatëve. Anija u nis më 14 Tetor në […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda