Krim i rëndë në Tiranë. Pak pas mesnatës në rrugën “4 Dëshmorët” një 20-vjeçar humbi jetën si pasojë e përleshjeve me thika me dy 18-vjeçarë.
Dy personat, njëri prej tyre i arrestuar, Ensi Maze kanë goditur me thikë Stiven Toshkezin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Në kërkim është bashkëmoshatari i të arrestuarit Axel Hoxhaj. I riu që humbi jetën tragjikisht punonte montazhier me nënën në një televizion.
Dy palët ishin përleshur edhe disa ditë më parë. Njëri prej 18-vjeçarëve ngacmonte të dashurën e 20-vjeçarit dhe për këtë shkak 2 javë më parë në Rrugën e Elbasanit ata ishin zënë.
Stiven Toshkesi ishte përleshur me ta me grushte.
Për këtë ngjarje, Maze dhe Hoxhaj, morën hak, u takuan me Toshkesin dhe pas sharjeve, ofendimeve dhe grushteve e qëlluan me thikë duke i marrë jetën.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/