×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kërkohet ndalimi i përdorimit të TikTok-ut në Shqipëri

“Tik-Toku të ndalohet në institucionet publike”. Ky është propozimi i Taulant Ballës, kreut të grupit Parlamentar Socialist. Në komisionin e Integrimit, ku po diskutohej ndryshimet në ligjin për AMA-n, Balla nënvizoi se mbrojtja e të dhënave personale në platformat online është thelbësore, teksa shtoi se edhe Shqipëria si vendet partnere evropiane dhe SHBA duhet të ndalojë përdorimin e Tik-Toku-ut në institucionet publike.

‘Mazhoranca do ta mbështesë propozimin e qeverisë. I bashkohem vendimeve për ndalimin E përdorimit të këtij aplikacionin në tre nivelet, në këshill, legjilacion..etj. të paktën tek pajisjet e zyrtare. SHBA kanë shkuar përtej, në këtë qasje, me dyshimet se pas aplikacionit Tik-Tok fshihet partia komuniste kineze. Të dhënat personale në atë aplikacion janë në rrezik eminent. Sot jetojmë në rrezik të madh… Edhe të dhënat tona u vunë në rrezik për shkak të sulmit nga Irani.’- tha Balla.

Ndryshimet e propozuara nga qeveria në ligjin e AMA, parashikojnë publikimin e të gjithë strukturës së pronarëve përfitues të mediave audiovizive në faqen e AMA-s. Po ashtu rregullon përmes sanksioneve që nisin nga 200 000 lekë në 2 000 000 000 lekë transmetimin apo publikimin e materialeve audivizive të cilat cenojnë komunitete apo ndjeshmëri të caktuara njerëzore, ndërsa tenton të mbrojë edhe fëmijët.

Për opozitën, ky projektli ligj, nuk e rregullon situatën e medias, por e vendos atë nën diktatin e AMA-s. Shqetësim deputetët paraqitën dhe për të drejtat e fëmijëve, apo dhunës me bazë gjinore që shpesh gjendet në materialet audivizive.

“Në konsultat e bëra, s’ka asnjë organizatë fëmijësh! Ditën e dielë, kur fëmijët janë para ekranit, në TV kombëtarë, flet një zonjë që merret me çështjet erotike, flet për vibratorët… Por të flasësh për ditën e dielë, a kontrollohet ky treg. Jepen telenovela me përdhunime, si është e mundur?  E shtuna e diela të jenë të shenjta për fëmijët…”, tha Açka.

E ftuar për të prezantuar këtë projektligj ishte zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Enkelejda Muçaj. 

Znj. Muçaj gjatë fjalës së saj në komision, u shpreh se shkaku parësor i këtyre propozimeve ka të bëjë me një nga detyrimet kryesore të lindura nga marrëveshja e stabilizim asociimit ku nënseksioni shoqëria e informacionit, Shqipëria ka marrë përsipër qysh në krye të herës në vitin 2006 detyrimin për të përafruar legjislacionin në fushën e mediave audiovizive me legjislacionin e Bashkimit Europian.

“Janë përcaktuar koncepte të reja si ofruesi i platformave të shpërndarjes së videove që nuk janë në ligjin ekzistues. Shërbimi i platformave të shpërndarjes së videove duke i përfshirë bashkë me operatorë të shërbimit të mediave audiovizive. Çdokush që ofron video dhe ka një ëebpage, do mund të konsiderohet dhe kualifikohet si ofrues i platformës. Fëmijët janë një kategori shumë e rëndësishme e mbrojtur nga këto ndryshime, produktet që mund të cënojnë nga pikëpamja morale, shëndetësore e mendore, fëmijët janë element që do duhet të garantohet nëpërmjet praktikave vetërregulluese po edhe rregullores orientuese që do propozojë autoriteti rregullator në lidhje me këto operatorë në vetëvete. Transparenca është një element tjetër i rëndësishëm që të bëhen transparente në faqen e AMA-s gjithë struktura ortakërore e operatorëve, ata audiovizivë dhe ata që ofrojnë video në platformën online që të dihet përfituesi i fundit.”-nënvizoi znj. Muçaj.

Relatori i çështjes, z. Etjen Xhafaj, deklaroi se ndryshimet e propozuara synojnë rishikimin e rregullave për transmetuesit audiovizivë, për mbrojtjen veçanërisht të fëmijëve dhe shtresave në nevojë nga përmbajtja e dëmshme duke përfshirë këtu rregulla për sigurimin e aksesit në informacion për personat me nevoja të veçanta.

“Një tjetër element është rritja e transparencës së pronësisë së ofruesve të shërbimeve mediatike dhe përforcimi i detyrimeve për ofruesit e këtyre shërbimeve. Nga njëra ana garantohet liria e shprehjes dhe e drejta për informim e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Ky projektligj vendos dhe disa standarde në lidhje me përmbajtjen nga ata që janë prodhuesit e kësaj përmbajtje. Të kemi një përgjegjshmëri publike si për mesazhet dhe imazhet që përçohen.”-deklaroi z. Etjen Xhafaj. 

Debat gjatë punimeve në komision pati edhe për çështjen e rregullimit të platformave on demand, siç janë youtube, Netflix…etj. Për përfaqësuesit e AMA-s, kjo pjesë rregullohet përmes akteve nënligjore dhe rregullores së AMA

Komisioni Interimit në fund miratoi ndryshimet ligjore vetëm me votat e mazhorancës, teksa opozita rezervoj të drejtën për të dhënë votën e saj pro apo kundër gjatë seancës parlamentare.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Armando Duka flet para ndeshjes: Skuadra të mos ngarkohet emocionalisht, fitorja kundër Serbisë do të më gëzonte sikur kualifikimi në Botëror

Armando Duka flet para ndeshjes: Skuadra të mos ngarkohet emocionalisht, fitorja kundër Serbisë do të më gëzonte sikur kualifikimi në Botëror

Publikuar më 07.06.2025
Në prag të ndeshjes ndaj Serbisë, Presidenti i FSHF-së, Arma...

Në prag të ndeshjes ndaj Serbisë, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një intervistë për Klan News ka folur për përmbylljen me sukses të Europianit U-17 të zhvilluar në Shqipëri dhe për sfidat e radhës kualifikuese të Kombëtares për Kupën e Botës. Arritjet e këtij viti – Në këtë ditë të rëndësishme, para një sfide kaq […]

Lexo më shumë

Ndeshja për Kualifikueset e Botërorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, publikohen formacionet zyrtare

Ndeshja për Kualifikueset e Botërorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, publikohen formacionet zyrtare

Publikuar më 07.06.2025
Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të r...

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Kjo është një ndeshje rëndësishme në aspektin sportiv, por padyshim edhe në aspektin emocional të asaj që përmbledh sfida në fjalë duke kujtuar historinë por edhe atë që ndodhi në Beograd 11 vite më parë. Shqipëria […]

Lexo më shumë

 Sylvinho flet para ndeshjes me Serbinë: Rrugëtimi drejt Botërorit është shumë i shpejtë, por futemi në lojë për 3 pikët

 Sylvinho flet para ndeshjes me Serbinë: Rrugëtimi drejt Botërorit është shumë i shpejtë, por futemi në lojë për 3 pikët

Publikuar më 06.06.2025
Shqipëria dhe Serbia masin forcat të shtunën në orën 20.45, ...

Shqipëria dhe Serbia masin forcat të shtunën në orën 20.45, në kuadër të ndeshjes kualifikuese të Botërorit. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho doli në konferencë për shtyp, në prag të këtij takimi të rëndësishëm, ku preku tema të ndryshme. ” Mendimi për Kombëtaren e Serbisë- “ Mitroviç, Vlahoviç dhe Joviç, janë lojtarë të fortë fizikisht, Serbia është […]

Lexo më shumë

Dashnor Sula kërkon largimin e Berishës: Shijo familjen, me nipër dhe mbesa. Nuk mjafton të thuash se Rama na bleu votat. 50 deputetë të opozitës janë të lumtur që do jenë rrogëtarë edhe për 4 vite

Dashnor Sula kërkon largimin e Berishës: Shijo familjen, me nipër dhe mbesa. Nuk mjafton të thuash se Rama na bleu votat. 50 deputetë të opozitës janë të lumtur që do jenë rrogëtarë edhe për 4 vite

Publikuar më 05.06.2025
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka mbajtur një...

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka mbajtur një fjalim të ashpër dhe vetëkritik në seancën plenare të Kuvendit, ku nuk kurseu as kolegët e opozitës. Ai deklaroi se Parlamenti është kthyer në një teatër, ku aktorët luajnë role pozitive dhe negative. Sipas tij, deputetët e opozitës po pranojnë të jenë “rrogëtarë” për katër vitet […]

Lexo më shumë

Lulzim Basha konfirmon mbylljen e zyrave të partisë së Euroatlantikëve: Do të ndryshoj ambient, beteja për vulën e PD-së vazhdon

Lulzim Basha konfirmon mbylljen e zyrave të partisë së Euroatlantikëve: Do të ndryshoj ambient, beteja për vulën e PD-së vazhdon

Publikuar më 05.06.2025
Zyrat e Euroatlantikëve janë mbyllur! Partia e djathtë e udh...

Zyrat e Euroatlantikëve janë mbyllur! Partia e djathtë e udhëhequr nga Lulzim Basha nuk do të ketë më të njëjtën seli, prej ku ka qenë e vendosur prej më shumë se një viti, në rrugën Ukraina e Lirë, përballë Kuvendit të Shqipërisë. Pavarësisht faktit se zyrat janë ende të kontraktuara deri në fund të muajit […]

Lexo më shumë

Arrestohen tre persona që shitën bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, “Tifozat Kuq e Zi” njoftojnë se do ta ndjekin ndeshjen në lulishte

Arrestohen tre persona që shitën bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, “Tifozat Kuq e Zi” njoftojnë se do ta ndjekin ndeshjen në lulishte

Publikuar më 05.06.2025
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Attent...

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Attention”, duke goditur një rast të rishitjes së paligjshme të biletave për ndeshjen e futbollit Shqipëri–Serbi, e cila do të mbahet më 7 qershor. Hetimet nisën pas informacioneve të siguruara se në një profil në rrjetin social Instagram, tregtoheshin bileta me çmime shumë herë më të larta […]

Lexo më shumë

Agron Gjekmarkaj: Berisha të mos largohet, s’ka asnjë arsye. Ne bëmë gjithçka, tani është radha e shoqërisë

Agron Gjekmarkaj: Berisha të mos largohet, s’ka asnjë arsye. Ne bëmë gjithçka, tani është radha e shoqërisë

Publikuar më 03.06.2025
Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmark...

Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, në një intervistë të dhënë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, të parën pas zgjedhjeve të 11 Majit, e distancon veten prej atyre të cilët mendojnë se Sali Berisha, duhet të largohet pas humbjes fatale në këto zgjedhje. Sipas tij, Berisha nuk ka asnjë […]

Lexo më shumë

Ilir Alimehmeti padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor, kërkon rinumërimin e votave të 11 majit në të gjitha KZAZ-të e Tiranës

Ilir Alimehmeti padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor, kërkon rinumërimin e votave të 11 majit në të gjitha KZAZ-të e Tiranës

Publikuar më 02.06.2025
Ilir Alimehmeti, kandidati i PD-së për Tiranën në 11 maj ka ...

Ilir Alimehmeti, kandidati i PD-së për Tiranën në 11 maj ka paditur Komisioni Qendror të Zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor. Alimehmeti kërkon rinumërim të votave në të gjitha KZAZ-të e Tiranës. Nesër më datë 3 qershor, hidhet shorti në Gjykatën Administrative për të përcaktuar trupën e Kolegjit Zgjedhor që do shqyrtojë ankesën e tij ndaj KQZ-së. […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda