×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rama hap thesin një muaj para zgjedhjeve, jep 5 mijë lekë për pensionistët dhe premton rritje të pagës mesatare

Kryeministri Edi Rama vetëm një muaj para zgjedhjeve lokale të 14 majit premtoi rritje të pagës mesatare, ndërsa foli për një shifër prej 900 eurosh.

Në një komunikim me gazetarët kreu i qeverisë shqiptare tha se pensionistëve në prill do iu jepet 5 mijë lekë të reja plus pensionin e tyre, një lëmoshë kjo krahasuar me vlerën e taksave që ka mbledhur nga eksportuesit e mëdhenj të energjisë.

“Do flasim për një rritje pagash që synon ngritjen në harkun e këtyre dy viteve, të Shqipërisë në nivelin e lartë të rajonit. Synojmë të realizojmë një target të një page mesatare prej 900 eurosh që do të thotë se jemi në kushtet e një mundësie të re, një mundësi që do ta shfrytëzojmë maksimalisht në mundësi të njerëzve dhe pas rritje së pagës minimale mund të shkojmë drejt rritjes së pagës mesatare. Do të kemi një rritje tani së shpejti për një pjesë të shkallëzuar, detajet do i diskutojmë pas aktit të miratimit, për një periudhë për 15 vitet e ardhshme. Do i qëndrojmë zotimit për rritjen e pagës së mjekëve dhe infermierëve me 7%. Ndërkohë që mjekëve specialistë paga iu rrit me 50 mijë leke të reja çdo muaj. Më pas do shkojmë te rritja e konsiderueshme.

Për të tjera kategori do kemi rritje të tjera. Jemi në kushtet kur mund t’ju themi se pensionistëve se zotimin për të shpërndarë drejt tyre taksën e jashtëzakonshme që vumë mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë do ta mbajmë sikundër e thashë dhe më parë. Sot nuk kemi vetëm zotimin e përgjithshëm, por dhe informimin konkret se për pensionistët do ketë dhe 5 mijë lekë të reja që do shkojnë bashkë me pensionet që do marrin herën e ardhshme.”, tha ai.

Ndërkohë pyetjes nëse këtë vendim e lejon kodi zgjedhor pasi merret pak para fushatës, Rama e hodhi poshtë.

“Këto janë çështjes dhe zotime që janë marrë denbabaden dhe nuk kanë lidhje me kodin zgjedhor dhe zgjedhjet. Për pensionistët që janë mbi të gjithë dhe që për një mijë e një arsye kanë dhënë më shumë se të gjithë dhe nga kjo histori ndryshimi kanë marrë më pak, s’duhet t’i shkojë në mendje askujt ta bëjë këtë pyetje. Ky për pensionistët është një adresim në vazhdim i një problemi siç ekzistonte dhe më parë, se qeveria është aty, në mbrojtje të të gjithë familjarëve, dhe bizneseve të vogla. S’mund t’u them se do prisni disa muaj se kanë vendosur partitë, ato kinezëritë. I respektojmë ato kinezëri që i kemi bërë vetë, por s’mund t’i shkojë ndërmend njeriu që mund të na pengojë ne të bëjmë këtë gjë për pensionistët.”, pohoi Rama.
Nuk jemi në kushte të zakonshme dhe nuk mund t’u themi njerëzve prisni edhe katër muaj sepse kështu është puna. Ne do të bëjmë një rritje pagash historike në kuptimin e vërtetë të fjalës. Është një rritje pagash, ndryshe nga rritjet e tjera që kemi bërë më parë. Por një rezultat i reformave, përpjekjeve dhe ndryshimeve që kanë ndodhur, për të cilat shumë njerëz thonë përse ne kemi ende paga më të ulëta se sa të tjerët në rajon. Pagat nuk rriten sipas qejfit, por në raport me mundësitë për të garantuar pagimin e tyre. Duke qenë se ne i kemi hedhur bazat do të bëjmë tani reformën më të rëndësishme për njerëzit, të të gjithë strukturës së pagave. Kjo reformë do të impaktojë drejtpërdrejt edhe sektorin privat. Do të hyjmë në një faze ku shteti do të bëhet konkurrent me sektorin privat dhe këtu flas për pagat e larta.

Sakaq, pyetjes së; ‘Çfarë efekti pritet të prodhojë në skemën e pensioneve?’, Rama iu përgjigj se: “Pensionet janë të lidhura me diçka krejt tjetër, me kontributet dhe nëse një vend nuk ka siguruar në vite që kontributet të mblidhen dhe pjesa më e madhe e njerëzve i kanë parë kontributet si gjëja e fundit që duhet të mendojnë, nuk ka se si pensionet të jenë të larta. Por do të bëjmë çmos të rikuperojmë një kohë të gjatë të humbur.”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku ë...

Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku është votuar në mënyrë elektronike, duke siguruar 5034 vota, ndërsa koalicionin PD-ASHM ka siguruar 3498 vota. Forcë e tretë ka dalë Partia Mundësia, duke siguruar 694 vota, e ndjekur nga Lëvizja Bashkë me 397 vota dhe Nisma Shqipëria Bëhet me 319. PSD ka marrë 222 […]

Lexo më shumë

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhj...

Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit. PS kryeson me 244,439 vota ose 52.5%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 160,405 vota për momentin, ose 34.4%. Forcë e tretë e ndjek PSD e […]

Lexo më shumë

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura...

Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura nga diaspora në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Rezultatet paraprake tregojnë një garë të ngushtë mes dy forcave kryesore politike, me Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) që kryeson me një epërsi të lehtë ndaj Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS). Rezultatet […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Publikuar më 12.05.2025
Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlame...

Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlamentare duke shprehur vullnetin e tyre. Pasi nisi procesi i numërimit të votave filloi të marrë formë edhe parlamenti i ri. Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 83 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 51 mandate […]

Lexo më shumë

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarq...

Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarqe ku rezultati është “dramatik” për opozitën, duke shkuar mbi 60% të votave për PS. Këto qarqe janë Elbasani, Fieri dhe Gjirokastra.  Konkretisht:  ELBASAN (NUMËRUAR 168 QV NGA 508 NË TOTAL) Partia Socialiste e Shqipërisë – 26654 ose 61.41 % Aleanca për Shqipërinë Madhështore -12524 ose 28.85 % FIER (NUMËRUAR 157 […]

Lexo më shumë

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

Publikuar më 10.05.2025
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksion...

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka nisur një hetim penal lidhur me dyshime për abuzim me detyrën dhe ndërtim të paligjshëm në qytetin e Belshit, të kryer në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 11 majit 2025. Procedimi penal nr. 446 i vitit 2025 përfshin veprat […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Shqipëri, kreu i KQZ-së, Celibashi: Procesi i numërimit është antinjerëzor. Çfarë do të ndryshoja për të ardhmen

Zgjedhjet në Shqipëri, kreu i KQZ-së, Celibashi: Procesi i numërimit është antinjerëzor. Çfarë do të ndryshoja për të ardhmen

Publikuar më 10.05.2025
Ilirjan Celibashi ka qenë në vijën e parë të organizimit të ...

Ilirjan Celibashi ka qenë në vijën e parë të organizimit të disa zgjedhjeve në Shqipëri dhe sipas tij, pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, duhen bërë disa ndryshime të rëndësishme, për të modernizuar procesin zgjedhor. “Ka nevojë për ndryshime rrënjësore në mënyrën e organizimin dhe përgatitjes së zgjedhjeve. Duhet ta modernizojmë, edhe pse kemi […]

Lexo më shumë

Zbulohen dokumentet, Berisha kërkoi dy herë për të marrë vizë amerikane, por ia refuzuan

Zbulohen dokumentet, Berisha kërkoi dy herë për të marrë vizë amerikane, por ia refuzuan

Publikuar më 10.05.2025
Sali Berisha, ai ka kërkuar jo një, por plot dy herë të paji...

Sali Berisha, ai ka kërkuar jo një, por plot dy herë të pajiset me vizë e të udhëtoje drejt Shteteve te Bashkuara, ku është i shpallur non grata, por kërkesat e tij janë injoruar nga Departamenti i Shtetit të SHBA. Ndonëse Berisha deklaroi gjatë një konference për shtyp, se që kur kishte lënë detyrën në vitin […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda