×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

U arrestua nga SPAK për abuzim me tenderin 322 milionë lekë, shkarkohet nga detyra kreu i bashkisë Bulqizë Lefter Alla

Lefter Alla, kryetar i bashkisë së Bulqizës, është shkarkuar me vendim të Këshillit të Ministrave për shkelje të rënda, pas arrestimit nga SPAK për abuzimet me tenderat publike, duke favorizuar kompanitë e të afërmve të tij. Vendimi është marrë sot, ndërsa ish-kryebashkiaku socialist ka të drejtë që ta ankimojë shkarkimin e tij brenda 15 ditëve në Gjykatën Kushtetuese. Nëse Alla e ankimon, pëzullohet vendimi i Këshillit të Ministrave, deri sa të marrë një vendim Gjykata Kushtetuese.

Kreybashkiaku i PS-së në Bluqizës dhe 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë, ranë në pranga për abuzim me një tender me vlerë rreth 3 milionë euro. Në pranga ka rënë edhe nënkryetarja e Bashkisë, Enkeleda Lleshi. Arrestimi i tyre është bërë pasi akuzohen se kanë favorizuar të afërmin e Lefter Allës, Aqif Koneshën, i cili ka kryer punimet e ujësjellësit të ri. 

Më 18 mars 2023 GJKKO caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryebashkiakun e Bulqizës, dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar. Gjatë dëshmisë së tij, Alla i konsideroi akuzat si sulme politike ndaj tij.

SPAK ka zhvilluar përgjime gjatë kësaj periudhe dhe ka provuar se Alla ka pasur kontakte dhe komunikime me biznesmenin Aqif Konesha i kompanisë që kryente punimet për ujësjellësin e Bulqizës. Report Tv mëson se së bashku kanë udhëtuar jashtë vendit me makinë. Ndërsa nënkryetarja e bashkisë Bulqizë, Enkeleda Lleshi, që është mes të arrestuarve për abuzim, kishte dhënë më herët dorëheqje nga detyra pasi nuk donte të bëhej palë në firmosjen e tenderëve, por kanë arritur ta bindin që të kthehej.

Nga hetimet ka dyshime të forta se kryebashkiaku Alla, në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë Enkeleda Lleshi, si edhe punonjësit e tjerë kanë favorizuar dy kompanitë ‘BOE Egland shpk’, dhe ‘BE-IS shpk’, gjatë procedurës së prokurorimit publik. Ky favorizim i këtyre dy kompanive është bërë me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Koneshës.

Kryebashkiaku Alla në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë kanë miratuar kritere për të favorizuar dy firmat ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’ që morën pjesë në tender. Pasi i shpallën fituese këto firma, punimet për ujësjellësin realizoheshin nga firma ‘OE 2AF Albania shpk’. Bëhet fjalë për tenderin “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë rreth 3 mln euro, me afat kohor 10 mujor. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kanë si administrator Rasim Dacin, për ‘BOE Egland shpk’, ndërsa administratori i ‘BE-IS shpk’, është Kastriot Ibrahimaj.

Ndaj kryebashkiakut Alla dhe nënkryetares Lleshi rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Ndërkohë, ndaj të afërmit të Allës, Aqif Konesha rëndon akuzat për veprë penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Po për falsifikim dokumentesh akuzohen edhe dy administratorët, Rasim Daci dhe Kastriot Ibrahimaj, ky i fundit është lënë në arrest shtëpie.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

“Benzi” fluturon me shpejtësi mbi trafikndarësen, godet për vdekje drejtuesin e biçikletës dhe përfundon në lavazh. Shoferi arratiset pas përplasjes së furishme

“Benzi” fluturon me shpejtësi mbi trafikndarësen, godet për vdekje drejtuesin e biçikletës dhe përfundon në lavazh. Shoferi arratiset pas përplasjes së furishme

Publikuar më 03.05.2024
Një aksident rrugor  ka ndodhur në rrugën e ish-Kënetës...

Një aksident rrugor  ka ndodhur në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me unazën e qytetit. Një Benz i cili po udhëtonte me shpejtësi ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt. Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka aksidentuar një çiklist, një këmbësorë, një motor dhe një automjet të parkuar, […]

Lexo më shumë

Genc Burimi: Mospërfillja e mazhorancës për votën e diasporës do të provokojë kaos në Shqipëri më 2025

Genc Burimi: Mospërfillja e mazhorancës për votën e diasporës do të provokojë kaos në Shqipëri më 2025

Publikuar më 03.05.2024
Protesta e diasporës këtë të enjte në tribunat e Kuvendit të...

Protesta e diasporës këtë të enjte në tribunat e Kuvendit të Shqipërisë është akti i parë i një luftë për një kauze të drejtë. Nëse gjërat nuk ndryshojnë dhe kjo mazhorancë merr rrezikun t’i mbajë zgjedhjet pa diasporën, lufta e kësaj të fundit do të përfundojë në sallën e Gjykatës së të drejtave të njeriut […]

Lexo më shumë

Agron Shehaj e akuzoi se kishte gënjyer për aministinë, ministri Ulsi Manja e kërcënon: T’i pres veshët. Do të merret shteti me ty

Agron Shehaj e akuzoi se kishte gënjyer për aministinë, ministri Ulsi Manja e kërcënon: T’i pres veshët. Do të merret shteti me ty

Publikuar më 02.05.2024
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kërcënoi sot hapur në Kuve...

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kërcënoi sot hapur në Kuvend deputetin e pavarur Agron Shehaj, duke i thënë se “Shteti do të duhet të merret seriozisht me ty” dhe se “do të ti pres veshët”.  Por si përshkallëzoi debati (video më poshtë)? Shehaj mbajti një fjalë në Kuvend ku deklaroi se ministri Manja ka gënjyer publikisht duke thënë […]

Lexo më shumë

Vrasja e kryekomisar Adem Tahiraj nga ‘i forti i Shijakut’, Gjykata e Lartë konsideron shpalljen fajtor të dy policëve që nuk ndërhynë për të ndaluar ngjarjen

Vrasja e kryekomisar Adem Tahiraj nga ‘i forti i Shijakut’, Gjykata e Lartë konsideron shpalljen fajtor të dy policëve që nuk ndërhynë për të ndaluar ngjarjen

Publikuar më 02.05.2024
Gjykata e Lartë la në fuqi konsiderimin për t’i shpallur faj...

Gjykata e Lartë la në fuqi konsiderimin për t’i shpallur fajtorë dy oficerë policie të cilët ishin të pranishëm gjatë arrestimit të Ilir Xhakjas i cili qëlloi për vdekje shefin e komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj. Në vendimin që ju vendos në dispozicion Top Channel, kolegji penal thotë se dy oficerët F. H dhe K.SH  […]

Lexo më shumë

Gjenden të pajetë të moshuarit pas telefonatës nga Athina, detaje nga ngjarja e rëndë në Dropull

Gjenden të pajetë të moshuarit pas telefonatës nga Athina, detaje nga ngjarja e rëndë në Dropull

Publikuar më 02.05.2024
Një telefonatë nga Greqia në drejtim të njërës prej fqinjave...

Një telefonatë nga Greqia në drejtim të njërës prej fqinjave të çiftit ka zbuluar ngjarjen tragjike në Dropull ku burrë e grua, Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeçe u gjetën të pajetë me shenja dhune në trup. Ka qenë mbesa e Kleoniqit që u bë merak pasi dje në darkë nuk kishte folur […]

Lexo më shumë

“Më goditi në brinjë dhe fundshpinë”/ Plagosi me thikë drejtorin e ATK-së, VOA: Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Delina Ibrahimaj

“Më goditi në brinjë dhe fundshpinë”/ Plagosi me thikë drejtorin e ATK-së, VOA: Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Delina Ibrahimaj

Publikuar më 30.04.2024
Kërkesa e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes së ...

Kërkesa e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes së konfliktit të ndodhur në nëntor të vitit të kaluar mes Drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive Eri Koshaj dhe Andri Ibrahimajt, bashkëshortit të ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delina Ibrahimaj, duket se lë shumë paqartësi mbi ngjarjen dhe dinamikën e […]

Lexo më shumë

AstraZeneca pranon për herë të parë se vaksinat e saj anticovid kanë shkaktuar efektin e rëndë anësor, pas padive të viktimave

AstraZeneca pranon për herë të parë se vaksinat e saj anticovid kanë shkaktuar efektin e rëndë anësor, pas padive të viktimave

Publikuar më 29.04.2024
Grupi britanik AstraZeneca ka pranuar për herë të parë në gj...

Grupi britanik AstraZeneca ka pranuar për herë të parë në gjykatë se disa nga vaksinat e saj kundër ‘Covid’ shkaktojnë mpiksjen fatale të gjakut në vena. Rrjeti vendas Daily Mail, shkruan se efekti i rrallë anësor është në qendër të një padie shumë-milionëshe dëmshpërblimi nga qytetarë britanikë që janë gjymtuar ose kanë humbur të afërmit […]

Lexo më shumë

Pse s’u transmetua të dielën pjesa e dytë e investigimit të Rai 3? Gazetari: Po presim Ramën

Pse s’u transmetua të dielën pjesa e dytë e investigimit të Rai 3? Gazetari: Po presim Ramën

Publikuar më 29.04.2024
Shumë kush iu kthye të dielën kohës së komunizmit kur sajoni...

Shumë kush iu kthye të dielën kohës së komunizmit kur sajonin ‘kanaçe” për të kapur RAI-n. Disa më modernë, blenë IPTV pirate për një ditë, ndërsa të tjerë provuan kërkimin manual të stacioneve satelitore. E gjitha kjo sepse emisioni “Report” që transmetohet çdo të dielë, në mbrëmje, kishte anunçuar transmetimin e pjesës së dytë të […]

Lexo më shumë