×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Genc Burimi: Mospërfillja e mazhorancës për votën e diasporës do të provokojë kaos në Shqipëri më 2025

Protesta e diasporës këtë të enjte në tribunat e Kuvendit të Shqipërisë është akti i parë i një luftë për një kauze të drejtë. Nëse gjërat nuk ndryshojnë dhe kjo mazhorancë merr rrezikun t’i mbajë zgjedhjet pa diasporën, lufta e kësaj të fundit do të përfundojë në sallën e Gjykatës së të drejtave të njeriut në Strasburg, për mos njohje të rezultatit të zgjedhjeve legjislative të organizuara në kundërshtim me vendimin detyrues të gjykatës kushtetuese të Shqipërisë për pjesmarrjen e diasporës me vote ne zgjedhje.

Mazhoranca dhe faktori ndërkombëtar po marrin kështu qartazi një rrezik të pa llogaritshëm me mos njohjen e zgjedhjeve në një vend që ende s’po hap një kapitull të parë të negocjatave për integrim në BE për shkak tashmë të problemeve me zbatimin e rregullave demokratike. Në momentin që po hedhim këtë shkrim në botim, gjasat janë që mazhoranca ka vendosur t’i hyjë rrugës së skenarit të më së keqes, kaosit institucional, politik dhe te sigurise në Shqipërinë e pas zgjedhjeve të 2025-ës që rrezikojnë të mos njihen si legale.

Për PS-në në pushtet është tepër vonë tani që të programohet votimi i diasporës
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste në pushtet, Blendi Klosi pati “meritën” këtë javë të bëjë publik pesimizmin e partisë së tij për sa i përket votës së Diasporës, duke i çjerrur në këtë mënyrë maskën Rilindjes. Me një cinizëm transparent apo me një transparencë cinike Blendi Klosi u shpreh kështu nga Shkodra:”… do të kishim shumë dëshirë që të realizonim votën e emigrantëve … por mungesa e opozitës shumë gjatë në komisionin per réformen zgjedhore na e bëri të pamundur të gjenim diskutim, negocim dhe vendimmarrje në komision”.

PS-ja akton ose aktron në këtë mënyre se nuk do të kete votë të diasporës për zgjedhjet e 2025, meqënëse sipas saj është tepër vonë tani. Këtë vonesë mazhoranca ia faturon sigurisht jo vetes por Opozitës. Të qeshësh apo të qash. Apo të dyja bashkë.

Në këtë shkrim do i përmendim disa të vërteta Blendi Klosit dhe liderit të tij maximo Edi Rama që i trembet po aq shumë votës së diasporës sa dhe reportazheve të gazetarëve të huaj si Rai 3. Të dyja palët , diasporë shqiptare dhe media perëndimore kanë një gjë të përbashkët, ato nuk kontrollohen nga kryeministri i Shqipërisë. Ndaj ky i fundit përpiqet të mbajë sa më larg vetes dhe Shqipërisë si angazhimin politik të diasporës ashtu dhe mediat investiguese ndërkombëtare në mënyrë që asgjë që vjen nga jashtë mos t’i cënojë pushtetin e tij brënda, një pushtet që e do pa limite në thellësi dhe në kohë.

Me ata që janë brenda Shqipërisë, që infuencojnë fletët e votimit, që numërojnë kutitë e votimit dhe që supozohen të gjykojnë krimet gjatë procesit të votimit, Rama merret vetë si ia do dëshira. Me ata që janë jashtë dhe që s’ka se çfarë t’u bëjë, ose i pengon të votojnë duke mos lejuar votën e diasporës, ose u bën telefonata kërcënuese siç veproi me drejtorin e RAI-t, duke thyer kështu dhe një rekord që deri atëherë e mbante Kremlini i Putinit. Rama po thyen dhe një rekord tjetër të Kremlinit. Regjimet e Putinit dhe të Vuçiçit të paktën sa për sy e faqe e lejojnë votën e diasporës, ai i Edi Ramës dhe këtë obligacion minimal kushtetues të një vendi anëtar të Këshillit të Europës nuk e përmbush.

Mazhoranca do mbajë përgjegjësinë për mos njohjen e zgjedhjeve nga GJK ose Strasburgu
Blendi Klosi mund të bëjë sa të dojë sofizma për llogari të shefit të tij të llojit si ato që dëgjuam në Shkodër: “Ligjvënësi kur e ka ndërtuar Kushtetutën dhe ligjin ka menduar se do të ketë forca të ndërgjegjshme politike të cilat do të duan të ulen në tryezë, të negociojnë mes tyre dhe të marrin vendime përsa i përket ligjeve të rëndësishme të vendit. Mungesa e vullnetit nga krahu i opozitës na la në këtë situatë”.

E para, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste ta rrotullojë gjuhën shtatë herë në gojë para se të përmendë Kushtetutën që kjo mazhorancë po e trajton si qilim kashte para portës ku fshin këmbët. Kushtetuta u njeh të gjithë shtetasve shqiptare, pra çdo qytetari që ka pasaportë shqiptare, të drejtën e votës! Për Diasporën shqiptare kjo e drejtë u ri-konfirmua biles në mënyrë specifike nga nje vendim enkas ne favor te saj nga Gjykata Kushtetuese.

Përse duhet të presë mazhoranca dakordësinë e opozitës për votën e diasporës? Kjo mazhorancë që s’pyet për opozitë kur ve në rend të ditës për votim në Parlament ligje nga më anti-shqiptaret si pakti Rama – Meloni për afrikanët, Butrinti që i jepet privatit, apo zvogëlimi zonave të mbrojtura natyrore të Shqipërisë, pse fshihet pas nevojës se një konsensusi me opozitën në rastin e votës për diasporën? U dashkan 84 vota thotë Blendi Klosi? Po le ta çojë mazhoranca ligjin për votën e diasporës, të japë të gjithë votat e saj të mundshme, 70 e disa që ka, dhe t’ja lërë kështu dopjo gjashtën në dorë opozitës po qe nevoja.

Le të guxojë nga ana e saj opozita para kamerave të gjithë botës të votojë kundër ligjit të propozuar nga mazhoranca për votën e diasporës. I takon shqiptarëve të gjykojnë kush po ia saboton votën diasporës, jo mazhorancës. Detyra e mazhorancës, ngaqë është mazhorancë është të japë shembullin dhe jo të ngrejë alibira boshe.

U bë mbi një dekadë që Edi Rama është në pushtet. Si produkt i diasporës me banim më parë në Paris, Edi Rama e futi të drejtën e diasporës për votim që në programin e Partisë Socialiste më 2013. Mbi 10 vjet më vonë asgjë. Mburret Edi Rama se arriti të paarritshmen me votimin e Reformës së Drejtësisë më 2016. Pse nuk vuri të njëjtën tempo, energji, përkushtim e atdhetarizëm për të realizuar votimin për votën e diasporës? Pse? Sepse me Reformën në Drejtësi ai shpresonte të realizonte vënien e drejtësisë së re nën hiqmin e mazhorancës së re dhe kjo e motivoi tej mase t’i shkonte deri në fund. Ndërsa votës së diasporës ai nuk i sheh veçse efekte negative me mbi 1 milion njerëz jashtë që nuk mund t’i kontrollojë. Ndaj ai tallet dhe votimin për votën e diasporës, e shtyn periodikisht për në “kalendat greke”, për të mos ta lejuar kurrë, për aq kohë sa ai do të jetë në pushtet. Është më e ndershme t’i prezantosh gjërat kështu, se sa të fshihesh pas topureve të opozitës se po e pengon kjo votën e diasporës. Këtë fabul si ajo tjetra mbi papërgjegjësinë e Ramës në korrupsionin galopant që ka përfshirë vendin si në “flakët e Ferrit” mund ta hanë disa mendje naive në Shqipëri por nuk do gjesh një adult apo adoleshent të diasporës shqiptare ta besojë këtë qeveri në mashtrimin se votën e diasporës nuk e ka ajo në dorë, por opozita.

Thirrje spektrit politik për solidaritet me diasporën deri në mosnjohje të zgjedhjeve
Diaspora shqiptare nuk duhet të merret me gjatë me lutje ndaj një mazhorance me qëndrim të qartë anti-shqiptar karshi votës së diasporës. Strategjia e diasporës duhet t’i bëhet e ditur mazhorancës dhe ndërkombëtarëve. Nëse ajo nuk lejohet të votojë në 2025, do të ketë rekurse te gjithanshme për mosnjohje të zgjedhjeve dhe kërkesë për ripërsëritje të tyre deri sa të integrohet vota e diasporës. Diaspora ka forcën e ligjit me vete, ka Kushtetutën e Shqipërisë dhe vendimin specifik në favor të saj të Gjykates Kushtetutese.

Edhe sikur gjykatat shqiptare mos t’i japin të drejtë diasporës për mosnjohje të rezultatit të zgjedhjeve legjislative të 2025-ës pa votën e diasporës, çështja do të shkojë deri në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg që mbarë Europa ta njohë të vërtetën e pushtetit të Edi Ramës në Shqipëri si i vetmi pushtet në Europën moderne që ia ndalon diasporës të votojë duke e tejkaluar siç u tha më sipër edhe Rusinë apo Serbinë.

Diaspora shqiptare duhet po ashtu të vërë para përgjegjësive të gjitha partitë e opozitës që këto të jenë të gatshme ashtu si diaspora të mos e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të 2025 në Shqipëri nëse ato zhvillohen pa votën e diasporës.

Një ultimatum i këtij lloji t’i dërgohet përfaqësive perëndimore në Tiranë. Dhe ato të marrin përgjegjësitë e tyre nëse situata shkon në mosnjohje të zgjedhjeve nga opozita për shkak të mohimit të votës së diasporës. Perëndimorët që janë kaq të ndjeshëm ndaj situatës së sigurisë në Shqipëri dhe më gjerë në rajon, kanë sot rastin të veprojnë që situata në Shqipëri mos të degradojë në 2025 nëse delegjitimohen zgjedhjet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e ka bërë detyruese votën e diasporës për 2025-ën.

Kur arriti të pamundurën më 2016, me 140 vota mbi 140 në favor të Reformës në Drejtësi, faktori ndërkombëtar të lëvizë tani sa nuk është vonë për të detyruar mazhorancën të lëvizë sa më shpejt për votën e diasporës. Më vonë do të jetë tepër vonë, Shqipëria do të rrezikojë të zhytet në një krizë politike dhe sigurie në 2025 atëherë kur nuk i dihet fati as situatës së sigurisë më gjerë në Europë pas një fitoreje të mundshme të Donald Trump në SHBA. Përgjegjësit në Shqipëri dhe në kancelaritë perëndimore të marrin bashkarisht përgjegjësitë e tyre: me mohimin e votës së diasporës shqiptare po luhet me zjarrin që gjithmonë është vërtetuar si një lojë tepër e rrezikshme

Një Shqipëri pa zgjedhje të legjitimuara do të jetë një Shqipëri në kaos!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Përmbyset rezultati, PS shkon në 83 mandate, PD zbret në 50, Mundësia merr mandatin e dytë

Përmbyset rezultati, PS shkon në 83 mandate, PD zbret në 50, Mundësia merr mandatin e dytë

Publikuar më 13.05.2025
Kur kanë mbetur edhe 64 kuti për tu numëruar, rezultati në r...

Kur kanë mbetur edhe 64 kuti për tu numëruar, rezultati në rang kombëtar ka ndryshuar. Partia Socialiste ka shkuar në 83 mandate, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka zbritur në 50. Po ashtu edhe Partia Mundësia ka marrë mandatin e dytë. Partia Socialdemokrate ka marrë tre mandate, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Publikuar më 12.05.2025
Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritm...

Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritme të qëndrueshme, ndërsa deri tani janë numëruar 3,081 nga gjithsej 5,225 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë. Sipas të dhënave më të fundit: Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ruan avantazhin bindës me 420,558 vota, që përbëjnë 52.67% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca […]

Lexo më shumë

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku ë...

Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku është votuar në mënyrë elektronike, duke siguruar 5034 vota, ndërsa koalicionin PD-ASHM ka siguruar 3498 vota. Forcë e tretë ka dalë Partia Mundësia, duke siguruar 694 vota, e ndjekur nga Lëvizja Bashkë me 397 vota dhe Nisma Shqipëria Bëhet me 319. PSD ka marrë 222 […]

Lexo më shumë

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhj...

Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit. PS kryeson me 244,439 vota ose 52.5%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 160,405 vota për momentin, ose 34.4%. Forcë e tretë e ndjek PSD e […]

Lexo më shumë

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura...

Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura nga diaspora në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Rezultatet paraprake tregojnë një garë të ngushtë mes dy forcave kryesore politike, me Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) që kryeson me një epërsi të lehtë ndaj Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS). Rezultatet […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Publikuar më 12.05.2025
Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlame...

Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlamentare duke shprehur vullnetin e tyre. Pasi nisi procesi i numërimit të votave filloi të marrë formë edhe parlamenti i ri. Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 83 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 51 mandate […]

Lexo më shumë

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarq...

Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarqe ku rezultati është “dramatik” për opozitën, duke shkuar mbi 60% të votave për PS. Këto qarqe janë Elbasani, Fieri dhe Gjirokastra.  Konkretisht:  ELBASAN (NUMËRUAR 168 QV NGA 508 NË TOTAL) Partia Socialiste e Shqipërisë – 26654 ose 61.41 % Aleanca për Shqipërinë Madhështore -12524 ose 28.85 % FIER (NUMËRUAR 157 […]

Lexo më shumë

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

Publikuar më 10.05.2025
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksion...

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka nisur një hetim penal lidhur me dyshime për abuzim me detyrën dhe ndërtim të paligjshëm në qytetin e Belshit, të kryer në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 11 majit 2025. Procedimi penal nr. 446 i vitit 2025 përfshin veprat […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda