Bilanci tragjik i aksidentit më të madh hekurudhor në Greqi ka shkuar tashmë në 57 të vdekur, 42 të konfirmuar zyrtarisht, prej të cilëve 7 krejtësisht të djegur.
Të plagosurit janë 57. Midis 6 prej tyre, që vazhdojnë të luftojnë me vdekjen në Repartin e Mjekimit Intensiv janë dy shtetas shqiptarë Roberto Dristi 25 vjeç dhe Anisa Liuri 23 vjeçe. 38 prej viktimave që nuk janë identifikuar, janë të rinj të moshës 20 deri në 30 vjeç.
Para spitalit në Larisa vazhdojnë të vijnë prindër dhe të afërm të dëshpëruar pasi nuk mund të gjejnë të dashurit e tyre dhe po i nënshtrohen testit të ADN-së për të identifikuar viktimat.
Gjithashtu sa i përket numrit të personave që konsiderohen të humbur dëgjohen informacione të pakonfirmuara për 11 deri në 18 persona, mes tyre deri tani ndodhen tre shtetas shqiptarë Klaudia Lata, Pavlin Bozo dhe Denis Ruçi.
Ndërsa vendi ndodhet në ditën e dytë të zisë kombëtare që ka shpallur kryeministri i vendit, përgjegjësi i stacionit të Larisës që është arrestuar dje dhe që përballet me akuza të rënda deponon sot para prokurit . Gjithashtu në vendngjarjen e tragjedisë do të kryhet autopsia e aksidentit nga Policia Rrugore e Larisës.
Konsullata e Selanikut:
Nga Spitali i Përgjithshëm i Larisas Elisia Paço, 18 vjeç. Nga komunikimi i Konsullit të Përgjithshëm, z. Arqile Sota me të atin e Elisias, thuhet se ka dëmtime të lehta dhe parashikohet të dalë nga spitali, gjatë ditës së sotme. Nga Spitali Universitar i Larisas Olta Kulla, 20 vjeç me dëmtime relativisht të lehta.
Roberto Drizdi, 25 vjeç, ndodhet në reanimacion i intubuar, me dëmtime të rënda (thyerje gjymtyrësh). Anisa (Anastasia) Liuri, 23 vjeç, ndodhet në reanimacion e intubuar, me djegie të rënda (do të transferohet në Spitalin e traumës Papanikolau në Selanik. Maria Dimza, me dëmtime të lehta, ka dalë nga spitali në gjendje të përmirësuar.
Të humbur, në pritje të përgjigjes nga ADN që kanë dhënë të afërmit janë Klaudia Lato (Lata), Denis Ledio Ruci, Pavlin Bozo.
Spitali Genimatas Selanik, të cilët kanë qenë në gjendje të lehtë dhe kanë dalë nga spitali Erisa Almeta, 12 vjeç, Vanesa Plasa, 13 vjeç, Frankli Besaj, 20 vjeç, Dhimitër Zonga./Tch
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/