
Kryedemokrati Sali Berisha ka zgjedhur një foto të veçantë për të uruar bashkëshorten, Liri Berisha për ditëlindjen e saj, si edhe përvjetorin e tyre të martesës.

Ish-kryeministri ka zgjedhur një imazh kur të dy ishin të rinj për t’i uruar festat Liri Berishës.
“Miq, 5 korriku është dita e dy festave tona familjare”, shkruan Berisha në një postim në Instagram, drejtuar ndjekësve të tij.
Teksa shtoi: “Së pari sot është ditëlindja e Lilit që çdo vit është kryeditëlindja, apo ditëlindja për të cilën flitet dhe që festohet më shumë në familjen tonë. Por sot kemi dhe ditëlindjen martesës, e udhëtimit tonë të përbashkët 54 vjeçar.”
Berisha shprehet se ka mirënjohje të pakufishme ndaj bashkëshortes, duke u shprehur se “me dashurinë, përkushtimin, mirësitë, sakrificat e saj ka qenë si një hyjni e vërtetë tokësore e jetës tonë”.
“Gëzuar Lili, dhe me vullnetin e Zotit, edhe shumë e shumë vite të tjera me të gjithë ne së bashku!”, shkruan kryedemokrati.
Postimi i plotë:
Sot ditë e veçantë për familjen tonë!
Miq, 5 korriku është dita e dy festave tona familjare.
Së pari sot është ditëlindja e Lilit që çdo vit është kryeditëlindja, apo ditëlindja për të cilën flitet dhe që festohet më shumë në familjen tonë.
Por sot kemi dhe ditëlindjen martesës, e udhëtimit tonë të përbashkët 54 vjeçar. Ndaj dhe mirënjohja e pakufishme e imja dhe e femijëve është për Lilin e cila me dashurinë, përkushtimin, mirësitë, sakrificat e saj ka qenë si një hyjni e vërtetë tokësore e jetës tonë.
Gëzuar Lili, dhe me vullnetin e Zotit, edhe shumë e shumë vite të tjera me të gjithë ne së bashku!
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/