
Edi Rama mbërriti në mëngjes në selinë e PS nga ku ka marrë një tufë me trëndafila të kuq në 61 vjetorin e lindjes. Kjo ditëlindje e gjeti kreun e PS në punë në një takim me deputetët e qytetit Tiranë, vazhdim i atij të djeshmit me drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe deputeten e zgjedhur më 11 Maj.
Shumica e deputetëve aktualë ishin dje në sallën e Parlamentit dhe e patën të pamundur pjesëmarrjen në mbledhjen me drejtorët e bashkisë.
Rama kërkoi dje bashkim forcash mes bashkisë Tiranë dhe deputetëve të rinj e të vjetër të cilët do të ndahen me grupe punë dhe do të zbresin në terren për të observuar e mbledhur problematikat e qytetarëve.
Kryeministri Edi Rama më pas postoi në Instagram një video të veçantë në ditëlindjen e tij të 61-të.
Në një këngë që duket e krijuar me Inteligjencë Artificiale nga Akademia Politike e Partisë Socialiste , janë përmbledhur disa nga momentet kryesore të karrierës politike të tij.
“Partizanit të Inteligjencës Artificiale, me këtë videoklip nga Inteligjenca Artificiale, Akademia Politike e Partisë Socialiste në ditëlindjen e 61-të, i uron edhe 100 vjet kampion”, shkruan Rama.
Në tekstin e këngës, theksohet se kreu i qeverisë është energjia që çon përpara PS e për pasojë edhe Shqipërinë, kur më 11 majë socialistët morën edhe mandatin e katërt në drejtimin e vendit.
“Shqipëria ecën nuk kthehet më pas, PS është timoni, ti je energjia. Në një datë që përkon me flamur e histori ti ke shkruaj një të tillë për Shqipërinë.
Me një ëndërr europiane që nuk shuhet asnjëherë, me një vend që pret martesën por nuk heq dorë kurrë”, janë disa nga vargjet e këngës.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/