×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Përplasën 3 makina me Audi Q8”, policia jep detaje për arrestimin e Skerdi Sinës, në kërkim shoku i tij. Në janar u akuzuan se mbajtën peng një 21-vjeçare

Policia e Tiranës ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja që ndodhi sot pasdite në zonën e “Myslym Shyrit” dhe “Vasil Shantos”, ku një automjet luksoz tip Audi Q8 nuk iu bind urdhrit të ndalimit nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”, duke shkaktuar ndjekje, përplasje dhe bllokim trafiku në rrugët e kryeqytetit.

Burime zyrtare bënë me dije se rreth orës 16:30, efektivët kishin dyshime se dy persona në automjet mund të ishin të armatosur. Drejtuesi i Audi Q8 nuk ndaloi, por vijoi me shpejtësi duke përplasur tre automjete të parkuara, përpara se të braktiste mjetin në rrugën “Moskat”, së bashku me pasagjerin.

Gjatë arratisjes, autorët dyshohet se hodhën në rrugë një armë zjarri tip pistoletë, e cila u sekuestrua dhe pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve balistike. Shërbimet e Policisë arritën të kapin pasagjerin, i identifikuar si Skerdi Sina, 29 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën municione dhe një krehër pistolete. Sina nuk është emër i panjohur për autoritetet: në janar ai ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se kishte mbajtur peng një 21-vjeçare në një banesë të marrë me qira në Astir, bashkë me katër persona të tjerë.

Njoftimi i policisë

“Nuk iu bindën urdhrit të Policisë, përplasën 3 automjete gjatë tentativës për t’u larguar, braktisën automjetin dhe hodhën në rrugë një armë zjarri, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, vë në pranga njërin prej tyre dhe vijon puna për kapjen e shtetasit të dytë, i cili dyshohet se ishte drejtuesi i automjetit.

Rreth orës 16:30, në zonën e “Vasil Shantos”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i bënë shenjë ndalimi një automjeti tip “Audi Q8”, në të cilin ndodheshin dy persona, pasi kishin dyshime të arsyeshme se personat në automjet mund të ishin të armatosur. Drejtuesi nuk iu bind urdhrit të Policisë, vijoi lëvizjen me shpejtësi, përplasi tre automjete dhe më pas, së bashku me pasagjerin, braktisi automjetin në rrugën “Moskat”.

Gjatë largimit, dyshohet se këta shtetas hodhën në tokë një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua dhe do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme.

Si rezultat i ndjekjes nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e DVP Tiranë i pasagjerit në automjet, shtetasit S. S., 29 vjeç, të cilit, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën një krehër dhe municion.

Ndërkohë, është bërë identifikimi i drejtuesit të automjetit dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor i ngritur për rastin po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

Policia e Tiranës ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja që ndodhi pasditen e së mërkurës në zonën e “Myslym Shyrit” dhe “Vasil Shantos”, ku një automjet luksoz tip Audi Q8 nuk iu bind urdhrit të ndalimit nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”, duke shkaktuar ndjekje, përplasje dhe bllokim trafiku në rrugët e kryeqytetit.

Burime zyrtare bënë me dije se rreth orës 16:30, efektivët kishin dyshime se dy persona në automjet mund të ishin të armatosur. Drejtuesi i Audi Q8 nuk ndaloi, por vijoi me shpejtësi duke përplasur tre automjete të parkuara, përpara se të braktiste mjetin në rrugën “Moskat”, së bashku me pasagjerin, shkruan A2 CNN.

Gjatë arratisjes, autorët dyshohet se hodhën në rrugë një armë zjarri tip pistoletë, e cila u sekuestrua dhe pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve balistike. Shërbimet e Policisë arritën të kapin pasagjerin, i identifikuar si Skerdi Sina, 29 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën municione dhe një krehër pistolete. Sina nuk është emër i panjohur për autoritetet: në janar ai ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se kishte mbajtur peng një 21-vjeçare në një banesë të marrë me qira në Astir, bashkë me katër persona të tjerë.

Njoftimi i policisë

“Nuk iu bindën urdhrit të Policisë, përplasën 3 automjete gjatë tentativës për t’u larguar, braktisën automjetin dhe hodhën në rrugë një armë zjarri, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, vë në pranga njërin prej tyre dhe vijon puna për kapjen e shtetasit të dytë, i cili dyshohet se ishte drejtuesi i automjetit.

Rreth orës 16:30, në zonën e “Vasil Shantos”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i bënë shenjë ndalimi një automjeti tip “Audi Q8”, në të cilin ndodheshin dy persona, pasi kishin dyshime të arsyeshme se personat në automjet mund të ishin të armatosur. Drejtuesi nuk iu bind urdhrit të Policisë, vijoi lëvizjen me shpejtësi, përplasi tre automjete dhe më pas, së bashku me pasagjerin, braktisi automjetin në rrugën “Moskat”.

Gjatë largimit, dyshohet se këta shtetas hodhën në tokë një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua dhe do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme.

Si rezultat i ndjekjes nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e DVP Tiranë i pasagjerit në automjet, shtetasit S. S., 29 vjeç, të cilit, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën një krehër dhe municion.

Ndërkohë, është bërë identifikimi i drejtuesit të automjetit dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor i ngritur për rastin po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Me shkollë të mesme, i divorcuar dy herë, deputet pas tentativës së 8-të dhe disa herë pranë vdekjes, kush Nigel Farage, politikani britanik që debaton me Edi Ramën

Me shkollë të mesme, i divorcuar dy herë, deputet pas tentativës së 8-të dhe disa herë pranë vdekjes, kush Nigel Farage, politikani britanik që debaton me Edi Ramën

Publikuar më 02.07.2025
Sot është 61 vjeç. Nuk ka ndjekur universitetin. Dy herë i d...

Sot është 61 vjeç. Nuk ka ndjekur universitetin. Dy herë i divorcuar. Ka katër fëmijë. Kandidoi për Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar 7 herë pa sukses derisa u zgjodh herën e 8-të në vitin 2024. Sondazhet e shohin si më të pëlqyerin e publikut për kryeministër zgjedhjet e ardhshme. Si ata që e duan dhe […]

Lexo më shumë

Rinumërimi në Fier përmbys rezultatin, Zegjine Çaushi e njohur për videot ndaj Gaz Bardhit humbet mandatin, në parlament do të shkojë Maldrita Bardho

Rinumërimi në Fier përmbys rezultatin, Zegjine Çaushi e njohur për videot ndaj Gaz Bardhit humbet mandatin, në parlament do të shkojë Maldrita Bardho

Publikuar më 02.07.2025
Rezultatit të rinumërimit të 586 kutive në këtij Qarku, nuk ...

Rezultatit të rinumërimit të 586 kutive në këtij Qarku, nuk ka prodhuar ndryshim të numrit të mandateve, por një përmbysje brenda listes preferenciale të Partisë Socialistë. Zegjine Çaushi, e cila u be e “famshme” per videot e saj kundra Gazment Bardhit, ka humbur mandatin e deputetes së PS. Vendin e saj në parlamentin e ri te […]

Lexo më shumë

Nëna e Erion Veliajt reagon për burgosjen e të birit: Pse Europa po i mbyll sytë ndaj një shkeljeje flagrante të vlerave mbi të cilat u ndërtua BE?

Nëna e Erion Veliajt reagon për burgosjen e të birit: Pse Europa po i mbyll sytë ndaj një shkeljeje flagrante të vlerave mbi të cilat u ndërtua BE?

Publikuar më 02.07.2025
“Si një qytetare shqiptare dua që vendi im t’i trajtojë njer...

“Si një qytetare shqiptare dua që vendi im t’i trajtojë njerëzit me drejtësi. Si nëna e Erionit dua të di që djali im do të trajtohet me dinjitet.” Këto fjalë shkruan në një letër të hapur, Shqiponja Veliaj, nëna e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj të arrestuar në shkurt nga SPAK pas akuzave për korrupsion. […]

Lexo më shumë

Rama kritikon kryebashkiakët e qarkut Elbasan: Jeni shkëputur nga fshati, bëni kthesë. Linjë kredie 250 mln € për bujqësinë

Rama kritikon kryebashkiakët e qarkut Elbasan: Jeni shkëputur nga fshati, bëni kthesë. Linjë kredie 250 mln € për bujqësinë

Publikuar më 02.07.2025
Në Cërrik po zhvillohet një takim i rëndësishëm, ku kryemini...

Në Cërrik po zhvillohet një takim i rëndësishëm, ku kryeministri Edi Rama mbledh krerët e bashkive të Qarkut Elbasan. Në fokus të diskutimeve është agjenda “Bujqësia 2030” dhe sfidat e mundësitë në këtë sektor. Në takim marrin pjesë edhe ministrat Anila Denaj dhe Belinda Balluku, si dhe drejtues të agro-turizmit. Ky është një hap drejt […]

Lexo më shumë

Rroga, karburanti, telefoni, dietat për udhëtime e qiraja e shtëpisë, ja sa i kushton një deputet shqiptarëve?

Rroga, karburanti, telefoni, dietat për udhëtime e qiraja e shtëpisë, ja sa i kushton një deputet shqiptarëve?

Publikuar më 02.07.2025
Në pesë muajt e parë të vitit 2025, Kuvendi i Shqipërisë ka ...

Në pesë muajt e parë të vitit 2025, Kuvendi i Shqipërisë ka shpenzuar mbi 2.2 milionë euro për mbulimin e pagave dhe përfitimeve të tjera të 140 deputetëve. Kjo shumë përfshin pagat bazë mujore, por edhe një sërë përfitimesh të tjera që i bashkëngjiten detyrës së tyre. Paga zyrtare mujore e një deputeti në Shqipëri, […]

Lexo më shumë

Re të mëdha tymi toksik mbulojnë Elbasanin, zjarri në landfill aktiv prej ditës së djeshme

Re të mëdha tymi toksik mbulojnë Elbasanin, zjarri në landfill aktiv prej ditës së djeshme

Publikuar më 02.07.2025
Elbasani ka lënë pas një situatë të jashtëzakonshme emergjen...

Elbasani ka lënë pas një situatë të jashtëzakonshme emergjence të shkaktuar nga disa zjarre të fuqishme që përfshinë disa zona periferike të qytetit. Kulmi i situatës arriti kur në fushën e grumbullimit të mbetjeve, të njohur si Landfilli i Inceneratorit të Elbasanit zjarri shpërtheu rreth orës 17:10 dhe ende pas më shumë se 10 orësh […]

Lexo më shumë

Farage pranon ftesën e Ramës për të vizituar Shqipërinë: Do të diskutojmë për kthimin e të burgosurve shqiptarë në Britani

Farage pranon ftesën e Ramës për të vizituar Shqipërinë: Do të diskutojmë për kthimin e të burgosurve shqiptarë në Britani

Publikuar më 01.07.2025
Politikani britanik Nigel Farage ka pranuar ftesën e Kryemin...

Politikani britanik Nigel Farage ka pranuar ftesën e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për të vizituar Shqipërinë si i ftuar nderi. Ai e bëri këtë njoftim përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njoftoi se gjatë vizitës do të diskutojë edhe çështjen e kthimit të të burgosurve shqiptarë nga Britania e Madhe. “Pranoj ftesën e Kryeministrit […]

Lexo më shumë

Rama flet nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Shkup: Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shekullore. Komisionerja Marta Kos: Shqipëria, përparim për hapjen e negociatave

Rama flet nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Shkup: Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shekullore. Komisionerja Marta Kos: Shqipëria, përparim për hapjen e negociatave

Publikuar më 01.07.2025
Kryeministri Edi Rama foli sot për mediat në Shkup, ku po mb...

Kryeministri Edi Rama foli sot për mediat në Shkup, ku po mbahet dita e dytë e Samitit për Ballkanin Perëndimor.Rama tha se plani i rritjes po ecën siç duhet dhe se po afron çdo ditë e më shumë Shqipërinë me familjen e madhe të Bashkimit Evropian. “Ne jemi shumë krenarë sepse kemi praktikisht përmbushur deri […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda