×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Arrihet marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit, Trump: Lufta konsiderohet e përfunduar, ju lutem mos e shkelni paqen!

Presidenti i SHBA, Donald Trump deklaron se është arritur një armëpushim prej 12-orësh midis Izraelit dhe Iranit, dhe se pas kësaj periudhe lufta do të konsiderohet e përfunduar.

Këtë moment të rëndësishëm shefi i Shtëpisë së Bardhë e njoftoi përmes një postimi në platformën e tij sociale, Truth.

“Duke supozuar se gjithçka do të shkojë si duhet, që do të ndodhë, dua të uroj të dyja vendet, Izraelin dhe Iranin, për qëndrueshmërinë, guximin dhe mençurinë për të përfunduar atë që duhet quajtur “LUFTA E 12 DITËVE””, shkruan Trump.

Mesazhi i Trump

URIME PËR TË GJITHË!

Është arritur plotësisht marrëveshja mes Izraelit dhe Iranit për një ARMËPUSHIM TË PLOTË dhe TOTAL (rreth 6 orë nga tani, kur Izraeli dhe Irani të kenë përfunduar misionet e tyre përfundimtare në zhvillim!), për një periudhë 12-orëshe, pas së cilës Lufta do të konsiderohet E MBARUAR!

Zyrtarisht, Irani do të fillojë ARMËPUSHIMIN, dhe në orën e 12-të, Izraeli do të nisë ARMËPUSHIMIN, ndërsa në orën e 24-t do të festohet nga e gjithë bota FUNDI ZYRTAR i LUFTËS SË 12 DITËVE.

Gjatë secilit ARMËPUSHIM, pala tjetër do të mbetet PAQËSORE dhe RESPEKTUESE.

Duke supozuar se gjithçka do të shkojë si duhet, që do të ndodhë, dua të uroj të dyja vendet, Izraelin dhe Iranin, për qëndrueshmërinë, guximin dhe mençurinë për të përfunduar atë që duhet quajtur “LUFTA E 12 DITËVE”.

Kjo ishte një luftë që mund të kishte zgjatur për vite dhe të shkatërronte të gjithë Lindjen e Mesme, por nuk ndodhi, dhe nuk do të ndodhë kurrë!

Zoti e bekoftë Izraelin, Zoti e bekoftë Iranin, Zoti e bekoftë Lindjen e Mesme, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ZOTI E BEKOFTË BOTËN!

DONALD J. TRUMP,
PRESIDENT I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

Kjo deklaratë e Trump vjen pas një periudhe të tensionuar pas luftës Izrael-Iran, ku SHBA-të kanë realizuar sulme ajrore ndaj disa objekteve bërthamore në Iran, duke përfshirë Fordow, Natanz dhe Isfahan. Trump i ka cilësuar këto sulme si një “sukses të madh ushtarak” dhe ka paralajmëruar se çdo hakmarrje nga Irani do të ndeshej me një forcë shumë më të madhe.

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka deklaruar se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë në fuqi, duke u kërkuar që të mos e shkelin atë.

trump

“Armëpushimi tani është në fuqi. Ju lutem mos e shkelni atë!”, shkroi presidenti amerikan në një postim në Truth Social.

Trump kishte njoftuar më parë se armëpushimi do të zbatohej brenda 24 orësh në dy faza, me Iranin që fillimisht do të ndalojë të gjitha operacionet e tij dhe Izraelin që do të bënte të njëjtën gjë 12 orë më vonë.

Ndërkohë Izraeli nuk e ka pranuar publikisht propozimin për armëpushim.

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se armëpushimi i ishte “imponuar” Izraelit.

Qeveria izraelite ka konfirmuar se ka pranuar propozimin për armëpushim të paraqitur nga presidenti amerikan, Donald Trump.

WhatsApp Image 2025-06-24 at 08.26.56

Në një deklaratë zyrtare thuhet: “Izraeli do të përgjigjet me forcë ndaj çdo shkeljeje të armëpushimit.”

Qeveria izraelite ka sqaruar se ka pranuar propozimin për armëpushim pasi, sipas saj, “janë arritur objektivat” e sulmeve ndaj Iranit.

Në deklaratë thuhet se Izraeli ka eliminuar “kërcënimin e dyfishtë dhe të menjëhershëm ekzistencial” nga Irani, që kishte të bënte me armët bërthamore dhe raketat balistike.

Po ashtu, autoritetet izraelite bëjnë me dije se kanë “shkaktuar dëme të rënda ndaj udhëheqjes ushtarake iraniane dhe kanë shkatërruar dhjetëra objektiva qendrore të qeverisë së Iranit”.

Më tej, deklarata sipas BBC, nënvizon se forcat izraelite, gjatë ditës së fundit, “kanë goditur rëndë objektiva qeveritare në zemër të Teheranit, duke eliminuar qindra operativë të Basij-it”, që përdoret shpesh nga qeveria iraniane për shtypjen e protestave, si dhe “kanë eliminuar edhe një tjetër shkencëtar të lartë bërthamor”.

Në përmbyllje të deklaratës, Izraeli shpreh mirënjohje ndaj presidentit Donald Trump dhe Shteteve të Bashkuara për mbështetjen në mbrojtje dhe për pjesëmarrjen në “eliminimin e kërcënimit bërthamor iranian”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Basti i Trump me sulmet e impianteve bërthamore të Iranit, a do të mundet ta ndalë për t’u hakmarrë

Basti i Trump me sulmet e impianteve bërthamore të Iranit, a do të mundet ta ndalë për t’u hakmarrë

Publikuar më 23.06.2025
Gjatë dy dekadave të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë përdor...

Gjatë dy dekadave të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë përdorur sanksione, sabotim, sulme kibernetike dhe negociata diplomatike për të ngadalësuar marshimin e gjatë të Iranit drejt një arme bërthamore. Rreth orës 2:30 të mëngjesit të dielën në Iran, Presidenti Trump urdhëroi një sulm të fuqishëm ushtarak të cilin katër paraardhësit e tij kishin zgjedhur ta […]

Lexo më shumë

Flutura Açka tregon pse u largua nga politika: PD sot është bunkerizuar, zgjodha partinë institucionale dhe jo çetën uzurpuese

Flutura Açka tregon pse u largua nga politika: PD sot është bunkerizuar, zgjodha partinë institucionale dhe jo çetën uzurpuese

Publikuar më 23.06.2025
Deputetja Flutura Açka shpjegoi në studion e “Arnautistan” a...

Deputetja Flutura Açka shpjegoi në studion e “Arnautistan” arsyet e tërheqjes nga politika. Açka tha se shkoi në Partinë Demokratike me dëshirën për ta bërë atë një parti europiane. “Mua më ka bërë përshtypje një mungesë përgjegjësie e lidershipit. Njerëz që kanë pasur në dorë të përmirësojnë dhe nuk e kanë bërë. Ka qenë vendim […]

Lexo më shumë

SHBA sulmoi impiantet bërthamore të Iranit, reagon Rama: Shqipëria mbështet vendimin e Trump, Teherani ka përdorur retorikë apokaliptike

SHBA sulmoi impiantet bërthamore të Iranit, reagon Rama: Shqipëria mbështet vendimin e Trump, Teherani ka përdorur retorikë apokaliptike

Publikuar më 23.06.2025
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara ...

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë kryer me sukses sulme ndaj tre objekteve bërthamore në Iran: Fordo, Natanz dhe Esfahan. “Kemi përfunduar me sukses sulmin tonë ndaj tre objekteve bërthamore në Iran, përfshirë Fordo, Natanz dhe Esfahan. Të gjitha avionët tanë ndodhen tashmë jashtë hapësirës ajrore iraniane,” shkroi Trump dje në […]

Lexo më shumë

Hetimet për Ilir Metën, prokurori i SPAK Sotir Kllapi paraqet 31 faqe material, avokati: Presidenti i PL-së nuk ka asnjë pasuri

Hetimet për Ilir Metën, prokurori i SPAK Sotir Kllapi paraqet 31 faqe material, avokati: Presidenti i PL-së nuk ka asnjë pasuri

Publikuar më 20.06.2025
Gjykata e Posaçme detyroi prokurorin Sotir Kllapi t’i raport...

Gjykata e Posaçme detyroi prokurorin Sotir Kllapi t’i raportonte lidhur me veprimet hetimore që ka kryer për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta i cili është marrë i pandehur për akuzat e korrupsonit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Përgjatë seancës që u iniciua nga avokati i Metës, që kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë […]

Lexo më shumë

Partia Socialiste letër KAS: Të mos shpallen të pavlefshme fletët ku shenja dalluese s’është vendosur brenda kutisë. Po ndikon në numrin e votave të kandidatëve tanë

Partia Socialiste letër KAS: Të mos shpallen të pavlefshme fletët ku shenja dalluese s’është vendosur brenda kutisë. Po ndikon në numrin e votave të kandidatëve tanë

Publikuar më 20.06.2025
Partia Socialiste, në një letër drejtuar Komsionit të Ankime...

Partia Socialiste, në një letër drejtuar Komsionit të Ankimeve dhe Sanksioneve  disa ditë pas rinisjes së procesit të numërimit të votave në Qarkun Tiranë, ka kërkuar që të llogariten të vlefshme edhe fletët ku shenja dalluese është jashtë kuadratit. PS ka shprehur shqetësimin pas shpalljes së pavlefshme nga ana e KAS e fletëve të votimit ku shenja […]

Lexo më shumë

Analiza e “The Economist” për tensionet në rritje në Lindjen e Mesme: Çfarë përmban dosja sekrete bërthamore që e shtyu Izraelin të sulmonte Iranin

Analiza e “The Economist” për tensionet në rritje në Lindjen e Mesme: Çfarë përmban dosja sekrete bërthamore që e shtyu Izraelin të sulmonte Iranin

Publikuar më 19.06.2025
Më 13 qershor, Izraeli ndërmori një sulm ndaj Iranit, duke u...

Më 13 qershor, Izraeli ndërmori një sulm ndaj Iranit, duke u mbështetur në një argument thelbësor, se programi bërthamor iranian ka arritur në një “pikë pa kthim”. Kjo deklaratë u mbështet në të dhëna të klasifikuara, të cilat u prezantuan edhe aleatëve perëndimorë. Informacioni në fjalë duket se ka alarmuar jo vetëm qeverinë izraelite, por […]

Lexo më shumë

Mungoi disa ditë në konferencë për mediat, Berisha: Kalova gjendje gripale. Jam transparent, jo si Rama që shkarkon komandantin e Gardës

Mungoi disa ditë në konferencë për mediat, Berisha: Kalova gjendje gripale. Jam transparent, jo si Rama që shkarkon komandantin e Gardës

Publikuar më 19.06.2025
Pas disa ditësh mungesë në konferencat për media, kryetari i...

Pas disa ditësh mungesë në konferencat për media, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sot para gazetarëve duke sqaruar arsyet. Ai deklaroi se ishte prekur nga një gjendje virale e lehtë dhe e kalueshme, ndërsa theksoi se vepron me transparencë ndaj publikut, në kundërshtim – sipas tij – me qeverinë, që “fsheh të vërtetën” […]

Lexo më shumë

Si e theu Irani mbrojtjen ajrore të shtrenjtë izraelite, pse dështoi “Kupola e hekurt”?

Si e theu Irani mbrojtjen ajrore të shtrenjtë izraelite, pse dështoi “Kupola e hekurt”?

Publikuar më 19.06.2025
Tre ditët e fundit kanë parë një përshkallëzim dramatik në L...

Tre ditët e fundit kanë parë një përshkallëzim dramatik në Lindjen e Mesme, ndërsa Irani nisi një sulm masiv me raketa ndaj Izraelit në hakmarrje për sulmet izraelite në tokën iraniane. Teherani nisi një breshëri raketash (rreth 200 sipas Izraelit) në valë të njëpasnjëshme. Forcat Mbrojtëse të Izraelit aktivizuan sistemet e tyre të mbrojtjes dhe […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda