×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Pensionistët, brenda vitit 2030 do të rritet pensioni mesatar, mosha e daljes në pension si dhe formula e indeksimit

Plakja e popullsisë është një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Ndaj qeveria ka miratuar dokumentin e moshimit dhe planin e veprimit 2025-2030, i cili nga njëra anë tenton të përmirësojë kushtet e pensionistëve dhe nga ana tjetër shtyn në kohë gëzimin e këtij statusi që iu mundëson veç të tjerash edhe disa benefite.

pensioniste

Sipas dokumentit, të moshuarit në vend pritet të marrin një pension të 13-të. Në këtë dokument thuhet se brenda vitit 2030 do të rritet pensioni mesatar, mosha e daljes në pension si dhe formula e indeksimit.

Gjithashtu, qeveria planifikon të rrisë pensionin mesatar në qytet nga 18 mijë e 341 lekë që është aktualisht në mbi 27 mijë e 511 lekë. Ndërsa në fshat do të arrijë në 16 mijë e 576 lekë.

Por këto nuk janë ndryshimet e vetme që do të ndodhin për pensionistët. Qeveria synon që personave mbi moshën 60 vjeç, të mos paguajnë taksën e shtëpisë dhe t’u reduktohet çmimi i energjisë.

Ndërkohë për të gjithë ata që kanë dalë në pension, iu hiqet taksa vjetore e makinës. Pensionistëve që punojnë do u ulet tatimi mbi pagën dhe do ketë bonuse në sajë të performancës.

REFORMA E PENSIONEVE

Ndonëse e pranon që të moshuarit janë shtresa më e varfër e shoqërisë, sërish plani është të rrisë moshën e daljes në pension dhe jo t’i rrisë ato, por të rrisë kohëzgjatjen e qëndrimit në punë.

Më saktë ky është veçse një argument që mbështet kërkesën e BE për të përshpejtuar kohën kur daljet në pension mes burrave e grave të jetë e njëjtë. Jo në 2056-ën siç e parashikon reforma aktuale, por më herët.

“Ruajtja dhe zhvillimi i reformimit gradual dhe në mënyrë të qëndrueshme i moshës së daljes në pension për burrat dhe gratë, është një nga mënyrat për të krijuar një pavarësi financiare për pensionistët. Përmirësimi gradual i të ardhurave të pensioneve më të ulëta, duke ofruar mbështetje financiare të qëndrueshme për të moshuarit më të varfër, është domosdoshmëri.

Kjo do të arrihet nëpërmjet rishikimit të ligjit nr. 104/2014, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Institucionet përgjegjëse për zbatimin janë Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore”, citohet në Strategjinë e moshimit.

Sipas hartuesve, skema aktuale e pensioneve ka nevojë të rishikohet, duke rivlerësuar moshën e daljes në pension për burrat dhe gratë, si dhe duke rishikuar formulën, pa përmendur konkretisht moshën.

Një element tjetër në fokusin e reformës që ka filluar të hulumtohet dhe praktikohet nga qeveria shqiptare, citohet në dokument është edhe indeksimi i pensioneve, i cili synohet që me skemën e re të bëhet i diferencuar sipas të ardhurave nga pensionet, nëpërmjet përmirësimit gradual të të ardhurave të pensionistëve, e kryesisht pensioneve më të ulëta, me qëllim rritjen e tyre.

Politika që aktualisht po zbatohet është ajo e rishikimit të masës së pensionit minimal, atij mesatar dhe pensionit social, shoqëruar me më shumë fushata informuese.

LEHTËSIRAT

Me qëllim reduktimin e varfërisë për të moshuarit, një nga drejtimet është dhe krijimi i lehtësirave fiskale, të tilla si përjashtimi nga taksat për pronat e pasurive të patundshme të pronarëve të moshuar.

“Kjo vlen për taksat që vendosen për shtëpitë e banimit, tokën, apo ullinjtë e vreshtat në zonat rurale apo dhe në rastet e apartamenteve, shtëpive në bregdet apo zona malore, të cilat mund të përdoren si AirBnB dhe shfrytëzohen për përfitime personale me qëllim rritjen e të ardhurave dhe reduktimin e varfërisë kur pronarët janë individë të moshës 60+”, citohet në dokument, i cili shton, gjithashtu, edhe për lehtësira fiskale që lidhen me shpenzime që lidhen me kujdesin afatgjatë përgjatë gjithë ciklit të jetës të tilla si heqja e tarifave të shërbimit për shtëpitë e pleqve ose për shërbimet shëndetësore, apo taksat vendore.

Duke i klasifikuar të moshuarit si kategori në nevojë një tjetër lehtësi parashikohet reduktimi i çmimeve të energjisë elektrike, mbulimi i kostove të strehimit nëpërmjet bonusit të qirave, apo mbulimi i kostove të transportit publik nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, ndërhyrje të cilat përmirësojnë jetesën e individëve të moshuar.

Rishikimi i listës së barnave të rimbursueshme me qëllim reduktimin e kostove të jetesës, e veçanërisht për të moshuarit që janë me diabet, Alzhaimer, Parkinson, probleme të shëndetit mendor apo që kanë humbur autonominë, të cilët jetojnë të vetmuar është një tjetër mekanizëm i parashikuar në strategji me qëllim për t’u zbatuar deri në 2030-ën.

PLANI PER TE MOSHUARIT DERI NE 2030

-100% e pensionistëve që marrin pensionin social apo minimal përjashtohen nga taksa mbi pronën dhe përfshihen në listën e klientit në nevojë;

-Të gjithë pensionistët përfitojnë kartën e pensionistit nga pushteti lokal;

-Heqja e taksës vjetore për automjetet vetiake të të moshuarve 65+ dhe reduktimi i gjobave dhe kamatëvonesave;

-Krijimi i një fondi kontigjence për mbrojtjen e të moshuarve në rastet e krizave;

-Përfshirja e të moshuarve 60+ në kategorinë e klientit në nevojë për efekt të përfitimit nga reduktimi i çmimit të energjisë elektrike;

-Lëshimi i kartës së pensionistit nga të 61 bashkitë, duke mundësuar përfitimin e transportit publik falas, heqjen e detyrimeve si taksa e pushtetit vendor, për të moshuarit dhe lehtësira të tjera në strehim apo shërbime. (Model suksesi – Bashkia Korçë);

-Rishikimi i listës së barnave të rimbursueshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Agron Gjekmarkaj flet pas humbjes së thellë të PD-së më 11 Maj: Pse Berisha nuk duhet të japë dorëheqjen dhe si mund të shkohet në zgjedhje të reja

Agron Gjekmarkaj flet pas humbjes së thellë të PD-së më 11 Maj: Pse Berisha nuk duhet të japë dorëheqjen dhe si mund të shkohet në zgjedhje të reja

Publikuar më 09.06.2025
Agron Gjekmarkaj e sheh humbjen e opozitës me 11 maj si paso...

Agron Gjekmarkaj e sheh humbjen e opozitës me 11 maj si pasojë e një sistemi të degraduar zgjedhor dhe politik në Shqipëri. Deputeti demokrat, i rizgjedhur edhe për legjislacionin e ardhshëm thotë për gazeta “Panorama” se këto zgjedhje u zhvilluan në një klimë ku qeveria kontrollon thuajse të gjithë mekanizmat e shtetit. Nënkryetari i PD-së […]

Lexo më shumë

Del autopsia për dy trupat e pajetë që u gjetën në një park të Romës: Viktimat janë nënë e bijë nga Evropa Lindore! Misteri i vrasjes së gruas 40-vjeçare dhe foshnjës 6-muajshe

Del autopsia për dy trupat e pajetë që u gjetën në një park të Romës: Viktimat janë nënë e bijë nga Evropa Lindore! Misteri i vrasjes së gruas 40-vjeçare dhe foshnjës 6-muajshe

Publikuar më 09.06.2025
Dy trupat e pajetë të një gruaje dhe një foshnjeje, të zbulu...

Dy trupat e pajetë të një gruaje dhe një foshnjeje, të zbuluar pasditen e së shtunës në parkun Villa Pamphili në Romë, dyshohet se i përkasin një nëne dhe vajzës së saj të porsalindur, me origjinë nga Europa Lindore. Autoritetet italiane janë në kërkim të një burri që, sipas dëshmitarëve, është parë disa orë para […]

Lexo më shumë

Derbi ballkanas Shqipëri-Serbi u mbyll në barazim dhe pa incidente, gazeta britanike “The Guardian”: Detajet e një ndeshjeje thriller

Derbi ballkanas Shqipëri-Serbi u mbyll në barazim dhe pa incidente, gazeta britanike “The Guardian”: Detajet e një ndeshjeje thriller

Publikuar më 08.06.2025
Shqipëri-Serbi u mbyll pa gola, por asnjëherë nuk mund të th...

Shqipëri-Serbi u mbyll pa gola, por asnjëherë nuk mund të thuash se sfida përfundoi në paqe. “The Guardian” ka bërë një artikull për ndeshjen, ku tregon me detaje gjithçka ndodhi para, gjatë, e pas sfidës. Prestigjiozja e njohur nuk heziton të tregojë gjithçka, që nga atmosfera në stadium, ndërprerjet e ndeshjes, sharjet e tifozëve, penalltia […]

Lexo më shumë

Armando Duka flet para ndeshjes: Skuadra të mos ngarkohet emocionalisht, fitorja kundër Serbisë do të më gëzonte sikur kualifikimi në Botëror

Armando Duka flet para ndeshjes: Skuadra të mos ngarkohet emocionalisht, fitorja kundër Serbisë do të më gëzonte sikur kualifikimi në Botëror

Publikuar më 07.06.2025
Në prag të ndeshjes ndaj Serbisë, Presidenti i FSHF-së, Arma...

Në prag të ndeshjes ndaj Serbisë, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një intervistë për Klan News ka folur për përmbylljen me sukses të Europianit U-17 të zhvilluar në Shqipëri dhe për sfidat e radhës kualifikuese të Kombëtares për Kupën e Botës. Arritjet e këtij viti – Në këtë ditë të rëndësishme, para një sfide kaq […]

Lexo më shumë

Ndeshja për Kualifikueset e Botërorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, publikohen formacionet zyrtare

Ndeshja për Kualifikueset e Botërorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, publikohen formacionet zyrtare

Publikuar më 07.06.2025
Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të r...

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Kjo është një ndeshje rëndësishme në aspektin sportiv, por padyshim edhe në aspektin emocional të asaj që përmbledh sfida në fjalë duke kujtuar historinë por edhe atë që ndodhi në Beograd 11 vite më parë. Shqipëria […]

Lexo më shumë

 Sylvinho flet para ndeshjes me Serbinë: Rrugëtimi drejt Botërorit është shumë i shpejtë, por futemi në lojë për 3 pikët

 Sylvinho flet para ndeshjes me Serbinë: Rrugëtimi drejt Botërorit është shumë i shpejtë, por futemi në lojë për 3 pikët

Publikuar më 06.06.2025
Shqipëria dhe Serbia masin forcat të shtunën në orën 20.45, ...

Shqipëria dhe Serbia masin forcat të shtunën në orën 20.45, në kuadër të ndeshjes kualifikuese të Botërorit. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho doli në konferencë për shtyp, në prag të këtij takimi të rëndësishëm, ku preku tema të ndryshme. ” Mendimi për Kombëtaren e Serbisë- “ Mitroviç, Vlahoviç dhe Joviç, janë lojtarë të fortë fizikisht, Serbia është […]

Lexo më shumë

Dashnor Sula kërkon largimin e Berishës: Shijo familjen, me nipër dhe mbesa. Nuk mjafton të thuash se Rama na bleu votat. 50 deputetë të opozitës janë të lumtur që do jenë rrogëtarë edhe për 4 vite

Dashnor Sula kërkon largimin e Berishës: Shijo familjen, me nipër dhe mbesa. Nuk mjafton të thuash se Rama na bleu votat. 50 deputetë të opozitës janë të lumtur që do jenë rrogëtarë edhe për 4 vite

Publikuar më 05.06.2025
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka mbajtur një...

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka mbajtur një fjalim të ashpër dhe vetëkritik në seancën plenare të Kuvendit, ku nuk kurseu as kolegët e opozitës. Ai deklaroi se Parlamenti është kthyer në një teatër, ku aktorët luajnë role pozitive dhe negative. Sipas tij, deputetët e opozitës po pranojnë të jenë “rrogëtarë” për katër vitet […]

Lexo më shumë

Lulzim Basha konfirmon mbylljen e zyrave të partisë së Euroatlantikëve: Do të ndryshoj ambient, beteja për vulën e PD-së vazhdon

Lulzim Basha konfirmon mbylljen e zyrave të partisë së Euroatlantikëve: Do të ndryshoj ambient, beteja për vulën e PD-së vazhdon

Publikuar më 05.06.2025
Zyrat e Euroatlantikëve janë mbyllur! Partia e djathtë e udh...

Zyrat e Euroatlantikëve janë mbyllur! Partia e djathtë e udhëhequr nga Lulzim Basha nuk do të ketë më të njëjtën seli, prej ku ka qenë e vendosur prej më shumë se një viti, në rrugën Ukraina e Lirë, përballë Kuvendit të Shqipërisë. Pavarësisht faktit se zyrat janë ende të kontraktuara deri në fund të muajit […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda