×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Armando Duka flet para ndeshjes: Skuadra të mos ngarkohet emocionalisht, fitorja kundër Serbisë do të më gëzonte sikur kualifikimi në Botëror

Në prag të ndeshjes ndaj Serbisë, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një intervistë për Klan News ka folur për përmbylljen me sukses të Europianit U-17 të zhvilluar në Shqipëri dhe për sfidat e radhës kualifikuese të Kombëtares për Kupën e Botës.

Arritjet e këtij viti – Në këtë ditë të rëndësishme, para një sfide kaq të rëndësishme si kjo me Serbinë, është e vështirë që të flasësh për gjëra të tjera. Sapo kemi përfunduar një kampionat europian për 17 vjeçarët, i rëndësishëm dhe i suksesshëm nga të gjitha këndvështrimet, përveç rezultatit të ekipit tonë kombëtar, i cili nuk arriti të ishte në nivelet e 7 konkurrentëve të tjerë. Nga pikëpamja organizative, logjistike apo edhe nga numri i tifozëve në stadiume, ishte vërtetë shumë e bukur. Ishim afër rekordeve, sepse në historinë e organizimit të kampionateve europiane të 17-vjeçarëve, vetëm një herë në Gjermani ka pasur më shumë sesa kaq. Në Europianin e zhvilluar në Shqipëri kishim një mesatare prej 4500 tifozësh për ndeshje. Çdokush nga futbollistët, stafet, skautët, specialistët që vizituan Shqipërinë u larguan me mbresa positive. Ishte një event i suksesshëm. Kurse sot, jam i emocionuar, i përqëndruar, i ngarkuar për këtë ndeshje të rëndësishme.

Emocionet e ditës së sotme – Çdo ndeshje e Kombëtares ka emocione dhe ngarkesë, pritshmëri të ndryshme sipas kundërshtarit dhe gjendjes. Por ndeshja e sotme kundër Serbisë është pak ndryshe, më e ndjeshme por është e rëndësishme për këtë fazë eliminatore sepse jemi dy ekipe që pretendojmë për t’u renditur të dytët në grup. Rezultati i ndeshjes së sotme mund të përcaktojë vazhdimin për të siguruar vendin e dytë dhe play-offin per në Botëror. Përveç kësaj, dihet sesa sensibël është si ndeshje, për përballjen, historinë, politikat etj, që shpresoj mos ta ngarkojnë emocionalisht skuadrën. Uroj që ta ndjekin të gjithë në stadium dhe tifozët ta shtyjnë ekipin drejt fitores.

Si e përjetoni ju si President ndeshjen? – Çdo njeri ka emocione para ndeshjes së Kombëtares. Një drejtues ka edhe më shumë, përveç ndjenjës dhe tifozllëkut, ka edhe përgjegjësinë për të gjithë kompleksitetin e organizimit të një eventi të një rëndësie të veçantë siç është ky i sotmi. Jam i emocionuar pak më shumë se herët e tjera, për të gjitha rrethanat dhe arsyet. Por më shumë për rezultatin sportiv, si edhe mbarëvajtjen e ndeshjes, sigurinë, organizimin dhe gjithçka që ta mbyllim me sukses. Ajo që vërtetë i jep një mbyllje të lumtur kësaj ndeshje është rezultati pozitiv.

Suksesi në këtë sfidë vlen sa i gjithë Botërori? – Jo sa i gjithë Botërori, por gëzimi që do të kisha nga rezultati i ndeshjes së sotme do të ishte i barabartë me gëzimin që do të kisha nga kualifikimi i Shqipërisë në Botëror.

Kualifikimi në Botëror – Botërori është një gjë që ne nuk e kemi arritur kurrë. Dikur kishim ëndërr Europianin, utopike, e realizueshme ose jo. Pastaj kualifikimi për herë të dytë na e ktheu si një normalitet apo detyrë. Botërorin nuk e kemi shijuar, është një gjë ndryshe. Është më i vështirë kualifikimi për në Botëror, megjithëse mund të arrihet duke pasur të gjithë komponentët bashkë. Po të kishim pasur një short mbase pak më të mirë, mos të kishim Anglinë, që bën pak hapa fals në kualifikuese ose aspak. Mbase një short ndryshe si ai që kishim në kualifikueset e Europianit, do na bënte që të shkonim mbase edhe nga vendi i parë. Tashmë mbetet e vetmja rrugë përmes play-off-it, një rrugëtim sërish shumë i vështirë, për kundërshtarin që ne kemi sot përballë. Ka kualitet, histori në futboll, ka suksese, pjesëmarrje në turnetë finalë të Kupës së Botës, ndërsa në Europian ka më pak sukses se ne. Ne kemi marrë pjesë dy herë, Serbia vetëm një herë. Mbetet një skuadër me kualitete, shumë e fortë. Ndeshje shumë e vështirë, uroj të kemi një performancë pozitive, çunat mos të kenë mbingarkesë dhe të shprehin atë që dinë. Uroj dhe shpresoj të arrijmë një rezultat pozitiv.

Problemet brenda ekipit të Serbisë – Niveli i skuadrës dhe stafit të ekipit serb është i lartë. Pavarësisht se nga jashtë duket sikur ka konflikte. Unë uroj që të ketë përçarje të unitetit të tyre. Para një ndeshje të ekipit kombëtar, në një rast të tillë, ku hedh një hap të rëndësishëm në këtë rrugëtim, besoj se i harron këto probleme. Unë jam i gëzuar që ne nuk kemi nga këto probleme, skuadra është e bashkuar me stafin dhe të gjithë publikun dhe uroj që të gjithë të qeshim e të gëzojmë.

Kërkesat për të ndjekur ndeshjen në stadium – Është shtuar interesi për të ndjekur ekipin kombëtar, jo vetëm në këtë derbi nëse do ta quaja kështu. Është një derbi ballkanik, por edhe për arsye të pozicionit në tabelë që ne kërkojmë. Edhe në ndeshje të një niveli tjetër, sërish ka shumë kërkesë për të ndjekur kombëtaren. Nuk e kishim parashikuar që do të kishim kaq shumë kërkesa, që të kishim një stadium akoma edhe më të madh. Jemi të dënuar që të pranojmë kritikat që nuk plotësojmë dot të gjitha kërkesat e biletave që besoj nuk do të përballoheshin edhe në një stadium edhe më të madh se ky.

Europiani U-21 – Për ne është e rëndësishme sot është kjo ndeshja që do luhet sonte. Pas kësaj do të kemi kohë për të folur për të tjerat. Kampionati Europian që ne presim të zhvillojmë në 2027 me Serbinë është një ngjarje historike dhe e rëndësishme për ne. Tashmë kemi dhënë prova dhe kemi eksperiencën e duhur që të bëjmë organizime të tilla. Jam i bindur që do ta bëjmë mirë edhe atë dhe do të kemi një Europian model dhe pse jo të shohim edhe organizime të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Ndeshja për Kualifikueset e Botërorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, publikohen formacionet zyrtare

Ndeshja për Kualifikueset e Botërorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, publikohen formacionet zyrtare

Publikuar më 07.06.2025
Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të r...

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Kjo është një ndeshje rëndësishme në aspektin sportiv, por padyshim edhe në aspektin emocional të asaj që përmbledh sfida në fjalë duke kujtuar historinë por edhe atë që ndodhi në Beograd 11 vite më parë. Shqipëria […]

Lexo më shumë

 Sylvinho flet para ndeshjes me Serbinë: Rrugëtimi drejt Botërorit është shumë i shpejtë, por futemi në lojë për 3 pikët

 Sylvinho flet para ndeshjes me Serbinë: Rrugëtimi drejt Botërorit është shumë i shpejtë, por futemi në lojë për 3 pikët

Publikuar më 06.06.2025
Shqipëria dhe Serbia masin forcat të shtunën në orën 20.45, ...

Shqipëria dhe Serbia masin forcat të shtunën në orën 20.45, në kuadër të ndeshjes kualifikuese të Botërorit. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho doli në konferencë për shtyp, në prag të këtij takimi të rëndësishëm, ku preku tema të ndryshme. ” Mendimi për Kombëtaren e Serbisë- “ Mitroviç, Vlahoviç dhe Joviç, janë lojtarë të fortë fizikisht, Serbia është […]

Lexo më shumë

Dashnor Sula kërkon largimin e Berishës: Shijo familjen, me nipër dhe mbesa. Nuk mjafton të thuash se Rama na bleu votat. 50 deputetë të opozitës janë të lumtur që do jenë rrogëtarë edhe për 4 vite

Dashnor Sula kërkon largimin e Berishës: Shijo familjen, me nipër dhe mbesa. Nuk mjafton të thuash se Rama na bleu votat. 50 deputetë të opozitës janë të lumtur që do jenë rrogëtarë edhe për 4 vite

Publikuar më 05.06.2025
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka mbajtur një...

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka mbajtur një fjalim të ashpër dhe vetëkritik në seancën plenare të Kuvendit, ku nuk kurseu as kolegët e opozitës. Ai deklaroi se Parlamenti është kthyer në një teatër, ku aktorët luajnë role pozitive dhe negative. Sipas tij, deputetët e opozitës po pranojnë të jenë “rrogëtarë” për katër vitet […]

Lexo më shumë

Lulzim Basha konfirmon mbylljen e zyrave të partisë së Euroatlantikëve: Do të ndryshoj ambient, beteja për vulën e PD-së vazhdon

Lulzim Basha konfirmon mbylljen e zyrave të partisë së Euroatlantikëve: Do të ndryshoj ambient, beteja për vulën e PD-së vazhdon

Publikuar më 05.06.2025
Zyrat e Euroatlantikëve janë mbyllur! Partia e djathtë e udh...

Zyrat e Euroatlantikëve janë mbyllur! Partia e djathtë e udhëhequr nga Lulzim Basha nuk do të ketë më të njëjtën seli, prej ku ka qenë e vendosur prej më shumë se një viti, në rrugën Ukraina e Lirë, përballë Kuvendit të Shqipërisë. Pavarësisht faktit se zyrat janë ende të kontraktuara deri në fund të muajit […]

Lexo më shumë

Arrestohen tre persona që shitën bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, “Tifozat Kuq e Zi” njoftojnë se do ta ndjekin ndeshjen në lulishte

Arrestohen tre persona që shitën bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, “Tifozat Kuq e Zi” njoftojnë se do ta ndjekin ndeshjen në lulishte

Publikuar më 05.06.2025
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Attent...

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Attention”, duke goditur një rast të rishitjes së paligjshme të biletave për ndeshjen e futbollit Shqipëri–Serbi, e cila do të mbahet më 7 qershor. Hetimet nisën pas informacioneve të siguruara se në një profil në rrjetin social Instagram, tregtoheshin bileta me çmime shumë herë më të larta […]

Lexo më shumë

Agron Gjekmarkaj: Berisha të mos largohet, s’ka asnjë arsye. Ne bëmë gjithçka, tani është radha e shoqërisë

Agron Gjekmarkaj: Berisha të mos largohet, s’ka asnjë arsye. Ne bëmë gjithçka, tani është radha e shoqërisë

Publikuar më 03.06.2025
Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmark...

Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, në një intervistë të dhënë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, të parën pas zgjedhjeve të 11 Majit, e distancon veten prej atyre të cilët mendojnë se Sali Berisha, duhet të largohet pas humbjes fatale në këto zgjedhje. Sipas tij, Berisha nuk ka asnjë […]

Lexo më shumë

Ilir Alimehmeti padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor, kërkon rinumërimin e votave të 11 majit në të gjitha KZAZ-të e Tiranës

Ilir Alimehmeti padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor, kërkon rinumërimin e votave të 11 majit në të gjitha KZAZ-të e Tiranës

Publikuar më 02.06.2025
Ilir Alimehmeti, kandidati i PD-së për Tiranën në 11 maj ka ...

Ilir Alimehmeti, kandidati i PD-së për Tiranën në 11 maj ka paditur Komisioni Qendror të Zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor. Alimehmeti kërkon rinumërim të votave në të gjitha KZAZ-të e Tiranës. Nesër më datë 3 qershor, hidhet shorti në Gjykatën Administrative për të përcaktuar trupën e Kolegjit Zgjedhor që do shqyrtojë ankesën e tij ndaj KQZ-së. […]

Lexo më shumë

Hyn në fuqi marrëveshja e njohjes së pensioneve me Italinë, përfitojnë 500 mijë shqiptarë

Hyn në fuqi marrëveshja e njohjes së pensioneve me Italinë, përfitojnë 500 mijë shqiptarë

Publikuar më 02.06.2025
Prej 1 qershorit ka nisur zbatimi i marrëveshjes për pension...

Prej 1 qershorit ka nisur zbatimi i marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila garanton të drejtat e pensioneve për rreth gjysmë milioni shqiptarë dhe 4 mijë italianë. Marrëveshja e cila u nënshkrua në Romë më 6 shkurt 2024 dhe u finalizua në Tiranë 15 maj 2025 garanton një sërë mundësish për ata […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda