
Kryeministri Edi Rama ishte në Spille të Kavajës ku zhvilloi një takim me të rinjtë e Partisë Socialiste, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.

I pranishëm ishte edhe Pandeli Majko, i cili kujtoi kohët e vjetra me Edi Ramën. Por ndërsa po fliste Majko, Rama tha: “Mua më kujtohet kur isha lakuriq se më nxorën ata…”
Pandeli Majko: Kemi një çështje të hapur, që është të qenit pranë jush. Ne e dimë që një pjesë e juaja këtu ndihën më të vetmuar, megjithëse ka rrjete sociale, ndjeni më të shqetësuar përsa i përket ku do shkoj me shkollën, si do filloj një punë,. Kjo fushatë është fushatë e dfetajebe njerëzore. Jo e mitingjeve. Unë nuk do e them fjalën buf…Jemi në plazh dhe më duket sikur jemi kthyer të dy në një vend që na ngjall kujtime shumë interesante
Edi Rama: Mua më kujtohet kur isha lakuriq se më nxorën ata…
Pandeli Majko: E tha vetë! Kështu që kur bënim debat me kolegët e PD i thashë ky ju ka mundur edhe kur ishte pa gjë, jo më tani që e kemi veshur ne.
Rama kujtoi sërish rastin e primareve të PD-së në Tiranë dhe kandidatin e Kavajës që doli i parë Hysen Kadiu. Rama tha se demokratët e Kavajës nuk duhet t’ia falin Berishës që kandidati i tyre Kadiu nuk është në listat për deputet.
Rama: Por sot nuk e mbyll dot fjalën time pa ja dhënë fjalën dikujt që sa ju filloi karrierën politike. Ka qenë i thinjur dhe ka hapur rrugë për shumë të tjerë të jenë pjesë e PS-së. E kemi sjellur këtu në Kavajë, Rrogozhinë. Në Kavajën që mbahej për një kohë shumë të gjatë, si bastioni i PD-së ka ndodhur diçka që demokratët e Kavajës nuk duhet ta falin për dinjitetin e tyre. Se dolën dhe votuan për të pasur kandidatë njeriun që donin ata.
Doli i pari në primare dhe nuk është gjëkundi. E ka ngrënë bufi. Jau hëngri përfaqësuesin. Është në barkun e bufit, Hyseni. Është fyerja më e madhe një komuniteti politik. Kavajën e kanë lënë pa përfaqësim, pa njeri. Vjen vërdallë njëri me një parti tjetër. Ne i kemi sjellë Kavajës dy deputete dhe kryeministrin e ditëve më të vështira të Kosovës. E ka nisur politikën ja kështu. Si njëri nga ju dhe e kemi sjellë këtu bashkë me Eldin. Bashkë me dy burra, kemi dhe Antonelën e Rrogozhinës. 5 kandidatë nga PS dhe 1 kandidatë i zhdukur nga PD. Viktimë, e ka ngrënë bufi.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/