×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rama shprehet i sigurtë për fitoren e zgjedhjeve më 11 maj: Jemi vetëm 27 metra drejt finishit, PS është flakë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën “Sy m’sy” ku dy herë në javë ka një bashkëbisedim me qytetarët nëpërmjet komenteve në rrjetet sociale.

“Kemi pasur një moment shumë të bukur dje në sheshin “Skënderbej” me fëmijët e rrjetit të ri të ngritur në shkolla “Arte dhe zeje” të cilët do të marrin pjesë në ndërtimin e shtëpisë së Europës, që do të ndërtohet tek kopshti i Skënderbeut, nën monument ku do të mirëpriten udhëheqësit e kontinentit. Më 16 maj Tirana epiqendra e politikës europiane. Janë shumë tema në tryezë, dhe i pranishëm do të jetë edhe kancelari i ri i Gjermanisë.
Ky do të jetë një promovim tjetër i Shqipërisë i destinacion, moment tjetër i rritjes së kuotave tona në arenën ndërkombëtare, fuqizim i imazhit gjithashtu dhe moment promovimi edhe i Shqipërisë turistike sepse do të jemi në ekranet e të gjithë botës.
Në sprintin final të 27 metrave të fundit drejt finishit, po rritet energjia e përgjithshme politike, PS është flakë”, tha ai.

Kryesocialisti u ndal edhe tek vota e diasporës, për të cilën tha se është një zotim që tashmë është bërë realitet pasi zarfet me fletët e votimit po shpërndahen në të gjithë botën.

“Jemi në fazën e jetësimit të zotimit të hershëm për votën e diasporës. Zarfat e KQZ po shpërndahen gjithandej. Procesi është i thjeshtë por gjithsesi duhen ndjekur udhëzimet e KQZ”, tha ai.

Rama u shpreh se në lidhje me akuzat për ndikimin në shpopullimin e vendit duke u detyruar shqiptarët të ikin jashtë vendit, Rama u shpreh se kjo nuk është absolutisht e pavërtetë, pasi valë largimesh në vendin tonë ka pasur gjithmonë, edhe kur PS nuk ka qenë në pushtete.

“Po të shohësh të gjithë trajektoren e lëvizjes së shqiptarëve është e qartë se kur e si ka ndodhur. Kjo është si ajo shprehja” shpif se diçka do të mbetet””, tha ai.

Kreu i socialistëve shtoi se gjithçka e premtuar për mandatin e katërt nuk është një premtim për arsye elektorale, por pjesë e një plani të qartë pune. Sipas tij e vetmja ëndërr është ajo e anëtarësimit në BE.

“Ne nuk bëjmë premtime elektorale sepse në aspektin e punëvë ne japim informacion, janë pjesë e planeve tona qeverisëse, jo ëndrrave, ëndërr kemi vetëm një dhe ai është anëtarësimi në BE. Nuk janë premtime që hajd marrim një herë votën dhe më pas shohim e bëjmë”,
 tha ai.

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar figurën e kreut të SPAK Altin Duamani ndërsa është solidarizuar me situatat e vështira që ai ka kaluar me sulmet në emër të tij dhe familjes.

Megjithatë kryesocialisti u shpreh se edhe pse Dumani ishte një prokuror i përkushtuar në kohën e ngjarjeve të rënda në vendin tonë, nuk kishte “shpatën” e drejtësisë së re për të hetuar krimet e rënda.

Rama ka kujtuar edhe episode në lidhje me qasjen që kishte politika ndaj drejtësisë, duke iu referuar retorikës së përdorur nga ish-kryeministri Sali Berisha ndaj ish kryeprokurores Ina Rama, duke e quajtur “lavire bulevardi” pasi kërkoi të marrë në pyetje drejtues të policisë mbi “21 janarin”.

“Altin Dumanin kur e ke dëgjuar? E di që ka qenë prokuror në detyrë në këto kohë që po flas, prokuror i ndershëm i vendosur i përkushtuar por nuk ka thirrur dikë të thotë si i vrave ti ata katër veta, sepse nuk e kishte shpatën. Madje shefja e madhe e Dumanit, vetëm se çoi një copë letër për disa drejtues policie që ti pyeste se çfarë ndodhi, u gjen në pozitën që të shohë kryeministrin në TV që i thotë popullit se ajo është një lavire”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave se një pjesë e madhe e qeverisë ka probleme me drejtësinë, në një nga komentet e “Sy m’sy”.

Rama theksoi se personat që përmenden si të përfshirë në çështje penale janë ish-ministra dhe nuk përfaqësojnë qeverinë e sotme.

Ai ka kujtuar 21 janarin dhe Gërdecin, duke u shprehur se në të kaluarën Shqipëria ka përjetuar skandale të rënda nga drejtues të lartë të shtetit, pa u ndëshkuar ndonjëherë nga drejtësia.

“Nëse sot ka zyrtarë me probleme me drejtësinë, kjo është rezultat i një drejtësie që më në fund ka filluar të lëvizë,” u shpreh Rama, duke vënë theksin se për herë të parë pas ’91-shit, njerëz të lidhur me pushtetin po përballen me ligjin.

Edi Rama: Qeveria ime është e gjitha në punë, ata që thua janë ish ministra dhe nuk janë as çereku i qeverisë që unë kam sot.
Nëse sot ka zyrtarë me probleme të hapura me drejtësinë, si erdhi kjo ditë? E solli Zoti, Amerika me aeroplan, apo BE me anije? Se SHBA dhe BE aty kanë qenë që në ’91 dhe ti nuk ke parë kurrë një individ të lidhur me pushtetin apo nga ata të lidhur me botën e krimit të jenë nën goditjen e shpatës së drejtësisë. Ke parë të kundërtën, qeveri e kryeministra që vrasin njerëz poshtë dritares së Kryeministrisë janë vrarë njerëz të pafajshëm, dritaret u bënë frëngji nga ku dolën pushkët e shtetit. Ke parë qeveri që hedhin në ere zona të banuara dhe nuk u ka hyrë gjemb në këmbë.
Ke pasur në Tiranë president që kanë hedhur Shqipërinë në humnerë, kanë nxitur vrasjen e 4 mijë njerëzve duke nxitur shqiptarë të fusnin lekë në piramida. Nuk po të kujtoj as që vinin me armë dhe murtaja në Kryeministri për të marrë pushtetin ca Honxho Bonxho dhe nuk ke parë një prokuror t’i thërrasë”.

Rama nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të kreut të PD Sali Berisha, ndërsa pyeti nëse i është hequr ende “non grata” apo jo.

Ndërsa në lidhje me zgjedhjet e 11 majit, Rama u shpreh se Partia Socialiste do të marrë më shumë mandate se sa ka momentalisht, rezultat ky që sipas tij mbështetet në sondazhet që kjo forcë politike kryen gjithë kohës.

“Ore ia hoqën non gratën këtij bufit? Si shkoi puna e tij? Nuk është se ndryshon gjë se bufi buf do të mbetet por më duket se nuk ia kanë hequr.

Ne do të marrim më shumë mandate se sa kemi, se sa do të marrim do ta them me shkrim në Kuç por më duhet edhe pak kohë që të kuptoj se ku jemi. Ne kryejmë sondazhe shkencore gjithë kohës.

Diferenca jonë me kënetën do të jetë më e madhja ndonjëherë që nga ‘97″- tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Rama bën llogaritë: Sikur një mandat më shumë ta marrim në Dibër bëhemi 75, por na duhet një shumicë për Shqipërinë në BE. Altin Dumani, i ndershëm dhe i zoti, por shpatën e drejtësisë ia dhamë ne

Rama bën llogaritë: Sikur një mandat më shumë ta marrim në Dibër bëhemi 75, por na duhet një shumicë për Shqipërinë në BE. Altin Dumani, i ndershëm dhe i zoti, por shpatën e drejtësisë ia dhamë ne

Publikuar më 17.04.2025
Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se më 11 maj do të f...

Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se më 11 maj do të fitojë për të qeverisur, por tha se i duhet një shumicë për Shqipërinë në BE.   Ai u shpreh se në asnjë vend nuk humbasin asnjë deputet, çka sipas tij 74 mandate i ka të siguruara, madje u shpreh se sikur në Dibër […]

Lexo më shumë

Dashnor Sula: PD nuk i fiton zgjedhjet e 11 majit, demokratët i urrejnë Nokën dhe Vokshin. Bashës nuk ia fal që nuk doli të thoshte se nuk ishte ai kryetari, por Berisha

Dashnor Sula: PD nuk i fiton zgjedhjet e 11 majit, demokratët i urrejnë Nokën dhe Vokshin. Bashës nuk ia fal që nuk doli të thoshte se nuk ishte ai kryetari, por Berisha

Publikuar më 17.04.2025
Dashnor Sula ishte foli edhe sot për situatën aktuale në Par...

Dashnor Sula ishte foli edhe sot për situatën aktuale në Partinë Demokratike. Sula u shpreh se situata në kampin opozitar është shumë e vështirë dhe sipas tij, PD nuk mund të fitojë zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se Berisha nuk duhet të kandidojë për kryeministër, duke shtuar se ai duhet të ndajë pushtetin brenda […]

Lexo më shumë

Ngjarje e rëndë në Përrenjas/ Dyshohet se ngacmonte seksualisht dhe përndiqte dy nxënëset e mitura, arrestohet mësuesi 55-vjeçar që tentoi të largohej nga Shqipëria

Ngjarje e rëndë në Përrenjas/ Dyshohet se ngacmonte seksualisht dhe përndiqte dy nxënëset e mitura, arrestohet mësuesi 55-vjeçar që tentoi të largohej nga Shqipëria

Publikuar më 17.04.2025
Policia e Librazhdit ndalon mësuesin 55-vjeçar për përndjekj...

Policia e Librazhdit ndalon mësuesin 55-vjeçar për përndjekje dhe ngacmim seksual ndaj një të miture Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd kanë ndaluar shtetasin Fatmir Hoxha, 55 vjeç, mësues në shkollën 9-vjeçare Rrajcë Skënderbej dhe banues në fshatin Rrajcë të bashkisë Përrenjas. Sipas burimeve zyrtare nga Policia ndaj mësuesit Fatmir Hoxha kishte dy denoncime nga […]

Lexo më shumë

Rama: Kamza humbi shumë vite nga besnikëria e verbër ndaj PD-së, mos e shihni votën si biletë stadiumi dhe besimin si fanellë të skuadrës

Rama: Kamza humbi shumë vite nga besnikëria e verbër ndaj PD-së, mos e shihni votën si biletë stadiumi dhe besimin si fanellë të skuadrës

Publikuar më 16.04.2025
Kryetari i PS Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë sociali...

Kryetari i PS Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë socialistë në Kamëz, në kuadër të fushatës elektorale tha se kjo bashki ka ndryshuar shumë, por ka humbur shumë vite qorrazi duke votuar për një parti. Rama tha se ndryshimet e Kamzës do të ishin realizuar më shpejt nëse qytetarët për shkak të besnikërisë […]

Lexo më shumë

“Zgjedhësit kanë përgjegjësi mbi votën”, Celibashi: Nëse duan ta shesin, blejnë apo tregojnë, të llogarisin pasojat penale!

“Zgjedhësit kanë përgjegjësi mbi votën”, Celibashi: Nëse duan ta shesin, blejnë apo tregojnë, të llogarisin pasojat penale!

Publikuar më 16.04.2025
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ...

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë një sqarim lidhur me sigurinë dhe fshehtësinë e votës për emigrantët shqiptarë që votojnë për herë të parë nga jashtë vendit në zgjedhjet e 11 majit. Në një deklaratë për mediat, Celibashi theksoi se procesi i administrimit të votës, sapo ajo të hyjë në sistemin […]

Lexo më shumë

Rama i përgjigjet Berishës: Këneta tha se s’ka hapje kapitujsh, por sot hapet grupkapitulli i tretë i negociatave për në BE

Rama i përgjigjet Berishës: Këneta tha se s’ka hapje kapitujsh, por sot hapet grupkapitulli i tretë i negociatave për në BE

Publikuar më 14.04.2025
Kryministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të PD-së Sali ...

Kryministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të PD-së Sali Berisha, i cili ka thënë se “nuk do ketë më hapjet të grupkapitujve për anëtarësimin e vendit tonë në BE”. Përmes një video nga Facebook-u i tij, Rama duke folur nga makina rrugës nga Brukseli për në Luksemburg tha se pasditen e sotme do të […]

Lexo më shumë

Altin Dumani raporton punën e SPAK-ut: Kemi 33 zyrtarë të lartë nën hetim, 19 prej tyre janë dërguar në gjykatë

Altin Dumani raporton punën e SPAK-ut: Kemi 33 zyrtarë të lartë nën hetim, 19 prej tyre janë dërguar në gjykatë

Publikuar më 14.04.2025
Kreu i SPA Altin Dumani po raporton në lidhje me punën e Pro...

Kreu i SPA Altin Dumani po raporton në lidhje me punën e Prokurorisë së Posaçme në KLP. Të pranishëm gjate raportimit eshte përfaqësues të OPDAT dhe përfaqësues nga Ambasada Amerikane në Tiranë. “Në 2024 jemi përballur me sfida, por nuk e kemi ndalur punën”, është shprehur Dumani në nisje të raportimit të tij. Ai ka […]

Lexo më shumë

Rama komenton foton e strategut amerikan të Berishës me numrin 5: Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër!

Rama komenton foton e strategut amerikan të Berishës me numrin 5: Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër!

Publikuar më 14.04.2025
Kryeministri Edi Rama ka vijuar ironitë me drejtuesin e fush...

Kryeministri Edi Rama ka vijuar ironitë me drejtuesin e fushatës së PD, strategun e fitores së Donald Trump, Chris LaCivita. Pasi e quajti “Latifi nga Amerika”, sot Rama ka publikuar një foto të LaCivita i cili me dorën ngritur tregon numrin 5. Rama shkruan se edhe vetë LaCivita e kuptoi që duhet të votohet numri […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda