×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rama i përgjigjet Berishës: Këneta tha se s’ka hapje kapitujsh, por sot hapet grupkapitulli i tretë i negociatave për në BE

Kryministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të PD-së Sali Berisha, i cili ka thënë se “nuk do ketë më hapjet të grupkapitujve për anëtarësimin e vendit tonë në BE”.

MixCollage-14-Apr-2025-02-15-PM-2026

Përmes një video nga Facebook-u i tij, Rama duke folur nga makina rrugës nga Brukseli për në Luksemburg tha se pasditen e sotme do të hapet grupkapitulli i tretë për negociatat e Shqipërisë në BE.

“E pra ja ku jam rrugës nga Brukseli në Luksemburg, sot pasdite hapet grupkapitulli i tretë i negociatave për BE. Dëshmi se ne po ecim pa u ndalur në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030, zonjë në sallonin kryesor të BE”, tha kryeministri.

Edi Rama: Po si thanë kuak kuak kuak e kënetës nuk ka më hapje kapitujsh iku kjo punë, e bllokoi BE-ja narkoshtetin se vetë bufi shkoi në Europë bashkë me kirie Dulen dhe as darkë më nuk i dhanë narkokryeministrit tonë.

E pra ja ku jam rrugës nga Brukseli në Luksemburg, sot pasdite hapet grupkapitulli i tretë i negociatave për BE. Dëshmi se ne po ecim pa u ndalur në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030, zonjë në sallonin kryesor të BE. 

Ky i sotmi stacion që konfirmon se vetëm ne e dimë këtë rrugë dhe sot një hap tjetër më pranë objektivit tonë madhor mbyllja e negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027.

Sali Berisha u shpreh në mesditë se konferenca e sotme ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së për procesin e integrimit, ka qenë i planifikuar muaj më parë.

berisha-rama konferenca nderqeveritare ne BE

Sipas Berishës, qeveria e re gjermane ka dalë me një deklaratë, përmes së cilës thotë se nuk mund të ketë zgjerim tjetër pa reformimin e BE-së. Sipas tij, në të njëjtën mendje është edhe Franca.

“Qeveria e re gjermane të dalë me një deklaratë, me të cilën kthehet procesi i integrimit, mbetet stand by. Nuk mund të ketë zgjerim tjetër pa reformimin e BE-së. Dhe këtë e ka në sintoni me qeverinë franceze. Kur këta dy faktor bëhen bashkë, të siguroj që ai mur bëhet i pakalueshëm. Ai kalohet vetëm duke plotësuar çdo kriter dhe standard.”

Berisha u bëri thirrje demokratëve të votojnë PD-në nëse duan BE-në, teksa vijoi duke thënë; “mos u mashtroni me pasaportën false të Ramës.”

“Ky vendim është i katër muajve më parë. Është planifikim i katër muajve më parë. Por theksoj se për PD, integrimi i Shqipërisë në BE është interesi kombëtar. E shpall çështje nr.1 të interesit kombëtar. Yllin polar të programit të programit tonë.

Nëse ka një forcë politike që ka dëshmuar seriozitet të plotë në procesin e integrimit dhe ka arritur çdo objektiv të përcaktuar është PD. Sali Berisha nuk do t’i shtrijë dorën askujt për të ndërtuar në këtë vend standardet e BE që është rruga më e sigurt e integrimit.

Gjithë ky aktivitet antidemokratik i Ramës, Vuçic, etj, ka bërë që qeveria e re gjermane të dalë me një deklaratë, me të cilën kthehet procesi i integrimit, mbetet stand by. Nuk mund të ketë zgjerim tjetër pa reformimin e BE-së. Dhe këtë e ka në sintoni me qeverinë franceze. Kur këta dy faktor bëhen bashkë, të siguroj që ai mur bëhet i pakalueshëm. Ai kalohet vetëm duke plotësuar çdo kriter dhe standard. Nuk shkohet në BE me Taulant Ballën ministër. A i ke parë deputetët, të gjithë ata me dosje i ka vënë në listë. Ky është morali i tyre. Nëse Shqiptarët janë vërtet për integrimin të votojnë forcën politike që ka dhënë prova të pakundërshtueshme që integron. Mos u mashtroni me pasaportën false të Ramës”- tha Berisha.

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos u shpreh sot se unioni mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

ministrat e jashtem

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kos shkruan se integrimi ishte mesazhi që dhanë ministrat e Jashtëm të vendeve të BE.

Sipas saj, zgjerimi mbetet mjeti më i mirë për të arritur këtë qëllim politik dhe të sigurisë.

“Bashkimi Evropian rikonfirmon angazhimin e tij për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Kjo ishte mesazhi i qartë i diskutimeve të sotme në Këshillin për Punët e Jashtme me Ministrat nga rajoni dhe Shtetet Anëtare të BE-së.

Zgjerimi i BE-së mbetet instrumenti ynë më efektiv për të avancuar këtë objektiv strategjik politik dhe të sigurisë.”, shkruan Marta Kos.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Përmbyset rezultati, PS shkon në 83 mandate, PD zbret në 50, Mundësia merr mandatin e dytë

Përmbyset rezultati, PS shkon në 83 mandate, PD zbret në 50, Mundësia merr mandatin e dytë

Publikuar më 13.05.2025
Kur kanë mbetur edhe 64 kuti për tu numëruar, rezultati në r...

Kur kanë mbetur edhe 64 kuti për tu numëruar, rezultati në rang kombëtar ka ndryshuar. Partia Socialiste ka shkuar në 83 mandate, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka zbritur në 50. Po ashtu edhe Partia Mundësia ka marrë mandatin e dytë. Partia Socialdemokrate ka marrë tre mandate, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Publikuar më 12.05.2025
Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritm...

Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritme të qëndrueshme, ndërsa deri tani janë numëruar 3,081 nga gjithsej 5,225 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë. Sipas të dhënave më të fundit: Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ruan avantazhin bindës me 420,558 vota, që përbëjnë 52.67% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca […]

Lexo më shumë

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku ë...

Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku është votuar në mënyrë elektronike, duke siguruar 5034 vota, ndërsa koalicionin PD-ASHM ka siguruar 3498 vota. Forcë e tretë ka dalë Partia Mundësia, duke siguruar 694 vota, e ndjekur nga Lëvizja Bashkë me 397 vota dhe Nisma Shqipëria Bëhet me 319. PSD ka marrë 222 […]

Lexo më shumë

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhj...

Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit. PS kryeson me 244,439 vota ose 52.5%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 160,405 vota për momentin, ose 34.4%. Forcë e tretë e ndjek PSD e […]

Lexo më shumë

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura...

Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura nga diaspora në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Rezultatet paraprake tregojnë një garë të ngushtë mes dy forcave kryesore politike, me Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) që kryeson me një epërsi të lehtë ndaj Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS). Rezultatet […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Publikuar më 12.05.2025
Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlame...

Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlamentare duke shprehur vullnetin e tyre. Pasi nisi procesi i numërimit të votave filloi të marrë formë edhe parlamenti i ri. Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 83 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 51 mandate […]

Lexo më shumë

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarq...

Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarqe ku rezultati është “dramatik” për opozitën, duke shkuar mbi 60% të votave për PS. Këto qarqe janë Elbasani, Fieri dhe Gjirokastra.  Konkretisht:  ELBASAN (NUMËRUAR 168 QV NGA 508 NË TOTAL) Partia Socialiste e Shqipërisë – 26654 ose 61.41 % Aleanca për Shqipërinë Madhështore -12524 ose 28.85 % FIER (NUMËRUAR 157 […]

Lexo më shumë

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

Publikuar më 10.05.2025
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksion...

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka nisur një hetim penal lidhur me dyshime për abuzim me detyrën dhe ndërtim të paligjshëm në qytetin e Belshit, të kryer në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 11 majit 2025. Procedimi penal nr. 446 i vitit 2025 përfshin veprat […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda