×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Gjermania bëhet gati për luftën e mundshme dhe shton qindra miliardë euro për ushtrinë, miratohet ndryshimi historik në Kushtetutë
Gjermania bëhet gati për luftë? Miratohet ndryshimi historik

Partitë CDU, CSU dhe SPD kanë rënë dakord që të shfuqizojnë kufirin e borxheve shtetërore lidhur me shpenzimet për mbrojtjen. Ndërsa 500 miliardë euro duhet të investohen për ripërtëritjen e infrastrukturës së vjetërsuar.

Nën presion të madh, Unioni CDU/CSUdhe SPD po zhvillojnë bisedime paraprake për një koalicion të mundshëm. Por tema për mungesat e mëdha në buxhet ka përparësi. Është vërtetuar se në katër vitet e ardhshme 130 miliardë euro nuk do të mund të mbulohen nga të hyrat buxhetore.

Ekonomistët gjermanë kanë llogaritur se armatimi shtesë i Bundeswehr-it do të kushtojë 400 miliardë euro në vitet e ardhshme. Në të njëjtën kohë, nevojiten rreth 500 miliardë për të rindërtuar infrastrukturën e vjetërsuar. Këto para do të shkonin për riparimin dhe ndërtimin e rrugëve, urave dhe hekurudhave.

Gjermania bëhet gati për luftë? Miratohet ndryshimi historik

“Frena e huamarrjes”

Partnerët e mundshëm të koalicionit tani kanë vendosur të veprojnë. Të gjitha shpenzimet e mbrojtjes mbi një për qind të prodhimit të brendshëm bruto do të përjashtohen nga kufizimet për huamarrjen e re të qeverisë, të njohur si “frena e borxhit”. Ky rregull parashikon frenimet e futjeve në borxhe mbi një nivel të caktuar të të ardhurave. Ndryshimi i këtij rregulli u njoftua nga kreu i CDU-së dhe kancelarit të ardhshëm Friedrich Merz. “Duke marrë parasysh kërcënimin për lirinë dhe paqen tonë në kontinentin tonë, mbrojtja jonë duhet të udhëhiqet nga parimi se duhet të financohet gjithçka që është e nevojshme”, tha Merz.

Riparimi i rrugëve, hekurudhave dhe urave

Përveç kësaj, do të krijohet një “fond i posaçëm” prej 500 miliardë eurosh për një periudhë 10-vjeçare, 100 miliardë nga shuma totale i dedikohet landeve. Landet do të lejohen të marrin borxhe në një shkallë më të ulët – deri në 0.35 për qind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto. Deri më tani, ky ka qenë privilegj vetëm i shtetit federal.

Socialdemokratët dhe Kristiandemokratët do të paraqesin një kërkesë në Bundestag javën e ardhshme për ndryshimin e dispozitës kushtetuese për kufirin e huamarrjes. Në Bundestagun aktual ekziston një shumicë, për të cilën besohet se do të ketë dy të tretat për ndryshime kushtetuese, pasi edhe të Gjelbrit kanë bërë me dije se do ta votojnë ndryshimin.

Parlamenti i riu zgjodh më 23 shkurt, por deri në seancën e parë më 24 mars, parlamenti i vjetër ka të drejtë të marrë vendime. Në parlamentin e ri, për të arritur shumicën prej dy të tretave do të duheshin edhe vota nga e Majta apo nga AfD. E Majta kundërshton rritjen e shpenzimeve ushtarake, ndërsa Alternativa për Gjermaninë (AfD) në përgjithësi kundërshton ndryshimin e “frenave të borxhit”.

Fondi i posaçëm

Këto janë shuma të mëdha parash. Për shembull, buxheti total i Gjermanisë vitin e kaluar ishte 467 miliardë euro. Pjesa e kredive ishte vetëm 25 miliardë euro, pjesa tjetër mbulohej nga të ardhurat. Kështu, buxheti u miratua sipas rregullave që kufizojnë huamarrjen e re.

“Fondet e posaçme” janë pjesë e financave të shtetit që menaxhohen veçmas nga buxheti normal dhe për rrjedhojë nuk i nënshtrohen “frenimit të huamarrjes”. Këto shuma nuk duhet të miratohen çdo vit në parlament, por vetëm një herë, me një shumicë prej dy të tretash në të dy dhomat e Parlamentit – Bundestag dhe Bundesrat. Që nga ai moment, shpenzimi i atyre parave mund të zgjasë me vite.

Nuk janë asete, janë borxhe

Kritikët thonë se një gjë e tillë është një lloj buxheti në hije dhe këtë e quajnë si një “kontabilitet kreativ”. Gjykata Federale e Auditorëve në raportin e saj të vitit 2023, që kontrollon shpenzimet e fondeve buxhetore, ka përpiluar një raport mbi “asetet e veçanta” në të cilin thuhet se është më e saktë të flitet për “borxhe të veçanta”.

Ndër modelet më të njohura të tilla deri tani ishte Fondi i Stabilizimit të Tregut Financiar, i krijuar gjatë krizës financiare globale në vitin 2008. Në atë kohë, shuma e kredisë arrinte në 90 miliardë euro. Në vitin 2020, Fondi i Stabilizimit Ekonomik u krijua për të zbutur pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë së koronavirusit.

Ky fond luajti një rol kyç pasi socialdemokratët fituan zgjedhjet e vitit 2021 dhe formuan një qeveri koalicioni me Liberalët (FDP) dhe të Gjelbrit. Shuma e kredisë prej 60 miliardë eurosh nuk u përdor gjatë pandemisë. Qeveria e re ka ridrejtuar fondet për mbrojtjen e klimës. Opozita kristiandemokrate ka paraqitur një padi në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se ky është anashkalimi i “frenave të borxhit”. Më pas, kjo pjesë e kredisë nuk mund të aktivizohej.

Gjermania bëhet gati për luftë? Miratohet ndryshimi historik

100 miliardë dollarë për Bundeswehr-in do të shpenzohen në 2027

Dy fonde speciale u krijuan në vitin 2022. I pari ishte pasojë e sulmit rus në Ukrainë. Bundestagu ka vendosur të modernizojë ushtrinë gjermane të lënë pas dore prej dekadash, me kredi të reja në vlerën 100 miliardë euro. Këto para do të shpenzohen deri në vitin 2027. Një fond i dytë special u krijua në 2022 për të stimuluar dhe mbështetur ekonominë gjermane gjatë krizës energjetike.

Gjykata Federale gjeti në raportin e saj se shuma e “aseteve të veçanta” më të mëdha – fondet e ngarkuara me kredi – arrin në rreth 869 miliardë euro. Vetëm një e dhjeta e kësaj shume mbulohet nga të ardhurat reale. Potenciali i borxhit të këtyre fondeve speciale arriti në 522 miliardë euro. Kjo është pesë herë më shumë se kreditë e planifikuara për buxhetet mes viteve 2023 dhe 2027, të cilat ishin parashikuar sipas rregullave të “frenave të borxhit”.

Shpenzimet e mëdha

Kreditë e reja do të çojnë në një rritje të ndjeshme të huamarrjes. Në vendet e Bashkimit Evropian, borxhet nuk kalojnë 60 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Nëse një vend merr hua përtej këtij kufiri, ai është i detyruar të reduktojë borxhin e tij dhe të përballet me gjoba financiare. Ato për vendet me borxh midis 60 dhe 90 për qind janë 0.5 për qind në vit.

Përveç kësaj, kreditë merren në tregun financiar, ndaj paguhet edhe interesi bankar. Gjermania ka shkaktuar 1.7 bilionë euro borxh gjatë dekadave të fundit. Vitin e kaluar nga buxheti është dashur të ndahen 33 miliardë euro për pagesat e interesave. Një vit më parë, kjo shumë ishte 39 miliardë euro, pasi normat e interesit u rritën për shkak të inflacionit.

Juristët dhe ekspertët financiarë paralajmërojnë se akumulimi i ri i borxheve do të rrisë ndjeshëm barrën e buxhetit me interesat e kredive. Situata buxhetore do të bëhet kështu më e ngushtë, duke kufizuar më tej hapësirën politike për manovrim./DW/ 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Shuhet Papa Françesku, para se të ndërronte jetë la porosi që të varrosej me një arkivol të thjeshtë dhe jashtë Vatikanit

Shuhet Papa Françesku, para se të ndërronte jetë la porosi që të varrosej me një arkivol të thjeshtë dhe jashtë Vatikanit

Publikuar më 21.04.2025
Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e këtij 21 prilli. Pa...

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e këtij 21 prilli. Papa Françesku ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 88-vjeçare. Disa javë më parë, ai doli nga një spital në Romë pasi u trajtua për pneumoni në të dyja mushkëritë. Dy javë pasi la spitalin, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve në Sheshin Shën Pjetër. […]

Lexo më shumë

Rama takon sipërmarrësit në Lezhë: Kemi gati planin e paqes fiskale me bizneset! U japim mundësi që të mos kenë më kontrolle

Rama takon sipërmarrësit në Lezhë: Kemi gati planin e paqes fiskale me bizneset! U japim mundësi që të mos kenë më kontrolle

Publikuar më 18.04.2025
Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në një takim me...

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në një takim me biznese dhe sipërmarrës në qytetin e Lezhës. Rama foli për një plan të qeverisë me bizneset që ai e cilësoi si planin për paqe fiskale, praktikë e cila për kryeministrin pritet të lehtësojë një sërë biznesesh nga kontrollet tatimore. Nga ana tjetër, plani synon […]

Lexo më shumë

Berishën e veshin me xhamadan e qeleshe në Krujë dhe i dhurojnë një buf, kreu i PD-së akuzon ministret e qeverisë: Bënin pasarelë mode në Kuvend

Berishën e veshin me xhamadan e qeleshe në Krujë dhe i dhurojnë një buf, kreu i PD-së akuzon ministret e qeverisë: Bënin pasarelë mode në Kuvend

Publikuar më 18.04.2025
Kreu i PD-së, Sali Berisha ishte sot në Krujë, ku pati takim...

Kreu i PD-së, Sali Berisha ishte sot në Krujë, ku pati takime me qytetarë dhe biznese. Gjatë një takimi me fasonët, Berisha tha se zv.kryeministrja Balluku ka patur në duar 12 mld euro për rrugët, të cilat i ka futur në xhep së bashku me Ramën. Berisha shtoi se ato para do gjenden me ardhjen […]

Lexo më shumë

Rama bën llogaritë: Sikur një mandat më shumë ta marrim në Dibër bëhemi 75, por na duhet një shumicë për Shqipërinë në BE. Altin Dumani, i ndershëm dhe i zoti, por shpatën e drejtësisë ia dhamë ne

Rama bën llogaritë: Sikur një mandat më shumë ta marrim në Dibër bëhemi 75, por na duhet një shumicë për Shqipërinë në BE. Altin Dumani, i ndershëm dhe i zoti, por shpatën e drejtësisë ia dhamë ne

Publikuar më 17.04.2025
Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se më 11 maj do të f...

Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se më 11 maj do të fitojë për të qeverisur, por tha se i duhet një shumicë për Shqipërinë në BE.   Ai u shpreh se në asnjë vend nuk humbasin asnjë deputet, çka sipas tij 74 mandate i ka të siguruara, madje u shpreh se sikur në Dibër […]

Lexo më shumë

Dashnor Sula: PD nuk i fiton zgjedhjet e 11 majit, demokratët i urrejnë Nokën dhe Vokshin. Bashës nuk ia fal që nuk doli të thoshte se nuk ishte ai kryetari, por Berisha

Dashnor Sula: PD nuk i fiton zgjedhjet e 11 majit, demokratët i urrejnë Nokën dhe Vokshin. Bashës nuk ia fal që nuk doli të thoshte se nuk ishte ai kryetari, por Berisha

Publikuar më 17.04.2025
Dashnor Sula ishte foli edhe sot për situatën aktuale në Par...

Dashnor Sula ishte foli edhe sot për situatën aktuale në Partinë Demokratike. Sula u shpreh se situata në kampin opozitar është shumë e vështirë dhe sipas tij, PD nuk mund të fitojë zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se Berisha nuk duhet të kandidojë për kryeministër, duke shtuar se ai duhet të ndajë pushtetin brenda […]

Lexo më shumë

Ngjarje e rëndë në Përrenjas/ Dyshohet se ngacmonte seksualisht dhe përndiqte dy nxënëset e mitura, arrestohet mësuesi 55-vjeçar që tentoi të largohej nga Shqipëria

Ngjarje e rëndë në Përrenjas/ Dyshohet se ngacmonte seksualisht dhe përndiqte dy nxënëset e mitura, arrestohet mësuesi 55-vjeçar që tentoi të largohej nga Shqipëria

Publikuar më 17.04.2025
Policia e Librazhdit ndalon mësuesin 55-vjeçar për përndjekj...

Policia e Librazhdit ndalon mësuesin 55-vjeçar për përndjekje dhe ngacmim seksual ndaj një të miture Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd kanë ndaluar shtetasin Fatmir Hoxha, 55 vjeç, mësues në shkollën 9-vjeçare Rrajcë Skënderbej dhe banues në fshatin Rrajcë të bashkisë Përrenjas. Sipas burimeve zyrtare nga Policia ndaj mësuesit Fatmir Hoxha kishte dy denoncime nga […]

Lexo më shumë

Rama shprehet i sigurtë për fitoren e zgjedhjeve më 11 maj: Jemi vetëm 27 metra drejt finishit, PS është flakë

Rama shprehet i sigurtë për fitoren e zgjedhjeve më 11 maj: Jemi vetëm 27 metra drejt finishit, PS është flakë

Publikuar më 17.04.2025
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën “Sy m’s...

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën “Sy m’sy” ku dy herë në javë ka një bashkëbisedim me qytetarët nëpërmjet komenteve në rrjetet sociale. “Kemi pasur një moment shumë të bukur dje në sheshin “Skënderbej” me fëmijët e rrjetit të ri të ngritur në shkolla “Arte dhe zeje” të cilët do të marrin […]

Lexo më shumë

Rama: Kamza humbi shumë vite nga besnikëria e verbër ndaj PD-së, mos e shihni votën si biletë stadiumi dhe besimin si fanellë të skuadrës

Rama: Kamza humbi shumë vite nga besnikëria e verbër ndaj PD-së, mos e shihni votën si biletë stadiumi dhe besimin si fanellë të skuadrës

Publikuar më 16.04.2025
Kryetari i PS Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë sociali...

Kryetari i PS Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë socialistë në Kamëz, në kuadër të fushatës elektorale tha se kjo bashki ka ndryshuar shumë, por ka humbur shumë vite qorrazi duke votuar për një parti. Rama tha se ndryshimet e Kamzës do të ishin realizuar më shpejt nëse qytetarët për shkak të besnikërisë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda