×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rama: Unë dhe PS, garantuesit e vetëm për mbijetesën e Prokurorisë së Posaçme! Nano u arrestua nga Bufi i kënetës

Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka qenë kryefjalë e komunikimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi me ndjekësit mëngjesin e kësaj të marte në rubrikën e tij, “Sy më Sy”. Rama tha se “nuk do ta tolerojmë një sistem drejtësie të njëanshëm, thjesht dhe vetëm të pavarur, por jo profesional dhe në shkelje të standardeve demokratike”.

Kreu i qeverisw vijoi se “nuk do të lejojmë që në emër të pavarësisë, të shkelen liritë dhe të drejtat e njerëzve, të intimidohen njerëzit që merren në pyetje, të kapërcehen fazat e hetimit dhe gjykimit, dhe paraburgimi të bëhet normë, për të kyçur brenda pa gjyq”. “Kur kushtet e domosdoshme duhet të plotësohen për të paraburgosur dikush janë të qarta dhe praktikisht nuk kanë të bëjnë me një pjesë që janë konsideruar të përmbushura”.

“SPAK është një institucion i pavarur, por sfida është që pavarësia të jetë garanci për profesionalizimin dhe standardet demokratike. Ne nuk do ta tolerojmë një sistem drejtësie të njëanshëm, thjesht dhe vetëm të pavarur, por jo profesional dhe në shkelje të standardeve demokratike. Që do të thotë të të gjithë atyre kritereve të lirive, të drejtave që bëjnë diferencën, mes një drejtësie në diktaturë dhe autokraci dhe një drejtësie në demokraci.

Prandaj edhe ne kemi hyrë në një fazë tjetër, siç ka hyrë edhe SPAK, sepse duhet të kemi një pozicion kritik.

Nuk mund të lejojmë që në emër të pavarësisë të shkelen liritë dhe të drejtat e njerëzve, të intimidohen njerëzit që merren në pyetje, të kapërcehen fazat e hetimit dhe gjykimit, dhe paraburgimi të bëhet normë, për të kyçur brenda pa gjyq, kur kushtet e domosdoshme duhet të plotësohen për të paraburgosur dikush janë të qarta dhe praktikisht nuk kanë të bëjnë me një pjesë që janë konsideruar të përmbushura. Këto janë të gjitha çështje drejt një debati demokratik.Kryeministri Edi Rama përsëriti se ai dhe PS-ja janë garantuesit për mbijetesën e Reformës në Drejtësi në Shqipëri dhe institucioneve të saj”- tha Rama.

Kreu i qeverisë gjatë komunikimit “Sy më Sy” me ndjekësit në rrjetet sociale, tha se SHBA u tërhoq nga mbështetja e institucioneve si SPAK-u, duke iu referuar  ndërprerjes së fondeve financiare për disa programe nga të cilat përfitonte edhe Prokuroria e Posaçme e BKH.

“SPAK-u është i Kushtetutës dhe Reformës në Drejtësi. Për Reformën në Drejtësi po, aty marr autorësinë bashkë me PS. Besoj që tani jemi shumë më të qartë seç ishit, se tani edhe Amerika është tërhequr siç e keni parë nga kjo punë. Nëse SPAK-un do ta kishte sjellë SHBA, tani që SHBA është tërhequr nga kjo punë do ta kishte marrë me vete. Por jo. E vetmja garanci për mbijetesën dhe shkuarjen përpara të SPAK në kushtet e kësaj lufte të gjithanshme që i bëhen nga këneta dhe Bufi plak i kenetës është PS-ja dhe unë në krye të saj. Rrotullohuni nga të doni, reformën në drejtësi e kam bërë unë me PS-në dhe e garantoj unë me PS-në, askush tjetër”, u shpreh Rama.

Ndërkohë që fliste për reformën në drejtësi, kryeministri Edi Rama u ndal tek “drejtësia e vjetër”.

Ai u shpreh se dikur ishte kreu i PD Sali Berisha ai që prangosi ish-kreun e PS Fatos Nano, por se kjo gjë nuk mund të ndodhë më sot.

“Jetojmë në demokraci. Pushtetet janë të ndarë. Nuk arreston qeveria, partia. Nuk arreston politika. Pavarësisht se në disa raste arrestimet e drejtësisë mbajnë erë jo të mirë, por kemi arritur një fazë të re të drejtësisë sonë. Fatos Nano e futi në burg ish kryeministri, bufi i kënetës e futi në burg vetë. Kjo ka marrë fund. këto historitë mos ia thoni vetes. Këtu është çështje drejtësie. Këto punë i di drejtësia. Më e qartë se nuk ka është rasti i “21 janarit”. Çfarë mund të bënim ne? Reformën në drejtësi. Nëse nuk do kishte qenë reforma në drejtësi, do përsërisnim të njëjtat gjëra si ata me bufin e kënetës. Ne nuk jemi ata. Ne jemi drejt Europës. Në këto kushte të ndryshimit tërësor, është filozofi. Është një ndryshim tërësor”, tha ai.

Rama shtoi se pas daljes së Fatos Nanos nga burgu PS u rikthye në pushtet, por si Nano si kryeministër nuk zgjodhi të hakmerrej për gjithçka që i kishte ndodhur, duke zgjedhur kështu rrugën e pajtimit.

“PS u rikthye në qeveri në 97 me një kryeministër që doli nga burgu politik ,që nuk u hakmor. Zgjodhi rrugën e pajtimit, me bashkëjetesë demokratike. Këto kushte çfarë mund të bëjë një forcë politike, veçse një reformë dhe t’i thotë drejtësisë je e pavarur. Duke pranuar edhe koston e kafshimit në trupin e vet për shkak se korrupsioni nuk është problematikë me një pale por me një shoqëri të tërë, që lidhet me të gjithë pjesët e sistemit shoqëror. Vetëm një sakrificë e tillë politike mund ta krijonte pavarësinë e një institucioni”, tha ai.

“Synimi për 2025, një sistem drejtësie të drejtë e të barabartë”, tha Rama më tej duke shtuar se “pjesa e parë e realizuar pavarësisht kostove dhe gjërave që nuk shkojnë, SPAK është një strukturë e re me shumë probleme, është se ka krijuar vetëbesimin e pavarësisë”. “Askush nuk mund të thotë sot se unë kapa dhe kontrolloj SPAK-un. Sfida është që pavarësia të jetë garanci edhe për profesionalizëm dhe standarde demokratike. Nuk duam dhe tolerojmë një sistem drejtësie të pavarur por të njëanshëm dhe jo profesional”, u shpreh Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Dy festa në një ditë, Sali Berisha uron bashkëshorten: Sot është ditëlindja e Lilit dhe e udhëtimit tonë të përbashkët 54-vjeçar

Dy festa në një ditë, Sali Berisha uron bashkëshorten: Sot është ditëlindja e Lilit dhe e udhëtimit tonë të përbashkët 54-vjeçar

Publikuar më 05.07.2025
Kryedemokrati Sali Berisha ka zgjedhur një foto të veçantë p...

Kryedemokrati Sali Berisha ka zgjedhur një foto të veçantë për të uruar bashkëshorten, Liri Berisha për ditëlindjen e saj, si edhe përvjetorin e tyre të martesës. Ish-kryeministri ka zgjedhur një imazh kur të dy ishin të rinj për t’i uruar festat Liri Berishës. “Miq, 5 korriku është dita e dy festave tona familjare”, shkruan Berisha në […]

Lexo më shumë

Bota e futbollit i jep lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij, Liverpool bën gjestin human ndaj familjes së 28-vjeçarit

Bota e futbollit i jep lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij, Liverpool bën gjestin human ndaj familjes së 28-vjeçarit

Publikuar më 05.07.2025
Familjarë, miq të ngushtë dhe bashkëlojtarë nga Liverpool dh...

Familjarë, miq të ngushtë dhe bashkëlojtarë nga Liverpool dhe kombëtarja portugeze janë mbledhur në Gondomar, Portugali, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij André Silva, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik automobilistik të enjten. Ceremonia mortore u mbajt në kishën Igreja Matriz de Gondomar, ndërsa një ditë më […]

Lexo më shumë

Rama poston urimin e veçantë për ditëlindje, këngën e krijuar nga AI me pamje nga karriera e tij: Ndalu pak se s’je robot

Rama poston urimin e veçantë për ditëlindje, këngën e krijuar nga AI me pamje nga karriera e tij: Ndalu pak se s’je robot

Publikuar më 04.07.2025
Edi Rama mbërriti në mëngjes në selinë e PS nga ku ka marrë ...

Edi Rama mbërriti në mëngjes në selinë e PS nga ku ka marrë një tufë me trëndafila të kuq në 61 vjetorin e lindjes. Kjo ditëlindje e gjeti kreun e PS në punë në një takim me deputetët e qytetit Tiranë, vazhdim i atij të djeshmit me drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe deputeten e zgjedhur më […]

Lexo më shumë

Nesër temperatura deri në 39°C, termometri arrin në 36 °C në Bajram Curri

Nesër temperatura deri në 39°C, termometri arrin në 36 °C në Bajram Curri

Publikuar më 04.07.2025
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e shtun...

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e shtunë, më 5 korrik, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe me temperatura të larta. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në orët e mesditës deri në ato të pasdites do të ketë alternime të […]

Lexo më shumë

Modeli shqiptar i Melonit me kosto të larta, por politikisht i suksesshëm, media zvicerane zbulon sa kushtoi qendra e Gjadrit

Modeli shqiptar i Melonit me kosto të larta, por politikisht i suksesshëm, media zvicerane zbulon sa kushtoi qendra e Gjadrit

Publikuar më 04.07.2025
Plani i Giorgia Melonit për të krijuar qendra riatdhesimi pë...

Plani i Giorgia Melonit për të krijuar qendra riatdhesimi për emigrantët në Shqipëri po rezulton jashtëzakonisht i kushtueshëm dhe deri më tani joefektiv. Megjithatë, politikisht, ai përfaqëson një sukses për kryeministren italiane, thekson gazeta zvicerane Neue Zürcher Zeitung. Siç u zbulua nga një hetim nga platforma hetimore holandeze Folloë the Money, qendra e Gjadrit në Lezhë kushtoi 74.2 […]

Lexo më shumë

Monika Kryemadhi sulmon Tedi Blushin: E largoi Metën nga shtëpia dhe i mori njerëzit nga partia! Nëse do një fustan e taka të miat ia jap me qejf, nuk e di çfarë do më

Monika Kryemadhi sulmon Tedi Blushin: E largoi Metën nga shtëpia dhe i mori njerëzit nga partia! Nëse do një fustan e taka të miat ia jap me qejf, nuk e di çfarë do më

Publikuar më 03.07.2025
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dhënë nj...

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dhënë një deklaratë për mediat përpara hyrjes në Kuvend, ku ka sulmuar sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Kryemadhi foli për rastin e ri të korrupsionit të zbuluar nga SPAK, lidhur me kartën bankare të dhënë nga biznesmeni i tij kushëri Adrian Shatku, përmes […]

Lexo më shumë

Hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve me Italinë, mënyra e përfitimit dhe kur do të bëhet bashkimi i periudhave të kontributeve

Hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve me Italinë, mënyra e përfitimit dhe kur do të bëhet bashkimi i periudhave të kontributeve

Publikuar më 03.07.2025
Një ditë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së pensioneve me...

Një ditë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së pensioneve me Italinë, është dorëzuar aplikimi i parë në portalin “e-Albania” nga një shtetas shqiptar, që kërkon bashkimin e periudhave të kontributeve. Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, ka shpjeguar në një konferencë për mediat formularët që duhet të plotësohet në lidhje me marrëveshjen […]

Lexo më shumë

Fitoi mandatin e deputetes pas rinumërimit në Fier, Maldrita Bardho e PS jep dorëheqjen dhe ia lë vendin Zegjine Çaushit: Ka luftuar më shumë

Fitoi mandatin e deputetes pas rinumërimit në Fier, Maldrita Bardho e PS jep dorëheqjen dhe ia lë vendin Zegjine Çaushit: Ka luftuar më shumë

Publikuar më 03.07.2025
Socialistja Maldrita Bardho, ka dhënë dorëheqjen si deputete...

Socialistja Maldrita Bardho, ka dhënë dorëheqjen si deputetet e re e Kuvendit të Shqipërisë, pasi fitoi mandatin nga rinumërimi i kutive të votimit në Fier, duke i marrë mandatin Zegjine Çaushit me 10 vota më shumë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Maldrita Bardho shprehet se do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda