Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri “Shekulli Group”
Presidenti Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga Gaza (VIDEO)
Publikuar më 11.02.2025 nga shekulli_admin
Mbreti i Jordanisë, Abdullah dhe presidenti amerikan, Trump
Presidenti amerikan Trump ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët që mund të zhvendosen nga Rripi i Gazës, nëse territori do të merret në dorë nga Shtetet e Bashkuara, paralajmërim i cili është bërë nga vetë republikani, duke theksuar se qëlimi është zhvillimi i enklavës palestineze.
Presidenti 78-vjeçar u pyet se “a po merrni në konsideratë vende të tjera për të dërguar palestinezët përveç Egjiptit, si Shqipëria apo Indonezia?”
“Po sigurisht. Ka shume vende te tjera qe duan te perfshihen”,- ka thënë Trump.
Deklarata e Trump për Shqipërinë nga minuta 4.42:
Deklaratën e ka dhënë në krah të mbretit Abdullah II të Jordanisë, që vizitoi sot Uashingtonin, ku ka diskutuar në lidhje me ambicien e Trump për të marrë Gazën, me qëllim rindërtimin e enklavës palestineze, plan i cili do të kërkojë me patjetër largimin e palestinezëve nga territori i tyre.
Në fund të muajit, Egjipti do të paraqesë një plan në lidhje me këtë kërkesë të Trump dhe do ta diskutojë me Jordaninë dhe Arabinë.
Duke folur me gazetarët përpara bisedimeve me mbretin jordanez Abdullah, Trump tha se “do të ketë” sipërfaqe toke në Jordani dhe Egjipt ku do të jetojnë palestinezët.
“Ne do ta marrim Gazën,” përsëriti ai, duke shtuar: “Ne do ta drejtojmë Gazën siç duhet, nuk do ta blejmë atë,” tha ai. Trump tha gjithashtu se plani i tij do të krijojë shumë vende pune në rajon.
Kur u pyet nëse planifikon të marrë përsipër vetë ai zhvillimin e Rripit të Gazës, ai tha se jo. I pyetur se me çfarë të drejte SHBA-ja do ta merrte Gazën, ai tha “me autoritetin e SHBA-së”.
Jordania do të strehojë 2000 fëmijë të sëmurë nga Gaza
Trump ka thënë se do të konsiderojë ndalimin e ndihmës amerikane për Jordaninë nëse Amani refuzon të pranojë palestinezët e zhvendosur.
Mbreti Abdullah, megjithatë, më herët ka refuzuar çdo veprim që do të çonte në aneksimin e tokës dhe zhvendosjen e palestinezëve.
Kur u pyet sot nëse vendi i tij do të merrte palestinezët nga Gaza, ai tha se do të duhej të bëjë atë që ishte më e mira për Jordaninë. Ai shtoi se vendet arabe do të shkojnë në Uashington me një “kundërpropozim”.
“Çështja është se si do të funksionojë kjo në një mënyrë që do të jetë e mirë për të gjithë”, shtoi ai, pa e mbështetur apo hedhur poshtë planin e Trumpit.
Mbreti, megjithatë, tha se Jordania është e gatshme të pranojë 2000 fëmijë të sëmurë rëndë nga Gaza.
Monarku jordanez la të kuptohet gjithashtu se Egjipti po punon për një plan bashkëpunimi me Trump dhe se ky plan do të jetë në qendër të diskutimeve në Arabinë Saudite. “Le të presim që Egjiptianët të paraqesin” këtë plan, shtoi ai.
Pak pasi mbreti dhe djali i tij hynë në Shtëpinë e Bardhë, gazetarët u drejtuan tek Zyra Ovale ku Presidenti Trump sinjalizoi se nuk do të tërhiqet nga plani i tij që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin e Gazës, për zhvendosjen e banorëve të saj të tronditur dhe për të transformuar territorin e shkatërruar nga lufta.
“Do ta marrim. Do ta mbajmë dhe do ta ruajmë. Do ta marrim eventualisht, do të krijojmë shumë vende pune për banorët e Lindjes së Mesme”, tha zoti Trump duke iu referuar Gazës. Ai shtoi se plani i tij do “të sjellë paqe” në rajon.
Presidenti Trump tha se ai do të konsiderojë nëse do t’ia bllokojë ndihmën Jordanisë nëse ky shtet refuzon të pranojë strehojë palestinezët.
Mbreti Abdullah në të kaluarën ka thënë se ai kundërshton çfarëdo hapi për aneksimin e territorit dhe zhvendosjen e palestinezëve.
I pyetur të martën nëse do të pranonte palestinezët, ai tha se ai do të bëjë më të mirën për vendin e tij dhe tha se shtetet arabe do të vijnë në Uashington me një kundër-propozim.
“Çështja është se si ta bëjmë këtë të funksionojë në një mënyrë të dobishme për të gjithë”, tha ai, pa thënë konkretisht nëse e mbështet apo e kundërshton planin e zotit Trump.
Ai pritej t’i thoshte zotit Trump se një veprim i tillë do të nxiste radikalizimin, do të zgjerojë kaosin në rajon, do të rrezikojë paqen me Izraelin dhe do të kërcënojë mbijetesën e shtetit të tij.
Tre nga katër amerikanë – 74 për qind e tyre – sipas një ankete të agjencisë Reuters dhe Ipsos të bërë më 7-9 shkurt, thonë se kundërshtojnë idenë që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin mbi Gazën dhe të zhvendosin palestinezët që jetojnë atje. Anketa tregon që republikanët janë të ndarë rreth kësaj çështjeje, me 55 për qind që kundërshtojnë atë dhe 43 për qind në përkrahje të tij.
Propozimi i Presidentit Trump ka sjellë një dimension të ri në një dinamikë të ndjeshme rajonale, përfshirë armëpushimin e brishtë ndërmjet Izraelit dhe grupit militant palestinez të Hamasit.
Hamasi tha të hënën se do të ndalojë lirimin e pengjeve izraelite nga Gaza deri në një njoftim të radhës, duke akuzuar Izraelin se po shkel marrëveshjen për t’u dhënë fund sulmeve në Gazë. Më pas, Presidenti Trump propozoi anulimin e armëpushimit nëse Hamasi nuk liron pengjet e mbetura, të cilat i mori peng më 7 tetor, të vitit 2023, deri në ditën e shtunë.
Presidenti Trump tha të martën se “situata do të jetë e paparashikueshme” nëse Hamasi nuk e respekton këtë afat kohor, duke shtuar se nuk mendon që grupi militant palestinez do ta bëjë një gjë të tillë.
Jordania, shtet i kufizuar me Arabinë Saudite, Sirinë, Izraelin dhe Bregun e pushtuar Perëndimor me 11 milionë banorë, tashmë strehon mbi 2 milionë refugjatë palestinezë, statusi dhe numri i të cilëve është burim shqetësimi për drejtuesit e vendit.
Ammani, i cili varet shumë nga ndihmat ushtarake dhe ekonomike të Uashingtonit, po vuan gjithashtu nga bllokada 90 ditëshe e ndihmave e vendosur nga Presidenti Trump. Bllokada është hequr për Izraelin dhe Egjiptin, por ndihma prej 1.45 miliardë dollarë që Jordania merr çdo vit nga SHBA-të mbetet e ngrirë deri në rishqyrtimin e ndihmave për shtetet tjera nga administrata e Presidentit Trump.
Mbreti Abdullah “është në një pozitë shumë, shumë delikate, në të cilën SHBA-të kanë shumë peshë”, thotë analisti Ghaith Al-Omari nga Instituti për Politikat e Lindjes së Afërt në Uashington.
Por ndihmat amerikane për Ammanin “nuk janë bamirësi”, thotë Al-Omari, i cili shpjegoi se Jordania është bazë e trupave amerikane dhe mjeteve të tyre ajrore, është një partner i rëndësishëm për shkëmbimin e informacionit të zbulimit për Uashingtonin dhe marrëveshja për paqen e Jordanisë dhe Izraelit, e nënshkruar në vitin 1994, është kyçe për stabilitetin rajonal.
“Mbreti shpreson që këto çështje do të baraspeshojnë peshën që ka Presidenti”, thotë Al-Omari.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli" mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
Rasti i arrestimi të Erion Veliajt dhe marrja nën hetim e de...
Rasti i arrestimi të Erion Veliajt dhe marrja nën hetim e deputetes së PS, njëherësh kryetare e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, ka detyruar kreun e socialisteve Edi Rama që të zhvillojë një dëgjese me grupin parlamentar. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë Edi Rama dhe se tashmë PS nuk do të heshtë për […]
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur gjatë aktivitetit...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur gjatë aktivitetit për 105-vjetorin e Tiranës u shpreh ndër të tjera se arrestimi i Erion Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve nuk është normale. Kryeministri tha se ‘nuk ka akuzë për Erionin dhe se atij iu ndalua të zbatojë kontratën me qytetarët’. ‘Ne deri më sot kemi zgjedhur të […]
Artistët kanë dalë në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranë...
Artistët kanë dalë në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranës, i cili u arrestua një ditë më parë me urdhër të SPAK. Të shumta kanë qenë reagimet e artistëve të cilët vlerësojnë punën që kryebashkiaku Veliaj ka bërë për Tiranën. Albana Osmani, dikur moderatore shkruan se sot zgjedh të mbështesë Veliajn jo si një akt besnikërie personale, […]
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka reaguar sërish ...
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka reaguar sërish pas arrestimit të tij më urdhër të Prokurorisë së Posaçme një ditë më parë, 10 shkurt, pasi dyshohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose […]
News24 mëson detaje të dosjes hetimore ndaj kryetarit të Bas...
News24 mëson detaje të dosjes hetimore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ku i pari ndodhet nën arrest me urdhër të SPAK, ndërsa e dyta në arrest shtëpie. Ndaj Erion Veliajt, rëndojnë akuza për korrupsion ne 9 raste dhe pastrim parash. Episodi i parë që përshkruhet në […]
Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryeta...
Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas arrestimit të tij të hënën nga SPAK me akuzat për krijimin e një skeme korruptive mes kompanive dhe OJF-ve të lidhura me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, dhe një grupi biznesmenësh pranë tij, me vlerë transaksionesh prej më shumë se 1 milion euro. Në një […]
Ndërsa në dosjen e SPAK që çoi Erion Veliajn në burg tërhoqi...
Ndërsa në dosjen e SPAK që çoi Erion Veliajn në burg tërhoqi vëmendjen menjëherë luksi i shfrenuar i bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ku për katër vite për vetëm bizhuteri dhe rroba kishte shpenzuar thuajse 900 mijë euro, për publikun disa vite më parë çifti Veliaj-Xoxa servirte një variant modest të jetës. Në një emision, […]
Kryetarja e komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka reagua...
Kryetarja e komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka reaguar për herë të parë në lidhje me faktin që është nën hetim nga SPAK. Në përgjigje të deputetit Dashnor Sula i cili kërkoi që mbledhja e komisionit të drejtohet nga dikush tjetër, referuar faktit që Bushka është nën hetim nga SPAK për pengim të drejtësisë, në […]