×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Po na përgjojnë? Projekti “Smart City” ngre këmbana alarmi për survejim masiv në Shqipëri

Në një ceremoni zyrtare në Abu Dhabi në prill 2024, ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla, nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me kompaninë ‘Presight AI‘ – pjesë e grupit G42 me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Ky projekt nuk është vetëm një investim në teknologji, por një investim në sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë,” deklaroi Balla pas nënshkrimit të memorandumit.

Marrëveshja parashikon instalimin e një rrjeti të avancuar kamerash dhe radarësh në qytetet kryesore të Shqipërisë, që premton të rrisë sigurinë publike dhe të transformojë menaxhimin e trafikut përmes teknologjive bashkohore, përfshirë inteligjencën artificiale.

Megjithatë, marrëveshja e klasifikuar si sekrete nga qeveria shqiptare, ka ngjallur shqetësime midis aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe ekspertëve të privatësisë, të cilët paralajmërojnë për potencialin e abuzimit dhe mungesën e transparencës në projektet e këtij lloji.

Taulant Balla dhe Peng Xiao gjatë ceremonisë së firmosjes së memorandumit me Presight AI në Abu Dhabi

Përfshirja e kompanisë ‘Presight AI’, pjesë e grupit ‘G42′ që po përballet me akuza për lidhje me qeverinë kineze dhe shkeljen e të drejtave të njeriut, i ka shtuar këto shqetësime dhe ka ngritur pikëpyetje serioze mbi sigurinë e të dhënave personale dhe sovranitetin e informacionit që do të mbildhet nga sistemi.

Marwa Fatafta, një eksperte e të drejtave digjitale në Rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikën e Veriut për organizatën ‘Access Now‘ i tha BIRN se natyra sekrete e kësaj marrëveshjeje ngre shqetësime serioze për qëllimet e qeverisë shqiptare.

“Publiku ka të drejtë të dijë se çfarë teknologjish po përdorin autoritetet në qytetet e tyre dhe përse; çfarë të dhënash do të mblidhen dhe përpunohen dhe për cilat qëllime; dhe më e rëndësishmja, cilat agjenci publike apo private do të kenë qasje në të dhënat e tyre personale,” tha ajo.

“Në mungesë të kësaj njohurie, do të jetë më e vështirë për njerëzit të sfidojnë sistemet e zbatuara ose të kërkojnë drejtësi kur ndikohen në mënyrë të padrejtë,” shtoi Fatafta.

Kompania “Presight AI” nuk i përgjigj një kërkese për koment nga BIRN në lidhje me shqetësimet e ngritura për projektin e saj me qeverinë shqiptare.

Projekti ‘Smart City’

Në përgjigje të një kërkesë për informim, Ministria e Punëve të Brendshme i tha BIRN se projekti ‘Smart City’ vinte si produkt i një memorandumi bashkëpunimi midis Tiranës dhe Abu Dhabit për luftën kundër krimit të organizuar dhe çështjet e lidhura me fushën e sigurisë.

Përmes përdorimit të Inteligjencës Artificiale dhe Sistemit të Analizimit të të Dhënave, projekti ‘Smart City’  synon rritjen e efikasitetit dhe qëndrueshmërinë urbane, përmirësimin e sigurisë publike duke parandaluar dhe dokumentuar veprat penale nëpërmjet investimeve teknologjike dhe edukimit te komunitetit,” tha MPB.

Sipas Ministrisë, ky memorandum bashkëpunimi u nënshkrua bazuar në ligjin Nr. 145/2020 “Për Ratifikimin e Marrëveshjeve për Bashkëpunimin Ekonomik Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”.

Në një intervistë për emisionin ‘Opinion’ në TV Klan më 30 maj 2024, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Taulant Balla tha se projekti do të shtrihet në Tiranë dhe 19 qytete të tjera të vendit.

Sipas ekspertëve, sistemi i mbrojtjes së të dhënave personale dhe sigurisë së të dhënave në Shqipëri është i dobët, ndërsa survejimi masiv i popullsisë nëpërmjet kamerave konsiderohet si një nga ndërhyrjet më të rënda në privatësi, ndaj si rrjedhojë, rreziqet nga projekti ‘Smart City’ konsiderohen të larta.

“Për çdo ndërhyrje dhe kufizim të të drejtave themelore, autoritetet duhet të garantojnë ligjshmërinë, proporcionalitetin dhe llogaridhënien – duke zgjedhur masën më pak kufizuese apo dëmtuese, dhe [duke] ofruar arsyetimet përkatëse në mënyrë transparente,” tha Megi Reçi, juriste dhe studiuese për sigurinë digjitale.

“Në dijeninë tonë, qeveria nuk ka bërë publike asnjë analizë apo vlerësim të saj mbi këtë çështje, por vetëm ka komunikuar masën,” tha ajo.

“Mbi të gjitha, duhet të ofrohet informacion mbi masat e sigurisë digjitale që janë marrë për këto teknologji, duke përfshirë vlerësimet e rrezikut, auditimet, dhe procedurat që zbatohen për të siguruar mbrojtjen e të drejtës së privatësisë, lirisë së shprehjes dhe masat kundër diskriminimit gjatë përdorimit të tyre,” shtoi ajo,

Sipas Reçit, për zbatimin e një projekti të tillë nevojitet transparencë për llojet e pajisjeve dhe teknologjive të survejimit që do të përdoren, për të dhënat që do të mbledhin, aftësinë për njohjen e fytyrës ose forma të tjera të identifikimit biometrik, informacion mbi buxhetin e përdorur, vendet nga të cilat janë blerë këto teknologji, procedurat e prokurimit dhe prodhuesit e këtyre teknologjive.

Ajo theksoi se projekti përfshin edhe përdorimin e inteligjencës artificiale (AI), ndërsa Shqipërisë i mungon baza ligjore e duhur për të ofruar garancitë bazë për të mbrojtur privatësinë dhe të drejtat e shtetasve, si për shembull ndalimi e survejimit biometrik të fytyrave në hapësira publike. Ajo theksoi se metodologjia për AI e miratuar nga qeveria në 2024 nuk përbën akt ligjor, është shumë e kufizuar dhe nuk adreson shqetësimet e shumta që ngrihen nga përdorimi i AI në survejime masive.

Sipas Marwa Fatafta, qeveritë dhe kompanitë shpesh përdorin narrativa tekno-optimiste për të promovuar projekte qytetesh “të zgjuara” [smart city], “krijuese”, “të qëndrueshme” ose të “përshtatshme”, por këto të ashtuquajtura “qytete të zgjuara” janë, në thelb, projekte mbikëqyrjeje, të ndërtuara mbi mbledhjen dhe përpunimin masiv të të dhënave personale të njerëzve pa dijeninë apo pëlqimin e tyre.

“Përkundër pretendimeve që promovojnë për përmirësimin e standardeve të jetesës dhe sigurisë publike, instalimi i sistemeve të mbikëqyrjes të drejtuara nga AI, si teknologjitë e njohjes së fytyrës nëpërmjet të dhënave biometrike, mundëson mbikëqyrje masive dhe diskriminim përmes mbikëqyrjes,” tha ajo.

“Këto mjete kanë kapacitetin për të identifikuar, ndjekur dhe monitoruar njerëzit kudo që shkojnë, duke cenuar të drejtat dhe liritë e tyre themelore – përfshirë të drejtën për privatësi dhe mbrojtjen e të dhënave, lirinë e shprehjes, lirinë e tubimit dhe të asociimit, si dhe të drejtën për barazi dhe mosdiskriminim,” theksoi Fatafta.

Ajo shtoi se ndikimet e një arkitekture të tillë mbikëqyrjeje janë edhe më të rënda në vende jo demokratike ose me demokraci të kufizuar, ku transparenca, sundimi i ligjit dhe qasja në procese të drejta ligjore janë të dobëta.

“Nën vëzhgimin e shtetit, krijohet një efekt frenues që ndryshon sjelljet e njerëzve dhe cenon më tej të drejtat e tyre,” shpjegoi Fatafta.

Lidhjet kineze

“Presight AI” është një kompani të dhënash dhe inteligjence artificiale e regjistruar në Abu Dhabi. Ajo është pjesë e grupit të kompanive G42. Kryetari i bordit të kompanisë është Tahnoun bin Zayed Al Nahyan, këshilltari i sigurisë kombëtare i Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili është dhe aksioneri kryesor i saj. Ndërkohë, drejtuesi ekzekutiv i saj është Peng Xiao.

Përpara se të drejtonte G42, Xiao ishte drejtues i Pegasus LLC, pjesë e kompanisë së sigurisë kibernetike ‘DarkMatter‘ nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo kompani është hetuar më parë për punësimin e ish-agjentëve sekretë amerikanë për të punuar për autoritetet në Emirate, si pjesë e një programi që shenjestronte aktivistë të të drejtave të njeriut dhe gazetarë.

Një komision i posaçëm i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA ka ngritur gjithashu dyshime për lidhjet e kompanisë G42 me autoritetet kineze, duke i kërkuar Departamentit të Tregtisë që ta hetojë atë dhe kompanitë e lidhura – përfshirë Presight AI.

Në një letër drejtuar këtij departamenti në Janar 2024, Komisioni i Posaçëm për Partinë Komuniste Kineze ngre pikëpyetje serioze mbi Xiaon dhe lidhjet e tij me Kinën, si dhe përfshirjen e kompanisë DarkMatter në shkeljen e të drejtave të njeriut.

“Sipas dokumenteve të lexuara nga Komiteti, drejtuesi i G42, Peng Xiao, operon dhe është i lidhur me një rrjet të gjerë kompanish me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kinën, të cilat zhvillojnë teknologji me përdorim të dyfishtë dhe mbështesin në mënyrë të konsiderueshme konglomeratin ushtarak-civil të Kinës, si dhe shkeljet e të drejtave të njeriut,” shkruan kreu i komisionit, Mike Gallager.

“DarkMatter është një filial i koorporatës G42 që zhvillon ‘spyware’ dhe mjete survejimi që mund të përdoren për të spiunuar disidentë, gazetarë, politikanë dhe kompani amerikane,” shtoi ai.

Sipas Marwa Fatafta nga Access Now, fakti që qeveria shqiptare po e mban sekrete marrëveshjen me kompaninë ‘Presight AI’ ngre shqetësime serioze, veçanërisht duke marrë parasysh rekordin e dyshimtë të G42 – kompanisë së saj mëmë, lidhur me të drejtat e njeriut dhe lidhjet e saj me aktivitete survejimi.

“Projekte të tilla, që mund të përbëjnë rreziqe serioze për publikun dhe të drejtat e tyre, duhet të realizohen në transparencë të plotë dhe në konsultim me ekspertë të të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së të dhënave në vend,” tha ajo.

“Autoritetet shqiptare duhet të prioritizojnë mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të tyre për privatësi dhe mbrojtje të të dhënave,” përfundoi Fatafta.

BIRN

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Rama vlerëson Janullatos: Erdhi një prift grek dhe po largohet nga ne si Anastasi i Shqipërisë, rivendosi të plotë në altar gjakun e stërmundimeve të kryepeshkopëve shqiptarë

Rama vlerëson Janullatos: Erdhi një prift grek dhe po largohet nga ne si Anastasi i Shqipërisë, rivendosi të plotë në altar gjakun e stërmundimeve të kryepeshkopëve shqiptarë

Publikuar më 30.01.2025
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në ceremoninë në ...

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në ceremoninë në nder të Kryepeshkopit Anastas, ka vlerësuar figurën e Fortlumturisë së Tij, dhe punën e bërë në 33 vite për ndërtimin e Kishës Ortodokse shqiptare. Kreu i qeverisë u ndal edhe tek vështirësitë në rrugëtimin e Kryepeshkopit në shërbim të besimtarëve në vendin tonë, u desh […]

Lexo më shumë

Përplaset aeroplani me 64 persona me helikopterin ushtarak në Uashington, mbi 30 trupa të nxjerrë nga lumi, nuk shpresohet të ketë të mbijetuar (VIDEO)

Përplaset aeroplani me 64 persona me helikopterin ushtarak në Uashington, mbi 30 trupa të nxjerrë nga lumi, nuk shpresohet të ketë të mbijetuar (VIDEO)

Publikuar më 30.01.2025
Më shumë se 30 trupa janë nxjerrë nga lumi Potomac i Uashing...

Më shumë se 30 trupa janë nxjerrë nga lumi Potomac i Uashington DC, sipas raporteve të medias, pasi një aeroplan pasagjerësh amerikan me 64 persona u përplas në ajër me një helikopter ushtarak Black Hawk në një stërvitje. Përplasja kishte shkaktuar një reagim të madh emergjence dhe duke i ndalur të gjithë fluturimet. Katër pjesëtarë […]

Lexo më shumë

Kryeministri shkon me gruan, kreu i PD-së merr deputetët, homazhet për Janullatos bëjnë bashkë Ramën dhe Berishën

Kryeministri shkon me gruan, kreu i PD-së merr deputetët, homazhet për Janullatos bëjnë bashkë Ramën dhe Berishën

Publikuar më 30.01.2025
Për herë të parë pas një kohe tepër të gjatë, kryeministri E...

Për herë të parë pas një kohe tepër të gjatë, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha janë bërë bashkë në homazhet për kryepeshkopin Anastas Janullatos. Siç shihet në këto pamje, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha janë ulur shumë pranë njëri-tjetrit, ndërsa në mes të tyre ndodhet kryeministri i […]

Lexo më shumë

Vendimi i administratës së presidentit Trump, SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, në listë edhe SPAK-u

Vendimi i administratës së presidentit Trump, SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, në listë edhe SPAK-u

Publikuar më 29.01.2025
Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomati...

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja me efekt të menjëhershëm e mbështetjes dhe fondeve, deri në një rishikim të dytë, pas Urdhrit Ekzekutiv të Donald Trump lidhur me ndihmën në vendet e huaja. Sipas njoftimit, të cilin Albanian Post e disponon, Ambasada e […]

Lexo më shumë

Euro i afrohet 100 lekëve, kursi arrin nivelin më të lartë në pothuajse pesë muaj!

Euro i afrohet 100 lekëve, kursi arrin nivelin më të lartë në pothuajse pesë muaj!

Publikuar më 29.01.2025
Euro ka vazhduar forcimin në kursin e këmbimit me lekun edhe...

Euro ka vazhduar forcimin në kursin e këmbimit me lekun edhe ditën e mërkurë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 99.71 lekë, në rritje me pothuajse 1 lek krahasuar me ditën e martë. Ky është niveli më i lartë i kursit euro-lek që prej fillimit të […]

Lexo më shumë

“Personalitet i jashtëzakonshëm botëror”, Ilir Meta vlerëson kryepeshkopin Janullatos dhe zbulon dhuratën e veçantë që i dërgoi në qeli: Ishte i vetmi që u kujtua

“Personalitet i jashtëzakonshëm botëror”, Ilir Meta vlerëson kryepeshkopin Janullatos dhe zbulon dhuratën e veçantë që i dërgoi në qeli: Ishte i vetmi që u kujtua

Publikuar më 28.01.2025
Ish-Presidenti Ilir Meta ka kujtuar Kryepeshkopin Anastas Ja...

Ish-Presidenti Ilir Meta ka kujtuar Kryepeshkopin Anastas Janullatos me një postim në Facebook, duke e cilësuar si një personalitet të nivelit botëror që transformoi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Në postimin e tij, Meta tregoi edhe një moment personal ku Kryepeshkopi Anastas i kishte dërguar një kalendar ortodoks për vitin 2025 në burg. Meta vlerësoi […]

Lexo më shumë

Vdekja e 12-vjeçarit Leo Sadiku, nëna e të miturit dhunon mjeken pediatre në spital: Më neglizhove mjekimin e djalit

Vdekja e 12-vjeçarit Leo Sadiku, nëna e të miturit dhunon mjeken pediatre në spital: Më neglizhove mjekimin e djalit

Publikuar më 28.01.2025
Policia e Tiranës ka nisur hetimet për Roveta Sadikun, nënën...

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për Roveta Sadikun, nënën e 12-vjeçarit Leo Sadiku, që humbi jetën në spital pasi shfaqi probleme shëndetësore, pasi akuzohet se ka dhunuar një mjeke në spitalin e Pediatrisë. Blutë kanë referuar materialet në Prokurori ndaj 44-vjeçares për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. 44-vjeçarja është denoncuar në policia nga mjekja […]

Lexo më shumë

Refugjatë të tjerë pas iranianëve dhe afganëve? Gazetari izraelit: Shqipëria do të presë 100 mijë palestinezë nga Gaza. Përgjigjet Rama

Refugjatë të tjerë pas iranianëve dhe afganëve? Gazetari izraelit: Shqipëria do të presë 100 mijë palestinezë nga Gaza. Përgjigjet Rama

Publikuar më 28.01.2025
“Administrata Trump është në negociata me qeverinë shqiptare...

“Administrata Trump është në negociata me qeverinë shqiptare për të pranuar në Shqipëri 100 mijë refugjatë nga Rripi i Gazës.” Ky ishte pretendimi që ngriti gazetari dhe analisti politik izraelit i medias “Channel 12”, Amit Segal. “Stacioni i radhës – Shqipëria?

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda