Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pasditen e sotme për gjendjen shëndetësore të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Përmes një reagimi zyrtar Kisha bën me dije se, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas ndodhet në gjendje kritike dhe po ndiqet nga mjekët specialistë në spitalin “Ungjillëzimi” Athinë.
Janullatos u shtrua në një spital të Tiranës për shkak të një virusi që po e shqetësonte më 30 dhjetor. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe më 3 janar u pa i nevojshëm transferimi i tij në Athinë. Para shtrimit në spital, Janullatos kishte pasur një kaluar të komplikuar mjekësore pasi kishte shfaqur simptoma të virusit.
Ai u transportua nga Shqipëria me një mjet të Forcave Ajrore Greke. Transporti u krye me një avion C-27. Ai u shoqërua nga një mjek dhe dy infermierë. Avioni u ul në aeroportin ushtarak të Elefsinës në orën 19:34 të së enjtes mbrëma dhe menjëherë më pas Kryepeshkopi u transferua në spitalin “Evangelismos”.
“Përditësim mbi gjendjen shëndetësore të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, zotit Anastas:
Gjendja aktuale shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, zotit Anastas, vlerësohet nga mjekët trajtues si kritike.”.
Vizita e Mitsotakis
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka vizituar sot spitalin “Evangelismos” të Athinës për t’u informuar për gjendjen shëndetësore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos.
Mitsotakis u informua nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Mjekimit Intensiv, Anastasia Kotanidou, për ecurinë e shëndetit të tij, pas përkeqësimit që ka përjetuar më herët.
Kujtohet se Fortlumturia e Tij Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas u shtrua më 3 janar 2025, gjatë vigjiljes së përgjithshme në spitalin “Evangjelizmi”.
Dje drejtoria e spitalit me një deklaratë për shtyp bëri me dije me një njoftim mjekësor, se gjendja e tij shëndetësore ishte stabile dhe se ai ka qëndruar në një dhomë normale pa u intubuar. Por , sipas informacioneve të fundit, shëndeti i tij është përkeqësuar ditën e sotme dhe situata është kritike për hierarkun 95-vjeçar.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/