Më në fund, Parashqevi Simaku ka arritur të komunikojë me djalin dhe ish-bashkëshortin e saj.
Lajmi u dha nga biznesmeni Elton ilirjani, i cili u ofrua për të ndihmuar artisten shqiptare e cila endej rrugëve të Njo Jorkut e pastrehë dhe e varfër. Sapo pa videon e Simakut në rrugët e Amerikës e pastrehë, biznesmeni e strehoi atë në një dhomë hoteli.
Sot përmes një postimi në Instagram, ai tregoi se Simaku foli me video thirrje me djalin e saj dhe ish-bashkëshortin.
Mënyra se si është trajtuar çështja e Parashqevi Simakut nga mediat dhe figurat e njohura shqiptare ka shkaktuar debate në opinionin publik.
Disa janë pro mënyrës se si po trajtohet këngëtarja, ndërsa të tjerë shprehen kategorikisht kundër, pasi sipas tyre ekspozimi i këngëtares në rrjetet sociale në momentet e saj më të vështira bëhet për klikime dhe përfitim të ardhurash nga personat që shpërndajnë videot e saj në rrjete sociale.
Ata thonë se publikimi i videove po cënon privatësinë e këngëtares.
E gjendur para disa ditësh rastësisht në një prej stacioneve të trenit në New York, Parashqevia jetonte si endacake e cila kërkonte nëpër njerëz ndihma për rroba dhe ushqime.
Videot bënë xhiron e rrjetit ndërsa pranë saj ndodhet biznesmeni Elton Ilirjani i cili e ka marrë nën përkujdesjen e tij duke e dërguar në hotel dhe duke i rikthyer ikonës shqiptare të viteve ‘80 pamjen e merituar.
Tashmë në lidhje me këtë rast është vënë në lëvizje dhe qeveria. I ngarkuar për këtë çështje është Taulant Balla, i cili ka marrë përsipër rolin koordinues me stafin diplomatik në New York. Konsullata shqiptare në New York është vënë në lëvizje për të pajisur me dokumenta shqiptare këngëtaren Parashqevi Simaku si dhe nëse ka ndonjë dokument të mëparshëm që mund të rifreskohet apo nëse ka nevojë për hapjen e ndonjë procedure për t’i mundësuar dokumentacionin e nevojshëm dhe për qëndrim në SHBA.
Ajo çka dihet nga Parashqevi Simaku është se ka humbur prej vitesh kontaktet me familjarët dhe djalin e saj e cila sot e kësaj dite shpreson ta takojë. Sipas Elton Ilirjanit, i cili është pranë saj, tregon se gjendja emocionale dhe mendore e këngëtares nuk është e qëndrueshme dhe ajo ka nevojë për përkujdesje mjekësore.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/