![](https://shekulli.com.al/admin/wp-content/uploads/2024/12/berisha-vanhorn-ambasada-675x433-1.jpg)
E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA ka zhvilluar një takim me një grup deputetësh të PD pak ditë më parë.
Në takim kanë marrë pjesë deputetët; Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi, Tomorr Alizoti, Helidon Bushati dhe Kreshnik Çollaku.
Opozita ngriti shqetësim për zgjedhjet, përdorimin e pushtetit, ndikimin ne procesin elektoral, ndikimin e krimit te organizuar, hapësirën e opozitës ne kuvend, uzurpimin e çdo hapësire legjislative, pavarësinë e institucioneve veçanërisht te drejtësisë, dhe nevojën për Qeveri Teknike!
![](https://shekulli.com.al/admin/wp-content/uploads/2024/12/berisha-vanhorn-ambasada-675x433-1.jpg)
Berisha dhe VanHorn
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë në rrjetet sociale një deklaratë të të Ngarkuarës me punë të SHBA në Tiranë Nancy VanHorn në lidhje me zgjedhjet 2025.
VanHorn thekson se ka zhvilluar takime si me mazhorancën ashtu edhe me opozitën në lidhje me procesion ndërsa ka nxitur palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik të barabartë.
E Ngarkuara me Punë ka pasur një mesazh edhe për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, duke potencuar angazhimin e SHBA për të mos u angazhuar me persona të lidhur me korrupsionin.
“Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë. Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor”, thuhet në postim.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/