×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

BKH kontrolloi shtëpinë, zyrën e gruas dhe i sekuestroi telefonin, reagon Erion Veliaj: Hetimi pasuror nga SPAK i mirëpritur, e mbështes!

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka reaguar pas kontrolleve nga Prokuroria e Posaçme dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke sekuestruar telefonin e Ajola Xoxës.

veliaj

Përmes një reagimi në rrjete sociale, Veliaj shprehet se “hetimi pasuror që po kryhet ndaj meje dhe familjarëve të mi, jo vetëm janë të mirëpritura, por edhe i mbështes në çdo hap.”

Kryebashkiaku i Tiranës thekson se ai dhe familjarët e tij, do jenë gjithmonë të hapur për çdo veprim dhe vendim të institucioneve të drejtësisë’

“Familjarët e mi dhe unë, si qytetar i këtij vendi, por njëkohësisht edhe në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, do të jemi gjithmonë të hapur për çdo veprim dhe vendim të institucioneve të drejtësisë, por duke përbuzur njëkohësisht me neveri çdo të pavërtetë, që ka si qëllim dëmtimin e imazhit tim dhe familjarëve të mi, si dhe duke përhapur, mbi të gjitha, disinformacione edhe mbi vetë punën e këtyre institucioneve”, shkruan Veliaj.

Ndër të tjera ai shton se nuk bën pjesë në atë kastë të vjetër politike që për shumë kohë, e vendosën veten mbi ligjin, mbi drejtësinë dhe mbi llogaridhënien institucionale.

Kujtojmë se me vendim të GJKKO, sot (6 dhjetor) Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka marrë autorizimin dhe kërkonte të kontrollonte telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Mësohet se agjentët e BKH shkuan në orët e para të mëngjesit në banesën ku jeton kryebashkiaku, pikërisht për të kontrolluar telefonin e bashkëshortes se tij. Bëhet me dije se nuk ka patur kontroll të banesës, por zbatim i vendimit të gjykatës për të këqyrur telefonin e bashkëshortes së Veliajt.

Reagimi i Erion Veliajt:

Duke marrë shkas nga zhvillimet e ditës së sotme, hapat procedurale të kryera nga prokuroria e posaçme në lidhje me hetimin pasuror që po kryhet ndaj meje dhe familjarëve të mi, jo vetëm janë të mirëpritura, por edhe i mbështes në çdo hap.

U bë një kohë e gjatë që hetimin dhe gjykimin tim e bëjnë opozitarët e zhytur në llumin e korrupsionit dhe të “ashtuquajturat media”, që luftojnë çdo zyrtar e funksionar publik që nuk bie prè e presioneve dhe shantazheve të tyre për përfitime të padrejta.

Familjarët e mi dhe unë, si qytetar i këtij vendi, por njëkohësisht edhe në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, do të jemi gjithmonë të hapur për çdo veprim dhe vendim të institucioneve të drejtësisë, por duke përbuzur njëkohësisht me neveri çdo të pavërtetë, që ka si qëllim dëmtimin e imazhit tim dhe familjarëve të mi, si dhe duke përhapur, mbi të gjitha, disinformacione edhe mbi vetë punën e këtyre institucioneve.

Unë nuk bëj pjesë në atë kastë të vjetër politike që, për shumë kohë, e vendosën veten mbi ligjin, mbi drejtësinë dhe mbi llogaridhënien institucionale. Të gjithë këta që i kanë borxhe drejtësisë, rrokin flamurin e përkrahjes së drejtësisë kur në përputhje me ligjin dhe vendimet e gjykatave kryhen veprime procedurale në kuadër të hetimeve, dhe e sulmojnë atë me çdo mjet tashmë që drejtësia ka filluar të veprojë mbi ta, duke thyer kështu tabunë shumë vjeçare të mosndëshkueshmërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

“Dumani, kampion kundër korrupsionit”, Kim e Kasanof: SHBA rikonfirmoi mbështetjen e fortë për luftën e Shqipërisë ndaj korrupsionit

“Dumani, kampion kundër korrupsionit”, Kim e Kasanof: SHBA rikonfirmoi mbështetjen e fortë për luftën e Shqipërisë ndaj korrupsionit

Publikuar më 10.12.2024
Altin Dumani, kreu i SPAK, u vlerësua me titullin “Kalorës i...

Altin Dumani, kreu i SPAK, u vlerësua me titullin “Kalorës i luftës kundër korrupsionit” në një ceremoni të veçantë të organizuar nga departamenti i Shtetit. Çmimi kreut të SPAK iu dha nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Ndërkohë, zv.Ndihmës Sekretarja Kryesore Yuri Kim, ish-ambasadore e SHBA në Tiranë, dhe zv.Ndihmës Sekretari Kasanof iu bashkuan […]

Lexo më shumë

Deklarata e Berishës për bashkëshorten e Veliajt se BKH i gjeti 230 mijë euro në zyrë, reagon kryebashkiaku: Hienë e xhindosur

Deklarata e Berishës për bashkëshorten e Veliajt se BKH i gjeti 230 mijë euro në zyrë, reagon kryebashkiaku: Hienë e xhindosur

Publikuar më 10.12.2024
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish n...

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish në lidhje me hetimin pasuror që SPAK ka nisur ndaj tij dhe mbi kontrollet e ushtruara nga agjentët e BKH-së në ambientet e familjarëve të tij. Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj deklaron se ndryshe nga kundërshtarët e tij politik, do të jetë bashkëpunues […]

Lexo më shumë

I përfundoi mandati si gjyqtare e Kushtetueses në 10 mars? Reagon Holta Zaçaj: Jo, do të qëndroj deri në fund të vitit 2025

I përfundoi mandati si gjyqtare e Kushtetueses në 10 mars? Reagon Holta Zaçaj: Jo, do të qëndroj deri në fund të vitit 2025

Publikuar më 10.12.2024
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj nuk pranon të ...

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj nuk pranon të largohet nga detyra. Thirrja e Gjykatës së Lartë që e ka emëruar në atë detyrë, për të deklaruar sot (10 dhjetor 2024) vakancën, u refuzua. Përmes një deklarate për shtyp, gjyqtarja Zaçaj tha se nuk do të largohet në 10 mars, por në fund të vitit […]

Lexo më shumë

Arben Ahmetaj akuzohet se shkaktoi dëm ekonomik 7 miliardë lekë, GJKKO kthen në SPAK dosjen “Buka”

Arben Ahmetaj akuzohet se shkaktoi dëm ekonomik 7 miliardë lekë, GJKKO kthen në SPAK dosjen “Buka”

Publikuar më 10.12.2024
 GJKKO i ka dhënë 3 muaj afat Prokurorisë së Posaçme pë...

 GJKKO i ka dhënë 3 muaj afat Prokurorisë së Posaçme për të plotësuar hetimet lidhur me këtë çështje. Për dosjen “Buka” është vendosur nën hetim ish-ministri Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati, ku akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”, me dëm ekonomik rreth 7 miliardë lekë. Ditën e sotme ishte seanca paraprake, ku pritej kalimi i […]

Lexo më shumë

SHBA vlerësoi edhe Altin Dumanin si kampion të Antikorrupsionit, ambasada: Mbrojtën reformat dhe hetimet. Po sjellin një botë më të drejtë për qytetarët

SHBA vlerësoi edhe Altin Dumanin si kampion të Antikorrupsionit, ambasada: Mbrojtën reformat dhe hetimet. Po sjellin një botë më të drejtë për qytetarët

Publikuar më 10.12.2024
Departamenti i Shtetit i SHBA ka theksuar rëndësin...

Departamenti i Shtetit i SHBA ka theksuar rëndësinë e luftës kundër korrupsionit si një përparësi globale dhe kombëtare. Me miratimin e Konventës së OKB-së kundër Korrupsionit (UNCAC) dhe përkushtimin për transparencë dhe llogaridhënie, SHBA ka qenë lider në përpjekjet globale për qeverisje të mirë. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, janë njohur 10 kampionë globalë për përpjekjet […]

Lexo më shumë

Pas 50 vitesh sundim, shembet regjimi në Siri, familja e Bashar al-Assad largohet me avion për në Moskë, lirohen të burgosurit dhe plaçkiten pallatet e tij

Pas 50 vitesh sundim, shembet regjimi në Siri, familja e Bashar al-Assad largohet me avion për në Moskë, lirohen të burgosurit dhe plaçkiten pallatet e tij

Publikuar më 09.12.2024
Familja Assad drejtoi Sirinë për 53 vjet me një grusht të he...

Familja Assad drejtoi Sirinë për 53 vjet me një grusht të hekurt. Sot këtij realiteti i ka ardhur fundi. Presidenti Bashar al-Assad mori pushtetin në vitin 2000, pasi babai i tij kishte sunduar për gati tre dekada. Trembëdhjetë vjet më parë, ai shtypi brutalisht një kryengritje paqësore pro-demokratike, e cila u shndërrua në një luftë […]

Lexo më shumë

“Gjadri bosh, policët tanë pushime luksi”, italianët acarohen me kampet pa emigrantë të Melonit

“Gjadri bosh, policët tanë pushime luksi”, italianët acarohen me kampet pa emigrantë të Melonit

Publikuar më 09.12.2024
Qendrat e emigrantëve që qëndrojnë bosh në Gjadër dhe Shëngj...

Qendrat e emigrantëve që qëndrojnë bosh në Gjadër dhe Shëngjin mbeten në qendër të debatit politik në vendin përtej Adriatikut. Ajo që i ka hedhur benzinë zjarrit së fundmi në politikën italiane ka qenë një investigim i emisionit “Piranjat” që solli pamje se si policët italianë po shijojnë “pushime luksi” në një resort të Shëngjinit. […]

Lexo më shumë

E krahasoi me Taulant Ballën kur u pyet nëse ishte në listat e PD-së për deputet, Basha i përgjigjet Berishës: Pranoi të jetë patronazhist i Edi Ramës

E krahasoi me Taulant Ballën kur u pyet nëse ishte në listat e PD-së për deputet, Basha i përgjigjet Berishës: Pranoi të jetë patronazhist i Edi Ramës

Publikuar më 06.12.2024
Sali Berisha hedh poshtë çdo opsion që Lulzim Basha të jetë ...

Sali Berisha hedh poshtë çdo opsion që Lulzim Basha të jetë pjesë e listave të kandidatëve të PD për deputet, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 Majit 2025. Në një konferencë për shtyp nga selia blu, i pyetur nëse Basha do të kandidojë për deputet si përfaqësues i listës së PD, Berisha dha këtë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda