Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e tij për media, njoftoi se PD do të falë gjobat për energjinë, ujin dhe ndërtimet pa leje për disa kategori qytetarësh, si pensionistët dhe ata me të ardhura të ulëta.
Ai e quajti të paligjshëm ligjin për ndërtimet pa leje dhe premtoi kthimin e çdo shume të paguar padrejtësisht. Berisha gjithashtu premtoi diferencimin e çmimeve të energjisë për qytetarët me të ardhura të ulëta.
Berisha akuzoi Olsi Ramën, vëllanë e kryeministrit, për lidhje me grupe kriminale dhe përdorimin e dy pasaportave, ndërsa kërkoi hetim për udhëtimet e tij të dyshimta. Ai e akuzoi Edi Ramën për mbrojtje të vëllait dhe përpjekje për të fshehur lidhjet e tij kriminale.
Berisha gjithashtu kritikoi kryebashkiakun Veliaj për korrupsion dhe manipulim dokumentesh dhe akuzoi SPAK-un dhe drejtuesin e tij, Altin Dumani, për konflikt interesi. Ai përmendi lidhjet e ngushta mes Veliajt dhe Dumani. Në fund, Berisha përmendi Lulzim Bashën si “vëllain siamez” të Taulant Ballës, duke theksuar lidhjet e dyshimta mes tyre.
Me poshte, konferenca e plote e kreut te PD, Sali Berisha me gazetaret:
Dje, në një veprim klandestin, narkomazhoranca jashtë çdo lloj procedure parlamentare, kërkoi të fusë në rend dite dhe të votojë një kallp-ligj, sipas të cilit do të faleshin gjobat për lejet e ndërtimit në zonat rurale.
Ky ishte një kallp-ligj dhe një mashtrim i madh sepse me vendim të Gjykatës Kushtetuese, ligji i miratuar për vendosjen e këtyre gjobave është shpallur antikushtetues.
Në këtë kuadër, çdo qeveri është e detyruar të rikthejë çdo gjobë të vënë bazuar në këtë ligj.
Por narko-shteti, narko-diktatura, e cila njeh vetëm vullnetin e padrinos dhe kreut të krimit, pavarësisht nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ka vazhduar praktikën antikushtetuese të gjobitjes së qytetarëve dhe tani së fundmi bën sikur po i fal gjobat, në një kohë kur ato kanë qenë të gjitha të paligjshme.
Ndaj dënoj këtë mashtrim publik dhe garantoj çdo qytetar që janë gjobitur mbi bazën e atij ligji antikushtetues, nga data e hyrjes në fuqi gjer sot, se ata do të dëmshpërblehen, do u kthehet qindarkë për qindarkë e gjithë shuma e gjobës që kanë paguar.
Ftoj çdo qytetar të mos paguajë një qindarkë gjobë antikushtetuese.
Sikundër deklaroj se PD do të falë të gjitha gjobat për pensionistët, për familjet në nevojë, për punonjësit me rroga mesatare e poshtë, për familjet me nëna kryefamiljare, për të gjithë familjet në ndihmë ekonomike, në papunësi, do falen të gjitha gjobat e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm.
Ftoj këto familje të mos paguajnë asnjë qindarkë, pasi këto gjoba do të jenë 100 përqind të falura.
Narko-shteti është një sistem gjobëvënës që nuk njeh ligje, as Kushtetutë, as moral.
Pikërisht mbi këtë faktor bazohet vendimi i qeverisë së ardhshme të PD, me të cilin kjo parti rivendos ligjin dhe Kushtetutën edhe në fushën e cituar më sipër.
Ftoj bizneset e vogla të mos paguajnë asnjë qindarkë KESH-it për gjobat absurde për furnizimin me energji dhe ujë të pijshëm.
Në 100 ditët e para, do të jetë ky një nga aktet normative më të rëndësishme që do dekretojë qeveria e ardhshme.
Prandaj dhe ky do jetë vendimi, pjesë e paketës të emergjencës ta quajmë, që do votojë mazhoranca e ardhshme pas zgjedhjeve elektorale.
Kam theksuar dhe theksoj se nuk do të ketë më kurrë çmime të njëjta energjie si për atë që ka, ashtu edhe për atë që nuk ka.
E vetmja në botë është Shqipëria e Edi Ramës.
Çmimet do jenë të diferencuara ndjeshëm për minimumin e nevojshëm të energjisë së domosdoshme për jetën normale të një familje.
Nuk mund të paguajë pensionisti apo ai që jeton me minimum jetik pas vendosjes së tij njëlloj si zengjini apo rrogëlarti.
Do hyjnë në fuqi vendime dhe ligje të tjera.
Thashë dhe njëherë që ka një synim, një shpërndarje sa më përafërsisht të barabartë dhe të ndershme të të ardhurave dhe pasurive kombëtare.
Dje Edi Rama doli nga strofulla i tmerruar.
Është në koshmar dhe për të mos u paraqitur në interpelancë për të shkelur Kushtetutën, për të mos ardhur në interpelancë për gjobën më të madhe në histori që i bëri Shqipërisë me 120 milionë euro të Beketit, gjobë personale e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, e dokumentuar.
Sikundër reagim për të justifikuar mosparaqitjen e tij, shpalli se nuk paraqitem me Gazment Bardhin po nuk doli Olsi i fajshëm apo i pafajshëm në lidhje me Xibrakën.
Tani, ju lutem të informoni qytetarët se Olsi është një nga kokat më të rrezikshme të Xibrakës.
Olsi Rama ka mashtruar publikun, ai ka deklaruar se ka udhëtuar vetëm njëherë me makinën e klanit të Xibrakës, njëherë në Selanik.
Tani unë do paraqes këtu datat dhe orët e 5 udhëtimeve, të cilat nuk janë 5, por janë shumë më tepër.
Por unë kam zgjedhur këto për të paraqitur të Olsi Ramës me makinën e famshme të drogës dhe të klanit të drogës, me të cilën udhëtonte Gentian Gjonaj, Gentian Xhixhaj dhe Ermal Hoxha.
E kishin si makinë të tyre.
Por meqenëse Olsi Rama ka bërë mashtrimin publik se ka udhëtuar me këtë makinë vetëm njëherë, në një kohë kur ai ishte mish e thua me Ermal Hoxhën dhe Gentian Xhixhajn, unë po rikujtoj këtu datat në të cilat ai ka udhëtuar me këtë makinë.
1. Olsi Rama hyn nga jashtë me makinën AA653DM me datën 8.6.2014 në orën 14.13 minuta.
2. Olsi Rama udhëton me makinën me këtë targë me datën 13.7.2014, ora 18.06.
3. Olsi Rama me makinën AA653DM me datën 6 qershor 2014, ora 13.30.
4. Olsi Kristaq Rama, se përdor dy pasaporta ky trafikant, edhe pasaportën shqiptare, edhe atë amerikane se është shtetas amerikan, Olsi Rama me makinën AA653DM me datën 8.8.2014, ora 18.35.
5. Olsi Kristaq Rama ka udhëtuar me makinën me targë AA653DM në datën 11 korrik 2014 në ora 15.46.
Pra, personi që thotë kam udhëtuar njëherë me këtë makinë, unë kam të regjistruara këtu 5 herë, por ekzistojnë edhe data të tjera.
U ndala këtu sepse Edi Rama dje dukej se kishte marrë garanci nga Skapi i partisë se Olsin e tij do e nxjerrin qelibar.
Olsi është një trafikant me çizme, këmbë e kokë, i cili ka qenë vetë në krye të grupit të Xibrakës.
Çfarë e shtyu Olsin të kalojë në Morinë në ditën e arrestimit të kolumbianëve me makinë pa targë?
Pse Olsi kishte frikë o zoti Rama dhe hiqte targën e makinës?
Po në qoftë se ti Edi Rama nuk je kreu i grupit, ty vetëm ky moment duhet të të mjaftonte për ët kuptuar se vëllai yt është një delinkuent.
Ti je kreu i grupit, prandaj do të shpëtosh me çdo kusht vëllain.
E ke të kotë.
Rasti i tij, mos mendon se do lash duart ti dhe ai me Dumanin, Krajën dhe kompani.
Ua them unë këtu, agjencitë më serioze në botë të luftës kundër krimit dhe drogës do dërgojnë dosjen e tij.
Prandaj lëri kërcënimet prej frikacaku, mos rreh gjoksin për shkak të Dumanit dhe Krajës se Olsi është i përfunduar.
Por e vërteta është jo më pak ti vetë.
Radhën tjetër do ua jap të gjitha faqet të marra nga sistemi TIMS.
Por meqenëse janë një listë emrash, të cilët nuk kanë nevojë të publikohen për efekte privacie, do ua jep nga këto origjinale për udhëtimet e anëtarit kryesor të grupit të Xibrakës, Olsi Rama, të cilin Edi Rama si vëlla që e ka kërkon ta shpëlajë përmes Skrapit të partisë.
PYETJE-PËRGJIGJE ME GAZETARET:
Ermal Rizaj, SYRI TV: Z.Berisha, gjatë ditës së sotme ka patur një aksion të Byrosë Kombëtare të Hetimit në banesën e z.Veliaj, ku nga ato ccfarë ka dalë në media bëhet me dijë se I është sekuestruar telefoni bashkëshortes së tij, dhe ka patur kontrolle në shoqatën e saj edhe në njoftimin e fundit bëhet me dije nga SPAKky procedim dhe ky proces. Keni një koment, dhe sie shihni këtë veprim nga ana e SPAK?
Sali Berisha: Qytetarët e Tiranës kanë mbi 1 vit që protestojnë para hajdutit më të madh të bashkisë së Tiranës, zyrave të tij, Erion Veliajt. Kjo protestë ka qenë e bazuar në faktin se dokumente zyrtare të pakundërshtueshme, provonin se Erion Veliaj kishte mashtruar publikisht duke dërguar shkresa në qeveri, në emër të Këshillit Bashkia të Tiranës, të pambledhur asnjëherë për atë atë çështje dhe në emër të Këshillit të Qarkut të Tiranës, të pambledhur asnjëherë për atë atë çështje, ku merrte përsipër pagesën për djegësin e Tiranës.
Dhe për këtë akt kriminal të Erion Veliajt, prej delikuenti lëshon urdhër-arresti për Arben Ahmetaj, i cili e kishte kundërshtuar 5 herë me radhë, kërkesën e Erion Veliajt. Por kokën e Arben Ahmetajt e kërkonte në tepsi Linda Rama, dhe Edi Rama dhe urdhri u zbatua. Kjo është e vërteta. Unë kam qenë kritik për Arben Ahmetaj, por nuk mund të pranoj kurrë, që një njeri që e ka kundështuar 5 herë koncesionin e djegësit të Tiranës, të arrestohet dhe ai që ka mashtruar 5 herë të vazhdojë të kryejë detyrën.
Por miqtë e mi, Erion Veliaj i kishte kolegë ata, ishte imun si ndaj Arben Krajës, që nga një anë kishte mbesën, në anën tjetër nipin, të dy në zyrat e bashkisë dhe pas dy vitesh hetim, u kujtua të jepte dorëheqjen nga çështja, se ishte në konflikt interesi. E kuptoni ju apo jo.
Por në fakt, jo pa konflikt interesi është edhe vetë Altin Dumani, i cili e ka si nip të gruas, një bashkëpunëtor të ngushtë, një Klajdi Meçe, të Erion Veliajt.
Klajdi është një zullumqar i Fresshit. Me të atin në shtëpi, jeton Altini, Altin Zamani. Po, po jetojnë në një shtëpi. Hajde prekeni. Nëse ka akte kriminale të pa konceptueshme, por njeriu që deklaron 1 mijë herë, se ka mbjellë 1 milionë pemë. Njeriu që ka blerë pishën e zakonshme 6400 euro. Të blesh, por as pisha më ekzotike nuk shkon 6 mijë euro. Ky i ka blerë, hajduti që është ministër tani, Gonxhja ka qenë drejtor. Se Mazniku është me kompaninë e Milorancit. Pra të gjitha këto, mjaftonin 10 herë për ta nxjerrë. I kam thënë atij, qytetarët do të ndahen ty, vetëm kur të të varin në shtyllën e turpit të historisë.
Leje që nuk u ka hapur derën, kanë ndenjur 2 orë aty, gjersa kanë marrë Dabullën për tu hapur derën. Se ca i lidh me Dabullën, nuk i marr vesh. Dëshmitarë okularë që kanë qenë aty, ka shkuar Dabulla. Gjoja i paskan marrë telefonat.
Kur e gjithë Shqipëria fliste për ta, nuk paskan gjetur ata një mënyrë për të pastruar telefonat. Ky është hetimi i Dumanit, ja ku është ky me Edi Ramën. Ka dhe foto të tjera ky Klajdi Meçe. Klajdi është me Erion Veliajn. Dumani banon me të atij e tij në një shtëpi. Seç i lidh, një Zot e di, nuk janë as fqinj, por në një shtëpi.
Pra është një operacion i diktuar nga revolta popullore, mosbindja civile, e cila do të vazhdojë gjersa qytetarët të ‘varin’ në shtyllën e turpit, aty ku e ka vendin, kryehajduti i Tiranës, Erion Veliaj.
Bekim Bici, TopNews: Ju keni shprehur mbështetjen tuaj për protestat para SPAK që janë organizuar dhe mund të organizohen në vijim nga Partia e Lirisë, apo ish-presidenti Ilir Meta. Ditën e sotme pati një protestë të tillë, por pati një mungesë të përfaqësuesve të PD, të paktën në nivel të lartë, nivel deputetësh. A ka një arsye se, pse përfaqësuesit e PD, nuk ishin në këtë protestë?
Sali Berisha: Protestën e organizonte Partia e Lirisë. Demokratët kanë qenë të ftuar të marrin pjesë, por nuk ka qenë organizim i koalicionit kjo protestë. Përkundrazi, PD e konsideron rrëmbimin e Ilir Metës dhe keqtrajtimin e tij, zvarritjen dhe goditjen, si një nga aktet më të rënda të torturës publike të regjistruara nga vitet ’50 gjer sot. Dhe PD, së bashku me PL do e dërgojë këtë rast përpara Komitetit Antitorturë të Këshillit të Europës, në mënyrë që ata që e organizuan këtë akt, të marrin ndëshkim ndërkombëtar.
Akt i verbër i hakmarrjes politike e Edi Ramës ndaj Ilir Metës. Gjithçka për një person në hetim. Kisha sot një mik në zyrë dhe isha në një konferencë të rëndësishme ndërkombëtare, kur më pyeti po pse është në arrest shtëpie Sali Berisha, i thashë person në hetim. Nuk e besoi. Person me integritet. Pasi telefonoi në Tiranë, më mori në telefon e më tha, të kërkoj ndjesë se tani e kuptova.
Pra, çfarë ndodh në Shqipëri është shumë e vështirë të imagjinohet sepse Shqipëria është një diktaturë në mes të Europës. Një diktaturë e mbrojtur nga propaganda, e mbrojtur nga monstra e njerëzimit, Xhorxh Soros, i cili është edhe censori kryesor mbi tokë. Në qoftë se diktaturat e tjera censurojnë në vendin e tyre, Soros censuron në të gjithë botën. Dhe kjo është e vërteta. A mund të imagjinojë kush? Ndaj dhe ne qëndrojmë të bashkuar në këtë kauzë dhe të sigurt në fitore. Një narko-diktaturë nuk mund të qëndrojë në mes të Europës. Jo!
Anisa Kadesha, RTSH: Kuvendi reflektoi kërkesën tuaj për të qenë edhe formalisht pjesë e grupit parlamentar të PD, ju tashmë jeni pjesë e grupit dhe formalisht nga Kuvendi. Ju do ta përjashtoni Lulzim Bashën nga grupi parlamentar i PD, meqenëse ai vazhdon të jetë pjesë e grupit parlamentar, formalisht në parlament?
Sali Berisha: Vëllain siamez të Taulant Ballës do e lëmë me Taulant Ballën. Ai nuk ka rëndësi regjistri, ai është si binjak siamez i Taulant Ballës.
Bekim Bici, TopNews: Duke qenë se nuk po jepni një përgjigje, a do ta hiqni apo jo nga lista dhe grupi i PD, a do të jetë Lulzim Basha pjesë e listave të kandidatëve të PD, për deputet?
Sali Berisha: Jashtë çdo lloj mundësie, aq sa mund të jetë Taulant Balla.
Anisa Kadesha, RTSH: I referoheni çështjes ‘Toyota Yaris’, z. Berisha, meqenëse bëtë këtë?
Sali Berisha: Nuk i referohem vetëm Toyota Yaris, ata u mpleksën shumë me njëri-tjetrin. Janë disa çështje.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/