Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend draftin për t’u shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar në Parlament për faljen e gjobave të ndërtimeve pa leje në fshat. Drafti u firmos nga 40 deputetë dhe u bë objekt debati të ashpër në seancën e sotme parlamentare ku demokratët akuzuan PS-në se në 12 vite ka vënë gjoba të pafajshmëve, Nga ana tjetër qeveria garantoi se ligji do të miratohet brenda dhjetorit.
Në Pr/ligj parashikohet që të anulohen të gjitha masat administrative të paekzekutuara, të vendosura nga data 1 janar 2015 deri në 30 nëntor 2024 në zonat rurale për sa i takon masave administrative vendosur nga Inspektoriatet Vendore të Mbrojtjes së Territorit, Inspektoriatit Qëndror i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu përcaktohet dhe se kush përfiton:
– Të gjitha subjektet të cilët kanë bërë ndërtime dhe ndërhyrje në shtëpi banimi në zonat rurale, ndërtime dhe ndërhyrje në objekte ku kryhen veprimtari të prodhimit, magazinimit, përpunimit, ruajtjes dhe tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, mbajtjes të mjeteve të punës e inputeve bujqësore dhe blegtorale.
-Të gjitha subjektet që merren me aktivitetin e prodhimit, përpunimit, ruajtjes, tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale në zonat rurale.
-Të gjithë individët dhe subjektet në territorin e Republikës së Shqipërisë që nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura për administrimin e situatës Covid-19 gjatë periudhës së pandemisë.
Procedurat e zbatimit të anullimit së masave administrative të papaguara miratohen nga Këshilli i Ministrave me vendim të posaçëm brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi të këtij ligji.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar propozimin e Partisë Socialiste për një projektligj për faljen e gjobave të vendosura ndaj qytetarëve për ndërtime pa leje.
Berisha e ka cilësuar këtë nismë si mashtrim, ndërsa thotë se ligji për vendosjen e gjobave është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.
“Në çdo vend të botës çdo gjobë e venë me atë ligj duhet t’i kthehej qytetarit. Pasi i kanë mbushur valixhet me dhjetëra miliona gjoba, tani po ia falin”, tha Berisha gjatë takimit me drejtuesit e qarqeve në selinë e PD-së.
Më tej, Berisha theksoi se detyrimi i qeverisë është t’i kthejë paratë atyre qytetarëve që kanë paguar.
Berisha: Shiko çfarë hipokritësh janë, prej disa ditësh gjykata kushtetuese ka rrëzuar ligjin e viti 2014 më të cilin kanë vënë gjoba. Në çdo vend të botës çdo gjobë e venë me atë ligj duhet t’i kthehej qytetarit. Pasi i kanë mbush valixhet me dhjetëra miliona gjoba, tani po ia falin. Po atyre që i kamë paguar? Kthejuani paratë atyre. Hajde të mashtrojmë, ja po heqim gjobat. Kthejuani atyre që ja keni marr më një ligj antikushtetues, ky është detyrimi. Janë në panik të madh. Çdo vit u bien kredencialet. Çdo ditë nxijnë krimet e tyre në botë, kjo është e vërteta.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/