×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

PD kërkon dëshmitë e Ramës dhe Vilma Nushit në Komisionin Hetimor për Sterilizimin. Ilir Beqaj vjen me pranga dhe dëshmon: Jam i papunë
ilir beqaj arrestim pranga

Është shoqëruar sërish me përplasje mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për Sterilizimin dhe Check-Up, ku do të dëshmojë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i arrestuar për koncesionin 100 mln euro të sterilizimit.Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi kërkoi shtyrje të afatit për marrjen në pyetje të dëshmitarve që nuk janë paraqitur, por nënkryetari socialist, Plarent Ndrenca kundërshtoi duke u shprehur se janë thirrur një numër i madh dëshmitarësh.

Ai kërkoi që të procedohej me marrjen në pyetje të ish-ministrit Ilir Beqaj, i cili la përkohësisht qelinë mëngjesin e sotëm me leje të SPAK për t’u paraqitur në Komision, duke e konsideruar si dëshmitarin kryesor.

“E lëshuat edhe Ilir Beqajn, Edi Rama lëshoi edhe hajdutin dymetrosh, vetëm Vilma Nushin nuk po lëshon”, iu drejtua Vokshi, teksa theksoi se nuk do të bëjnë hap pas.

Pjesë nga diskutimi:

Plarent Ndreca: Vlerësoj që nuk ka më vend, kemi kryer hetim, kemi marrë shkresa e dokumente, kemi thirrur dëshmitarë, është numër shumë i madh dëshmitarësh.

Kemi sot dëshmitarin kryesor, zoti Beqaj, i cili më shumë se kushdo tjetër do të japë të dhëna dhe dëshmi mbi procedurat që kemi si objekt hetimor, Duhet të vijojmë pa humbur kohë me Beqajn.

Albana Vokshi: Beqja është një prej dëshmitarëve, jo kryesor, çdo dëshmitar ka vlerën e vet. Të vijë Vilma Nushi. E lëshuat edhe Ilir Beqajn, Edi Rama lëshoi edhe hajdutin dymetrosh, vetëm Vilma Nushin nuk po lëshon. Nuk bëjmë hap pas, konsiderojmë kyç dëshminë e Edi Ramës dhe Vilma Nushit.

Opozita kërkon me ngulm që në Komisionin e Sterilizimit dhe Check Up të marrë pjesë dhe të dëshmojë kryeministri Edi Rama.

gjergji

Anëtarja e Komisionit Zheni Gjergji tha se mazhoranca nuk gjen do guximin që të thërrasë kryeministrin në Komision. Ajo tha se dëshmitë po vërtetojnë se urdhrat janë dhënë nga lart nga kryeministri Edi Rama dhe se  paratë janë marrë nga Vilma Nushi.

Zheni Gjergji: Mazhoranca nuk gjen dot guximin…Koncesioni i Sterilizmit dhe Check Up ishte sukses i jashtëzaknshëm i xhepave të Vilma Nushit dhe Rrapajt që dëshmoi dje. Gjeni guximin t’i çoni haber kryeministrit tuaj që të vij sepse ka për të dëshmuar shumë në këtë komision. Gjeni guximin dhe harroni alibitë e opozitës për të prishur këtë komision. Ne jemi të përgjegjshëm jemi këtu për të dëgjuar dëshmitarë. Por dëshmitë e tyre ditët e fundit ju kanë vendosur në siklet. Dëshmitë po vërtetojnë se urdhrat janë dhënë nga lart nga kryeministri dhe paratë janë marrë nga Vilma Nushi.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka nisur dëshminë e tij në komisionin hetimor për sterilizimin, pasi policia e solli të prangosur te kryesia e Kuvendit.

ilir beqaj

Dëshmia:

Vokshi: Ju lutem gjeneralitetet tuaja?

Beqaj: Ilir Hamit Beqaj, datëlindja 18,02,1968

Vokshi: Profesioni?

Beqaj: I papunë

Vokshi: Keni një deklaratë të kontekstualizuar?

Beqaj: Do të bëj një deklaratë, por do të shtroj dy kërkesa. Në statusin juridik, dlifji përcakton se kur ju merrni leje në gjykatë për dëshminë time, dua të di nëse gjykata ka një kornizë për dëshminë

Vokshi: Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se hetimi parlamentar nuk ka mbivendosje nga hetimi penal. Sikur kemi vepruar edhe me dëshmitarë të tjerë, duke siguruar që kemi marrë të gjitha hapat e duhura, do ju ftoja të vijmë me deklaratën të kontekstualizuar

Ndreca: Ne nuk kemi kufizim nga shkresa e ardhur nga prokuroria e posaçme.

Beqaj: Së dyti, edhe nga ajo që kam ndjekur nga seanca, shpesh është thënë për të informuar publikun. Prandaj dua të ilustroj me zë, figurë dhe numra.

Vokshi: Unë i lexova të drejtat që jep ligji dhe respektojmë cdo të drejtë. Kodi i oprocedurës penale ka pasur të drejtën për një deklaratë të kontekstualizuar. Nuk jemi në konferencë, brenda të drejtave që përcakton ligji, do ju lutesha të kalojmë te deklarata dhe sa më koncize do të ishte akoma më mirë. Është dëshmi që e kemi kërkuar që në krye të herës dhe pyetjet janë të shumta nga ana e deputetëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Elon Musk “ndërhyn” në marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët: Këta gjykatës duhet të largohen. Reagon ashpër opozita italiane

Elon Musk “ndërhyn” në marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët: Këta gjykatës duhet të largohen. Reagon ashpër opozita italiane

Publikuar më 12.11.2024
Musk është përfshirë në çështjen e emigrantëve të paligjshëm...

Musk është përfshirë në çështjen e emigrantëve të paligjshëm që sillen nga Italia për në Shqipëri. “Këta gjykatës duhet të largohen”, ka komentuar miliarderi amerikan në një postim në X që raportonte lajmin për vendimin e Gjykatës së Romës që urdhëroi kthimin e 7 emigrantëve të tjerë nga qendrat e pritjes në Gjadër të Lezhës. Moderatori i një programi […]

Lexo më shumë

La garanci 20 milionë lekë për lirinë, mjeku onkolog Edmond Gashi fton pacientët që të caktojnë vizitat: Jam gati t’ju mirëpres me kujdesin që më karakterizon

La garanci 20 milionë lekë për lirinë, mjeku onkolog Edmond Gashi fton pacientët që të caktojnë vizitat: Jam gati t’ju mirëpres me kujdesin që më karakterizon

Publikuar më 11.11.2024
Gjykata e Posaçme e Apelit ka zbutur masën e sigurisë për mj...

Gjykata e Posaçme e Apelit ka zbutur masën e sigurisë për mjekun onkolog Edmond Gashi, duke vendosur për të liri me garanci pasurore, ndërkohë që deri më sot ishte në “Arrest në shtëpi”. Gashi ka pranuar të lërë 20 milionë lekë garanci. Skandali në spitalin Onkologjik në QSUT u zbulua verën e këtij viti, kur […]

Lexo më shumë

Gjykata e Romës kthen në Itali edhe grupin e dytë të emigrantëve që mbërritën në Shqipëri

Gjykata e Romës kthen në Itali edhe grupin e dytë të emigrantëve që mbërritën në Shqipëri

Publikuar më 11.11.2024
Grupi i dytë i emigrantëve që erdhën javën e kaluar në qendr...

Grupi i dytë i emigrantëve që erdhën javën e kaluar në qendrën e Gjadrit do të kthehen sërish në Itali. Vendimi është marrë sot nga gjykata e Romës, e cila ka pezulluar masën e vlefshmërisë së ndalimit. Vendimi ka të bëjë me shtatë emigrantë, nga Egjipti dhe Bangladeshi, të cilët tashmë ndodhen brenda qendrës së […]

Lexo më shumë

U pezullua nga Federata Evropiane pasi goditi të bijën që humbi me serben, flet trajneri kosovar i 8-vjeçares: E jap jetën për një thua të saj (VIDEO)

U pezullua nga Federata Evropiane pasi goditi të bijën që humbi me serben, flet trajneri kosovar i 8-vjeçares: E jap jetën për një thua të saj (VIDEO)

Publikuar më 11.11.2024
Një taekwondiste 8-vjeçare nga Kosova u godit me shuplakë ng...

Një taekwondiste 8-vjeçare nga Kosova u godit me shuplakë nga trajneri i saj në një garë në Tiranë. Trajneri është edhe babai i saj. Ai ka thënë se shuplaka ishte e lehtë dhe me qellim që ta qetësonte vajzën që po reagonte me emocione pas humbjes nga garuesja serbe. Nga federata nuk kanë folur për […]

Lexo më shumë

Zgjidhen 12 drejtorët e rinj të qarqeve në Shqipëri, kush është kryepolici që do të drejtojë Tiranën

Zgjidhen 12 drejtorët e rinj të qarqeve në Shqipëri, kush është kryepolici që do të drejtojë Tiranën

Publikuar më 11.11.2024
Komisioni i Vlerësimit pas përfundimit të procesit të shqyrt...

Komisioni i Vlerësimit pas përfundimit të procesit të shqyrtimit të dokumentacionit dhe intervistës së kandidatëve për pozicionin e “Drejtorit të Drejtorisë Vendore” publikoi listën me pikët e secilit kandidat, nga maksimalet deri tek ai me më pak pikë. Listën e kryesonte Vilson Ilir Bala, aktualisht drejtor i Operacionales i cili pritet të marrë drejtimin e […]

Lexo më shumë

Atentati me 4 viktima në Shkodër, çështja i kalon për hetim SPAK-ut, dyshimet se pas masakrës fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati me 4 viktima në Shkodër, çështja i kalon për hetim SPAK-ut, dyshimet se pas masakrës fshihet një grup i strukturuar kriminal

Publikuar më 11.11.2024
Masakra me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës do t’i kalojë për...

Masakra me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës do t’i kalojë për hetim Prokurorisë së Posaçme. Prokuroria e Shkodrës ka dyshime se ngjarja është kryer nga një grup kriminal, ndaj çështja do t’i kalojë për kompetencë SPAK. Në masakrën e Shkodrës, më 30 Tetor, humbën jetën 23-vjeçari Hamza Lici, 32-vjeçari Arlind Bushati, dhe çifti i pafajshëm i […]

Lexo më shumë

Intervista e Edi Ramës: Sa herë mendoj që ta lë këtë punë do të jem shumë i lumtur

Intervista e Edi Ramës: Sa herë mendoj që ta lë këtë punë do të jem shumë i lumtur

Publikuar më 11.11.2024
Largimin nga politika, kryeministri Edi Rama e shi...

Largimin nga politika, kryeministri Edi Rama e shikon si një moment lumturie në jetën e tij, por thotë se ka ende punë që duhen bërë. “Sa herë mendoj unë ‘Ta lë këtë punë do të jem shumë i lumtur’, problemi është që pastaj thua si do vazhdojë puna këtu, puna atje”, shprehet kryeministri Rama në Podcast.  I ‘zhveshur’ nga kostumi […]

Lexo më shumë

Elbasani i mbuluar nga tymi prej natës së kaluar, vihet nën kontroll zjarri në landfillin e mbetjeve, PD: I qëllimshëm për të fshehur vjedhjen

Elbasani i mbuluar nga tymi prej natës së kaluar, vihet nën kontroll zjarri në landfillin e mbetjeve, PD: I qëllimshëm për të fshehur vjedhjen

Publikuar më 09.11.2024
Që prej orës 05.00 të mëngjesit të kësaj fundjave fusha e mb...

Që prej orës 05.00 të mëngjesit të kësaj fundjave fusha e mbetjeve tek inceneratori i Elbasanit u përfshi nga flakët të cilat u përhapën në një pjesë të madhe të saj. Shtëllunga gjigande e tymit dhe era e keqe e shkaktuar nga djegia e mbeturinave është përhapur në të gjithë lagjen periferike të qytetit të […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda