Gjykata e Posaçme e Apelit ka zbutur masën e sigurisë për mjekun onkolog Edmond Gashi, duke vendosur për të liri me garanci pasurore, ndërkohë që deri më sot ishte në “Arrest në shtëpi”. Gashi ka pranuar të lërë 20 milionë lekë garanci.
Skandali në spitalin Onkologjik në QSUT u zbulua verën e këtij viti, kur Prokuroria e Tiranës nxori urdhër-arreste për mantelbardhët, të cilët akuzohen se janë përfshirë në veprime korruptive me pacientët që kuroheshin për kancer.
Edmond Gashi ndodhej në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, por vazhdimisht ka kërkuar heqjen e saj, sepse kishte shumë pacientë që e prisnin për trajtim. Kërkesa e tij është pranuar sot nga Gjykata e Posaçme e Apelit dhe Edmond Gashi do të jetë i lirë me garanci pasurore 20 milionë lekë.
Me vendimin e sotëm për ndryshimin e masës së sigurisë, nëse merr dhe aprovimin e Ministrisë së Shëndetësisë, Edmond Gashi mund të kthehet në punë në Spitalin Onkologjik në QSUT. Nëse jo, ai mund të ushtrojë profesionin në klinikën e tij private.
Muaj më parë Prokuroria e Tiranës “zbërtheu” skemën kriminale se si mjekët dhe stafi i Spitalit Onkologjik bënin pazare dhe orientonin drejt privatit pacientët e diagnostikuar me kancer.
Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta janë personat e vënë nën hetim, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin bënin “pazar” me jetën e pacientëve.
Këta shtetas, duke qenë të punësuar pranë Spitalit Onkologjik në QSUT, nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në klinika private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre.
Pasi Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur që të zbusë masën e sigurisë nën garancinë pasurore 20 milionë lekë, klinika private “Megis” në pronësi të mjekut Edmond Gashi, ka njoftuar se ky i fundit është rikthyer në klinikë.
“Me kënaqësi ju informojmë se Dr. Edmond Gashi është rikthyer në klinikën tonë dhe është gati t’ju mirëpresë me kujdesin dhe përkushtimin që e karakterizon. Pas një periudhe sfiduese, Dr. Gashi është plotësisht i përkushtuar të vazhdojë të ofrojë shërbimin e tij profesional për të gjithë ju.
Ju ftojmë të rezervoni takimin tuaj për një përkujdesje shëndetësore të përkushtuar dhe të plotë. Dr. Gashi ju mirëpret”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga klinika private, e cila ishte gjithashtu pjesë e kontrolleve të SPAK, kur u zbardh skandali i mjekëve që merrnin para nga pacientët me kancer.
Njoftimi i mjekut Edmond Gashi
Edmond Gashi ndodhej në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, por vazhdimisht ka kërkuar heqjen e saj, sepse kishte shumë pacientë që e prisnin për trajtim. Kërkesa e tij është pranuar sot nga Gjykata e Posaçme e Apelit dhe Edmond Gashi do të jetë i lirë me garanci pasurore 20 milionë lekë.
Me vendimin e sotëm për ndryshimin e masës së sigurisë, nëse merr dhe aprovimin e Ministrisë së Shëndetësisë, Edmond Gashi mund të kthehet në punë në Spitalin Onkologjik në QSUT. Nëse jo, ai mund të ushtrojë profesionin në klinikën e tij private.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/