×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Elbasani i mbuluar nga tymi prej natës së kaluar, vihet nën kontroll zjarri në landfillin e mbetjeve, PD: I qëllimshëm për të fshehur vjedhjen

Që prej orës 05.00 të mëngjesit të kësaj fundjave fusha e mbetjeve tek inceneratori i Elbasanit u përfshi nga flakët të cilat u përhapën në një pjesë të madhe të saj.

Shtëllunga gjigande e tymit dhe era e keqe e shkaktuar nga djegia e mbeturinave është përhapur në të gjithë lagjen periferike të qytetit të Elbasanit duke u kthyer në një rrezik serioz për shëndetin e banorëve në zonën përreth e cila është një zonë mjaft e populluar.

Vatra e zjarrit e shkaktuar në fushën e grumbullimit të plehrave pranë incineratorit të Elbasanit është mjaft aktive prej disa orësh. Për momentin nuk janë të qarta shkaqet e rënies së flakëve, por dyshimet janë për zjarrvënie edhe pse siguria në të gjithë zonën ku ndodhet inceneratori është e shkallës së lartë.

Në incineratorin e Elbasanit prej kohësh procesi i ndarjes dhe djegies nuk kryhet, ndërsa fusha e plehrave është e tejmbushur.

Gjatë dy viteve të fundit, landfilli i Elbasanit është përfshirë nga flakët disa herë. Për shuarjen e tyre është dashur ndërhyrja e qindra forcave të shërbimit zjarrfikës, emergjencave dhe ushtrisë.Pavarësisht punës së jashtëzakonshme të bërë gjatë gjithë ditës për shuarjen e zjarrit në Landfillin e Elbasanit për momentin është arritur të izolohen flakët në sipërfaqe dhe shuarja ka qenë e përkohshme.

Në thellësi të zonës së Landfillit, ku u shfaq vatra e zjarrit sot herët në mëngjes dyshohet se ajo mund të jetë aktive si furrnaltë.Përmasat e zjarrit mendohet se janë mjaft të mëdha dhe mund të ketë fuqi mjaft të madhe për t’u riaktivizuar sërish në sipërfaqe.

Pas orës 16:30 situata është normalizuar dhe në sipërfaqe të Landfillit ka vetëm avuj uji dhe vende-vende re të vogla tymi. Ndërkaq automjetet e shërbimit zjarrfikës vazhdojnë të hedhin ujë pandërprerë.

Nëse situata nuk normalizohet në këtë mënyrë mendohet që kjo pjesë e fushës së mbetjeve të mbulohet me inerte dhe dhera, për të evituar plotësisht daljen e flakëve dhe tymit mbi sipërfaqe.

Zjarri në fushën e mbetjeve të inceneratorit të Elbasanit, Policia: Flakët janë shuar!

Policia e Elbasanit ka reaguar pas zjarrit të shfaqur në fushën e grumbullimit të mbetjeve të inceneratorit të Elbasanit.  Autoritetet policore në Elbasan   bëjnë të ditur se shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve që përfshinë mbetjet mëngjesin e kësaj të shtune.Sipas policisë dyshimet janë se zjarri ka rënë nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e përbërjes së mbetjeve. Ndërkohë grupi hetimor vijon të punën për të përcaktuar shkakun e saktë të rënies së zjarrit.

Njoftimi i Policisë:

Mëngjesin e sotëm, ka rënë zjarr në pikën për grumbullimin e mbetjeve, në fshatin Katund i Ri. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ndërkohë që shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e përbërjes së mbetjeve. Grupi hetimor vijon të punën për të përcaktuar shkakun e saktë të rënies së zjarrit.

Kryebashkiaku i Elbasanit si edhe përfaqësues të opozitës në këtë bashki kanë shkuar gjatë paradites në afërsi të Landfillit për të “monitoruar” situatën e krijuar nga zjarri dhe pasojat e tij në mjedis.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, ekipe të shumta zjarrfikësish u mobilizuan dhe mbërritën aty 6 automjete dhe 20 zjarrfikës të cilët po punojnë intensivisht për të izoluar dhe shuar plotësisht flakët dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit si edhe për të siguruar mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin e komunitetit.

Por i çuditshëm mbetet fakti që automjetet e shërbimit zjarrfikës nuk mundën të furnizohen të gjitha me ujë në hidrantin e Landfillit, por u detyruan të mbushen me ujë në rrjedhën e Shkumbinit.

Nga ana tjetër zyrtarisht ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e mundshme të shpërthimit të zjarrit. Gjithsesi autoritetet pretendojnë se janë në gatishmëri maksimale për të monitoruar situatën dhe për të parandaluar çdo zhvillim të mëtejshëm që mund të rrezikojë zonën e me dhjetëra mijë banorë.

Opozita nga ana saj e cilëson skandaloze situatën që mbizotëron në fushën e grumbullimit të mbetjeve dhe incineratorin e Elbasanit i cili edhe pse është jashtë funksioni i përlan miliona euro qytetarëve ka krijuar një katastrofë mjedisore për të cilën duhet të japin llogari qeveritarët aktualë.

Reagon opozita

Tymin e dendur dhe erën e rëndë nga djegia e mbeturinave era i ka shpërndarë në lagjet përreth Elbasanit, duke krijuar një shqetësim të madh për banorët e zonës, që është mjaft e populluar.

Shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta, por Partia Demokratike në Elbasan pretendon se është i qëllimshëm për të fshehur vjedhjen që vazhdon pranë shoqërisë. Blendi Himçi, kryetar i PD Elbasan tha se urdhrin për zjarrvënien e ka dhënë kryebashkiaku.

“Kjo zjarrvënie është e qëllimshme, e vendosur nga vetë Bashkia Elbasan. Pa diskutim është vendosur ditë të shtune, kur njerëzit janë pushim, kur mediat janë pushim në përgjithësi dhe që të kishte një sensibilizim sa më të pakët. Ka ndodhur gjatë natës, kur temperaturat janë të ulëta, pra jemi para një zjarrvënie të qëllimshme, me urdhër të posaçëm të kryetarit të bashkisë Elbasan, por edhe instanca të tjera për të mbuluar vjedhjen që ndodh në incenerator. Inceneratori ka punuar vetëm 3 muaj. Mali me plehra ka kaluar çdo përmasë dhe për të ulur sasinë e mbetjeve urbane i vihet flaka. Sot Elbasani është zgjuar nën tymin dhe ajrin toksik të plehrave. Qytetarët elbasanas paguajnë 25 euro për ton për incenerim, ndërkohë që këtu ka vetëm landfillim. Kjo është vjedhje e hapur, ku shkojnë këto lekë. I bëj thirrje SPAK-ut të nisë një hetim kryesisht pikërisht për këtë gjë. Jemi para një krimi mjedisor dhe një megavjedhje të madhe që i ndodh Elbasanit dhe bashkive të tjera që paguajnë 25 euro për ton gjoja për incenerim, kur incenerim nuk ka. E kemi ngritur këtë çështje në çdo mbledhje të këshillit bashkiak, por kryetari e ka kaluar me batuta”, deklaroi Himçi

Deputeti i PD-së Qani Xhafa tha se inceneratori është kthyer në një metalurgjik të dytë.

“Jo më larg se dje kam pasur debat me ministren Kumbaro për problemin e inceneratoritn e Elbasanit por jo vetëm. Qeveria shqiptare ka dështuar me mbetjet, është kthyer vetë në mbetje që duhet të largohet sa më parë. I bëra thirrje ministres që inceneratori që kur u ble ishte problem, se ishte i viteve 70. Është kthyer në një Metalurgjik të dytë”, deklaroi deputeti i PD.

Prej kohësh, inceneratori i Elbasanit ka ndërprerë procesin e përpunimit dhe djegies së mbetjeve, duke bërë që fusha e plehrave të mbushet tej mase.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Elon Musk “ndërhyn” në marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët: Këta gjykatës duhet të largohen. Reagon ashpër opozita italiane

Elon Musk “ndërhyn” në marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët: Këta gjykatës duhet të largohen. Reagon ashpër opozita italiane

Publikuar më 12.11.2024
Musk është përfshirë në çështjen e emigrantëve të paligjshëm...

Musk është përfshirë në çështjen e emigrantëve të paligjshëm që sillen nga Italia për në Shqipëri. “Këta gjykatës duhet të largohen”, ka komentuar miliarderi amerikan në një postim në X që raportonte lajmin për vendimin e Gjykatës së Romës që urdhëroi kthimin e 7 emigrantëve të tjerë nga qendrat e pritjes në Gjadër të Lezhës. Moderatori i një programi […]

Lexo më shumë

PD kërkon dëshmitë e Ramës dhe Vilma Nushit në Komisionin Hetimor për Sterilizimin. Ilir Beqaj vjen me pranga dhe dëshmon: Jam i papunë

PD kërkon dëshmitë e Ramës dhe Vilma Nushit në Komisionin Hetimor për Sterilizimin. Ilir Beqaj vjen me pranga dhe dëshmon: Jam i papunë

Publikuar më 12.11.2024
Është shoqëruar sërish me përplasje mbledhja e Komisionit He...

Është shoqëruar sërish me përplasje mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për Sterilizimin dhe Check-Up, ku do të dëshmojë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i arrestuar për koncesionin 100 mln euro të sterilizimit.Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi kërkoi shtyrje të afatit për marrjen në pyetje të dëshmitarve që nuk janë paraqitur, por nënkryetari socialist, Plarent Ndrenca […]

Lexo më shumë

La garanci 20 milionë lekë për lirinë, mjeku onkolog Edmond Gashi fton pacientët që të caktojnë vizitat: Jam gati t’ju mirëpres me kujdesin që më karakterizon

La garanci 20 milionë lekë për lirinë, mjeku onkolog Edmond Gashi fton pacientët që të caktojnë vizitat: Jam gati t’ju mirëpres me kujdesin që më karakterizon

Publikuar më 11.11.2024
Gjykata e Posaçme e Apelit ka zbutur masën e sigurisë për mj...

Gjykata e Posaçme e Apelit ka zbutur masën e sigurisë për mjekun onkolog Edmond Gashi, duke vendosur për të liri me garanci pasurore, ndërkohë që deri më sot ishte në “Arrest në shtëpi”. Gashi ka pranuar të lërë 20 milionë lekë garanci. Skandali në spitalin Onkologjik në QSUT u zbulua verën e këtij viti, kur […]

Lexo më shumë

Gjykata e Romës kthen në Itali edhe grupin e dytë të emigrantëve që mbërritën në Shqipëri

Gjykata e Romës kthen në Itali edhe grupin e dytë të emigrantëve që mbërritën në Shqipëri

Publikuar më 11.11.2024
Grupi i dytë i emigrantëve që erdhën javën e kaluar në qendr...

Grupi i dytë i emigrantëve që erdhën javën e kaluar në qendrën e Gjadrit do të kthehen sërish në Itali. Vendimi është marrë sot nga gjykata e Romës, e cila ka pezulluar masën e vlefshmërisë së ndalimit. Vendimi ka të bëjë me shtatë emigrantë, nga Egjipti dhe Bangladeshi, të cilët tashmë ndodhen brenda qendrës së […]

Lexo më shumë

U pezullua nga Federata Evropiane pasi goditi të bijën që humbi me serben, flet trajneri kosovar i 8-vjeçares: E jap jetën për një thua të saj (VIDEO)

U pezullua nga Federata Evropiane pasi goditi të bijën që humbi me serben, flet trajneri kosovar i 8-vjeçares: E jap jetën për një thua të saj (VIDEO)

Publikuar më 11.11.2024
Një taekwondiste 8-vjeçare nga Kosova u godit me shuplakë ng...

Një taekwondiste 8-vjeçare nga Kosova u godit me shuplakë nga trajneri i saj në një garë në Tiranë. Trajneri është edhe babai i saj. Ai ka thënë se shuplaka ishte e lehtë dhe me qellim që ta qetësonte vajzën që po reagonte me emocione pas humbjes nga garuesja serbe. Nga federata nuk kanë folur për […]

Lexo më shumë

Zgjidhen 12 drejtorët e rinj të qarqeve në Shqipëri, kush është kryepolici që do të drejtojë Tiranën

Zgjidhen 12 drejtorët e rinj të qarqeve në Shqipëri, kush është kryepolici që do të drejtojë Tiranën

Publikuar më 11.11.2024
Komisioni i Vlerësimit pas përfundimit të procesit të shqyrt...

Komisioni i Vlerësimit pas përfundimit të procesit të shqyrtimit të dokumentacionit dhe intervistës së kandidatëve për pozicionin e “Drejtorit të Drejtorisë Vendore” publikoi listën me pikët e secilit kandidat, nga maksimalet deri tek ai me më pak pikë. Listën e kryesonte Vilson Ilir Bala, aktualisht drejtor i Operacionales i cili pritet të marrë drejtimin e […]

Lexo më shumë

Atentati me 4 viktima në Shkodër, çështja i kalon për hetim SPAK-ut, dyshimet se pas masakrës fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati me 4 viktima në Shkodër, çështja i kalon për hetim SPAK-ut, dyshimet se pas masakrës fshihet një grup i strukturuar kriminal

Publikuar më 11.11.2024
Masakra me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës do t’i kalojë për...

Masakra me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës do t’i kalojë për hetim Prokurorisë së Posaçme. Prokuroria e Shkodrës ka dyshime se ngjarja është kryer nga një grup kriminal, ndaj çështja do t’i kalojë për kompetencë SPAK. Në masakrën e Shkodrës, më 30 Tetor, humbën jetën 23-vjeçari Hamza Lici, 32-vjeçari Arlind Bushati, dhe çifti i pafajshëm i […]

Lexo më shumë

Intervista e Edi Ramës: Sa herë mendoj që ta lë këtë punë do të jem shumë i lumtur

Intervista e Edi Ramës: Sa herë mendoj që ta lë këtë punë do të jem shumë i lumtur

Publikuar më 11.11.2024
Largimin nga politika, kryeministri Edi Rama e shi...

Largimin nga politika, kryeministri Edi Rama e shikon si një moment lumturie në jetën e tij, por thotë se ka ende punë që duhen bërë. “Sa herë mendoj unë ‘Ta lë këtë punë do të jem shumë i lumtur’, problemi është që pastaj thua si do vazhdojë puna këtu, puna atje”, shprehet kryeministri Rama në Podcast.  I ‘zhveshur’ nga kostumi […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda