×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Inceneratori i Elbasanit, Apeli i GJKKO rëndon dënimin për Lefter Kokën, burgoset 6 vite e 8 muaj, shpallet fajtor edhe Alqi Bllako

Gjykata e Apelit të Posaçëm ashpërsoi masat e dënimit për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako lidhur me aferën e inceneratorit të Elbasanit. 

Treshja gjykuese e kryesuar nga Ilirjana Olldashi e cilësoi fajtor ish-ministrin Koka edhe për akuzën e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim, vepër për të cilën kishte marrë pafajësi nga Gjykata e Posacme.  Përfundimisht Koka u dënua me 10 vite burgim, për korrupsion, pastrim parash e shpërdorim të detyrës, por për shkak të gjykimit të shkurtuar iu reduktua në 6 vite e 8 muaj.

Alqi Bllako, që në shkallën e parë kishte marrë pafajësi për shpërdorim detyre, u ngarkua me këtë akuzë dhe përfundimisht u dënua me 2 vjet e 8 muaj dhe 5 vite heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike. Për të pandehurit e tjerë masat e dënimit mbetën në fuqi.

Mirel Mërtiri e Klodian Zoto, që cilësohen nga SPAK si pronarët de fakto të inceneratorit të Tiranës, u dënuan përfundimisht me  6.8 vjet bujrgim.

Stela Gugallja, administratore e inceneratorin e Elbasanit, partnerja e Mirel Mërtirit, me 4.8 vjet. Pëllumb Abeshi, ish-kryetar i Komisionit të Shpronësimit 2.8 vjet.

Bardhyl Cabiri me 2 vjet burgim. Jonida Zeqo me 2.8 vjet burg.

Serafin Papa u dënua me 1.4 vite burg, vendim që është shlyer tashmë.

Gjykata vendosi po ashtu të sekuestrojë dhe disa nga pasuritë e ish-ministrit Lefter Koka.  Ish-zyrtari bashkë me Alqi Bllakon, Mirel Mërtirin e Klodian Zoton si dhe ish-zyrtarë të tjerë janë të pandehur edhe për inceneratorin e Fierit dhe Tiranës.

VENDIMI:

R E P U B L I K A  E  S H Q I P Ë R I S Ë

GJYKATA E POSAÇME E APELIT PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Tiranë, më datë 08.11.2024

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Engert Pëllumbi (anëtar),  më datë 08.11.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 35 akti, datë 16.05.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe mbi ankimet ankuesve/të pandehurve Shoqëria “***” shpk, Shoqëria “***” shpk, J.Z., K.Z., M.M., S.G., L.K., P.A., kundër vendimit nr. 61, datë 05.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

  1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit L.K. për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal për shkak se në bazë të nenit 388/1/b të K.Pr.Penale fakti nuk përbën vepër penale.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit L.K. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 vjet burgim.
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit L.K. për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287/2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 vjet burgim.
  4. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri L.K. dënohet me 8 vjet e 6 muaj burgim.
  5. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit L.K. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 5 vjet e 8 muaj burgim.
  6. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 14.12.2021 dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  7. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurit L.K. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
  8. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A.B. për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal për shkak se në bazë të nenit 388/1/b të K.Pr.Penale fakti nuk përbën vepër penale.
  9. Në bazë të nenit 261/1 dhe 389 të K.Pr.Penale deklarohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale dhe caktuar ndaj të pandehurit A.B. me anë të vendimit Nr.35, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe lirimi i menjëhershëm i të pandehurit A.B. nga ambientet e IEVP, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar, apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
  10. Deklarimin fajtor të të pandehurit P.A. për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.
  11. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit P.A. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 vite e 8 muaj burgim.
  12. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 29.03.2022 dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  13. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.Ç. për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.
  14. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit B.Ç. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 vjet burgim.
  15. Në bazë të nenit 261/1 dhe 389 të K.Pr.Penale deklarohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale dhe caktuar ndaj të pandehurit B.Ç. me anë të vendimit Nr.20, datë 27.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe lirimi i menjëhershëm i të pandehurit B.Ç. nga ambientet e IEVP, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar, apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
  16. Deklarimin fajtor të të pandehurit S.P. për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
  17. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit S.P. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim.
  18. Në bazë të nenit 261/1 dhe 389 të K.Pr.Penale deklarohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale dhe caktuar ndaj të pandehurit S.P. me anë të vendimit Nr.20, datë 27.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  19. Deklarimin fajtore të të pandehurës J.Z. për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 4 vjet burgim.
  20. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës J.Z. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 vjet e 8 muaj burgim.
  21. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të vendimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, ku në përllogaritje duhet të mbahet në konsideratë edhe koha e vuajtur nga e pandehura me masën e sigurimit “Arresti në shtëpi”.
  22. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës J.Z. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
  23. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.M. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.
  24. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.M. për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287/2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 9 vjet burgim.
  25. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri M.M. dënohet me 10 vjet burgim.
  26. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit M.M. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burgim.
  27. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të vendimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  28. Deklarimin fajtore të të pandehurës S.G. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245-25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 vit burgim.
  29. Deklarimin fajtore të të pandehurës S.G. për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287/2 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.
  30. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, e pandehura S.G. dënohet me 7 vjet burgim.
  31. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës S.G. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vjet e 8 muaj burgim.
  32. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të vendimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  33. Deklarimin fajtor të të pandehurit K.Z. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.
  34. Deklarimin fajtor të të pandehurit K.Z. për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287/2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 9 vjet burgim.
  35. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri K.Z. dënohet me 10 vjet burgim.
  36. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit K.Z. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burgim.
  37. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të vendimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  38. Deklarimin fajtor të të pandehurit shoqëria tregtare “***” sh.p.k. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245-25 të Kodit Penal dhe për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287/2 të Kodit Penal dhe caktimin ndaj tij të dënimit “mbarimi i personit juridik”.
  39. Deklarimin fajtor të të pandehurit shoqëria tregtare “***” sh.p.k. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245-25 të Kodit Penal dhe për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287/2 të Kodit Penal dhe caktimin ndaj tij të dënimit “mbarimi i personit juridik”.
  40. Në bazë të nenit 274 dhe 190 të Kodit të Procedurës Penale dhe nenit 36 të Kodit Penal, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive për të cilat është caktuar masa e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” nëpërmjet vendimit me Nr.484, datë 13.12.2021 dhe Nr.130, datë 28.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe konkretisht:

     Shoqëria tregtare “***” sh.p.k, me Nipt ***, me seli qëndrore në Elbasan, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të saj.

     Shoqëria tregtare “***” sh.p.k, me Nipt ***, me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të saj.

     aksionet në zotërim të shtetasit L.K. në shoqërinë tregtare “***” sh.a, me Nipt ***, me seli në Rrashbull, Durrës deri në vlerën që i korrespondon asaj të produktit të veprës penale, sipas pjesës arsyetuese të vendimit.

     Shoqëria tregtare “***” sh.p.k, me Nipt ***, me seli në Durrës;

     Shoqëria tregtare “***” sh.p.k, me Nipt ***, me seli në Durrës.

  1. Bazuar në nenet 389 dhe 275 të Kodit të Procedurës Penale, heqjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, të caktuar nëpërmjet vendimit me Nr.484, datë 13.12.2021 dhe Nr.130, datë 28.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pasuritë:

     Shoqëria tregtare “***” sh.p.k, me Nipt ***, me seli në Durrës;

     Shoqëria tregtare “***” sh.p.k, me Nipt ***, me seli në Durrës.

     Pasuria e paluajtshme me nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 197, e llojit Njësi, me sipërfaqe 206 m²;

     Pasuria e paluajtshme me nr. ***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 124, e llojit Njësi, me sipërfaqe 68 m²;

     Pasuria e paluajtshme me nr. ***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 238, e llojit Njësi, me sipërfaqe 22,8 m².

     Pasuria e paluajtshme nr. ***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 29, e llojit apartament, me sipërfaqe 82 m²;

     Pasuria e paluajtshme nr. ***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 33, e llojit apartament, me sipërfaqe 110 m²;

     Pasuria e paluajtshme nr. ***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 31, e llojit apartament, me sipërfaqe 87 m²;

     Pasuria e paluajtshme nr. ***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 37, e llojit apartament, me sipërfaqe 84 m²;

     Pasuria e paluajtshme nr. ***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 39, e llojit apartament, me sipërfaqe 81 m²;

     Pasuria e paluajtshme nr. ***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 40, e llojit apartament, me sipërfaqe 116 m²;

     Pasuria e paluajtshme nr. ***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 41, e llojit apartament, me sipërfaqe 94 m²;

     Pasuria e paluajtshme nr. ***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 42, e llojit apartament, me sipërfaqe 135 m²;

     Pasuria e paluajtshme nr. ***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 59, e llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë me sipërfaqe 126 m².

  1. Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale dokumentacioni i sekuestruar në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit sipas procesverbalit të datës 03.03.2021; dokumentacioni i sekuestruar në Bankën Credins sh.a. sipas procesverbalit të datës 11.02.2022, dokumentacioni i sekuestruar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë sipas procesverbalit të datës 28.05.2022; dokumentacioni i sekuestruar në QKB sipas procesverbalit të datës 13.09.2021 si dhe aparati i telefonit “Samsung” i sekuestruar shtetasit Alban Shqipe t’i kthehen personave që ju janë sekuestruar, ndërsa dokumentet dhe sendet e tjera të përshkruara në urdhrin për bashkimin e provave materiale, datë 05.10.2022 të mbeten në ruajtje për efekt të gjykimit të çështjes penale të ndarë.
  2. Shpenzimet procedurale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
  3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim nga prokurori dhe të pandehurit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 61, datë 05.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit L.K. për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
  2. Në bazë të nenit 55/1 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri L.K. dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
  3. Në bazë të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit L.K. me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
  4. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.B. për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
  5. Në bazë të nenit 406/1 të K.Pr.Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit A.B. me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
  6. Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal caktimin për të pandehurin A.B. të dënimit plotësues, heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 5 (pesë) vjet.
  7. Në bazë të nenit 36/1, shkronjat (a), (b) dhe (ç) të Kodit Penal, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit edhe të pasurive si më poshtë:

1)     “88. 19 %” (tetëdhjetë e tetë pikë nëntëmbëdhjetë përqind) e aksioneve në zotërim të të pandehurit L.K., në shoqërinë tregtare “***” sh.a, me Nipt ***, me seli në ***, që iu korespondon vlera prej 244,442,972 (dyqind e dyzetë e katër milion e katërqind e dyzetë e dy mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e dy) lekë.

2)     Shoqëria tregtare “***” sh.p.k, me Nipt ***, me seli në Durrës;

3)     Pasuria e paluajtshme me nr.***, zona kadastrale nr.***, volumi ***, faqe 197, e llojit Njësi, me sipërfaqe 206 m².

4)     Pasuria e paluajtshme me nr.***, zona kadastrale nr.***, volumi ***, faqe 124, e llojit Njësi, me sipërfaqe 68 m².

5)     Pasuria e paluajtshme me nr.***, zona kadastrale nr.***, volumi ***, faqe 238, e llojit Njësi, me sipërfaqe 22,8 m².

6)     Shoqëria tregtare “***” sh.p.k, me Nipt ***, me seli në ***, duke përfshirë edhe pasuritë e paluajtshme të kësaj shoqërie:

  1. Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr.***, volumi ***, faqe 29, e llojit apartament, me sipërfaqe 82 m².
  2. Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 33, e llojit apartament, me sipërfaqe 110 m².

iii.    Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 31, e llojit apartament, me sipërfaqe 87 m².

  1. Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 37, e llojit apartament, me sipërfaqe 84 m².
  2. Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 39, e llojit apartament, me sipërfaqe 81 m².
  3. Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 40, e llojit apartament, me sipërfaqe 116 m².

vii.   Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 41, e llojit apartament, me sipërfaqe 94 m².

viii.  Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 42, e llojit apartament, me sipërfaqe 135 m².

  1. Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr.***, volumi 85, faqe 59, e llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë me sipërfaqe 126 m².

Bazuar në nenin 420 pika 1 shkronja (ç) të Kodit të Procedurës Penale mospranimin e ankimit të paraqitur nga e pandehura J.Z.

Shpenzimet procedurale edhe të gjykimit në apel ju ngarkohen solidarisht të pandehurve apelues.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Plani i Trump kundër emigrantëve të paligjshëm, Teksas i ofron presidentit të zgjedhur 570 ha tokë për ndërtimin e qendrës së ndalimit

Plani i Trump kundër emigrantëve të paligjshëm, Teksas i ofron presidentit të zgjedhur 570 ha tokë për ndërtimin e qendrës së ndalimit

Publikuar më 22.11.2024
Komisionerja e Planifikimit të Tokës në Teksas, Dawn Bucking...

Komisionerja e Planifikimit të Tokës në Teksas, Dawn Buckingham ka njoftuar se do të vërë në dispozicion një ish fermë të blerë nga shteti për të ndërtuar një qendër ndalimi për emigrantët e paligjshëm. Teksasi mbështet konkretisht planin e Donald Trump kundër imigracionit. Për të ndihmuar presidentin e sapozgjedhur, shteti konservator njoftoi se do të […]

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën dhe në “detyrim paraqitje” Monika Kryemadhin. Kërkesa e plotë e ish-presidentit: Më lironi, as nuk e imagjinoj të arratisem!

Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën dhe në “detyrim paraqitje” Monika Kryemadhin. Kërkesa e plotë e ish-presidentit: Më lironi, as nuk e imagjinoj të arratisem!

Publikuar më 19.11.2024
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Org...

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar konfirmon masat e sigurisë për ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Apeli i GJKKO bën me dije se konfirmon masën ‘detyrim paraqitje’ për Monika Kryemadhin dhe masën ‘arrest në burg’ për Ilir Metën. “Miratimin e vendimit nr. 125, datë 20.10.2024 të […]

Lexo më shumë

Analiza e Sky News për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia: A është gati Vladimir Putin të shtypë butonin e kuq?

Analiza e Sky News për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia: A është gati Vladimir Putin të shtypë butonin e kuq?

Publikuar më 19.11.2024
“Kur do ta shtypë presidenti rus Vladimir Putin butonin e ku...

“Kur do ta shtypë presidenti rus Vladimir Putin butonin e kuq?” Kjo është pyetja e diskutueshme që po tingëllon gjithnjë e më shumë në skenën politike ndërkombëtare me ankthin që ka arritur kulmin në marrëdhëniet SHBA-Rusi, pas vendimit të presidentit amerikan Joe Biden për t’i dhënë dritën jeshile Kievit për përdorimin e raketave me rreze […]

Lexo më shumë

Zbulohet laborator kokaine në Qerekë të Fushë Krujës, SPAK: Droga fshihej në “lëkurë gjedhi”, 7 shqiptarë të arrestuar dhe 3 të huaj

Zbulohet laborator kokaine në Qerekë të Fushë Krujës, SPAK: Droga fshihej në “lëkurë gjedhi”, 7 shqiptarë të arrestuar dhe 3 të huaj

Publikuar më 16.11.2024
Prokuroria e Posaçme njofton se në kuadër të procedimit pena...

Prokuroria e Posaçme njofton se në kuadër të procedimit penal nr. 141/1 të vitit 2023  ka zbardhur një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të lëndës narkotike të llojit “kokainë” nga vendet e Amerikës Latine, e kontaminuar dhe më pas e përpunuar dhe trafikuar në Shqipëri dhe në  tregun evropian.  Ky hetim deri tani ka çuar në […]

Lexo më shumë

Komisioni hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, deputetët e opozitës kërkojnë si dëshmitarë Edi Ramën dhe Vilma Nushin (Dokumenti)

Komisioni hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, deputetët e opozitës kërkojnë si dëshmitarë Edi Ramën dhe Vilma Nushin (Dokumenti)

Publikuar më 13.11.2024
Anëtarët e opozitës në Komisionin Hetimor për Sterilizimin k...

Anëtarët e opozitës në Komisionin Hetimor për Sterilizimin kanë paraqitur dokumentin ku kërkojnë që sot të dëshmojë kryeministri Edi Rama. Dokumenti është firmosur nga 7 deputetët e opozitës në komision. Kërkesa për thirrjen e tij është bërë “në cilësinë e Kryeministrit i cili ka firmosur VKM-në për dhënien me koncension të këtyre shërbimeve duke mbështetur […]

Lexo më shumë

Qeveria shqiptare kontraktoi hetues privatë kundër Francesco Becchetit për gjobën 100 milionë euro, zbardhen përgjimet si korruptoi gjyqtarët dhe presidentin e arbitrazhit

Qeveria shqiptare kontraktoi hetues privatë kundër Francesco Becchetit për gjobën 100 milionë euro, zbardhen përgjimet si korruptoi gjyqtarët dhe presidentin e arbitrazhit

Publikuar më 11.11.2024
Detajet e reja që kanë dalë në dritë lidhur me çështjen “Bec...

Detajet e reja që kanë dalë në dritë lidhur me çështjen “Beccheti” janë padyshim të denja për një skenar filmi “thriller”. E gjithë situata, e stisur dhe e orkestruar me kujdes, krijoi për një moment iluzionin se Shqipëria kishte humbur ligjërisht gjyqin me të, përveç kryeministrit Edi Rama, i cili ka deklaruar shpesh se italiani […]

Lexo më shumë

Lulzim Basha flet nëse ka frikë nga hetimet për 21 janarin: Jam në dispozicion të drejtësisë, mbështesim SPAK në mënyrë të pakushtëzuar

Lulzim Basha flet nëse ka frikë nga hetimet për 21 janarin: Jam në dispozicion të drejtësisë, mbështesim SPAK në mënyrë të pakushtëzuar

Publikuar më 07.11.2024
Lulzim Basha nga parlamenti ka dhënë një deklaratë për media...

Lulzim Basha nga parlamenti ka dhënë një deklaratë për mediat. Basha u pyet nëse ka frikë nga hetimet për 21 janarin. Ai tha se frikë duhet të kenë ata që kanë shkelur ligjin, duke shtuar se ai vetë “nuk ka shkelur ligjin në punët që ka bërë”. Basha deklaroi se e mbështet SPAK-un në mënyrë […]

Lexo më shumë

Rama uron Trump: Fitore e jashtëzakonshme, mezi pres të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar partneritetin mes dy vendeve

Rama uron Trump: Fitore e jashtëzakonshme, mezi pres të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar partneritetin mes dy vendeve

Publikuar më 06.11.2024
Kryeministri Edi Rama ka uruar Donald Trump duke u shprehur ...

Kryeministri Edi Rama ka uruar Donald Trump duke u shprehur se kjo ishte një fitore e jashtëzakonshme. Kreu i qeverisë, i cili ka ndjekur LIVE rezultatin e zgjedhjeve nga zyra e Kryeministrisë, shprehet se ishte nder të punonte së bashku me Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden për të forcuar lidhjen midis […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda