Bashkëshortja e presidentit të ardhshëm të Shteteve te Bashkuara, Melania Trump, është figurë mjaft e popullarizuar për botën e showbizit e modës.
Melania, e cila është bashkëshortja e tretë e biznesmenit Donald Trump, ka lindur më 26 prill të vitit 1970, në Novo Mesto të ish-Jugosllavisë, në Slloveninë e tashme.
Babi i saj ishte shitës veturash, kurse nëna i punonte në industrinë e tekstilit.
Melania, që fillimisht e kishte mbiemrin Knavs, për një vit ka ndjekur Universitetin e Lubjanës dhe pastaj e la që ta niste karrierën si modele.
Ajo filloi të punonte si modele në moshën 16-vjeçare dhe e ndërroi emrin në Melania Knauss dhe shpesh udhëtonte në Paris e Milano.
Sipas uebfaqes Britannica, në vitin 1996, atë në New York e çoi agjencia e modeleve Paolo Zampolli dhe më pas u shfaq në disa revista.
Melania me Trumpin u takua në vitin 1998 në një takim të organizuar nga industria e modës në New York, pak pas së cilës filluan lidhjen. Trump në atë kohë ishte i martuar me Marla Maples, me të cilën u divorcua në vitin 1999.
Me Melanian ai u martua më 22 janar të vitit 2005 në Florida.
Melania në vitin 2006 lindi fëmijën e parë, Barron William Trump.
Trump ka pesë fëmijë nga tri martesat e tij, Donald Juniorin, Ivankan dhe Ericun, i ka me gruan e parë, Ivana Trumpin, kurse Tiffanyn e ka me gruan e dytë, Marla Mapelsin.
Melania do të jetë Zonja e parë e Shteteve te Bashkuara, term ky që përdoret për bashkëshorten e presidentin. Ky post, atë e bëri të njohur si një nga ikonat më të mëdha të modës.
Stilisti i saj, për herën e parë që u bë Zonja e parë e SHBA-së, ishte Herve Pierre Braillard. Ai në bashkëpunim me Melanian kanë arritur të krijojnë dukje që janë vlerësuar lartë nga njohësit e modës, duke arritur kështu që Melania të bëhet ndikim pozitiv në imazhin e bashkëshortit të saj.
Përmes stilit të veshjes, ajo ka nderuar figurën e bashkëshortes së ish-presidentin amerikan, John Kennedy, Jackie, e cila gjithashtu ishte shumë e njohur për stilin dhe veshjen dhe sot e kësaj ditë vlerësohet të jetë një nga ikonat më të mëdha të modës të të gjitha kohërave.
Pierre për kliente ka pasur edhe ish-zonjat e para të SHBA-së, si Hillary Clinton, bashkëshorten e ish-presidentit George Bush, Lauran dhe bashkëshorten e ish-presidentit Barack Obama, Michellen.
Page Six ka shkruar se më 5 nëntor, Melania, kishte zgjedhur të vishej me një fustan të zi me pika të bardha, nga gjigandi francez i veshjeve, Dior. Këtë fustan ajo e kishte veshur edhe në intervistë me Fox News, kur shkoi ta promovonte librin e saj “Melania”, të cilin e ka publikuar në muajin shtator.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/