Kreu i PD dhe ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar sërish Donald Trump, i cili fitoi në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Sali Berisha tha se “fitorja e Donald Trump është goditje në zemër e George Soros”, ndërsa theksoi se qytetarët votuan për burrë të madh të kombit amerikan.
Donald Trump -tha Berisha- premton dhe garanton paqe dhe është një mbrojtjes kryesor i vlerave tradicionale konservatore në SHBA dhe botë.
“Këtu në emër tuaj, të PD, të opozitës shqiptare i uroj, i përcjell urimet më të përzemërta presidentit të 47-të të SHBA-ve, z.Donald Trump për rikthimin e tij më të jashtëzakonshëm të të gjitha kohërave.
Një përshëndetje të përzemërt qytetarëve të SHBA-ve për votën e tyre, të cilët votuan dje për vlerat më sublime, më të arrira që njerëzit e lirë ndajnë njëri me tjetrin, kombet e lira nderojnë dhe respektojnë. Votuan dje, në një botë me luftra dhe të pasigurtë për Donald Trump, udhëheqësin që më shumë se kushdo tjetër premton dhe garanton paqe, prosperitet, zhvillim.
Mirënjohje të pakufijshme për ata që votuan për burrin e madh të kombit amerikan, mbrojtës kryesor i vlerave tradicionale konservatore në SHBA dhe në botë.
Të dashur miq, këtu demokratët shqiptarë, Sali Berisha në oqeanin elektoral planetar, jeni ndër më të paktët që mbështetët haptas, pa rezervë presidentin Donald Trump dhe zgjedhjen e tij.
Vetëm 5 ditë më parë në një studio televizive do të më pyesnin: për cilin je? Përgjigja e prerë: për Republikanët”, tha Sali Berisha.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/