×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ilir Meta flet nga qelia: Asnjë provë kundër meje, hynë me forcë në automjet me automatikë e me maska

Nga data 21 tetor, Ilir Meta ndodhet në qelitë e paraburgimit të burgut 313 në Tiranë, teksa po përballet me 3 akuza: korrupsion, mosdeklarim të pasurisë dhe pastrim i produkteve të veprës penale.

Por në një intervistë ekskluzive për gazeta “Panorama”, Meta i mohon akuzat dhe e konsideron hetimin ndaj tij si të motivuar politikisht për të sulmuar opozitën në Shqipëri. Ish-Presidenti denoncon edhe mënyrën e arrestimit të tij, ndërsa tregon momentin e prangosjes nga njerëz me maska dhe pa asnjë shkresë zyrtare.

Për të treguar se si ndjehet në burg, Ilir Meta risjell një bisedë të ish-Presidentit të Çekosllovakisë, Vacllav Havelit, në Pallatin Mbretëror të Mbretëreshës Elizabet, i cili iu përgjigj asaj se, “edhe sikur të më vënë prangat, përsëri sapo të dal nga pallati juaj, nuk më bën më përshtypje”.

Ilir Meta thotë se nuk ndjehet i burgosur, por i izoluar në mënyrë ekstreme dhe të paligjshme vetëm për arsye shumë të forta politike. Sipas ish-Presidentit, burgosja e tij u bë që të dobësojnë reagimin opozitar.

Meta flet për një tjetër shkelje, pasi siç shprehet ai, pas prangosjes, nuk e lejuan që të kontaktonte me avokatin dhe nuk e njohën me të drejtat sipas ligjit.

Z.Meta, u bënë gati dy javë nga arrestimi juaj në burg. Si ndiheni? E prisnit prangosjen…?

Ka një moment interesant kur Mbretëresha e Britanisë së Madhe priti Vaclav Havelin si President i parë demokratik i Çekosllovakisë. Ajo e pyet se si ndihej që ndodhej në Pallatin Mbretëror të Madhërisë së Saj, kur vetëm disa kohë më parë kishte qenë në burgjet e regjimit komunist. “Madhëria Juaj – i thotë Haveli – edhe sikur të më vënë prangat përsëri sapo të dal nga pallati juaj, nuk më bën më përshtypje”.

Kështu që për shkak të eksperiencave të ndryshme dhe shumë të vështira në këto 34 vite, që nga dhjetori ‘90 e deri tani, vështirë të tronditem nga diçka, aq më tepër që prej vitesh unë e kam faktuar se në vend ka ndodhur një grusht shteti përmes shndërrimit të Reformës në Drejtësi në Ramaformë dhe sot këtu nuk sundon ligji dhe shteti i së drejtës, por një juntë policore, gjyqësore e bandash.

Por nuk u dukët aq i qetë në momentin e arrestimit?

Ai nuk ishte arrestim, por rrëmbim i mirëfilltë, ashtu siç veprojnë vetëm bandat. Si mund të inskenohet për minuta të tëra bllokimi i trafikut në një nga akset kryesore të hyrjes në kryeqytet nga dhjetëra forca me maska, me armatim të rëndë dhe me makina private, të cilat bënin veprime fiktive sikur kontrollonin makinat e qytetarëve për të ardhur si banditë te makina ku udhëtoja unë bashkë me sekretarin për organizimin të Partisë së Lirisë, Artimis Peca?!

Sjellja e tyre ishte banditeske, rrugaçërore duke hyrë me forcë në automjet bashkë me automatikët me maska në kokë, pa pranuar të identifikohen se kush janë, se çfarë përfaqësojnë dhe pa paraqitur asnjë dokument ligjor apo shkresë zyrtare që urdhëronte ndalimin tim. Ndaj unë refuzova të pranoja rrëmbimin, duke besuar se mund të ishin edhe banditë si ata që rrëmbyen ishKryeministrin e Italisë, Aldo Moro. Edhe ata me uniforma policie e bënë rrëmbimin.

Me gënjeshtrat e pacipa se unë kam ushtruar dhunë duan vetëm të justifikojnë paligjshmërinë ekstreme, dhunimin e Kushtetutës dhe të ligjit, por edhe të vetë urdhrit për “arrest” të SPAK-ut. Po kështu, ata prangosën dhe rrëmbyen edhe sekretarin për organizimin të PL, Artimis Peca, për të cilin nuk kishte pasur asnjë urdhër ndalimi.

Njëkohësisht ata nuk na lejuan të kontaktojmë me avokatët dhe nuk na njohën me të drejtat tona sipas ligjit. Vetëm pas 2 orësh në Drejtorinë e Policisë, m’u dha vendimi gjyqësor, ndërsa Artimis Peca u lirua pasi nuk kishte asnjë vendim. Pra, ata kafshë, se punonjës policie s’mund t’i quash, po të kishin qenë edhe dy persona të tjerë në makinë me mua, do t’i kishin arrestuar po njësoj si Artimisin, pra për “qejf”.

Ky është rrumpallështeti i Edi Ramës, që nuk do ta ketë të gjatë. Sikur të silleshin kështu me bandat narkopolicët e Edi Ramës, nuk do ndodhnin tragjedi si kjo e Shkodrës.

E njihnit më herët burgun…?

E njoh burgun herët, që nga vitet ‘93-‘94 kur vizitoja Fatos Nanon në burgun e Bënçës edhe pa leje, edhe me leje. Po kështu nuk ndjehem i burgosur, por thjesht i izoluar në mënyrë ekstreme dhe të paligjshme vetëm për arsye shumë të forta politike. Së pari, për të paralizuar aktivitetin e Partisë së Lirisë, si forca e dytë opozitare dhe për të dobësuar reagimin dhe veprimin opozitar.

Sepse s’kishte asnjë arsye për këtë akt ekstrem kur dihet botërisht se unë gjithmonë kam qenë i hapur dhe u jam përgjigjur ftesave të SPAK-ut dhe çdo institucioni të drejtësisë. Po kështu, unë i kam pasur të gjitha mundësitë (edhe ofertat) për t’u larguar nga vendi dhe kjo jo vetëm s’ka ndodhur, por s’ka lidhje me karakterin tim, për më shumë që do justifikoja akuzat false të Ramaformës dhe do braktisja, ata që më kanë zgjedhur dhe më mbështesin.

Llogaritë e tyre për të më bllokuar e “lodhur” gjatë 10 muajve të fundit nuk funksionuan. As përpjekja e tyre për të prishur Konventën historike të 27 prillit, që miratoi 5 Prioritetet për 4 milionë shqiptarë plus. Dështuan edhe përpjekjet e mëpasshme për të bllokuar organizimin e Partisë së Lirisë dhe veprimtarinë e saj financiare, aq sa financierja e PL për 20 vite u largua nga detyra vetëm duke lënë çelësat te roja e partisë dhe pa bërë asnjë dorëzim, detyrë e sqarim të problemeve të trashëguara.

Por zgjedhjet po afrojnë dhe koha nuk u priste më ndaj vepruan në këtë mënyrë banditeske. Duan të çorodisin e trembin opozitën e vërtetë dhe të krijojnë hapësira për partiçkat ‘fake’ opozitare, që ushqehen nga regjimi, nga qeveria, bashkia dhe fondacionet famëkeqe të rekrutimit dhe shpëlarjes së mendjes të të rinjve.

Pra, ju akuzoni se SPAK çdo gjë e bën në interesin e Edi Ramës për të fituar zgjedhjet? Ku e mbështesni këtë që thoni?

Afërmendsh që po. A nuk ishte SPAK që e hoqi nga vetja “Dosjen 184” të Dibrës, të cilën e mori vesh e gjithë bota se si Edi Rama dhe ministrat e tij blinin votat? A nuk ishte SPAK në zgjedhjet e 2021, që denoncimet e opozitës për blerjet e manipulimet që po bëheshin në Elbasan nga zyrtarët e lartë të PS-së nuk i hetoi, por ia kaloi për kompetencë Prokurorisë së Elbasanit, që ishte në konflikt interesi sepse vëllai i prokurorit ishte në listën e PS për deputet?

Dhe më pas ndodhi edhe tragjedia e Elbasanit. Apo harruat se si në vend të hetonte Qeverinë dhe AKSH për keqpërdorimin e të dhënave të qytetarëve nga patronazhistët, SPAK hetoi dy gazetarët që publikuan lajmin, aq sa organizatat ndërkombëtare të medias reaguan gjerësisht. Edhe procedimi për “Metamorfozën” u bë vetëm pasi u grabitën zgjedhjet në Bashkinë e Shkodrës, edhe pse dosja ishte aty prej kohësh dhe e servirur nga agjencitë ndërkombëtare.

SPAK vepron vetëm me regji të Edi Ramës dhe në interes të garantimit të pandëshkueshmërisë së tij. Ndërkohë faktet dhe provat penale për Edi Ramën ulërasin prej vitesh, që nga inceneratori që nuk ekziston dhe quhet “krim intelektual” që tek kompania që përfiton bonus nga qeveria ende pa qenë e regjistruar dhe raste pa fund që opozita i ka denoncuar vazhdimisht.

Si i konsideroni akuzat e SPAK-ut ndaj jush?

Për fletërrufenë 165 faqe të SPAK-ut kundër meje mund të them me bindje të plotë se nuk ekziston asnjë fakt apo provë penale, por vetëm një tablo sinoptike “fake” e mbushur me thashetheme dhe insinuata nga njerëz që kanë pasur probleme me drejtësinë, si rasti i atij kallëzuesit të Fredi Belerit, që ishte një bashkëpunëtor i policisë. Nuk ekziston asnjë akt, asnjë vendim, asnjë veprim në kundërshtim me ligjin nga Ilir Meta dhe detyrimisht asnjë pasojë në dëm të interesit publik e shtetëror.

Në dosjen e Prokurorisë, akuza e parë ndaj jush renditet çështja CEZ-DIA, në gjykimin tuaj si qëndron e vërteta…?

Këtë çështje e kam ezauruar në publik prej gati 10 vitesh. Ajo është hetuar disa herë dhe Dumani me zell të madh e ka rimarrë përsipër në dhjetor 2019, pra në kulmin e përplasjeve të mia si President i Republikës me Edi Ramën dhe McGonigalët që donin të rrëmbenin tërësisht Gjykatën Kushtetuese me betime si ajo noterja te Lana. Ai e ka marrë përsipër në këmbim të premtimit se do bënte karrierë. Për më shumë se 4 vite erdhi vërdallë intervistave të inskenuara nga Dritan Prifti me personazhe absurde dhe pa asnjë integritet.

Shumica e tyre kishin problem me drejtësinë si Elvis Mataj, i cili ka qenë krahu i djathtë i Kastriot Ismailit në DIA dhe i denoncuar nga ky i fundit në Prokurori për mashtrim e vjedhje. “Rilindja” ia mbylli këtë çështje për ta përdorur në Arbitrazh në Vjenë kundër Kastriot Ismailit. Plus kësaj i mbylli edhe problemet që kishte me drejtësinë bashkëshortja e tij. Këtë personazh s’e kam takuar kurrë që nga viti 2005 kur të rinjtë e LRI e përzunë si mashtrues dhe intimidues femrash. Ndërsa nga intervista e sajuar e Vojsava Ismailit, të cilën e refuzova ta takoja si kryetar Parlamenti dhe për këtë kam njoftuar Prokurorinë e Tiranës më 2016, kanë vendosur në fletërrufe shpikjet që asaj i kanë servirur, por nuk i kanë vënë të vetmen të vërtetë që ajo ka thënë ndoshta pa dashje se, “Kastrioti lidhjet me CEZ-in i kishte krijuar vetë dhe jo nga politikanët shqiptarë”.

Dhe këtë të vërtetë SPAK-u e di shumë mirë se sa herë ka qenë Kastriot Ismaili në Çeki përpara shtatorit 2009 kur unë kalova nga opozita në qeveri. Ashtu siç SPAK i di shumë mirë lidhjet e partneres së tij amerikane në Çeki etj.. Nuk ekziston asnjë akt favorizues nga ana ime për Kastriot Ismailin dhe asnjë përfitim prej tij. Gjithçka është manipulim.

Unë njohjen dhe miqësinë me Kastriot Ismailin e kam deklaruar edhe në SPAK, që e kam pasur që në fillim të viteve ‘90. Ai ishte partner zyrtar i CEZ-it dhe i përzgjedhuri i tyre. Lidhur me spekulimin se unë gjoja kam ndërhyrë që ERE të ulë çmimin në dëm të KESH dhe favor të CEZ ky është një mashtrim i pacipë. Së pari, ERE është një ent i pavarur nga Qeveria dhe përjashtohet çdo ndikim dhe së dyti vendimi i ERE u kundërshtua nga ana jonë në të gjitha gjykatat si ministri nëpërmjet KESH-it që ishte në varësinë tonë.

Cila është përgjigjja juaj për sa u përket akuzave për lobingjet?

Me bindje të plotë konfirmoj se çdo veprim apo autorizim nga ana ime ka qenë në përputhje me ligjet shqiptare dhe amerikane. Madje, kur kam konstatuar në janar 2017 se një avokat greko-amerikan, Fideszis, kishte firmosur në emër të LSI me kompaninë “McKeon”, e kam denoncuar te presidenti i kompanisë, duke i bërë të qartë se ai s’kishte pasur autorizim nga ne për të firmosur dhe së dyti, kishte vendosur si terma bashkëpunimi çështje që ne nuk na interesonin.

Pas këtij denoncimi, Presidenti i McKeon i bëri letër zyrtare FARA (Departamenti i Drejtësisë) ku i kërkonte zëvendësimin e asaj marrëveshjeje për arsye se personi s’kishte qenë i paautorizuar nga LSI. Po kështu, pagesa prej 15.000 USD si parapagim për negociata për një marrëveshje të mundshme, që nuk u finalizua, është bërë me vendim të Kryesisë të LSI e përmes sistemit banker. SPAK e di shumë mirë se nëse ka diferenca midis pagesave të deklaruara nga LSI në KQZ dhe atyre që kanë deklaruar kompanitë e lobimit në FARA (Departamenti i Drejtësisë), se kush i ka bërë dhe si i ka bërë, por nuk i intereson ta zbardhë si çështje, sepse objektivi i vetëm i kësaj organizate policeske antiopozitë është të krijojë sa më shumë mjegull dhe tymnajë për Ilir Metën, ndërkohë që unë kurrë nuk kam autorizuar njeri për të bërë pagesa të parregullta dhe as kam qenë në dijeninë e tyre.

Po lidhur me ndërhyrjen tuaj të pretenduar nga SPAK për të ndryshuar një ligj në interes të një biznesmeni? 

Ky është një trillim i SPAK-ut, pasi dihet procedura e ligjbërjes në Kuvend si fillon dhe mbaron dhe unë s’kam asnjë lidhje me këtë rast. Kryetari i Kuvendit është vetëm një deputet në votim si gjithë të tjerët. Po për 65 deputetët e Edi Ramës që e kanë votuar këtë ndryshim ç’do të thoshte SPAK? Të paktën të përfshinte në akuzë edhe Edi Ramën si bashkëpunëtorin tim në këtë rast. Por SPAK as emrin s’guxon t’ia përmendë Edi Ramës, as te ndryshimi i destinacionit të klubit “Partizani” për të cilin mbahet prej prof. dr. Sali Berisha, lideri i Partisë Demokratike, as tek inceneratori e asgjëkund.

Z.Meta si i mbani lidhjet me Partinë e Lirisë dhe cila është perspektiva…?

Izolimi im është shumë i thellë dhe kuptohet, kjo bëhet për të më pamundësuar mbrojtjen nga akuzat e turpshme të SPAK-ut, por edhe për të dëmtuar aktivitetin tim politik dhe të Partisë së Lirisë. Jam shumë i kënaqur me solidaritetin e kolegëve dhe miqve anembanë vendit.

Unë u kërkoj të gjithëve të trefishojnë përpjekjet e tyre në publik dhe terren, të përshkallëzojnë veprimin opozitar, të mos ndalen së afirmuari 5 prioritetet tona që janë kyçe për të kaluar nga narkoshtet te shteti i së drejtës dhe nga narkoekonomia, te Shqipëria fuqi eksportuese përmes mbështetjes së prodhimit vendës, të bujqësisë e blegtorisë me pagesa direkte, të industrisë dhe sidomos të mbështetjes për kompanitë eksportuese.

Jam çdo ditë në lidhje me sekretarin e përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe drejtues të tjerë kryesorë dhe kjo është një mundësi e shkëlqyer për ata që të rriten dhe forcohen në kushtet e një lufte të pamëshirshme, pa rregulla, pa moral, por që ne do ta fitojmë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Kryebashkiaku Erion Veliaj del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh dëshmi në SPAK, nuk u përgjigjet mediave

Kryebashkiaku Erion Veliaj del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh dëshmi në SPAK, nuk u përgjigjet mediave

Publikuar më 26.12.2024
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dalë nga Prokuroria e Posaçme ...

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh dëshmi në SPAK. Pas daljes nga SPAK, kryetari i Bashkisë Tiranë deklaroi shkurtimisht se do të jepte informacione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. “Do t’ju shpjegoj nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj për gazetarët. Erion Veliaj mbërriti në Prokurorinë e […]

Lexo më shumë

Dyshimet për korrupsion, kryebashkiaku Erion Veliaj paraqitet sërish në SPAK

Dyshimet për korrupsion, kryebashkiaku Erion Veliaj paraqitet sërish në SPAK

Publikuar më 26.12.2024
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit mëngjesin e...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit mëngjesin e së enjtes në Prokurorinë e Posaçme, ku do të merret në pyetje lidhur me dyshimet për korrupsion. Veliaj, i cili ka shërbyer si kryebashkiak i Tiranës që prej vitit 2015, dhe më herët deputet dhe ministër, u thirr në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të hetimeve […]

Lexo më shumë

Qeveria miraton bonusin e fundvitit 150 euro për 275 mijë familje në nevojë, përfitojnë edhe personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët jetimë

Qeveria miraton bonusin e fundvitit 150 euro për 275 mijë familje në nevojë, përfitojnë edhe personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët jetimë

Publikuar më 26.12.2024
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu ...

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu ka njoftuar se në mbledhjen e qeverisë e cila ka përfunduar pak më parë, është marrë vendimi që familjet në nevojë do të marrin shpërblim për fundvit, një shumë prej 150 eurosh. Ajo theksoi së përfitues do të jenë këto kategori: familjet në nevojë, fëmijët jetimë dhe […]

Lexo më shumë

Shqipëria e ndalon pas vrasjes së të miturit me thikë, Rama: TikToku është rrugaçi i lagjes, që ne kemi frikë kur fëmija shoqërohet me të kur del nga shtëpia

Shqipëria e ndalon pas vrasjes së të miturit me thikë, Rama: TikToku është rrugaçi i lagjes, që ne kemi frikë kur fëmija shoqërohet me të kur del nga shtëpia

Publikuar më 21.12.2024
Shqipëria ka njoftuar një ndalim për një vit të TikTok pas v...

Shqipëria ka njoftuar një ndalim për një vit të TikTok pas vrasjes së një adoleshenti muajin e kaluar që ngjalli frikën mbi ndikimin e mediave sociale te fëmijët. Edi Rama, kryeministri konfirmoi ndalimin, pjesë e një plani më të gjerë për t’i bërë shkollat ​​më të sigurta, pas takimit me grupet e prindërve dhe mësuesit […]

Lexo më shumë

Sulmi në tregun e krishtlindjeve në Magdeburg me 5 viktima dhe 200 të plagosur, ja mesazhi që postoi mjeku saudit 5 minuta pas sulmit

Sulmi në tregun e krishtlindjeve në Magdeburg me 5 viktima dhe 200 të plagosur, ja mesazhi që postoi mjeku saudit 5 minuta pas sulmit

Publikuar më 21.12.2024
Vetëm pesë minuta pas aktit terrorist në tregun e Krishtlind...

Vetëm pesë minuta pas aktit terrorist në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg ku të paktën 5 persona humbën jetën dhe 200 të tjerë mbetën të plagosur, pasi një makinë hyri furishëm duke goditur njerëzit, Taleb A. 50 vjeç, dërgoi një mesazh në platformën e mediave sociale “X”. Menjëherë pas kësaj ai është arrestuar nga policia. […]

Lexo më shumë

Denoncimi i PD-së: Pasuria e Ramës dhe e ministrave u 6-fishua, SPAK të nisë hetimet

Denoncimi i PD-së: Pasuria e Ramës dhe e ministrave u 6-fishua, SPAK të nisë hetimet

Publikuar më 21.12.2024
Zëdhënësja e PD Genta Vangjeli, me anë të një deklarate për ...

Zëdhënësja e PD Genta Vangjeli, me anë të një deklarate për mediat ka bërë me dije se është 6-fishuar pasuria e kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama. Vangjeli shprehet se vetë kryeministri dhe bashkëshortja e tij kanë shtuar disa herë pasurinë e tyre. Ajo përmend edhe ministra, si dhe bashkëshortët/bashkëshortet e të cilëve kanë shtuar […]

Lexo më shumë

Sulmi terrorist në një treg Krishtlindjesh në Gjermani shkakton 4 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur, autori një mjek nga Arabia Saudite

Sulmi terrorist në një treg Krishtlindjesh në Gjermani shkakton 4 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur, autori një mjek nga Arabia Saudite

Publikuar më 21.12.2024
Numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në ...

Numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg tani është rritur në katër, sipas transmetuesit publik gjerman ARD. ARD po raporton gjithashtu se mbi 200 persona janë lënduar, një rritje e konsiderueshme nga shifra e mëparshme mbi 60. Megjithatë, ne nuk jemi ende të sigurt se sa të rënda janë këto […]

Lexo më shumë

Miratohet shpërblimi i pranverës për pensionistët: Bonus 5 dhe 10 mijë lekë të reja

Miratohet shpërblimi i pranverës për pensionistët: Bonus 5 dhe 10 mijë lekë të reja

Publikuar më 21.12.2024
Pasi shpërbleu pensionistët, qeveria do të shpërndajë bonuse...

Pasi shpërbleu pensionistët, qeveria do të shpërndajë bonuse në prag fundviti edhe për familjet në nevojë. Ata do të shpërblehen me shumën prej 15 mijë lekësh. “Do të shpërndajmë 2.2 miliardë lekë në formën e shpërblimeve të menjëhershme për disa nga kategoritë sociale më vulnerabël. Konkretisht do të jenë përfitues të bonusit prej 15,000 lekësh […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda