
Monika Kryemadhi, deputete e Partisë së Lirisë, doli në një konferencë për të hedhur poshtë akuzat e SPAK. Një ditë më parë prokuroria e Posacme arrestoi Ilir Metën, ndërsa ndaj saj caktoi detyrim me paraqitje duke i akuzuar për 3 akuza. Edhe ndaj Kryemadhit SPAK ka ngritur tre akuza.
Dosja 167 faqe. Nuk mund të them që isha shumë e qetë. Sot jam këtu për të folur si Monika Kryemadhi dhe jo si ish bashkëshortja e Ilir Metës. Thirrjet e mija në SPAK kanë pasur lidhje me kallëzimin penal të Erion Veliajt dhe jashtëqitjeve të tij në SPAK. Kam qenë korrekte si politikane dhe qytetare për tu paraqitur në SPAK.
Kryemadhi tha se ka paguar vetë cdo faturë.
“Kam paguar çdo transaksion në shkolla, kam paguar ujë e drita. Ai është marrë me politikë. S’kemi shitur shpirtin në grupet kriminale.
A e ka deklaruar Rama operacionin e fëmijës së vet, kush ua ka paguar, si e ka bërë, a e ka hetuar SPAK këtë gjë. A do bëjë deklaratë Dumani për hetimin e shërimit të djalit të Edi Ramës. Nxjer SPAK faturën 1800 euro të heqjes së limfomes së fëmijës tim, e heqjes së qafës së mitrës që kisha unë me kancer dhe thotë si operacion plastik. S’kam vërë asnjë operacion plastik se po ta kisha bërë sdo kisha turp ta thoja. Kam bërë një mbajtje të vetes sime si grua, vajzë.”
Kryemadhi dhe Meta akuzohen për pastrim parash,fshehje pasurie dhe korrupsion pasiv.
Mjeku kirurg që ka operuar fëmijën tim e kanë marrë si kriminal në Rinas, i kanë heq lidhëset rripin dh e kanë trajtuar si një kriminel. Kur ndërkohë SPAK kishte kartelën mjekësore të fëmijës, timin, analizat e mia, për ca e kërkon mjekun. Mjeku kishte numrin në kartelë, pse nuk i kanë dërguar email, duam një mesazh. Për ca e marrin mjekun si kriminel për ta intimiduar. Personin që mamaja i ka blerë shtëpinë, e ka kërkuar dhe të thotë që mi ka dhënë lekët kesh në dorë. Personi që i kam blerë unë shtëpinë, e kanë kërcënuar 3-4 herë, e kanë fut dhe brenda me akuza të tjera për ta frikësuar. U kanë kërkuar të bëjnë deklaratat e rrema, këta mund të thonë që punojmë me metodat amerikane që provokojnë edhe ne do provojmë e do provokojmë, i kam toleruar në aspektin njerëzit për shkak të karrierës sime politike, i kam toleruar edhe për sjelljen e tyre se në fund të fundit janë ushtarët e Ramës, beteja ime nuk është me ta, para ca vitesh ishte Karaja, tani Dumani, të gjithë janë kalimtarë, ata janë ushtarët e bindur të një perandorie të kapur nga krimi, e bëjnë me zell të madh këtë gjë, beteja ime është betejë politike me Ramën dhe ata që i shërbejnë Ramës.– tha Kryemadhi.
Ajo akuzoi qeverinë dhe Edi Ramën se ka marrë kontrollin e drejtësisë dhe denoncoi se gjatë “rrëmbimit të Ilir Metës nga Policia”, ai është goditur në kokë me grusht nga një prej policëve. Ajo e ka cilësuar efektivin si një “motherfucker”. Gjithashtu deklaroi se do e respektonte masën e vendosur ‘detyrim paraqitjeje’.
“Patjetër, do e respektoj masën (detyrim paraqitjeje). Kjo është edhe drejtësia e kastruar e Edi Ramës. Beteja nuk është te forca, por te argumenti. A ka qeveria argument për incenaratorin e Tiranës, po ndërtimi pa leje i hektarëve dhe kamionëve me dhera me miliona euro? Po pallatet ku pastrohen parat e drogës nga Spanja, Dubai etj.? Çfarë bën SPAK-u? Bashkon SPAK-u dosjen e CEZ-DIA në 5 vjet!
S’kanë argument dhe hajt t’i mbyllin gojën Ilir Metës, e ta fusin brenda, me një rrëmbim kriminal, siç bënë bandat e Shijakut dhe Durrësit. Njerëz dy metra të gjatë, me kapuç dhe kallash, e kë do kapnin? Ilir Meta nuk është kriminel. Kur e kanë kërkuar Ilir Metën e s’u ka vajtur. Kur i kanë thënë Ilirit të shkojë dhe nuk ka shkuar. Kur u ka thënë Ilir Meta jo atyre? Kush është Ilir Meta që e tërheqin ashtu? Na del edhe një motërfucker atje, që e godet në kokë! Kush është policia e Neritan Nallbatit që na bëka aksion?!
Policia e grupit të Shijakut, e vezëve dhe miellit, që kontrollon portin e Durrësit dhe Policinë e Shtetit? Tentova unë të hap gojën për inceneratorin e Tiranës dhe s’u bë asgjë, vazhdojnë paratë e paguhen, mediat paguhen dhe s’bëhet asgjë”.
Ajo thotë se prej 7 muajsh nuk ka asnjë komunikim me Ilir Metën.
“Prej 7 muaj zero, me përjashtim kur me ka ardhur padia për divorc, s’kam më komunikim me të. Për këtë çështje do punojmë të ndarë, për arsye të mbrojtjes se ai ka objektivat e veta, unë di të them masa e arrestit për metën është masë arresti që tenton për të zhvilluar më tej konfliktin familjar tonin. Duke pasur parasysh që për gjëra të cilat ata dyshojnë tek unë, duan t’ia vendosin Metës që s’kanë lidhje fare. Edhe sikur të dua unë ta vizitoj nuk pranon ai.”- tha ajo.
Kryemadhi tha se nuk ka bërë operacione plastike.
“A e ka deklaruar Rama operacionin e fëmijës së vet, kush ua ka paguar, si e ka bërë, a e ka hetuar SPAK këtë gjë. A do bëjë deklaratë Dumani për hetimin e shërimit të djalit të Edi Ramës. Nxjerr SPAK faturën 1800 euro të heqjes së lipome të fëmijës sime, e heqjes së qafës së mitrës që kisha unë me kancer dhe e thotë si operacion plastik. S’kam vërë asnjë operacion plastik se po ta kisha bërë s’do kisha turp ta thoja. Kam bërë një mbajtje të vetes sime si grua, vajzë. Pafytyrësia më e madhe e kësaj deklarate tregon haptazi që kanë qëllim politik. Më vjen keq që kjo gjë kalon cakun e komunikimit normal me të gjithë ata që bëhen palë e kësaj farse imorale”- tha Kryemadhi.
Ajo tha se Meta kurrë s’ka bërë gabime politike, por gjithmonë është tradhtuar nga bashkëpunëtorët e tij. Sa i takon akuzave ndaj Metës për CEZ-DIA, Kryemadhi thotë se Meta ka qenë kundër çmimit të asaj kontrate dhe e ka çuar në gjykatë.
“Ai është tradhtuar gjithmonë nga bashkëpunëtorët e tij. PL ka strukturën e saj dhe do strukturoren dhe riorganizohen. Nuk dua të përfshihem në aksionin opozitar të PL, se s’dua të krijoj asnjë lloj çfokusimi të aksionit opozitar të saj se kemi këndvështrime të saj, por në çdo aksion të opozitës së bashkuar do përfshihem edhe pse doja të isha më e distancuar. Dua të them që Sali Berisha i arrestuar, Salianji që është qesharake e dënojnë me 1 vit burg, Fatmir Mediu mbahet në presion ka tre vjet, Metën e kanë nis që në 2014. Ilir Meta ja qenë kundër, e ka çuar në gjykatë për çmimin që këta e akuzojnë. S’kanë pas asgjë dhe e bashkuan me çështjet e mia. Kanë marrë fragmente mesazhet të copëtuara”-tha Monika Kryemadhi.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/