×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Do të jetë pjesë e delegacionit të PE për Stabilizim-Asociimin, Beleri takon Ramën në Tiranë, eurodeputeti: Nëse Rama më jep dorën, do t’ia shtrëngoj

Ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili u lirua nga qelia në fillim të muajit shtator do të takohet në Tiranë me kryeministrin Edi Rama më datë 29 tetor, raportojnë mediat greke.

640-0-1700072236xbeleri-rama-627

Në artikullin e gazetës “To Vima” takimi Rama-Beleri cilësohet si “takimi i vitit”. “Beleri do të takohet me njeriun që e mbajti në burg për 481 ditë”, shkruan ndër të tjera media greke.

“Kryeministri Edi Rama do të presë në Tiranë Fredi Belerin, i cili është përfshirë në delegacionin e Parlamentit Europian për Komisionin Parlamentar të BE-së për Stabilizim-Asociiimin me Shqipërinë”, citohet në median greke.

Delegacioni i BE, pjesë e të cilit do të jetë edhe Beleri, do të zhvillojë në Shqipëri një vizitë 3-ditore. Ky komision do të informohet gjithashtu nga ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, në lidhje me zhvillimet për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Takimi me Kryeministrin Edi Rama i komisionit ku do të jetë dhe Beleri parashikohet që të zgjasë rreth 45 minuta. Pjesa e axhendës së takimeve janë edhe përfaqësues të partive të tjera si dhe njw takim me kryeparlamentaren Elisa Spiropali.

Beleri në një intervistë për televizionin grek SKAI ditën e sotme, komentoi hapjen e kapitujve të parë të Shqipërisë për negociatat me BE-në duke thënë se “vendi i Shqipërisë është në BE”

Fredi Beleri u shpreh gjithashtu se në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE u fol me terma të qarta edhe sa i takon mbrojtjes së minoritetit grek që është politikë e BE-së”.

Kujtojmë se Beleri u lirua pasi gjykata në Fier, ku ai po vuante dënimin me dy vjet burgim për blerje votash pranoi kërkesën e tij për lirim të parakohshëm.

Beleri, 51 vjeç, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023 në Himarë. Ai u akuzua dhe u dënua për ofrimin e 360 eurove për t’i blerë tetë vota.Fredi Beleri dhe kryeminisitri Edi Rama, përplasja publike e të cilëve pati jehonë deri në Parlamentin Europian, pritet të kenë përballjen e parë me njëri tjetrin, por këtë herë nën petkun e Eurodeputetit që mban veshur ish-kryebashkiaku i dënuar i Himarës.

Gati dy muaj pasi u lirua nga burgu i Fierit ku vuajti për 16 muaj dënimin për shitblerje votash, Fredi Beleri rikthehet sërish në Shqipëri, këtë herë si pjesë e delegacionit të komitetit parlamentar të stabilizim asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së, që do të mbahet më 29 tetor në Tiranë.

I kontaktuar nga Report TV, Fredi Beleri ka konfirmuar do të jetë në Tiranë, ndërsa në axhendën e delegacionit është edhe një takim me kryeministrin Rama që pritet të zgjasë rreth 45 minuta. Në skenarin më të mirë, mes tyre, që ndaj njëri- tjetrit kanë shkëmbyer akuza të forta, pritet të ketë një shtrëngim duarsh, e që Beleri, thotë se nuk do t’i shmanget, e do t’i japë dorën personit që e akuzon për burgosje politike.

Ky do të jetë takimi i radhës i komitetit parlamentar për stabilizim asocimit, që këtë herë vjen i rifreskuar pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, ku një karrige e zuri edhe Fredi Beleri.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Dhjetëra njësi administrative kanë mbetur pa fëmijë, si po shuhet Jugu i vendit! Popullsia, drejt plakjes

Dhjetëra njësi administrative kanë mbetur pa fëmijë, si po shuhet Jugu i vendit! Popullsia, drejt plakjes

Publikuar më 09.12.2024
Në njësinë administrative Frashër të Përmetit kur u zhvillua...

Në njësinë administrative Frashër të Përmetit kur u zhvillua censi 2023 në çdo 100 banorë kishte më pak se dy fëmijë. Në Voskopojë gjithashtu në çdo 100 banorë kishte vetëm 2 fëmijë. Të dhënat e detajuara të Cens 2023 lajmërojnë se zonat rurale, kryesisht në Jug të vendit do të shuhen në një të ardhme […]

Lexo më shumë

Familja e Martin Canit kërkon ndihmë, hapet Gofundme: Jemi të shkatërruar, na duhet kujdes mjekësor për vëllain e vogël

Familja e Martin Canit kërkon ndihmë, hapet Gofundme: Jemi të shkatërruar, na duhet kujdes mjekësor për vëllain e vogël

Publikuar më 02.12.2024
Familja e Martin Canit, 14-vjeçarit që humbi jetën tragjikis...

Familja e Martin Canit, 14-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht pas një sherri në shkollë, po kërkon ndihmë. Ata kanë hapur në Gofundme për këdo që dëshiron të kontribuojë. Shuma do të përdoret për kurimin e vëllait të vogël të Martinit, i cili po përballet me sfidat e tij me Autizmin. Henri dhe i ndjeri Martin Cani “Familja […]

Lexo më shumë

SPAK lëshon urdhër-arrest për gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha, reagon ashpër Sali Berisha

SPAK lëshon urdhër-arrest për gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha, reagon ashpër Sali Berisha

Publikuar më 25.11.2024
SPAK ka lëshuar diten e sotme dy urdher arreste pë gazetarin...

SPAK ka lëshuar diten e sotme dy urdher arreste pë gazetarin e kronikës së zezë Elton Qyno dhe gazetarin Artan Hoxha. Sipas burimeve, bëhet me dije se mbi gazetarin Hoxha rëndon akuza “anëtar i organizatës kriminale”. Për të është kërkuar masa e “arrestit shtëpiak”. Ndërsa gazetari Elton Qyno akuzohet për korrupsion. Ndaj tij është vendosur […]

Lexo më shumë

Plani i Trump kundër emigrantëve të paligjshëm, Teksas i ofron presidentit të zgjedhur 570 ha tokë për ndërtimin e qendrës së ndalimit

Plani i Trump kundër emigrantëve të paligjshëm, Teksas i ofron presidentit të zgjedhur 570 ha tokë për ndërtimin e qendrës së ndalimit

Publikuar më 22.11.2024
Komisionerja e Planifikimit të Tokës në Teksas, Dawn Bucking...

Komisionerja e Planifikimit të Tokës në Teksas, Dawn Buckingham ka njoftuar se do të vërë në dispozicion një ish fermë të blerë nga shteti për të ndërtuar një qendër ndalimi për emigrantët e paligjshëm. Teksasi mbështet konkretisht planin e Donald Trump kundër imigracionit. Për të ndihmuar presidentin e sapozgjedhur, shteti konservator njoftoi se do të […]

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën dhe në “detyrim paraqitje” Monika Kryemadhin. Kërkesa e plotë e ish-presidentit: Më lironi, as nuk e imagjinoj të arratisem!

Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën dhe në “detyrim paraqitje” Monika Kryemadhin. Kërkesa e plotë e ish-presidentit: Më lironi, as nuk e imagjinoj të arratisem!

Publikuar më 19.11.2024
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Org...

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar konfirmon masat e sigurisë për ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Apeli i GJKKO bën me dije se konfirmon masën ‘detyrim paraqitje’ për Monika Kryemadhin dhe masën ‘arrest në burg’ për Ilir Metën. “Miratimin e vendimit nr. 125, datë 20.10.2024 të […]

Lexo më shumë

Analiza e Sky News për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia: A është gati Vladimir Putin të shtypë butonin e kuq?

Analiza e Sky News për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia: A është gati Vladimir Putin të shtypë butonin e kuq?

Publikuar më 19.11.2024
“Kur do ta shtypë presidenti rus Vladimir Putin butonin e ku...

“Kur do ta shtypë presidenti rus Vladimir Putin butonin e kuq?” Kjo është pyetja e diskutueshme që po tingëllon gjithnjë e më shumë në skenën politike ndërkombëtare me ankthin që ka arritur kulmin në marrëdhëniet SHBA-Rusi, pas vendimit të presidentit amerikan Joe Biden për t’i dhënë dritën jeshile Kievit për përdorimin e raketave me rreze […]

Lexo më shumë

Zbulohet laborator kokaine në Qerekë të Fushë Krujës, SPAK: Droga fshihej në “lëkurë gjedhi”, 7 shqiptarë të arrestuar dhe 3 të huaj

Zbulohet laborator kokaine në Qerekë të Fushë Krujës, SPAK: Droga fshihej në “lëkurë gjedhi”, 7 shqiptarë të arrestuar dhe 3 të huaj

Publikuar më 16.11.2024
Prokuroria e Posaçme njofton se në kuadër të procedimit pena...

Prokuroria e Posaçme njofton se në kuadër të procedimit penal nr. 141/1 të vitit 2023  ka zbardhur një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të lëndës narkotike të llojit “kokainë” nga vendet e Amerikës Latine, e kontaminuar dhe më pas e përpunuar dhe trafikuar në Shqipëri dhe në  tregun evropian.  Ky hetim deri tani ka çuar në […]

Lexo më shumë

Komisioni hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, deputetët e opozitës kërkojnë si dëshmitarë Edi Ramën dhe Vilma Nushin (Dokumenti)

Komisioni hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, deputetët e opozitës kërkojnë si dëshmitarë Edi Ramën dhe Vilma Nushin (Dokumenti)

Publikuar më 13.11.2024
Anëtarët e opozitës në Komisionin Hetimor për Sterilizimin k...

Anëtarët e opozitës në Komisionin Hetimor për Sterilizimin kanë paraqitur dokumentin ku kërkojnë që sot të dëshmojë kryeministri Edi Rama. Dokumenti është firmosur nga 7 deputetët e opozitës në komision. Kërkesa për thirrjen e tij është bërë “në cilësinë e Kryeministrit i cili ka firmosur VKM-në për dhënien me koncension të këtyre shërbimeve duke mbështetur […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda