×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Opozita proteston në Strasburg më 23 tetor, zbardhet skenari, një pjesë e deputetëve do të hyjnë brenda Parlamentit Evropian

Javën e ardhshme opozita do të “shpërngulet” në Strasburg ashtu siç kanë paralajmëruar për të protestuar kundër qeverisë.
Gazetari Osman Stafa ka zbardhur për “BalkanWeb” skenarin që do të ndjekin deputetët e PD. Sipas tij, deputetët e PD-së pritet të ndahen në dy grupe.

“Shumica e deputetët do të udhëtojnë drejt Strasburgut më 23 tetor për të protestuar para Parlamentit Europian, në të njëjtën ditë kur PE mblidhet në seancë plenare. Deputetët e PD-së pritet të ndahen në dy grupe. Njëri grup prej 5 apo 6 deputetësh do të hyjnë brenda PE për të zhvilluar takime njoftuese ndaj eurodeputetëve për t’i njoftuar ata sa i takon situatës në Shqipëri dhe shkeljeve ligjore, kushtetuese që ka bërë qeveria e kryeministrit Edi Rama. Burgosja e Salianjit, mosvotimi i PS për vendimin e GJK, lidhjet e qeverisë me krimin, korrupsioni janë disa nga çështjet e diskutimit në fokus të takimeve”, tha ai.

Po kështu, përveç këtij grupi, pjesa tjetër e deputetëve të shpalosin pankarta para Parlamentit Europian dhe të protestojnë për një kohë të caktuar për të tërhequr vëmendjen e europianëve për situatën në Shqipëri që ata e cilësojnë ngjizjen e një regjimi diktatorial.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Gjykata e Posaçme cakton seancën paraprake për ish-kryeministrin Berisha dhe katër të pandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme cakton seancën paraprake për ish-kryeministrin Berisha dhe katër të pandehurit e tjerë

Publikuar më 18.10.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Kr...

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar seancën paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe katër të pandehurit e tjerë. Seanca do të mbahet më 24 tetor. Ndërkohë Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka përfunduar hetimet për 5 të pandehurit e dosjes “Partizani”. Sali Berisha është i akuzuar për […]

Lexo më shumë

Ushtronte presion ndaj nxënësve dhe kërcënoi prindin se do t’i hidhte benzinë, pezullohet nga detyra mësuesi

Ushtronte presion ndaj nxënësve dhe kërcënoi prindin se do t’i hidhte benzinë, pezullohet nga detyra mësuesi

Publikuar më 18.10.2024
Policia e Elbasanit ka dalë dje me një njoftim zyrtar për ra...

Policia e Elbasanit ka dalë dje me një njoftim zyrtar për rastin e një mësuesi të shkollës 9-vjeçare të Jakodinës , fshat i bashkisë Elbasan i cili dyshohet se ka kanosur shtetasin Ismail Kasa, pasi pretendon se ky i fundit i ka prishur imazhin  mësuesit. Konflikti mes mësuesit dhe prindit ka ndodhur pasi mësuesi pretendojnë […]

Lexo më shumë

Zbardhen bisedat e përgjuara, agjentja e infiltruar “fundosi” klinikat me botoks kontrabandë në Tiranë

Zbardhen bisedat e përgjuara, agjentja e infiltruar “fundosi” klinikat me botoks kontrabandë në Tiranë

Publikuar më 17.10.2024
Nga një hetim i nisur rreth tetë muaj më parë ka zbuluar rre...

Nga një hetim i nisur rreth tetë muaj më parë ka zbuluar rreth 30 klinika estetike në Tiranë, të cilat përdornin te klientët botoks të kontrabanduar. Në dosjen e prokurorisë të publikuar nga top channel, thuhet se hetimet nisën pas informacioneve të qytetarëve se në klinika të ndryshme mjekësore si dhe në qendra estetike, kryhet […]

Lexo më shumë

Mitsotakis del kundër: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët nuk mund të përsëritet për të gjithë bllokun. Kush do të na mbledhë ullinjtë?

Mitsotakis del kundër: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët nuk mund të përsëritet për të gjithë bllokun. Kush do të na mbledhë ullinjtë?

Publikuar më 17.10.2024
“Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, nuk mund të përs...

“Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, nuk mund të përsëritet për të gjithë bllokun”, ka qenë kjo deklarata e kryemininstrit grek Kyriakos Mitsotakis. Ky i fundit ka shprehur skepticizmin e tij ndaj thirrjeve për përhapjen e modelit Itali-Shqipëri në të gjithë bllokun. Kujtojmë se dy ditë më parë, Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen, në një […]

Lexo më shumë

Fatma Naçi komenton jetën luksoze të Hatit të TikTokut: Nuk është modeli më i mirë

Fatma Naçi komenton jetën luksoze të Hatit të TikTokut: Nuk është modeli më i mirë

Publikuar më 16.10.2024
Bashkëshortja e Elvis Naçit, Fatma, u pyet në “Top Cha...

Bashkëshortja e Elvis Naçit, Fatma, u pyet në “Top Channel” për vajzat besimtare me shami, të cilat reklamojnë jetën e luksit në rrjetet sociale, siç është rasti i Hatit, 19-vjeçares që tashmë e njohin të gjithë në Tiktok për prezantimin e jetës luksoze. Fatma tha se në fenë Islame nuk është e ndaluar të shijosh […]

Lexo më shumë

Dhunuan Klea Prengën, vetëdorëzohen në polici motrat Antonela dhe Marinela Berisha

Dhunuan Klea Prengën, vetëdorëzohen në polici motrat Antonela dhe Marinela Berisha

Publikuar më 16.10.2024
Tre muaj pas ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku motrat Antonela...

Tre muaj pas ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku motrat Antonela dhe Mariela Berisha dhunuan me shishe qelqi Kle Prengën, duke i shkaktuar dëme të rënda në fytyrë, sot janë dorëzuar në polici dy autoret. Ndërkohë policia në një njoftim zyrtar sqaroi se pas dorëzimit të motrave, autore të dhunës u bë edhe ekzekutimi i […]

Lexo më shumë

Aksioni i policisë në qendrat estetike, shpallet në kërkim doktori i “VIP”-ave, Skerdi Faria

Aksioni i policisë në qendrat estetike, shpallet në kërkim doktori i “VIP”-ave, Skerdi Faria

Publikuar më 16.10.2024
Skerdi Faria, doktori i famshëm estetist, është mes personav...

Skerdi Faria, doktori i famshëm estetist, është mes personave të shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit në kuadër të operacionit kundër kontrabandës së botoksit në qendrat estetike. Deri tani nga ky aksion janë bastisur 30 qendra estetike dhe parukeri, si dhe janë sekuestruar sasi të mëdha të botoksit të kontrabanduar që më pas shpërndahej […]

Lexo më shumë

Për të parën herë në histori, deputetët e opozitës paralajmërojnë protestë përpara Parlamentit Europian më 23 tetor

Për të parën herë në histori, deputetët e opozitës paralajmërojnë protestë përpara Parlamentit Europian më 23 tetor

Publikuar më 16.10.2024
Deputetët e opozitës kanë paralajmëruar protestë në dyert e ...

Deputetët e opozitës kanë paralajmëruar protestë në dyert e Europës, një protestë e paprecedentë nga ligjvënësit shqiptarë. Deputetët e PD do të protestojnë përpara Parlamentit Europian në datën 23 tetor në Strasburg. Deputetët do të shkojnë të protestojnë përpara Parlamentit Europian teksa aty do të zhvillohet seanca plenare e Parlamentit Evropian.Bëhet fjalë përrreth 30 deputetë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda