×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Përfundon puna në Gjadër dhe Shëngjin, brenda javës mbërrijnë emigrantët e parë të sjellë nga Italia

Ka përfunduar puna për qendrat e emigrantëve në Shqipëri në Gjadër dhe Shëngjin. Lajmi bëhet i ditur nga media italiane TGCOM. Qendra e Gjadrit është dorëzuar dy ditë më parë, të mërkurën, për testim. Brenda një jave ambientet do të hapen për të akomoduar personat e parë që do t’i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare.

Kampi në Gjadër, parashikohet të ketë tre dhoma për vizita ambulatore, dy dhoma me tre shtretër, një sallë operacioni, një laborator analizash, një dhomë me instrumente për radiografi dhe ekografi, një dhomë për vizita psikologjike dhe psikiatrike.

Një ekip mjekësh duhet të punojnë brenda kësaj strukture 24 orë në ditë: një mjek i specializuar në anestezi dhe reanimacion, një mjek i specializuar në kirurgjinë e përgjithshme, një mjek i specializuar në ortopedi me aftësi kirurgjikale, një personel mjekësor i specializuar në psikiatri, një infermiere instrumentale, një punonjës social, një teknik laboratori, një teknik radiologjie dhe një punonjës shëndetësor i specializuar në radiologji.

Dy qendra për emigrantët, rreth 1200 vende në total dhe 600 milionë euro që Italia do të shpenzojë gjatë 5 viteve për t’i pasur ato funksionale. Strukturat e parashikuara në memorandumin e mirëkuptimit mes Italisë dhe Shqipërisë, me të cilin qeveria e drejtuar nga Giorgia Meloni synon të parandalojë flukset e parregullta migratore janë gati, për të mirëpritur vetëm ata që kanë të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare.

Emigrantët e shpëtuar nga anijet italiane (por jo nga OJQ) do të transferohen direkt në objektet shqiptare. Një mënyrë për të “eksternizuar” kufijtë, gjë që i pëlqen Bashkimit Evropian dhe liderëve të tjerë të bllokut, në veçanti kryeministrit hungarez Viktor Orban. Kjo pavarësisht polemikave dhe dyshimeve të shumta të natyrës juridike dhe humanitare që rrethojnë këto struktura.

Çfarë përcakton marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët?
Traktati i nënshkruar më 6 nëntor 2023, mes kryeministres Giorgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, ka një vlefshmëri prej 5 vitesh, me mundësi zgjatjeje edhe për 5 të tjera. Protokolli parashikoi ndërtimin dhe menaxhimin e dy qendrave të emigrantëve, ku do të renditen personat e transferuar në Shqipëri.

Ato duhet të kishin hyrë në funksion që në datën 20 maj, por dorëzimi i kantierit në Gjadër u bë vetëm më 9 tetor. Tjetri, ai i Shëngjinit, është gati prej muajsh.

Qendrat e emigrantëve në Shqipëri
Qendra e parë e pritjes, e dorëzuar muaj më parë, u ndërtua në Shëngjin (në italisht San Giovanni Medua), një fshat i bashkisë Alessio, në bregdetin verior të Shqipërisë, rreth 60 kilometra nga Tirana.

Këtu do të kryhen vetëm procedurat e hyrjes (identifikimi dhe regjistrimi) i personave të zhvendosur në Shqipëri, për të mos mbipopulluar qendrat e pritjes italiane. Objekti i drejtuar nga italianët do të mund të strehojë rreth 200 persona, të cilët do të identifikohen dhe do t’i nënshtrohen verifikimit të kushteve për pritje ose riatdhesim.

Vendi tjetër është ai i Gjadrit, një ish lokacion shumë i degraduar i Forcave Ajrore Shqiptare, i cili ndodhet rreth njëzet kilometra larg Shëngjinit, me drejtim në veri.

Gjader

Gjadri, i dorëzuar për testim më 9 tetor, është vendi ku do të transferohen emigrantët pas fazave fillestare të identifikimit që u zhvilluan në Shëngjin. Ai përfshin më shumë struktura: një qendër me 880 vende që do të presë emigrantët që kanë aplikuar për azil dhe janë në pritje të përgjigjes, një qendër me 144 vende për riatdhesimin e migrantëve, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil dhe një burg me 20 vende për ata që kryejnë krime brenda kampit.

Në qendra pritet që të jetë në fuqi juridiksioni italian dhe forcat e policisë italiane të garantojnë rendin. Stafi i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) do të jetë gjithashtu i pranishëm për të monitoruar respektimin e të drejtave të refugjatëve.

Sipas marrëveshjeve, kërkesat për azil do të shqyrtohen brenda katër javësh. Lidhjet me videokonferencë janë planifikuar me gjykatën e Romës për seancat e vlefshmërisë së paraburgimit.

Sa i kushtojnë Italisë strukturat në Shqipëri
Ndërtimi i strukturës së Shëngjinit ka kushtuar 3 milionë euro, ndërsa vetëm për lidhjet janë shpenzuar 200 mijë euro (për vitin 2024). Zona e Gjadrit pati kosto më të larta, pasi kishte ndërtesa të Forcave Ajrore Shqiptare shumë të degraduara. Inxhinierët ushtarakë italianë u angazhuan në punët e lodhshme restauruese dhe montuese që zgjatën muaj të tërë. U ndërtuan rrugë, kanalizime, tanke, ndërtesa, si dhe mure kufitare. Gjithashtu janë instaluar kamera përgjatë perimetrit dhe një pajisje sigurie brenda strukturës.

Kostot e parashikuara janë 20 milionë euro për vitin 2024, plus 8 milionë për lidhjet e rrjeteve të ndryshme. Përveç kostove që lidhen me ndërtesat, Italia do të përballojë të gjitha shpenzimet e nevojshme për akomodimin dhe trajtimin e personave të pritur në ambientet në Shqipëri, duke përfshirë ushqimin, kujdesin mjekësor dhe çdo shërbim që do të gjykohet i nevojshëm. Sipas vlerësimeve, deri në vitin 2028 marrëveshja për qendrat në Shqipëri duhet të kushtojë rreth 600 milionë euro.

Centro Migranti Albania Shengjin Lapresse

Kur do të hapen qendrat italiane për emigrantët në Shqipëri
Dy qendrat duhej të hapeshin më 20 maj, por data u shty për shkak të vonesave dhe problemeve në ndërtimin e strukturave. Në qershor, gjatë një vizite në Shqipëri, Meloni njoftoi se qendrat do të hapeshin më 1 gusht, por vonesa të mëtejshme ndodhën deri në fillim të tetorit, kur zona e Gjadrit u dorëzua për testim. Sipas asaj që mësojmë nga qeveria italiane, në përfundim të testeve brenda një jave strukturat do të hapen dhe do të mund të mirëpresin personat e parë që do t’i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare.

Ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci, gjatë një inspektimi në qendrën e Shengjinit, njoftoi se dy qendrat janë funksionale nga sot dhe gati për të pritur emigrantët e parë.

I ngritur brenda ambienteve të portit, pas një marrëveshjeje mes kryeministrit të Shqipërisë dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, puna për ndërtimin e tij ka përfunduar.

Në hyrje të portës së çeliktë qëndrojnë disa efektivë të policisë italiane që do të kujdesen për sigurinë, ndërsa janë marrë të gjitha masat për të shmangur një arratisje të mundshme, që nga gardhi i lartë metalik i pakapërcyeshëm e deri të kamerat e sigurisë me rezolucion të lartë.

Në qendrën e pritjes të zë syri të gjitha llojet e uniformave, nga ushtarë të armatosur, te Guardia di Financa, karabinieria dhe policia italiane. Secili me detyra të përcaktuara.https://www.youtube.com/embed/6v-4ImQ0aMk?feature=oembed

Autoritetet kanë marrë masa për të asistuar në çdo hap emigrantët që nga momenti që do të mbërrijnë, e derisa sa të nisen për në Gjadër.

Fillimisht ata do të ushqehen. Më pas do të ekzaminohen nga mjekë dhe personel shëndetësor në ambientet e përshtatura si një ambulancë brenda kampit dhe secili krahas dokumenteve të tjera do të ketë kartelën e vet shëndetësore.

Më pas ata do të pajisen me veshje të reja dhe do të asistohen nga shërbimi social i kampit, për t’ju nënshtruar më pas procedurave të azilit në zyrat e ngritura në katin e parë.

Zyrtarët italianë të kampit shprehen se procedura e aplikimit për azil është e njëjtë me procedurën që ndiqet në Itali dhe do të kryhet nga të njëjtat autoritete me zyrtarët italianë që kanë mbërritur dhe janë duke bërë testimet e fundit përpara ardhjes së grupit të parë të azilkërkuesve.

Pas përfundimit të gjithë kësaj procedure e cila është parashikuar që të zgjasë disa orë, brenda asaj dite emigrantët, me këto makina të policisë dhe karabinierisë italiane, do të transportohen 20 kilometra më tej, në kampin e sapo përfunduar
Gardhi rrethues metalik i Kampit të Gjadrit është rreth 5 metra i lartë, me disa gardhe dhe porta të hekurta të tjera, të vendosura në seksione të ndryshme të kampit.

Në hyrje të kampit, detyrën për ruajtjen e perimetrit të jashtëm e ka policia shqiptare, matanë portës, janë trupat e armatosura italiane, efektivët e policisë italiane, ushtrisë, karabinierisë dhe Guardia di Financas qëndrojë në gatishmëri me detyra të përcaktuara për çdo trupë.

Në ndërtesat dy katëshe do të jetojnë pjesëtarët italianë të stafit. Që nga ai administrativ, e deri te ai policor e ushtarak. Në katin e dytë janë fjetoret, ndërsa në të parin zyrat dhe mensa.

Për të arritur në pjesën ku do të jenë të vendosur emigrantët, duhet të ecësh rreth 10 minuta në këmbë, dhe të kalosh edhe një portë tjetër sigurie.

Mandej edhe një portë e tretë rreth 5 metra e lartë duhet të hapet për të shkuar në vendin ku do të qëndrojnë azilkërkuesit. Në dallim nga ndërtesat e administratës, fjetoret e emigrantëve janë njëkatëshe.

Por si do të duket një dhomë emigrantësh? Në një hapësirë të ngushtë, janë të vendosur dy krevate marinari. Dhe në mes një tavolinë me 4 karrige. Aq sa do të jetë edhe numri maksimal i refugjatëve në një dhomë me përmasa kaq të vogla. Tualet nuk ka, as dush e as lavaman. Për shkak të hapësirës së vogël të dhomave të improvizuara, është menduar që ato të jenë kolektive, në një pjesë tjetër të kampit.

Në oborrin e brendshëm emigrantët mund të lëvizin lirisht, pa e kaluar portën, por të monitoruara 24 orë nga këto kamera me rezolucion të lartë, dhe efektivë.

Në fazën aktuale, kampi do të mund të strehojë 400 emigrantë që presin përgjigjen e azilit, në periudhën maksimale 28 ditore, por puna për zgjerimin e tij ende vijon. Sipas planit, kur i gjithë ndërtimi të ketë përfunduar, kampi do të mund të strehojë rreth 3 mijë emigrantë, përveç administratës që do të shtohet dhe pakësohet në varësi të numrit të azilkërkuesve që do të mbërrijnë.

Një gjykatë, me salla gjyqi, si ato që shohim çdo ditë është ngritur në një prej ndërtesave, e cila administrohet nga policia italiane e burgjeve. Aty do të gjykohen çështje civile dhe penale, me gjyqtarë, prokurorë e legjislacion Italian.

Brenda kampit ka edhe dy burgje. I pari për ata që do t’u refuzohet azili dhe nuk do të pranojë të kthehen në vendet e tyre, dhe i dyti për ata që do të kryejnë vepra penale brenda kampit. Kushtet janë edhe më të vështira. Megjithëse në kamp është lajmëruar se do të ketë vetëm azilkërkues meshkuj, në radhët e efektivëve të policisë ka edhe vajza e gra që do të shërbejnë.

Gardhe, porta metalike, policë, qeli, kamera sigurie, rrethim pas rrethimi dhe kushte të vështira për të jetuar normalisht. Kjo është ajo që i pret në kampin e Gjadrit azilkërkuesit që do të ndërmarrin udhëtimin e rrezikshëm për të shkuar drejt brigjeve italiane, për një jetë më të mirë.

E nëse do të jetë apo jo kështu, secili mund ta gjykojë vetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Autoriteti i dosjeve zbulon 11 persona me “njollë në biografi”, u propozuan nga bashkitë për emërtim rrugësh, dekorime dhe dhënie titulli

Autoriteti i dosjeve zbulon 11 persona me “njollë në biografi”, u propozuan nga bashkitë për emërtim rrugësh, dekorime dhe dhënie titulli

Publikuar më 11.10.2024
Drejtoria e Verifikimi të figurave ka publikuar raportin e r...

Drejtoria e Verifikimi të figurave ka publikuar raportin e rezultateve gjatë 8 mujorit të parë të vitit. Raporti vë re se si tetëmujor gjatë vitit 2024, nga 65 kërkesa të reja të paraqitura dhe të legjitimuara në Autoritet, 31 prej tyre i përkasin kërkesave të paraqitura nga 11 bashki dhe 4 prej tyre është viti […]

Lexo më shumë

Ish-deputeti i PS-së merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK, ja akuza ndaj Jurgis Çyrbjas

Ish-deputeti i PS-së merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK, ja akuza ndaj Jurgis Çyrbjas

Publikuar më 11.10.2024
Prokuroria e Posaçme mori sot të pandehur deputetin e PS-së,...

Prokuroria e Posaçme mori sot të pandehur deputetin e PS-së, Jyrgis Çyrbja. Deputeti socialist që la mandatin dy ditë më parë akuzohet për  ‘shpërdorim detyre’ gjatë kohës kur ai ka qenë në krye të hipotekës së Durrësit. Bëhet fjalë për një kallëzim të bërë nga deputeti i PD-së Edi Paloka për zgjedhjet e vitit 2021, […]

Lexo më shumë

Dhunuan barbarisht policin bashkiak në Vlorë, nis procedimi penal për babë e bir. Dëshmia e 37-vjeçarit: Para se të më qëllonin më thanë “O gangtera që vendosni gjoba”

Dhunuan barbarisht policin bashkiak në Vlorë, nis procedimi penal për babë e bir. Dëshmia e 37-vjeçarit: Para se të më qëllonin më thanë “O gangtera që vendosni gjoba”

Publikuar më 10.10.2024
Policia e Vlorës ka nisur procedimin penal ndaj babë e bir p...

Policia e Vlorës ka nisur procedimin penal ndaj babë e bir pasi dhunuan dje policin bashkiak Bruno Jazaj. Procedimi ka nisur për personin me iniciale T. S., 61 vjeç dhe K. S., 36 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin Bruno Jazaj, 37 vjeç, punonjës i […]

Lexo më shumë

Akuzohet për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg

Akuzohet për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg

Publikuar më 10.10.2024
Është dënuar me një vit burg Luiz Ejlli, pasi falsifikoi dok...

Është dënuar me një vit burg Luiz Ejlli, pasi falsifikoi dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive. Njoftimi i Prokurorisë: “Falsifikuan dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal, me kërkesë të Prokurorisë Fier dënohet ish-noteri L.E. dhe shtetasi F.A. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë […]

Lexo më shumë

Dy ditë më parë u thirr në SPAK, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Dy ditë më parë u thirr në SPAK, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Publikuar më 10.10.2024
Deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e depute...

Deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit. Dy ditë më parë Çyrbja u paraqit në SPAK. Çyrbja ka deklaruar se lënia e mandatit nuk ka lidhje me vajtjen në SPAK, është për arsye shëndetësore. “Kam nevojë për kohë. Do të kujdesem për shëndetin tim. Nuk kam asnjë shqetësim të natyrës ligjore. Dorëheqja […]

Lexo më shumë

Presidenti turk Erdogan vjen nesër në Tiranë për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë. Mediat greke: Do të ketë takim edhe me Baba Mondin

Presidenti turk Erdogan vjen nesër në Tiranë për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë. Mediat greke: Do të ketë takim edhe me Baba Mondin

Publikuar më 09.10.2024
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shq...

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë nesër, ndërsa në 11 tetor do të udhëtojë drejt Beogradit. Vizita e Erdogan në Tiranë ishte e planifikuar më herët. Autoritetet kanë nisur marrjen e masave të sigurisë, ndërsa në ditët e qëndrimit të Presidentit turk pritet një nivel i lartë gatishmërie, jo vetëm nga […]

Lexo më shumë

Ngjarje tragjike në Tiranë, vdes nëna me foshnjën pas lindjes

Ngjarje tragjike në Tiranë, vdes nëna me foshnjën pas lindjes

Publikuar më 08.10.2024
Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në kryeqytet, Tira...

Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në kryeqytet, Tiranë. Një nënë rreth të 30-tave ka humbur jetën bashkë me foshnjën e saj në Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Burime për newsbomb bëjnë me dije se nëna ka humbur jetën ditën e djeshme, pasi kishte qëndruar prej dy ditësh e intubuar si pasojë e komplikacioneve […]

Lexo më shumë

Të enjten inaugurohet Xhamia e Namazgjasë, Komiteti Mysliman Shqiptar: Erdogan dhe Rama pjesëmarrës në ceremoni, bënë të mundur ndërtimin

Të enjten inaugurohet Xhamia e Namazgjasë, Komiteti Mysliman Shqiptar: Erdogan dhe Rama pjesëmarrës në ceremoni, bënë të mundur ndërtimin

Publikuar më 08.10.2024
Komuniteti Mysliman Shqiptar është shprehur se ditën e enjte...

Komuniteti Mysliman Shqiptar është shprehur se ditën e enjte do të inaugurohet xhamia e Namazgjasë, ndërsa pritet që prezentë të jenë kryeministri Edi Rama dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Ky i fundit do të vizitojë Shqipërinë në datën 10 tetor për të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë, e cila sipas KMSH është bërë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda