Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se kapiteni Berat Gjimshiti nuk do të jetë i gatshëm për Kombëtaren në sfidat e radhës në UEFA Nations League ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë për shkak dëmtimi.
Mbrojtësi kuqezi pësoi një dëmtim në ndeshjen e Champions League, Shakhtar Donetsk-Atalanta dhe pas përfundimit të pjesës së parë nuk zbriti më në fushë. Gjimshiti nuk ishte i grumbulluar me Atalantën edhe në ndeshjen e fundjavës në kampionat ndaj Genoa.
Stafi mjekësor i Kombëtares shqiptare ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me atë të Atalantës dhe është vendosur që Gjimshiti të mos rrezikojë, që të rikuperohet sa më parë dhe të rikthehet sa më shpejt në fushën e lojës.
Lista përfundimtare e Kombëtares është me 23 futbollistë pasi trajneri Silvinjo dhe stafi teknik kanë vendosur që të mos thërrasin tjetër lojtar në mungesë të Gjimshitit.
Berat Gjimshiti
Sylvinho është me disa dilema sa i takon emrave që do hedhë në fushë në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve. Kombëtarja luan kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë në transfertë, sfida këto që janë planifikuar për në 11 dhe 14 tetor.
Në portë pritet Strakosha, teksa prapavija do i besohet Hysajt, Kumbullës, Ismajlit dhe Mitajt. Mesi i fushës me tre do jetë për Ramadanin, Asllanin dhe Laçin, ndërsa në krahun e majtë të sulmit duket pozicioni i Nedim Bajramit. Në krahun tjetër Asani në mbështetje të Dakut.
Një fitore dhe një humbje për kuqezinjtë deri tani në Ligën e Kombeve, që me tre pikë mbajnë vendin e dytë në Grupin B1 dhe dy sfidat e radhës janë shumë të rëndësishme për objektivin.
Shqipëria 4-3-3: Strakosha; Hysaj, Kumbulla, Ismajli, Mitaj; Ramadani, Asllani, Laçi; Asani, Bajrami, Daku Trajner: Sylvinho.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/