×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Efektivi i FNSH-së u gjet i pajetë në kanal, banorët: Po udhëtonte me motor dhe uji kaloi rreth 1 metër sipër asfaltit. Shteti të ndërhyjë se nuk janë pastruar kanalet

Efektivi i FNSH-së, Nikol Lekndreaj, ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi pësoi një aksident me motor si pasojë e motit të keq. Ai po udhëtonte me motor për në banesë rreth orës 02:00 në fshatin Bardhaj, kur humbi drejtimin e mjetit dhe ra në kanal.

Sipas policisë, efektivin e mori rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën. Trupi i tij u gjet pas disa orësh kërkime në gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir.

Por, banorët shprehet se në momentin kur ka ndodhur aksidenti, niveli i ujit ka qenë rreth 1 metër mbi asfalt. Ata thanë për mediat se “problemi nuk është shiu, por kanalet”, duke shtuar se janë lënë të papastruara dhe për pasojë shkaktohen përmbytje.

“Koha ka qenë shumë e keqe, por tek ne nuk është problemi i shiut, por kanalet. Janë të papastruara, është problem i shtetit. Niveli i ujit ka qenë 70 cm, halli i këtij që është mbytur në ujë.

Nuk e di si ka rënë, e njihnim, ishte person shumë i mirë. Ne s’kemi as bashki, as kërkënd, nuk i bie kujt mendja. Vetëm të marrin lekë për vete”, tha një banor.

Ndërsa një tjetër u shpreh: “Uji ka kaluar rreth 1 metër sipër asfaltit. Polici ka qenë duke ardhur me motor, ka rënë në kanal dhe ka vdekur. Rrugën e kanë lënë të papastruar.”

Të afërm të policit i cili humbi jetën pas mesnatës në fshatin Bardhaj të Shkodrës, tregojnë se ngjarja ka ndodhur për shkak të motit të keq dhe errësirës.

“Ishte përmbytur krejt, këtu ka qenë det, atë e di Zoti, por ka pasur ujë shumë. Ka qenë me motor me drita ndezur dhe i ka dukur tokë gjithëkund”, thotë një nga të afërmit.

“Ka ardhur një stuhi e madhe e rrezik i madh për të e familjen e tij” thotë një tjetër i afërm për A2, teksa nuk kursejnë vlerësimin për policin që humb i jetën.

51-vjeçari ishte punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë në Shkodër. Sipas burimeve policore, efektivi Nikoll Lekndrejaj, ka qenë duke udhëtuar me një motor në momentin që ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Dyshimet e para janë se aksidenti mund të jete shkaktuar si pasojë e kushteve të rënda atmosferike me reshje shiu dhe erë të fortë që përfshinë gjithë rajonin e Shkodrës mbrëmjen e së martës.

Trupi i të ndjerit është gjetur nga policia në orët e para të mëngjesit pasi e kishte marrë rrjedha e fortë e kanalit që derdhet në lumin Kir.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 02:50, në fshatin Bardhaj, shtetasi N. L., 51 vjeç, (punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit), duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, si pasojë e motit të keq, dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një kanal me ujë.

Shtetasin N. L. e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë, përgjatë orëve të mëngjesit, gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 51-vjeçarit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Dy festa në një ditë, Sali Berisha uron bashkëshorten: Sot është ditëlindja e Lilit dhe e udhëtimit tonë të përbashkët 54-vjeçar

Dy festa në një ditë, Sali Berisha uron bashkëshorten: Sot është ditëlindja e Lilit dhe e udhëtimit tonë të përbashkët 54-vjeçar

Publikuar më 05.07.2025
Kryedemokrati Sali Berisha ka zgjedhur një foto të veçantë p...

Kryedemokrati Sali Berisha ka zgjedhur një foto të veçantë për të uruar bashkëshorten, Liri Berisha për ditëlindjen e saj, si edhe përvjetorin e tyre të martesës. Ish-kryeministri ka zgjedhur një imazh kur të dy ishin të rinj për t’i uruar festat Liri Berishës. “Miq, 5 korriku është dita e dy festave tona familjare”, shkruan Berisha në […]

Lexo më shumë

Bota e futbollit i jep lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij, Liverpool bën gjestin human ndaj familjes së 28-vjeçarit

Bota e futbollit i jep lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij, Liverpool bën gjestin human ndaj familjes së 28-vjeçarit

Publikuar më 05.07.2025
Familjarë, miq të ngushtë dhe bashkëlojtarë nga Liverpool dh...

Familjarë, miq të ngushtë dhe bashkëlojtarë nga Liverpool dhe kombëtarja portugeze janë mbledhur në Gondomar, Portugali, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij André Silva, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik automobilistik të enjten. Ceremonia mortore u mbajt në kishën Igreja Matriz de Gondomar, ndërsa një ditë më […]

Lexo më shumë

Rama poston urimin e veçantë për ditëlindje, këngën e krijuar nga AI me pamje nga karriera e tij: Ndalu pak se s’je robot

Rama poston urimin e veçantë për ditëlindje, këngën e krijuar nga AI me pamje nga karriera e tij: Ndalu pak se s’je robot

Publikuar më 04.07.2025
Edi Rama mbërriti në mëngjes në selinë e PS nga ku ka marrë ...

Edi Rama mbërriti në mëngjes në selinë e PS nga ku ka marrë një tufë me trëndafila të kuq në 61 vjetorin e lindjes. Kjo ditëlindje e gjeti kreun e PS në punë në një takim me deputetët e qytetit Tiranë, vazhdim i atij të djeshmit me drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe deputeten e zgjedhur më […]

Lexo më shumë

Nesër temperatura deri në 39°C, termometri arrin në 36 °C në Bajram Curri

Nesër temperatura deri në 39°C, termometri arrin në 36 °C në Bajram Curri

Publikuar më 04.07.2025
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e shtun...

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e shtunë, më 5 korrik, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe me temperatura të larta. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në orët e mesditës deri në ato të pasdites do të ketë alternime të […]

Lexo më shumë

Modeli shqiptar i Melonit me kosto të larta, por politikisht i suksesshëm, media zvicerane zbulon sa kushtoi qendra e Gjadrit

Modeli shqiptar i Melonit me kosto të larta, por politikisht i suksesshëm, media zvicerane zbulon sa kushtoi qendra e Gjadrit

Publikuar më 04.07.2025
Plani i Giorgia Melonit për të krijuar qendra riatdhesimi pë...

Plani i Giorgia Melonit për të krijuar qendra riatdhesimi për emigrantët në Shqipëri po rezulton jashtëzakonisht i kushtueshëm dhe deri më tani joefektiv. Megjithatë, politikisht, ai përfaqëson një sukses për kryeministren italiane, thekson gazeta zvicerane Neue Zürcher Zeitung. Siç u zbulua nga një hetim nga platforma hetimore holandeze Folloë the Money, qendra e Gjadrit në Lezhë kushtoi 74.2 […]

Lexo më shumë

Monika Kryemadhi sulmon Tedi Blushin: E largoi Metën nga shtëpia dhe i mori njerëzit nga partia! Nëse do një fustan e taka të miat ia jap me qejf, nuk e di çfarë do më

Monika Kryemadhi sulmon Tedi Blushin: E largoi Metën nga shtëpia dhe i mori njerëzit nga partia! Nëse do një fustan e taka të miat ia jap me qejf, nuk e di çfarë do më

Publikuar më 03.07.2025
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dhënë nj...

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dhënë një deklaratë për mediat përpara hyrjes në Kuvend, ku ka sulmuar sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Kryemadhi foli për rastin e ri të korrupsionit të zbuluar nga SPAK, lidhur me kartën bankare të dhënë nga biznesmeni i tij kushëri Adrian Shatku, përmes […]

Lexo më shumë

Hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve me Italinë, mënyra e përfitimit dhe kur do të bëhet bashkimi i periudhave të kontributeve

Hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve me Italinë, mënyra e përfitimit dhe kur do të bëhet bashkimi i periudhave të kontributeve

Publikuar më 03.07.2025
Një ditë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së pensioneve me...

Një ditë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së pensioneve me Italinë, është dorëzuar aplikimi i parë në portalin “e-Albania” nga një shtetas shqiptar, që kërkon bashkimin e periudhave të kontributeve. Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, ka shpjeguar në një konferencë për mediat formularët që duhet të plotësohet në lidhje me marrëveshjen […]

Lexo më shumë

Fitoi mandatin e deputetes pas rinumërimit në Fier, Maldrita Bardho e PS jep dorëheqjen dhe ia lë vendin Zegjine Çaushit: Ka luftuar më shumë

Fitoi mandatin e deputetes pas rinumërimit në Fier, Maldrita Bardho e PS jep dorëheqjen dhe ia lë vendin Zegjine Çaushit: Ka luftuar më shumë

Publikuar më 03.07.2025
Socialistja Maldrita Bardho, ka dhënë dorëheqjen si deputete...

Socialistja Maldrita Bardho, ka dhënë dorëheqjen si deputetet e re e Kuvendit të Shqipërisë, pasi fitoi mandatin nga rinumërimi i kutive të votimit në Fier, duke i marrë mandatin Zegjine Çaushit me 10 vota më shumë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Maldrita Bardho shprehet se do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda